Përse shkatërrohen dashuritë e mëdha

Bashkëshortët maskohen me buzëqeshje në publik dhe janë mësuar madje të aktrojnë një martesë ideale, të harmonishme, por në të vërtetë kanë një milion probleme mes tyre. Prandaj, herën tjetër mos u befasoni kur të dëgjoni që është shkatërruar edhe një familje e lumtur.



Shkaqet për prishjen e martese janë të shumta, por çfarë ndodh në një martesë?

Nuk është më argëtues
Kur jeni njohur, keni qenë të rinj dhe nuk shqetësoheshit tepër. Shumicën e kohës e keni kaluar duke u argëtuar dhe duke fantazuar për të ardhmen. Të shumtën e rasteve, secili çift që bëhet me fëmijë e kupton se nga momenti që do të përballen me përgjegjësinë prindërore, nuk do të kenë më argëtime.

Seksi gjithnjë e më i rrallë dhe rutinë
Pothuajse nuk ekziston njeri i cili është i martuar, që së paku herë pas here të mos jetë ankuar për këtë problem. Puna, fëmijët dhe mirëmbajtja e shtëpisë janë të lodhshme. Ndonjëherë seksi është gjëja e fundit e cila u bie në mend në fund të ditës së lodhshme. Nuk është e thënë se kjo është e drejtë, mirëpo thjesht është kështu. Mirë do të ishte arratia në fundjavë, silluni sikur nuk keni shqetësime, detyrime, harroni një çast që jeni prindër dhe bëhuni dashnorë të mirë.


Mashkulli nuk është më në vend të parë
Natyrisht që nuk është kur janë të pranishëm fëmijët. Dhe ajo ankesë vjen nga njeriu i cili i ka po ata fëmijë. Ai thjesht nuk është i pjekur dhe nuk mund të pajtohet me faktin që jeta juaj nuk sillet më vetëm rreth nevojave tuaja. Bisedoni, krijojini vetes momentet e vetmisë për ju të dy, bëni dashuri dhe pastaj bisedoni sinqerisht.

Ka humbur respekti
Pas gjithë atyre viteve të përbashkëta ai nuk ju shikon si femër të pavarur dhe me vetëbesim të potë. Me fjalë të tjera, vetëbesimi juaj është zhdukur që kur nuk keni arritur ta ktheni linjat e trupit pas lindjes, ndërkaq familjen e konsideroni më të rëndësishme se karrierën. Veç kësaj, a ka mbetur ndokush pa u ndryshuar pas kalimit të pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit? Edhe ai ka ndryshuar, mirëpo ato ndryshime ai nuk i vëren.

Angazhimet dhe ankimet
Fatkeqësisht, ankimet dhe pengesat në martesë shpesh mund të bëhen përditshmëri. Ju keni nevojë për ndihmë, ndërkaq ai nuk ju ndihmon. Dhe në fund ju bëheni një llafazane, sipas tij, e cila vazhdimisht është e pakënaqur. Komunikimi i sinqertë është mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet. Uleni në kolltuk dhe niseni bisedën qetësisht, mundohuni dhe ta dëgjoni dhe t’ia argumentoni ku e ka gabim.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative