Rrëfimi i një zhigoloje




Çfarë duan femrat që i drejtohen atij me para në dorë? Ja çfarë tregon një burrë rreth profesionit të tij të vështirë

Në kohën e tij, “American Gigolo” (Zhigoloi amerikan) bëri shumë bujë. Filmi tregonte historinë e një të riu, konkretisht atë të Richard Gere (në atë kohë nuk ishte bërë ende një yll) që i dhuronte trupin e tij zonjave në moshë, në këmbim të parave. Që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe ky profesion sot është shumë i përhapur. Dashuria me pagesë nuk është më vetëm privilegj i meshkujve. Këtë e konfirmon një studim i bërë nga një seksologe amerikane. Si për argëtim, apo thjesht për kureshtje, femrat e sotme nuk e ndajnë seksin e vërtetë nga ai zbavitës. Një në katër femra (37%) ka menduar të paktën një herë në jetë të paguajë një zhigolo në këmbim të një raporti të zjarrtë seksual. Pothuajse dy në dhjetë gra (19%) e kanë realizuar këtë dëshirë dhe një në tri gra do të ishte e gatshme të shpenzonte deri në pesë mijë euro për një natë pasionante me një VIP, Richard Gere për shembull (28%). Tashmë falë internetit të gjithë meshkujt dhe femrat që shesin seks në këmbim të parave mund të gjejnë personat që janë të interesuar. Ndoshta këtë thonë sondazhet, por realiteti është krejt ndryshe. “Nëse dëshiron dikë që të bën të ndihesh mirë në çdo situatë, atëherë mos ngurro ta kërkosh”. Edhe pse preferon të mbetet anonim, një djalosh ka vendosur të tregojë eksperiencën e tij rreth profesionit më të vjetër në botë.

Si ju erdhi në mendje ideja për t’u bërë zhigolo?

Fillimisht ishte një premisë. Për mua nuk është një punë, por një iniciativë paksa e veçantë që e praktikoj prej më shumë se një viti. Personalisht kam qenë gjithmonë shumë i tërhequr nga femrat, edhe pse jam një person tepër i rezervuar dhe nuk kam pasur shumë eksperienca. Ajo që më ka shtyrë më shumë të zgjedh këtë rrugë është fakti se një grua duhet të paguajë që të vijë me mua.

Si ju ka ecur biznesi?

Duhet të them se nuk më ka pasuruar ashtu siç kisha shpresuar. Nuk është se ka flukse të mëdha telefonatash dhe takimesh. Ju do të pyesni pse? Sepse unë jetoj në SHBA dhe nga anët tona nuk është se ky lloj biznesi, nëse do ta quajmë kështu, është shumë i përhapur. Takimet e mia me klientët janë të rastësishme. Unë punoj privatisht dhe kështu që kam më shumë kohë të lirë në dispozicion. Por kjo nuk do të thotë se çdo ditë takohem me klientë. Unë punoj si zhigolo tri herë në javë.

Çfarë duan personat që të drejtohen ty?

Pak nga të gjitha... Ka nga ato femra që kërkojnë forma sadiste, ose të tjera që nuk janë aq të interesuara për seks, por për të treguar eksperiencat e jetës, me të ulurat dhe të ngriturat e jetës. Në veçanti duan të flasin për problemet që duhet të përballojnë në atë moment.

Pak a shumë si të shkosh të rrëfehesh te prifti?

Po, pikërisht kështu, edhe pse jo në sensin e besimit. Shumë prej këtyre femrave dëshirojnë të dëgjohen dhe kërkojnë këshilla.

Çfarë ju tërheq më shumë në profesionin tuaj?

Nëse e keni fjalën për femrat që më telefonojnë, është mosha. Zakonisht janë vajza të reja. Ka nga ata që duan të bëjnë xhelozë të dashurit e tyre, por edhe nga ato që dëshirojnë të provojnë veten, pasi i ngacmon shumë ideja për të paguar një mashkull që ta kenë nën shërbimin e tyre.

Sa kushton një takim?

Varion nga 200 euro minimumi, në 500 euro maksimumi. Por ka edhe nga ato femra që janë të gatshme të paguajnë më shumë. Pjesa më e madhe e personave që rrëfejnë të tilla histori në internet janë si puna ime. Kanë një punë normale që të gjithë e dinë dhe një tjetër që shumë pak persona janë në dijeni.

Edhe për një zhigolo ka një herë të parë. Si mund të na e shpjegoni me pak fjalë?

Të jem i sinqertë, isha shumë në siklet, por pastaj e kuptova se pasi të kisha shkuar me disa femra do të përmirësohesha dhe kjo gjë do të më lejonte të vazhdoja atë që dëshiroja.

Klientët vijnë te ju vetëm për seks?

Rreth 90 për qind e bëjnë ngaqë ngacmohen nga ideja se do të paguajnë për të pasur një mashkull, pak a shumë si me meshkujt kur shkojnë me prostituta.

Sa vjeç jeni?

Jam 49 vjeç.

Kush mendon për një zhigolo zakonisht imagjinon gjithmonë një person të ri. Edhe pse një grua kërkon “hua” dashuri, supozohet se dëshiron një person të përshtatshëm dhe në formë. A përbën ndonjë problem mosha juaj?

Do t’iu them diçka që do ju habisë. Unë mendoj të kundërtën. Sa më i vetëdijshëm të jetë një mashkull për seksualitetin e tij, erotizmin dhe dëshirën për të jetuar sa më mirë, aq më e pavlefshme bëhet mosha. Me këtë nuk dua të them që një burrë 70-vjeçar mund të shihet si një 20-vjeçar. Ndoshta pamja mund ta përkeqësojë situatën. Një djalë i ri me trup të bukur me muskuj bën tjetër përshtypje. Megjithatë intensiteti me të cilin e jetoj erotizmin tim dhe eksperiencat seksuale më bën që të mos e ndiej këtë problem.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të thoni jo?

Në fakt zgjedh gjithmonë unë. Nuk jam një arkë kursimi brenda së cilës mund të hedhësh një monedhë çfarë të duash. Në fakt, para se të vendos që të pranoj ose jo, bëhet një takim përgatitor. Por nëse një person më thotë “hajde në orën x dhe në këtë vend”, ndiej se gjërat me të do të shkojnë mirë. Por nuk është e thënë që kjo gjë të ndodhë. Kur një vajzë nuk më pëlqen, them menjëherë jo, edhe pse mund të mbetet e ofenduar.

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative