Afrodiziakë për të cilët nuk keni ditur

Kur dikush thotë afrodiziak, neve zakonisht na shkon mendja tek çokollatat ose kanella. A e keni ditur se fshihet forcë me e madhe në gjëra të tjera ushqimore dhe bimë? Shikone se në cilat.

Me ushqim dhe melmesa mund lirisht në mënyrë të shëndetshme të “ndizni motorin”. Siç jemi nën presion permanent, nuk është e çuditshme që jetës sonë dashurore i duhet pak nxitje. Në fund të fundit, natyra na ka falur gjithë ato gjëra. Pasurone ushqimin, ëmbëlsojeni dashurinë, shfryni stresin me këto afrodiziakë.

Speci djegës

Me to gjaku do t’ju “vallëzojë”. Sa më djegës, aq më mirë. Capsaicin jep djegsin, specat jalapeno (të gjelbërt e të gjatë) dhe habanero (të kuq e të vegjël, me formë rrumbullake) japin “zjarr” dhe e forcojnë qarkullimin dhe rrymimin e gjakut. Disa hulumtime tregojnë se capsaicin lëshon endrofine, të ashtuquajturat hormone të lumturisë.

Çaji i gjelbërt

Për këtë pastrues fenomenal të organizmit flitet me mijëra vite, por më pak është e njohur se ky çaj është i rëndësishëm edhe për jetën seksuale. Kjo bimë përmban antioksidantin catechin, i cili i mbron enët e gjakut dhe e vë në lëvizje qarkullimin e gjakut. Po, kjo ju duhet patjetër.

Vera e kuqe

Kjo pritej. Nuk e kemi hedhur në gotë kot së koti në mbrëmjet romantike. Italianët, në bazë të kërkimeve në të cilat kanë qenë pjesmarrëse 800 femra, kanë ardhur në përfundim se femrat që kanë pirë dy gota verë të kuqe kanë pasur jetë më të mirë seksuale dhe dëshirë më të madhe, në krahasim me ato të cilat nuk e kanë pirë ose kanë konsumuar pije tjera alkoolike. Por kujdes, nëse e teproni me verë mund të ketë efekt të kundërt.

Bima xhensen (ginseng)

Medicina kineze e vlerëson shumë këtë bimë të shëndetshme, por tani e përmendin edhe si shumë të rëndësishme kur është në pyetje “ngrohja e gjërave” në krevatin bashkëshortor. Duke e hulumtuar bimën xhensen (ginseng) është zbuluar se ajo ndikon në libido dhe ndihmon në disfunksionet erektuese tek meshkujt.

Shafrani

Food Research International (Organizata Ndërkombëtare për Hulumtimin e Ushqimit) ka ardhur deri tek informatat për shafranin – të cilin e shfrytëzojmë si melmesë, por edhe për qëllime kozmetike – se ai ndihmon edhe në përmirësimin e jetës seksuale. Prandaj, kur të përgatisini gjëra në skarë kujdes kujt ia “shafranoni” ushqimin.

Arrat

Arrat e rrisin fuqinë gjenitale, ndërsa me mjaltin krijojnë një kombinim të fuqishëm. Disa shkenctarë pohojnë se vetëm dy arra braziliane në ditë mjaftojnë për seksin e shkëlqyeshëm./femina

Tetova News

Popular posts from this blog

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Mëngjesi pas herës së parë

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative