Një lidhje që fillon që në shkollë


Lidhja ime me Enin filloi plot dy vjet më parë. Unë dhe ai ishim shokë shkolle dhe të them të drejtën nuk më kishte shkuar asnjëherë në mend se unë dhe ai mund të lidheshim bashkë një ditë. Gjithmonë kisha menduar se ai ishte një djalë i ftohtë dhe i paaftë për të dhuruar dashuri. Një ditë, teksa shkoja në shkollë, një prej “djemve të këqij” të lagjes me ngacmoi dhe ishte pikërisht Eni, i cili i tha të largohej. Mu duk e pabesueshme, pasi nuk e mendoja asnjëherë se ai mund të më ndihmonte. Që nga ajo ditë filluam të frekuentoheshim deri sa ai më ftoi të dilnim bashkë në mënyrë zyrtare. Duhet të pranoj se në fillim ndihesha pak e pasigurt, ndikuar më së shumti nga mendimi që kisha për të dhe nga ajo çfarë më kishin thënë të tjerët. Por në fakt të gjithë ishin gabuar. Poshtë asaj fytyre serioze dhe ndjenjë ftohtësie mund të kuptoje se fshihej një djalë i ndjeshëm, i cili kishte nevojë për pak mbështetje për të shprehur lirshëm veten. Vetëm 1 muaj pas atij takimi u lidhëm bashkë, e vazhdojmë të jemi edhe sot, në pritje për të marrë vendimin për të zyrtarizuar lidhjen tonë.

Marrë nga “Panorama.it”