Posts

Showing posts from February, 2014

Misteret e dashurisë

Image
Për të rënë në dashuri, mjafton vetëm 1/5-a e sekondës dhe kur kjo ndodh, njeriun e pushtojnë ndjenja të pashpjegueshme të euforisë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer prej studiuesve të universitetit të Sirakuzës, i publikuar në gazetën e “Mjekësisë Seksuale”, një rezultat ky, që nxjerr përgjigjien e pyetjes nëse zemra, apo truri na bëjnë të biem në dashuri dhe të humbasim arsyen. Por edhe nëse themi se zemra nuk mund të kontrollohet, dashuria është një ndjenjë shumë me tepër “shkencore” nga sa duket dhe është e lidhur me trurin, më shumë se sa mendojmë. Kur biem në dashuri, janë dymbëdhjetë zona të trurit të cilat punojnë së bashku për lirimin e kimikateve, të cilat  ndihmojnë krijimin e euforisë, të tilla si “oksitocin dopamine” dhe “adrenalina”, që janë të përfshira në funksionet njohëse shumë të sofistikuara. Stephanie Ortigue, koordinatore e studimit pohon: “Unë do të thoja se truri, por edhe zemra, të lidhura bashkë, shkaktojnë konceptin e dashurisë dhe formohen nga dy pro…

Këmbët: Nga joshja te tradhtia

Image
Doni të dini se çfarë mendon për ju një femër që keni përballë? Shikoni me vëmendje se si i lëviz këmbët. Një studim anglez zbulon sekretet e gjuhës së trupit, por njëkohësisht paralajmëron se me meshkujt, kjo gjë nuk funksionon dhe aq


Një fjalë e urtë popullore thotë: "Sytë janë pasqyra e shpirtit". Por, nëse doni të dini se çfarë mendon me të vërtetë bashkëbiseduesi juaj, sidomos nëse është femër, mos e shihni në fytyrë, por përqendrohuni te këmbët. Nëse i luan, duke i afruar ose larguar nga personi që ka përballë, do të thotë se i pëlqen; e kundërta nëse i mban të lidhura, ose duke ndenjur ulur, i mbledh dhe qëndron mbi to. Sinjali më i keq është kur i mban në një vend, pa lëvizur. Ky gjest tregon se po gënjen ose është e shqetësuar.
"Gjuha e këmbëve" është tema e disa studimeve të kryera në të gjithë botën nga një psikolog i Universitetit të Mançesterit. Teza e tij është se këmbët tregojnë gjendjen tonë shpirtërore më shumë se shprehja e fytyrës ose veprimet e du…

Lidhjet jashtëmartesore

Image
Vite e vite pas bashkëshortit të një gruaje tjetër, ndoshta edhe me fëmijë. Vite të kaluara duke pritur që të mbajë premtimin se do të lërë bashkëshorten, të cilën thotë se nuk e do më. Histori femrash që e jetojnë dhe e vuajnë këtë fenomen
“Gruaja me pushime... ndërsa e dashura në qytet”. Kështu titullohej një komedi e viteve ‘80, që tregonte historinë e një gruaje të dashuruar, e cila arriti të ndante nga familja burrin me të cilin jetonte dhe më pas të martohej me të. Në jetën reale janë të rralla rastet që përfundojnë kështu, sepse meshkujt e kanë shumë të vështirë të gjejnë guximin për të braktisur folenë e tyre, edhe pse thonë që nuk janë më të dashuruar me gruan të cilën kanë zgjedhur për të jetuar. Historitë e lidhjeve jashtëmartesore ngjasojnë me njëra-tjetrën: femrat presin vite të tëra që burri të marrë vendimin e thënë shumë herë. Ja disa histori të ngjashme.

Një jetë në pritje të tij...

Kejti: “Unë jam e dashura e një burri shumë të ëmbël, i cili jeton larg familjes për shka…

Disa fakte shumë të rëndësishme për djemtë

Image
Nuk është e nevojshme të përmendim diçka të thënë e të stërthënë. Meshkujt dhe femrat ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ashtu si dhe në fizionomi, ndryshojnë në mënyrën e të menduarit, të konceptuarit dhe në atë të sjelljes. Për këtë është e rëndësishme të dimë sa më shumë gjëra dhe të kemi një njohuri të përkorë të disa fakteve që do të na shërbenin në marrëdhënien tonë me seksin tjetër, veçanërisht në lidhjet romantike. Ja disa fakte që duhet të dini kur bëhet fjalë për marrëdhëniet intime. Pjesa më e madhe e femrave nuk e kuptojnë se meshkujt kanë nevojë të kryejnë marrëdhënie seksuale që të ndihen emocionalisht të lidhur me një vajzë. Kjo është e vërtetë, dhe nëse mendoheni mirë, do të bini dakord me këtë. Më shumë se gjithçka tjetër, intimiteti është një “ndezës” shumë i mirë. Nëse ndani të gjitha fantazitë dhe dëshirat me partnerin, ai do të bëjë gjithçka për t’jua plotësuar ato. Burrat duan që gjërat në një marrëdhënie të jenë të qarta e të thjeshta. Sa më e ndërlikuar të bëhet diçk…

38 udhëzime për të mbajtur të nxehtë romancën

Image
1. Lyejeni trupin e partnerit tuaj me “ushqime të shijshme”. Një zgjedhje shumë e mirë do të ishte çokollata apo shllaku me të cilën ju mund të lyeni pjesët e preferuara të trupit të partnerit dhe më pas të shijoni ato.
2. Përfshini një vibrator të vogël në aktin tuaj seksual. Për shembull, përpiquni të performoni atë gjatë kohës kur ju po bëni seks oral.
3. Të dy bashkë gjeni kohën për të krijuar “një kuti fantazie”. Në disa copa letre shkruani shkurtimisht fantazitë dhe vendosini në këtë kuti. Kur t’u ketë mbytur monotonia tërhiqni një nga këto copa letre dhe thyejeni atë.
4. Blini së bashku lodra seksi. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u lidhur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të mësuar shijet, dëshirat e njëri-tjetrit.
5. Mos hani asnjëherë ushqim të rëndë para se të bëni seks. Nëse llogarisni një aksion për më vonë, atëherë hani lehtë.
6. Mbyllni sytë e partnerit tuaj dhe fokusohuni në ndjesi të ndryshme duke përdorur edhe akull, vaj, pupla etj.
7. Për të bërë të paharrueshëm a…

Dhëmbja gjatë aktit seksual

Image
Ndonjëherë raportet seksuale mund të jenë të dhëmbshme duke sjellë si pasojë reduktim të numrit të tyre, ankth, depresion, anoorgazmi, sterilitet dhe kriza në çift.
Kjo dhëmbje gjatë aktivitetit seksual normal, mund të lidhet me hyrjen e vaginës, me vaginën dhe me pjesën e brëndshme ku mbështeten organet gjenitale, që bazën e saj e ka në fundin e barkut.E quajtur me term mjekesor quhet dispareuni.

Ka raste kur kjo dhëmbje mund të ndodhë vetëm një herë, por edhe raste të tjera që mund të përsëriten (kronitizohet) dhe në këtë rast duhet kërkuar pa tjetër konsulta mjeksore.
Shkaqet e dispareunisë po i rendis si më poshtë:
Cikatricat dhe traumat e pas lindjes, siç janë epiziotomitë apo laçeracionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale vaginale.Ulja e elasticitet të mureve të vaginës dhe distrofia e tyre e lidhur kjo me moshën.Infeksionet e gjëndrave të Bartolonit (dy gjëndra të vendosura në anët e organeve të jashtme gjenitale që shërbejnë për të lubrifikuar hyrjen në vaginë).Vaginitet dhe vulvitet …

9 situata që nxisin tradhtinë

Image
Pse njerëzit nuk ndahen nga njëri-tjetri sapo shohin një person interesant, pa filluar të tradhtojnë? A është e natyrshme që të ketë tundim, apo është tundimi një shenjë, që marrëdhënia po humbet zjarrin e saj? Çfarë arsye do të kishit ju për të shtuar në këtë listë, nëse nuk pajtoheni me këto 9 arsyet që përmenden?
Nëse keni tradhtuar ndonjëherë, pse e keni bërë? Mund të falni një tradhtar? Nëse jeni duke u interesuar për një person i cili është në një marrëdhënie të përkushtuar, a ju bën kjo një tradhtar? Ja disa situata kur njerëzit mund të tradhtojnë: 1. Mërzitja
Kjo është arsyeja më e zakonshme që njerëzit tradhtojnë. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të mërzitshme për një kohë të gjatë. Gjërat fillojnë e zmadhohen dhe pastaj arrin një pikë kur të dy e kuptojnë se kjo është jeta e vërtetë. Kur dikush tjetër ju përmbush eksitimin, një marrëdhënie e re mund të fillojë. 2. Varësia
Në shikim të parë, tradhtia duket si sjellje e pavarur. Kjo mund të interpretohet kështu: jeni duke b…

Si ta afroni nëse është larguar nga ju?

Image
Krijoni një ‘zonë të sigurt’!

Arsyeja pse shumica e meshkujve reagojnë negativisht, kur ju bisedoni për lidhjen tuaj, është sepse ai ndihet sikur është duke u kritikuar nga ju. Meshkujt duan ta dinë se ju mendoni që ata janë të përsosur. Ata dëshirojnë që personaliteti dhe veprat e tyre t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Për këtë arsye, kur ju i tregoni atij se një fjalë apo vepër e tij ka lënduar ndjenjat tuaja, ai ndihet sikur nuk po arrin t’ju kënaqë dhe sikur ju nuk jeni e lumtur në krah të tij. Për të ndaluar këtë cikël të kriticizmit, ju duhet të krijonin një ‘zonë të sigurt komunikimi’ para se t’ia shprehni atij ndjenjat tuaja, pa gjykim, apo dramë të panevojshme.
Emocionet janë ngjitëse

A e keni vërejtur se edhe kur ju jeni në një humor të qetë dhe natyral, nëse ju telefonon dikush për t’ju dhënë lajme të mira dhe flet duke qeshur, edhe ju do të ndryshoni humorin duke bërë të njëjtën gjë? Kjo për shkak se emocionet janë ngjitëse dhe zakonisht kalojnë nga njëri person tek tjetri. Po asht…

4 shenja që ju tregojnë se ai “vdes” për ju!

Image
Mashkulli që përdor mënyra të ndryshme për ta nxityr konkurrentin potencial për ta përvetësuar një vajzë, që i hedh sytë në dekoltenë tuaj, e ul tonin e zërit dhe dëshiron të bëhet sa më shpirtëror, gjithsesi është tepër i interesuar për ju. Ekzistojnë disa arsye se përse mashkulli e fsheh faktin që ju e tërhiqni: Ndoshta është kolegu juaj, apo instruktori i fitnesit, apo një mik shumë-shumë i afërt. Ndonëse përpiqet që të mos e zbuloni, prapë se prapë disa detaje mund t’ua shprehin këtë. 1. Biseda me një vajzë të bukur është një arsye e mjaftueshme që mashkulli të bëhet bervoz, sidomos kur mendon se ka dritë jeshile. Gjurmat se ai është i interesuar janë të qarta: përpiqet t’ju shikojë drejt në sy, e kohë pas kohe i hedh sytë në dekoltenë tuaj dhe në pjesën e poshtme të trupit. Përpiqet ta mbështesë secilin mendim tuajin dhe herë pas herë të tregohet jashtëzakonisht i mencur përpara jush. 2.Meshkujt me zë të ngjitur gjithmonë i kanë tërhequr femrat, prandaj meshkujt ndoshta edhe pa qëll…

Fati i shkruar në emrin tuaj: gaboni në zgjedhjen e partnerit, jeni të gatshme për pabesi!

Image
Mblidhni vlerën numerike të secilës shkronjë të emrit dhe mbiemrit tuaj sipas tabelës në tekstin e mëposhtëm.
Tabela: A – 1, B – 2, C – 3, Ç – 4, Gj – 5, D – 6, Dh – 7, Ë – 8, E – 9, F – 1, G – 2, H – 3, I – 4, J – 5, K – 6, L – 7, Ll – 8, M – 9, N – 1, Nj – 2, O – 3, P – 4, R – 5, S – 6, Sh – 7, T – 8, U – 9, V – 1, Z – 2, Zh – 3P.sh. Blena Aliu 2+7+9+1+1+1+7+4+9 = 41= 4+1=5, dmth. numri 5 eshte numri juaj i dashurisë Numri 1Personat me këtë numër e bazojnë dashurinë e tyre në një bazë racionale dhe tejet intelektuale. Janë tepër individualistë, kanë interesime të llojeve të ndryshme. Është shumë vështirë t’i kënaqësh ata. Pritjet për nënshtrim dhe të qenit të dëgjueshëm nxisin agresivitet dhe refuzim tek ata. Nëse dëshironi që lidhja a martesa me tipa të këtillë t’ju ecë irë, duhet të sillni në jetë sa më shumë risi, pasi ata janë të gatshëm për pabesi në momente mërzitjeje apo kur ndjen se po i rrezikohet liria. Numri  2Janë shumë me huqe në zgjedhjen e partnerit. Nuk pëlqejnë lehtë. …

Shenjat: Si të njihni mashkullin e pabesë

Image
Meshkujt e pabesë njihen shumë lehtë nëse do të dini të evidentoni disa sjellje të zakonshme të tyre! “Ndryshe” ju vjen në ndihmë…
Nëse nuk jeni një çift, nuk jeni të detyruar të jepni shpjegime! Por nëse jeni në atë fazë që po njiheni dhe diçka ju thotë se nuk mund t’i besoni, dëgjoni zërin tuaj të brendshëm… Në fakt, ekzistojnë disa sinjale me anë të të cilave mund të kuptoni nëse keni probabilitet për t’u rrezikuar nga një tradhti. Edhe në këtë rast vlen të thuhet shprehja: “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”!

Qëndrimi i tij ndaj pabesisë Kur flitet për këtë temë, qëndrimi i tij para pabesisë ka tendencë të jetë i dobët dhe i paqartë. Flet me një lloj indiference për pabesinë e miqve të tij, duket se e mendon si një gjë qesharake, por përballë pyetjeve të veçanta nuk jep përgjigje të qarta ose bën shaka. Praktikisht nuk e keni parë kurrë të marrë një pozicion refuzimi për pabesinë. Është shumë i pasionuar Po në të njëjtën ditë në të cilën u njohët, ju ka thënë menjëherë se besonte s…

Profesionet që shkatërrojnë martesat

Image
Disa profesione i janë më shumë të ekspozuara rrezikut nga prishja e martesave, pra mjekët shumë më shpesh divorcohen sesa inxhinierët, thuhet në një studim britanik.Kategorisë më të rrezikuar në pikëpamje të prishjes së vatrës familjare i përkasin valltarët, koreografët, barmenët apo kinezoterapeutët, me madje 40 për qind të shanseve që të divorcohen nga bashkudhëtari i jetës, konstatojnë autorët e këtij studimi. Infermierët dhe punëtorët e tjerë mjekësorë, artistët dhe sportistët janë menjëherë pas tyre dhe kanë 30 për qind shanse që martesa t’u prishet. Më së paku të rrezikuar, sipas studimit, janë martesat e inxhinierëve me vetëm 2 për qind të rrezikut për prishje martese. Në këtë studim gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe gjatë vikendeve nuk kanë ndikim të dukshëm për divorc. Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara dhe të ndara të 449 profesioneve të ndryshme. Drejtori i agjencisë Reality and Performance, Hamid Agini, thotë që nuk janë përfa…

