Rreziqet që na kanosen në dhomën e gjumit

Ajo që duket si një akt i thjeshtë (së paku për disa) është praktikisht shumë kompleks. Ne na duhet të shohim te statistikat e studimeve për të parë se çfarë rreziqesh fshihen në dhomën e gjumit.
Për çiftet rastësore të të rinjve, të cilët seksin e kanë kur u vjen mundësia, probabiliteti është vetëm një në njëzet.
Zakonisht, për të mbetur shtatzënë, çifteve të reja u duhet të kërkojnë intensivisht tre deri në gjashtë muaj. Por shtatzënia mund të vijë edhe pas 18 apo 24 muajsh.

Kur gjërat bëhen intime, ka raste kur shkojnë mirë ose kur shkojnë keq, ja shanset


Seks: çdokush, ose pothuajse çdokush e bën. Por si shumë aktivitete të tjera të kënaqësisë, edhe seksi mbart rreziqet e veta. Shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet e sikletshme apo të frikshme janë ato të dukshmet, por ka edhe rrezik për atak kardiak, plagosje e rëndë kur thyhet krevati, si dhe rreziku që të arrestohesh për akte të turpshme në publik kur pëlqen natyrën.
Pra, ajo që duket si një akt i thjeshtë (së paku për disa) është praktikisht shumë kompleks. Ne na duhet të shohim te statistikat e studimeve për të parë se çfarë rreziqesh fshihen në dhomën e gjumit.
Le të fillojmë me më të zakonshmen, seksin e pambrojtur mes një burri dhe një gruaje dhe të shtrojmë pyetjen: Cilat janë shanset për një shtatzëni të padëshiruar? Kjo, për arsye të kuptueshme, është shumë e vështirë të studiohet në kushte laboratorike. Në Zelandën e Re, disa studiues iu vunë punës, duke krijuar një grup, të cilit iu lejua të kryenin seks vetëm një herë në muaj. Por vullnetarët u larguan shpejt nga eksperimenti dhe kjo gjë është e kuptueshme.
Ndoshta statistika më e mirë që kemi është nga një studim europian që rekrutoi 782 çifte të reja, që nuk përdornin kontraceptivë artificialë dhe që regjistruan me kujdes ditën e çdo akti deri sa ndodhën 487 shtatzëni.
Mënyra më e thjeshtë për të vlerësuar shansin e shtatzënisë është të marrësh në shqyrtim vetëm ciklin në të cilin ka pasur vetëm një akt seksual. Shansi më i madh për të mbetur shtatzënë duket se ndodh gjatë dy ditëve para ovulimit – ku 25 për qind e akteve seksuale të pambrojtura përfundojnë me shtatzëni. Shanset bien ndjeshëm në 5 për qind mesatarisht në pjesën tjetër të muajit.
Në fund, për çiftet rastësore të të rinjve, të cilët seksin e kanë kur u vjen mundësia, probabiliteti është vetëm një në njëzet.

Llogaritja e suksesit

Por cilat janë shanset për sukses për një çift mesatar që dëshiron të lindë një fëmijë? Njerëzit që studiojnë ndryshimet e popullsisë quhen demografë dhe ata përdorin më së shumti termin shkencor për të përshkruar shanset e mbetjes shtatzënë gjatë një cikli menstrual: “fekondibilitet”.

Kjo është e ndryshme për çifte të ndryshme, por vlerësimet për vendet me të ardhura të larta janë që probabiliteti është diku mes 15 dhe 30 për qind. Nëse marrim probabilitetin më të ulët, një çift ka 85 për qind mundësi të mbyllë ciklin mujor pa mbetur shtatzënë, pavarësisht se e kërkon çdo ditë. Nëse e llogarisim për një vit, atëherë ka 14 për qind mundësi që shtatzënia e dëshiruar të mos vijë.
Me fjalë të tjera, për çiftet që bëjnë qëllimisht seks të pambrojtur, ka 86 për qind mundësi që në fund të vitit të mbeten shtatzënë.
Zakonisht, për të mbetur shtatzënë, çifteve të reja u duhet të kërkojnë intensivisht tre deri në gjashtë muaj. Por shtatzënia mund të vijë edhe pas 18 apo 24 muajsh dhe kjo është brenda probabilitetit të të gjithë popullsisë.

Reduktimi i rrezikut

Nëse supozojmë se nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, cilat janë mjetet më efektive kontraceptive? Kjo gjë matet si përqindje e shtatzënive pas një viti përdorimi të kontracepsionit seksual dhe natyrisht, në nivelin e kujdesit që u kushtohet masave parandaluese.

Pilulat e kanë normën e suksesit 99 për qind, pra më pak se 1 në 100 përdorues do të kenë mbetur shtatzënë pas një viti aktiviteti seksual, ndërsa kondomët e meshkujve janë 98 për qind efektivë nëse përdoren me korrektësi.
Këto shifra janë veçanërisht të rëndësishme kur bëhet fjalë për minimizimin e numrit të shtatzënive të padëshiruara mes adoleshenteve. Më 1998-n, në Angli, 41 mijë vajza të moshës 15-17 vjeç mbetën shtatzënë. Ishin 47 për çdo një mijë vajza të kësaj moshe ose një në njëzet. Në terma më të drejtpërdrejtë, pothuajse në çdo klasë shkolle pati një vajzë shtatzënë. Qeveria e Britanisë punoi fort për të ulur incidencën, por masat e saj patën vetëm një efekt të kufizuar. Gjysma e këtyre shtatzënive përfundoi në abortim, por kjo sërish lë shumë adoleshentë me fëmijë. Britania vlerësohet si vendi i dytë mes vendeve të zhvilluara për normën e shtatzënive në moshë të re me 30 lindje në çdo një mijë nëna të kësaj moshe. Vendet e tjera të zhvilluara, si Koreja, Japonia, Holanda apo Suedia, e kanë mesataren 7 për mijë. Të rinjtë e këtyre vendeve dukshëm kanë një sjellje tjetër ndaj seksit.

Fund i pafat

Nuk duhet të harrojmë edhe ngjarjet fatkeqe që ndodhin gjatë akteve seksuale. Vlerësohet se një në çdo 45 atake kardiake shkaktohet nga aktiviteti seksual. Pasunarë dhe njerëz të famshëm si Nelson Rockefeller, Errol Flynt, Presidenti Felix Faure i Francës dhe së paku dy papë, thuhet se kanë vdekur në këtë mënyrë.



Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative