Mesazhe të fshehura: Si të interpretoni gjestet e meshkujve

Femra, nëpërmjet këtij shkrimi, ju do të njiheni me shumë të vërteta në lidhje me qëndrimet fizike të meshkujve! Ja se cilët janë interpretimet e disa prej gjesteve më të zakonshëm…

 Qëndrimet që ne marrim, apo disa gjeste, janë mesazhe të vogla të rëndësishme për bashkëbiseduesit tanë. Megjithatë, nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë të ndash sinjalet pozitive nga ato negative dhe të kuptosh, për shembull, qëllimet e të dashurit tënd. Për ta orientuar më mirë veten, Karoline dhe Xhozef Mesinger kanë hartuar pesë gjestet dhe qëndrimet më të zakonshme të meshkujve dhe interpretimet përkatëse. Sipas tyre, ne komunikojmë shumë me trupin dhe gjestet tona përcjellim shumë mesazhe, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme. Për të mos keqkuptuar apo keqinterpretuar gjestet e tij, zbuloni më poshtë se çfarë fshihet pas qëndrimeve të meshkujve.
Dora në xhep
Gjatë një shëtitje romantike në park, ai fut me ngadalë dorën e djathtë në xhep. A është kjo një shenjë e keqe? Si mund ta interpretoni?
Interpretimi i dorës në xhep
Ky gjest tregon se “truri i tij afektiv” është shkëputur dhe ndjenjat e tij qëndrojnë në “stand-by”. Për fat të keq, trupi i tij flet qartë: nuk është i interesuar për asgjë serioze dhe nuk tregon transparencë ndaj teje. Nëse do që ta bësh atë “të bjerë në këmbët e tua”, duhet të shfrytëzosh të gjithë “Asat që ke nën mëngë”.
Duart nëpër flokë
Më në fund, keni lënë një takim! Por në kohën kur sytë e tu nuk janë të “ngulur” tek të tijtë, ti vë re se ai i kalon duart mes flokëve, shumë herë. Bërrylat i ka të mbështetur mbi tavolinë. Shikimi i tij shmang gjithmonë tëndin dhe fikson më tepër dekoracionet në mur!
Interpretimi i duarve te flokët
Është e panevojshme të filloni një “sulm”: ky gjest tregon se ai është i pavendosur. Me të pyetjet do të jenë të shumta dhe migrena pothuajse gjithmonë e pranishme. Madje mund të thotë edhe shprehjen e “lodhur”: “sonte jo e dashur, jam i lodhur!”. Përfundimisht mund të themi se ky është një gjest jo inkurajues.
Prekja e hundës
Që në momentin kur ti i ke thënë atij se ke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shkollore, ai nuk ka pushuar së “përkëdheluri” hundën e tij me gishtin tregues, duke të parë me bisht të syrit.
Interpretimi i këtij veprimi
Hunda dihet që ka një konotacion erotik. Një gjest i tillë kaq këmbëngulës konfirmon pa asnjë hije dyshimi se ai është i ndjeshëm ndaj sharmit tënd. Është e dukshme: ai mund të “lërë” kokën pas teje, zemrën dhe gjithçka tjetër. Atëherë çfarë pret? Ti ke luksin t’i kërkosh atij të të mbrojë nga radha e madhe e pretendentëve që qëndrojnë pas “portës tënde”.
Krahu në formën e shkronjës V
Sapo vë re “afrimin e presë tënde”, fillon të dukesh: për shembull duke përplasur qerpikët. Ai ndërkohë “luan” me bërrylat. Duke ndenjur në tavolinë, ai e mbështet njërin prej tyre mbi të duke prekur mjekrën, ndërsa me krahun tjetër mban një gotë.
Interpretimi i krahut në formë V-je
Bingo! Ti ndoshta nuk e di, por “V”-ja tregon një simbol erotik që vjen nga kultura arabe. V-ja e krahut të majtë simbolizon mashkullin e mbështetur në “dritaren e zemrës”. Ndërsa V-ja e krahut të djathtë është më e drejtpërdrejtë, më sentimentale dhe tregon një marrëveshje të heshtur për të nxitur zonat e tua erotike.
Duart nën mjekër
Jeni ulur në mënyrë komode në makinë dhe jeni duke udhëtuar drejt një destinacioni që vetëm ai e njeh… Mirëpo ti ke vënë re që në çdo semafor, ai i mbështet krahët mbi timon, i bashkon duart dhe i vë nën mjekër…
Interpretimi i duarve nën mjekër
Gjesti i tij dëshmon se të gjitha “dritat” e tij janë të ndezura. Kështu që lërini mënjanë batutat dhe simpatinë dhe fokusohuni tek linjat e tua, sepse ai aty e ka mendjen…ky gjest tregon nervozizëm…