10 mënyra për të rikthyer entuziazmin

Këshilla nga psikologët për të ribërë për vete partnerin

1- Shtiruni sikur sapo jeni njohur me të. Kur jeta seksuale mes një çifti fillon të ngadalësohet, duhet të filloni se në çfarë mënyre do ta shihte një person tjetër partnerin/partneren tuaj. Kjo u shtyn që t’i bëni edhe më shumë përshtypje. Duhet të bëni veprime të tilla si blerja e veshjeve të reja intime, zgjimi më herët në mëngjes për t’iu bashkuar teksa bën dush apo edhe t’i përgatisni një mëngjes të ëmbël. Kjo do t’u bëjë të zbuloni edhe një herë sensualitetin e njëri-tjetrit.
2- Bezdisni njëri-tjetrin. Kur jeni në shtëpi dhe zgjoheni nga zhurma që bëjnë fëmijët tuaj, përpiquni të mos i kushtoni rëndësi dhe të vazhdoni të putheni dhe përkëdheleni mes jush, sikur asgjë të mos dëgjohej. Ky fakt, pra lidhja që krijoni në një kohë kur asgjë nuk është e përshtatshme i bën gjërat edhe më eksituese dhe joshëse për t’u provuar.
3- Aktroni me gjendjen tuaj shpirtërore. Ndodh që femrat mund të jenë shumë në qejf gjatë kohës që partneri i tyre nuk është me to dhe kur ata kthehen dëshira e tyre ka arritur pikën e fundit. Kjo gjendje bëhet shumë e mërzitshme. Ndaj vini në jetë një plan. Nëse jeni në një gjendje shumë të mirë shëndetësore, gjatë mesditës vini një lidhëse sysh poshtë jastëkut të tij. Edhe nëse do të jetë shumë i lodhur për të filluar seksin, kur të kthehet ai do të shohë atë lidhëse dhe do t’i kthehet menjëherë dëshira.
4- Përdorni përparimet teknologjike. Filloni t’i shkruani skenarë dhe fantazi seksuale partnerit/es në adresën e e-mail. Kjo u bën edhe më të zotë. Ndonjëherë është më e lehtë t’i thuash gjërat me anë të kompjuterit se sa ballë për ballë. Menjëherë pasi të jeni të dy bashkë mund t’i vini në praktikë këto fantazi.
5- Merrni me qira një video për të rritur. Ka shumë video seksuale të dobishme. Nuk është thënë që të mësoni vetë pozicionet e ndryshme seksuale, por edhe vendet më të mira për të joshur dhe nxitur personin e zemrës.
6- Lëreni pas dore jetën reale. Nëse jeni shumë të angazhuar për shkak të profesionit dhe kjo e pengon jetën tuaj seksuale, atëherë bëni sikur bota jashtë të mos ekzistonte fare. Nëse jeni në një çast intim dhe bie telefoni vazhdoni të putheni, shpejt do t’u duket se ai nuk ka rënë fare.
7-Bëhuni mbështetja e njëri-tjetrit. Nëse doni që partneri/ja juaj t’u përqafojë, atëherë kërkojani këtë atij. Nëse doni një puthje të zjarrtë, atëherë merreni ju iniciativën. Nëse dëshironi një natë të egër seksi, atëherë jepni shenja për synimin tuaj. Në këtë mënyrë ju e dini që do të merrni gjithmonë atë që kërkoni dhe aprovimin ndaj gjithçkaje.
8- Befasojeni atë dhe veten. Sapo të kthehet partneri në shtëpi filloni të bëni një zhveshje sensuale. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për t’i dhënë atij mirëpritjen dhe padyshim më e kënaqshmja.
9- Lini mënjanë luksin. Nëse doni që ta shijoni me të vërtetë në fundjavën me të dashurin/ën tuaj, atëherë lërini mënjanë lukset. Seksi bëhet më i bukur nëse në një moment juve keni ftohtë edhe pse jeni pranë hotelit ku po qëndroni për të bërë alpinizëm dhe nëse është verë rëra është një nxitëse shumë e mirë e aktit.
10- Bëhuni agresivë. T’i thuash partnerit se çfarë do të donit të bënit në dhomën e gjumit është shumë erotike. Është shumë bukur t’i tregosh atij çfarë do të donit, ku dhe kur. Nëse kjo është diçka agresive, atëherë ai do të mund të ndizej edhe më shumë se sa ju.
Marrë nga “COSMOPOLITAN”