Unaza martesore: Çdo i pesti person e heq atë para se të del në mbrëmje, apo pas ndonjë grindjeje

Meshkujt më së shpeshti e heqin unazën martesore para se të dalin, ndërsa femrat pas grindjeve. Të dy palët në këtë mënyrë duan ose të lëndojnë partnerin, ose t’i dëshmojnë vetvetes së ende janë tërheqës/e.

Më të rinjtë se 40 vjeç më shpesh e heqin unazën martesore se sa ata në moshë më të shtyer, në mënyrë që të jenë më tërheqës për gjininë e kundërt – ka pohuar studimi i zyrës së avokaturës britanike Slater & Gordon, i cili studim është zhvilluar me 2000 njerëz.
Pothuajse një e pesta e njerëzve unazën martesore e heqin para se të dalin me miqtë ose pas grindjes me partnerin. Meshkujt më shpesh e bëjnë këtë para se të dalin, ndërsa femrat pas grindjeve. Më këtë duan ose të lëndojnë partnerin, ose t’i dëshmojnë vetvetes së ende janë tërheqës/e, ndërsa një pjesë prej tyre e heq unazën për shkak të ndjenjës së jorehatisë.
Çdo i teti beson se me unazën në gisht duket i bezdsishëm, sidomos femrat të cilat marrin më pak vëmendje se më parë. Mirëpo, pa të kanë më shumë shanse në punë, ka konkluduar studimi.
- Mbajtja e unazës është bërë më e popullarizuar se sa më parë, prandaj heqja e saj duket si tradhëti. Kjo gjë shkakton grindje në mës partnerëve dhe shkatërron besimin – ka theksuar avokati Kalil Anvar.

Unaza është më e rëndësishme tani se sa më parë

Për dallim nga gjeneratat e mëparshme, njerëzit gjithnjë e më shpesh mbajnë unazën martesore dhe heqjen e saj e konsiderojnë si një mosrespekt të qartë ndaj partnerit. Për afro 40 përqind të femrave mosbajtja e unazës martesore është shenjë se partneri nuk e merr seriozisht martesën, përderisa për gjyshet e tyre kjo nuk ka pasur ndonjë rëndësi të madhe. Çiftet këtë gjë e lidhin me tradhëtinë dhe e pranojnë se do të ndiheshin më të sigurtë nëse partneri do ta mbante unazën martesore.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative