Cili preferohet më shumë?

Mashkulli simpatik apo ai burrëror…



Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak  mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm

Një grua që sheh me kujdes një burrë, është e sigurt se në mendjen e saj po bën disa llogari. Zakonisht femrat janë të prirura të zgjedhin meshkuj bukuroshë dhe të shëndetshëm që të sjellin në jetë fëmijë si baballarët. Çdo detaj i fytyrës së mashkullit është një tregues i çmuar i gjendjes së tij shëndetësore dhe e pajtueshmërisë së çiftit. Por pavarësisht kësaj, studiuesit skocezë të universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se tani femrat nuk llogarisin vetëm tiparet fizike të mashkullit. Ato vlerësojnë si treguesit socialë ashtu edhe progresin e vendit ku mashkulli jeton. Kështu, në zonat më të varfra, lexohet në revistën “New Scientist” femrat preferojnë meshkujt simpatikë me fytyrë të lëmuar, ndërkohë që ata me tipare më femërore preferohen më shumë në vendet e pasura.


Duke pasur parasysh këto të dhëna, psikologët janë përpjekur të zbulojnë atë që disa femra pëlqejnë te meshkujt pak të vrazhdë e autoritarë dhe tek ata më bukuroshë. Edhe në ribotimin e librit “Kënaqësia e seksit”, publikuar në vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, personazhi i vitit 1972 “Burri leshator”, u zëvendësua nga një mashkull bukurosh, i parfumosur dhe me lëkurë të lëmuar.   Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak  mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.


Fakti që femrat gabojnë nuk është marrë seriozisht në konsideratë. Sipas studiuesve, femrat janë të afta të bëjnë llogari që për shkencëtarët janë të panjohura. Dhe në fakt, psikologët e universitetit “Aberdeen” kanë zbuluar se testosteroni përveçse ka shumë avantazhe, ka edhe kundërindikacione. Në tentativën e tyre për të llogaritur gjithçka, studiuesit skocezë kanë zbuluar se një përqindje e lartë e hormonit mashkullor te mashkulli shoqërohet me sjellje agresive dhe tendencë ndaj tradhtisë. Ashtu si edhe në vendet e zhvilluara, ku kurat shëndetësore janë të nivelit të lartë, ia vlen të zgjedhësh një partner jo shumë bukurosh, por që është i gatshëm të krijojë një lidhje të shëndetshme dhe të ndihmojë në rritjen dhe edukimin e fëmijës.



Studiuesit e universitetit “Aberdeen” kanë përfshirë në studimin e tyre 4500 femra nga 30 vende të ndryshme, por që të gjitha i përkisnin racës së bardhë dhe ishin heteroseksuale, duke përdorur një pyetësor i cili mund të gjendjet edhe në internet. Çdo vullnetareje i kërkohej që të vlerësonte tërheqjen e saj për një sërë fytyrash mashkullore të ndryshuara me kompjuter. Fytyrat e prekura, ndaj të cilave femrat tregoheshin shumë të ndjeshme ishin të rrumbullakëta, kishin mjekër, ballin e madh, flokë të lëpirë pas koke, vetulla të holla dhe të larguara nga njëra-tjetra, sy të vegjël si bajame dhe buzë të trasha. Më pas rezultatet u krahasuan me treguesin e gjendjes shëndetësore të secilit vend të zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Lidhja mes pasurisë dhe tërheqjes ishte krejtësisht e qartë.

“Mendojmë se kriteret e bukurisë janë arbitrare dhe individuale”, shpjegon psikologia Lisa De Bruine që drejton “Face research laboratory” në universitetin “Aberdeen”. “Megjithatë, studimi ynë tregon se preferencat janë të diktuara edhe nga stimujt mjedisorë, siç është për shembull niveli shëndetësor i popullsisë”. Në vendet me sisteme shëndetësore më pak të dobishme (në studim janë marrë Brazili, Bullgaria, Meksika dhe Argjentina), nënat e ardhshme janë të prirura të tërhiqen nga një partner i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse nuk do të jetë një baba dhe shok perfekt. Aty ku pasuria dhe kushtet shoqërore janë të mira (Belgjikë, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Austri), nënat e ardhshme do të zgjedhin partnerë me një nivel më të ulët testosteroni, që të jetë besnik, i sjellshëm dhe i gatshëm të kujdeset për fëmijët.

Femrat preferojnë meshkujt simpatikë me fytyrë të lëmuar, ndërkohë që ata me tipare më femërore preferohen më shumë në vendet e pasura
Sipas studiuesve, femrat janë të afta të bëjnë llogari që për shkencëtarët janë të panjohura
Aty ku pasuria dhe kushtet shoqërore janë të mira (Belgjikë, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Austri), nënat e ardhshme do të zgjedhin partnerë me një nivel më të ulët testosteroni, që të jetë besnik, i sjellshëm dhe i gatshëm të kujdeset për fëmijët