Ja 27 sinjalet që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

Image
Qesh e sforcuar? Fik telefonin? Të thërret në emër? Janë këto disa nga mesazhet që një femër i dërgon pareshtur një mashkulli, për të cilin ndjen diçka. Pasi të mësosh kuptimin e të gjitha kodeve që kemi radhitur më poshtë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të hidhesh në sulm. Ato shërbejnë si një shtysë, për t’i dhënë më shumë aksion dhe energji një lidhjeje që ka ngecur në pragun e shoqërisë dhe dashurisë. Lexo me kujdes 27 sinjalet dhe vepro! 1. Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje. 2. Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik). 3. Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën. 4. Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut. 5. Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë. 6. Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë. 7. Flet më ngadalë dhe …

Shikimi i partneres derisa zhvishet është njëra ndër tri gjërat më seksi

Image
Të dy gjinitë njësoj i eksitojnë puthjet. Për freskim të paralojës shpesh mjafton të përdoren ndryshime të vogla.Pyetjes pa çfarë mund të imagjinojnë jetën e tyre seksuale, pothuajse gjysma e meshkujve dhe 31 për qind e femrave janë përgjigjur që munden pa shikim të përbashkët të filmave pornografikë. Menjëherë pas këtyre gjërave, në listën e gjërave më pak eksituese gjenden fjalët e pista. Prandaj, shkruan Telegrafi, mos i injoroni gjërat themelore – shikimi i partneres derisa është duke u zhveshur është njëra ndër tri gjërat të cilat më së shumti i “ndez” meshkujt. Të dy gjinitë njësoj i eksitojnë puthjet. Për freskimin e paralojës shpeshherë është e mjaftueshme të aplikohen ndryshime të vogla – ndryshimi i anës së krevatit, përdorimi i dorës së majtë, në vend të së djathtës me rastin e përkëdheljeve. Do të ndiheni sikur filloni një lidhje të re, ndërkaq do t’ju duket më interesante dhe më argëtuese. Dhe mos e harroni kryesoren – mos e ndryshoni seksin! Meshkujt e ndiejnë këtë, ndërkaq…

Kanceri i penisit, gjithnjë e më i shpeshtë! Djelmosha, bëni kontroll te mjeku!

Image
Nëse vëreni çfarëdo ndryshimi në penisin tuaj, posaçërisht në pjesën e kokës, mos humbni asnjë çast! Nuk duhet të keni turp, shkoni menjëherë te mjeku specialist.
Nëse vëreni ndryshime, patjetër të bëni kontroll te mjeku!
Për shkak se kanceri i penisit është sëmundje relativisht e rrallë, seksologët, urologët, dermato-venerologët dhe mjekët e tjerë shpesh nuk arrijnë të diagnostikojnë me kohë, por njëherë dyshojnë se pacienti i tyre është infektuar me ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, shkruan “Daily Mail”, transmeton Telegrafi. Mirëpo, në tri deceniet e fundit, numri i meshkujve me kancer në penis drastikisht është shtuar. Siç tregojnë hulumtimet, tani në botë janë 30 për qind më shumë e meshkujve me këtë sëmundje sesa para dhjetë vjetësh. Meqenëse është fakt që te popullata myslimane dhe ajo hebraike kjo sëmundje është shumë më e rrallë, mjekët konsiderojnë që mos bërja synet paraqet faktorin kryesor të shfaqjes së tumoreve. Ky lloj kanceri deri tani ka qenë goxha i rrallë, p…

Tetova News