38 udhëzime për të mbajtur të nxehtë romancën

1. Lyejeni trupin e partnerit tuaj me “ushqime të shijshme”. Një zgjedhje shumë e mirë do të ishte çokollata apo shllaku me të cilën ju mund të lyeni pjesët e preferuara të trupit të partnerit dhe më pas të shijoni ato.
2. Përfshini një vibrator të vogël në aktin tuaj seksual. Për shembull, përpiquni të performoni atë gjatë kohës kur ju po bëni seks oral.
3. Të dy bashkë gjeni kohën për të krijuar “një kuti fantazie”. Në disa copa letre shkruani shkurtimisht fantazitë dhe vendosini në këtë kuti. Kur t’u ketë mbytur monotonia tërhiqni një nga këto copa letre dhe thyejeni atë.
4. Blini së bashku lodra seksi. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të mësuar shijet, dëshirat e njëri-tjetrit.
5. Mos hani asnjëherë ushqim të rëndë para se të bëni seks. Nëse llogarisni një aksion për më vonë, atëherë hani lehtë.
6. Mbyllni sytë e partnerit tuaj dhe fokusohuni në ndjesi të ndryshme duke përdorur edhe akull, vaj, pupla etj.
7. Për të bërë të paharrueshëm aktin tuaj seksual përpiquni të bëni atmosferën e vendit ku do të bëni seks shumë të ngrohtë dhe sensuale. Shtrojeni me kujdes tryezën dhe tregohuni të vëmendshëm të mos mungojnë gotat e verës.
8. Planifikoni një aventurë seksuale, një natë surprizë ku secili duhet të jetë i përgatitur për të provuar këtë aventurë. Bëhuni pak të çmendur, kreativë dhe qeshin pak me njëri-tjetrin.
9. Mbani veshur të brendshmet tuaja. Në vend që të fërkoni partnerin tuaj me materiale të ndryshme sensuale, përshkruani me delikatesë veshjen tuaj. Lëvizni duart tuaja me ngadalë dhe përpiquni që të luani me seksin oral përmes tyre.
10. Ngacmoni partnerin tuaj me shikime dredharake dhe joshëse sepse kjo e eksiton edhe më shumë atë.
11. Lini një foto tuajën nudo në çantën apo valixhen e partnerit tuaj, në mënyrë që të siguroheni se në një pjesë të ditës ai ta shohë dhe të kujtohet për ju dhe trupin tuaj.
12. Lyeni me vaj aromatik atë pjesë të trupit të cilën e dini që partneri juaj e dëshiron shumë, në mënyrë që ai gjatë aktit seksual t’u lëpijë pikërisht atje.
13. Përpiquni të përdorni prezervativë aromatikë gjatë seksit oral sepse kjo i jep një dimension tjetër aktit dhe kënaqësisë.
14. Seks drithërues. Përpiquni të bëni seks në vende të rrezikshme si ashensor, makinë, në garazhin poshtë apartamentit tuaj, në tualetin e restorantit ku po darkoni etj.
15. Kyçni derën tuaj dhe mos u vini në siklet nëse ajo qëndron e mbyllur për një pjesë të madhe të ditës. Nëse keni fëmijë mësojini ata të trokasin para se të hyjnë.
16. Rezistojini tundimit për të arritur në orgazëm. Shtyjeni atë dhe shijoni sensualitetin dhe erotizmin e aktit. Kur ajo të ndodhë me siguri do të jetë më e fortë.
17. Përpiquni të kuptoni ndryshimet e gjenetike. Zakonisht femrave u pëlqen të kenë një seks të ngadaltë, joshës dhe preferojnë meshkujt të cilët kërkojnë që në fillim të bashkojnë organet gjenitale. Meshkujt në të kundërt kanë tendencën të kenë një zonë erogjene më të fortë, organet gjenitale. Një mënyrë është të rehatoheni të dy, pra të stimuloni partneren dhe ta joshni atë, ndërkohë që mashkulli i afrohet me ngadalë vaginës së saj.
18. Për disa femra stimulimi direkt i klitorit mund të jetë shumë i fortë. Përpiquni sa nga e majta nga e djathta dhe provoni të gjitha mundësitë.
19. Mbani kontaktin e syve gjatë seksit, sidomos gjatë orgazmës. Kjo mund të nxisë të dy partnerët për më shumë intimitet dhe intensitet.
20. Jini e pamëshirshme. Si femrave edhe meshkujve u pëlqen kur marrëdhënia bëhet pak e dhunshme sepse eksiton edhe më shumë, ky është një detaj që duhet mbajtur mend mirë.
21. Planifikoni një takim javor. Mund të dilni të darkoni jashtë ose thjesht të përfitoni nga një shëtitje për të biseduar. Mos shkoni në kinema apo diku tjetër, ku nuk mund të bisedoni ose të shihni njërin-tjetrin gjatë gjithë natës.
22. Nëse nuk mund t’i lejoni vetes një dado, përfitoni nga koha kur ata janë në gjumë dhe pini një gotë verë me parterin në një nga cepat e shtëpisë.
23. Bëni gjëra interesante dhe eksituese së bashku. Në një studim mes çifteve u vu re se çiftet, të cilët merrnin pjesë në aktivitete të tilla si kërcim, aktrim apo edhe ski, kishin nivelin më të lartë të intimitetit, lidhjes dhe interesit seksual. “Partnerët kanë nevojë të qëndrojnë sa më shumë bashkë, në çdo vend dhe situatë për të forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre”, thekson Berman.
24. Merrni çdo ditë kohë për veten tuaj. Edhe pse puna, shqetësimet e profesionit, familja mund të jenë shumë stresuese. 10 deri në 15 minuta në ditë kujdes ndaj vetes, mund t’u ndihmojnë të ulni nivelin e stresit dhe të merrni më shumë energji për partnerin tuaj. Është e rëndësishme të jeni shumë energjike. “Sa më shumë joshëse dhe e lidhur të jeni me veten tuaj, aq më shumë e gatshme do të jeni për partnerin”, vazhdon studiuesja.
25. Kërkojini partnerit të mbajë fëmijët për disa mbrëmje në javë, ndërkohë që ju lexoni, bëni një dush, apo bëni ushtrime gjimnastikore.
26. Vishuni seksi dhe jepini partnerit çelësat e dhomës së hotelit që keni prenotuar për të qëndruar bashkë.
27. Kini kontakt fizik me partnerin edhe pse nuk kryeni marrëdhënie seksuale, përqafohuni, mbani duart e njëri-tjetrit, prekuni etj.
28. Eksperimentoni pozicione të ndryshme seksuale.
29. Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.
30. Jini i vëmendshëm. Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.
31. Bëni komplimente. Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.
32. Lëreni negativitetin mënjanë. Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.

33. Flirtoni. Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komlpimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.
34. Kërkoni atë që dëshironi. Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thuajini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.
35. Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Ekstimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.
36. Mos ngatërroni fantazinë me realitetin. Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin të përmbushë këtë dëshirë tuajën. Përpara se të hidheni në veprim sigurohuni që edhe personi të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat dëshira dhe fantazi si ju.
37. Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo. Nëse partneri juan u bën të ditur çfarë dëshiron apo jo mos u përpiqni ta detyroni parterin të bëjë atë vetëm sepse u pëlqen juve. Nëse personi me të cilin po dilni nuk u shkon përshtat, mos e detyroni atë të bëjë asgjë, mund të gjeni gjithmonë dikë i cili përputhet me ju, dëshirat dhe fantazitë tuaja.
38. Jini të sjellshëm. Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij. Energjia juaj pozitive do t’i bëjë ata të besojnë më shumë dhe të jenë më të hapur për të provuar gjëra më eksituese me ju.
Marrë nga

“Time magazine”

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative