Mësoni më shumë për dashurinë


Ju mund të dini se çka është dashuria, por brenda saj fshihen dhjetëra rregulla, kuriozitete e statistika, të cilat me siguri nuk i dini. Më poshtë mund të njiheni me 14 prej tyre, mjaft interesante.

Ju mund të keni informata mbi dashurinë, por ndoshta jo të bollshme. Më poshtë ua prezantojmë 14 kuriozitete dhe statistika interesante rreth dashurisë, të cilat me siguri se nuk i keni ditur.
1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4.000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.
6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës.
9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.
12. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
13. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!
14. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15’të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

Ushqimet e dashurisë!


Shën Valentini po afrohet dhe janë disa ushqime që ju ndihmojnë të ruani këtë ndjenjë të dashurisë për gjatë gjithë vitit. Ja disa prej tyre:

Shalqini

Falë pasurisë me antioksidantë, minerale dhe vitamina ky frut mund të qetësojë venat e gjakut dhe të rritë dëshirat seksuale. Ky frut mund të bëjë mrekullira me humorin dhe rrit energjinë e trupit.

Avokado

Ky frut është një burim i madh energjie, i cili është i pasur me fibra, minerale dhe vitamina. Kështu gjeni sa më shumë mundësira për ta përdorur.

Çokollata

Jo më kot çokollatat janë një nga simbolet e dasurisë. E dini që disa prej çokollatave rritin libidon? Në vend të çokollatave me qumësht përdorni çokollatën e zezë, pasi ajo është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që nxit qarkullimin e shëndetshëm të gjakut, si dhe është një ndihmës i dobishëm për zgjimin seksual.

Selinoja

Kur një mashkull ha selino, ajo bën lirimin e feromoneve nëpërmjet djersës së tij, duke vepruar si ilaç natyral për dashurin. Për femrat selinoja mund t`i bëjë të ndjehen sexi, pasi është shumë e mirë për dobësim. Selinoja në fakt është cilësuar si një ushqim negativ në kalori, pasi ajo djeg më shumë kalori se sa përmban!

Fiqtë

Fiqtë janë të pasur me aminoacide dhe janë të ëmbël dhe ekzotikë. Është një nga frutat që jep shumë dashuri dhe zgjon dëshirat seksuale.

15 eksperienca që duhet të kalosh para martesës

Nëse një ditë vendos të martohesh, konsultohu atëherë me këtë listë gjërash argëtuese, të çmendura dhe absurde që duhet të provosh përpara se të marrësh rrugën për në altar.


1- Dil vetëm nga dëshira për t’u argëtuar

Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale.

2- Jeto vetëm

Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. “Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34-vjeçare, mund t’i kushtosh një mbasdite të tërë ritualeve të bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të jetosh vetëm do të thotë të piqesh sa më shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë e jetës tënde”.

3- Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë

Të gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të krijuar marrëdhënie sentimentale. “I fejuari im më mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë të krijoj besim tek burrat”, kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty mund të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye më të forta për t’u lidhur me një burrë.

4- Besoji xhepave të tu

Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t’i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare.

5- Ji spontane

Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t’ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s’e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë.

6- Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen

“Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t’i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. “Unë kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha shitëse) dhe nuk kisha të fejuar”- shpjegon Alma, 29 vjeç.
Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se po të ndërroja punë do të gjeja edhe të fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri.” Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh.

7- Gjej miq të rinj

Por ama të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua.

8- Bëhu mikja më e mirë e vetvetes

Mendon se je robinë e klishesë “arri idealen” dhe se kjo nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në mënyrën më të mirë që e mendon dhe që të pëlqen për të gjetur burrin e ëndrrave të tua.
Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e qiriut ose lejoi vetes një seancë çlodhëse në një institut bukurie. Përdore këtë etapë të jetës tënde për të zbuluar se çfarë të argëton, shijo veten me dhurata që i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri. Ç’të kushton të pranosh një tufë me lule kur mendon se pas kësaj do të kesh përkrah për gjithë jetën një burrë të mrekullueshëm.

9- Bëj blerje të rëndësishme

Një kolltuk të rehatshëm, një pardesy praktike, një udhëtim. Nëse zotëron mjetet e duhura, bëj blerjet e duhura, mendohu se gratë e martuara nuk mund t’i lejojnë vetes gjithçka edhe pse mund të fitojnë para në mënyrë të mjaftueshme. “Im shoq administron paratë tona, – tregon Aida 33- vjeçare, dhe kur guxoj t’i kërkoj ndonjë gjë duhet ta bisedoj me të paraprakisht dhe t’i marr atij aprovimin. Kur më shkrepte përpara diçka në kokë për ta blerë e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh më tani”.

10- Mëso për jetën në çift që të pret

“Unë u martova me të parin dhe të vetmin djalë që njoha, tregon Ilva 27-vjeçare, dhe nuk kisha asnjë ide për jetën seksuale, sepse nuk kisha pasur marrëdhënie me askënd përpara”Prandaj në situata të tilla shija që provon kur zbulon këtë veprim si dhe veprimi vetë shpesh janë zhgënjyes. Jo vetëm sepse zbulimi mund të duket më joshës se sa rezultatet e veprimit që mundtë zhgënjejnë në një masë tepër të madhe.

11- Mbrohu nga padrejtësitë

Të mos kesh një burrë në jetën tënde nuk do të thotë të mos kërkosh dhe të mbrosh të drejtat e tua dhe të lejosh që padrejtësi të caktuara të bëhen në kurrizin tënd, si për shembull të mos kesh të drejtë të kërkosh një tavolinë të mirë në restorant ose të kërkosh të zësh një vend të privilegjuar social. “Më përpara me shumë vështirësi e kuptoja përse duhet të këmbëngulja në kërkimin e një të drejte, thotë Meri 27-vjeçare, stiliste, por tani jam tepër e vetëdijshme sepse nuk mund të lesh askënd të të marrë nëpër këmbë dhe se duhet të mësosh të mbrosh të drejtat e tua etëm, me hir ose pahir”.

12- Mëso të gatuash

Po pate këtë aftësi do të dish si tua fitosh zemrën miqve të tu. Kjo është tepër pozitive edhe në marrëdhëniet me burrin tënd të ardhshëm. Kjo nën kupton që duhet ta kalosh nivelin e omëletës dhe makaronave dhe të kalosh në gjëra më të komplikuara si të tavat me te mbushura dhe mishrat me garniturë. Mund të konsultohesh me një libër kuzhine se si të përgatisësh gjellët për të përmirësuar teknikën tënde të gatimit. Kënaqësia jote kur të të vlerësojnë se je as në kuzhinë do të jetë tepër më e madhe se kënaqësia që vetë pjatat ofrojnë.

13- Mëso të duash trupin tënd

“Nuk e keni idenë se sa kohë kaloja me fiksimin se kisha shtuar në peshë, thotë Irisi 28-vjeçare, përpara se të martohesha. Pas kësaj fillova të pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rëndësi kishte që ky i pëlqente burrit tim”. Duhet të të mbushet mendja se bukuria e vërtetë qëndron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron një burrë dhe që pamja e jashtme mbase të kalojë edhe në plan të dytë. Por është më e vështirë kur je vetëm dhe I vetmi burim informimi në këtë fushë mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje është të mësosh të duash trupin tënd dhe kur ke mundësi të punosh ta ndryshosh atë pa kaluar në teprime që shpesh çojnë në degradim.

14- Shko me pushime me mikeshat e tua

Telefono mikeshat e tua më të mira, mbush makinën me karburant ose prenoto biletën e avionit, vër disa bluza pambuku, xhins dhe disa të brendshme në një çante dhe nisu “ Një nga gjërat e lezetshme të të qenit beqare është liria për të shkuar ku të teket pa u preokupuar për asgjë, thotë Mimoza 29-vjeçare, Motra ime më e madhe është e martuar dhe shoh se i kushton qimet e kokës që të udhëtojë. Ndërsa unë mund të kaloj gjithë Evropën sepse nuk kam preokupime familjare dhe as një burrë me të cilin duhet të më përputhen shijet.

15- Por ata çfarë mendojnë?

Për pjesën më të madhe të burrave mosha ideale për t’u martuar është 32 vjeç. 72 për qind janë për klasiken dhe preferojnë të bëjnë propozimin për martesë duke i rënë në gjunjë të dashurës së tyre. 85 për qind e të martuarve mendojnë dhe shpresojnë ta kalojnë jetën së bashku me bashkëshorten e tyre deri në vdekje.

Rreziqet që na kanosen në dhomën e gjumit

Ajo që duket si një akt i thjeshtë (së paku për disa) është praktikisht shumë kompleks. Ne na duhet të shohim te statistikat e studimeve për të parë se çfarë rreziqesh fshihen në dhomën e gjumit.
Për çiftet rastësore të të rinjve, të cilët seksin e kanë kur u vjen mundësia, probabiliteti është vetëm një në njëzet.
Zakonisht, për të mbetur shtatzënë, çifteve të reja u duhet të kërkojnë intensivisht tre deri në gjashtë muaj. Por shtatzënia mund të vijë edhe pas 18 apo 24 muajsh.

Kur gjërat bëhen intime, ka raste kur shkojnë mirë ose kur shkojnë keq, ja shanset


Seks: çdokush, ose pothuajse çdokush e bën. Por si shumë aktivitete të tjera të kënaqësisë, edhe seksi mbart rreziqet e veta. Shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet e sikletshme apo të frikshme janë ato të dukshmet, por ka edhe rrezik për atak kardiak, plagosje e rëndë kur thyhet krevati, si dhe rreziku që të arrestohesh për akte të turpshme në publik kur pëlqen natyrën.
Pra, ajo që duket si një akt i thjeshtë (së paku për disa) është praktikisht shumë kompleks. Ne na duhet të shohim te statistikat e studimeve për të parë se çfarë rreziqesh fshihen në dhomën e gjumit.
Le të fillojmë me më të zakonshmen, seksin e pambrojtur mes një burri dhe një gruaje dhe të shtrojmë pyetjen: Cilat janë shanset për një shtatzëni të padëshiruar? Kjo, për arsye të kuptueshme, është shumë e vështirë të studiohet në kushte laboratorike. Në Zelandën e Re, disa studiues iu vunë punës, duke krijuar një grup, të cilit iu lejua të kryenin seks vetëm një herë në muaj. Por vullnetarët u larguan shpejt nga eksperimenti dhe kjo gjë është e kuptueshme.
Ndoshta statistika më e mirë që kemi është nga një studim europian që rekrutoi 782 çifte të reja, që nuk përdornin kontraceptivë artificialë dhe që regjistruan me kujdes ditën e çdo akti deri sa ndodhën 487 shtatzëni.
Mënyra më e thjeshtë për të vlerësuar shansin e shtatzënisë është të marrësh në shqyrtim vetëm ciklin në të cilin ka pasur vetëm një akt seksual. Shansi më i madh për të mbetur shtatzënë duket se ndodh gjatë dy ditëve para ovulimit – ku 25 për qind e akteve seksuale të pambrojtura përfundojnë me shtatzëni. Shanset bien ndjeshëm në 5 për qind mesatarisht në pjesën tjetër të muajit.
Në fund, për çiftet rastësore të të rinjve, të cilët seksin e kanë kur u vjen mundësia, probabiliteti është vetëm një në njëzet.

Llogaritja e suksesit

Por cilat janë shanset për sukses për një çift mesatar që dëshiron të lindë një fëmijë? Njerëzit që studiojnë ndryshimet e popullsisë quhen demografë dhe ata përdorin më së shumti termin shkencor për të përshkruar shanset e mbetjes shtatzënë gjatë një cikli menstrual: “fekondibilitet”.

Kjo është e ndryshme për çifte të ndryshme, por vlerësimet për vendet me të ardhura të larta janë që probabiliteti është diku mes 15 dhe 30 për qind. Nëse marrim probabilitetin më të ulët, një çift ka 85 për qind mundësi të mbyllë ciklin mujor pa mbetur shtatzënë, pavarësisht se e kërkon çdo ditë. Nëse e llogarisim për një vit, atëherë ka 14 për qind mundësi që shtatzënia e dëshiruar të mos vijë.
Me fjalë të tjera, për çiftet që bëjnë qëllimisht seks të pambrojtur, ka 86 për qind mundësi që në fund të vitit të mbeten shtatzënë.
Zakonisht, për të mbetur shtatzënë, çifteve të reja u duhet të kërkojnë intensivisht tre deri në gjashtë muaj. Por shtatzënia mund të vijë edhe pas 18 apo 24 muajsh dhe kjo është brenda probabilitetit të të gjithë popullsisë.

Reduktimi i rrezikut

Nëse supozojmë se nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, cilat janë mjetet më efektive kontraceptive? Kjo gjë matet si përqindje e shtatzënive pas një viti përdorimi të kontracepsionit seksual dhe natyrisht, në nivelin e kujdesit që u kushtohet masave parandaluese.

Pilulat e kanë normën e suksesit 99 për qind, pra më pak se 1 në 100 përdorues do të kenë mbetur shtatzënë pas një viti aktiviteti seksual, ndërsa kondomët e meshkujve janë 98 për qind efektivë nëse përdoren me korrektësi.
Këto shifra janë veçanërisht të rëndësishme kur bëhet fjalë për minimizimin e numrit të shtatzënive të padëshiruara mes adoleshenteve. Më 1998-n, në Angli, 41 mijë vajza të moshës 15-17 vjeç mbetën shtatzënë. Ishin 47 për çdo një mijë vajza të kësaj moshe ose një në njëzet. Në terma më të drejtpërdrejtë, pothuajse në çdo klasë shkolle pati një vajzë shtatzënë. Qeveria e Britanisë punoi fort për të ulur incidencën, por masat e saj patën vetëm një efekt të kufizuar. Gjysma e këtyre shtatzënive përfundoi në abortim, por kjo sërish lë shumë adoleshentë me fëmijë. Britania vlerësohet si vendi i dytë mes vendeve të zhvilluara për normën e shtatzënive në moshë të re me 30 lindje në çdo një mijë nëna të kësaj moshe. Vendet e tjera të zhvilluara, si Koreja, Japonia, Holanda apo Suedia, e kanë mesataren 7 për mijë. Të rinjtë e këtyre vendeve dukshëm kanë një sjellje tjetër ndaj seksit.

Fund i pafat

Nuk duhet të harrojmë edhe ngjarjet fatkeqe që ndodhin gjatë akteve seksuale. Vlerësohet se një në çdo 45 atake kardiake shkaktohet nga aktiviteti seksual. Pasunarë dhe njerëz të famshëm si Nelson Rockefeller, Errol Flynt, Presidenti Felix Faure i Francës dhe së paku dy papë, thuhet se kanë vdekur në këtë mënyrë.



Meshkujt, më të prirur se femrat për të pasur ëndrra seksuale

Fantazia tek femrat, shtysë për më shumë entuziazëm në lidhje




Ëndrrat janë gjithçka që keni dashur dhe keni mundur të bëni pa dijeninë e askujt tjetër. Mund të ndodhë që shkak i një ëndrre sensuale të jenë pikturat erotike apo një film pornografik që ndoshta u jep më shumë ide, të cilat mund të kenë ekzistuar edhe më parë në mendjen tuaj. Kërkuesit e seksit kanë vënë re se, pjesa më e madhe e çifteve kanë turp të fillojnë aktin seksual pikërisht për shkak të ëndrrave të tyre, të cilat janë kaq të bukura dhe të sikletshme njëkohësisht sa që është shumë e vështirë për ta të vihen në realitet. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se pothuajse të gjithë llojet e pornografisë kanë një element bazë, atë të perfeksionit. Nuk do të mund të arrihej kurrë një mashkull apo një femër të quhej partner apo partnere e denjë për seks, nëse nuk do të ekzistonin ëndrrat e seksit por edhe shtysat për to.

Meshkujt dhe femrat

Meshkujt nga natyra janë shumë të ndryshëm nga femrat, pasi e kanë më të lehtë të marrin vendimin për të kryer marrëdhënie edhe pse kanë pak kohë që e kanë njohur partneren, dhe e vetmja dëshirë e tyre është që të bëjnë performancën më të mirë. Nga ana tjetër gjinia femërore vë më shumë theksin tek emocionet, se sa tek dëshira për të bërë një marrëdhënie seksuale që të lë pa mend. Por ajo që i bashkon më shumë të dyja gjinitë, janë fantazitë dhe ëndrrat për seks. Të ëndërrosh nuk është ndonjë e veçantë e madhe apo një “pasuri”, por padyshim që kanë sharmin e tij. Për shembull një mbidozë e ëndrrave tuaja në dëshirën për seks mund të bënte që ju të përfshiheshit më shumë gjatë aktit, por edhe mund t’u largonte nga e dashura me të cilën po shoqëroheshit. Sipas rezultateve të studiuesve, meshkujt janë më të prirur se sa femrat që të kenë ëndrra seksuale. Meshkujt janë njohur si shenja negative, ana që “jep”, pra edhe nëse ka një kontroll të fortë të asaj që ai ka ndërmend të japë, dhimbje apo kënaqësi, ai do të vazhdojë të mbetet shenja negative. Nga ana tjetër femrat janë ato që “marrin”. Ato janë shenja pozitive që marrin gjithçka, dashuri, dhimbje, fyerje, turp dhe sigurisht edhe seks. Pra femrat nuk kanë nevojë të qëndrojnë zgjuar dhe për të marrë forca për të kënaqur partnerin, ndërsa meshkujve u duhet kohë dhe fuqi për të “përforcuar” dëshirën e tyre seksuale. Ndaj meshkujt duhet të “kontrollojnë” dëshirat e tyre duke ëndërruar më shumë nga sa duhet.

Fantazitë dhe ëndrrat

Studimet laboratorike kanë provuar se meshkujt që kanë shtuar numrin e ëndrrave seksuale, edhe numri i ereksioneve të tyre është shtuar. Por nëse ëndërroni edhe ditën, atëherë i keni punët keq. Meshkujt kanë tendencën të përjetojnë më shumë shenja si qenie seksuale se sa femrat. Për ta edhe sinjali më i vogël mund të vërë në lëvizje hormonet e testosteronit. Pjesa më e madhe e tyre nuk harrojnë të mbajnë mend atë që kanë ëndërruar. “Në kërkim” të ëndrrave të tyre, shumë meshkuj kanë përmendur një prej atyre skenave të ëndërruara gjatë bisedës për veten e tyre apo edhe për çiftet e tjera. Edhe pse jo të gjithë meshkuj e eksperimentuar nuk ishin homoseksualë, pjesa më e madhe e ëndrrave ishin për femra të cilat donin të kryenin marrëdhënie me ta, apo thjesht t’i joshnin. Më shumë se gjysma e meshkujve në shumë vende të botës mendonin se ereksioni është një element më shumë që duhet të ndjejnë dhe të përmbushin gjatë seksit. Ndërsa femrat humbasin të gjitha fantazitë e tyre seksuale tek ëndrrat. Për to ëndrrat seksuale janë një mënyrë shumë e mirë për t’i dhënë më shumë entuziazëm raportit intim.

Marrë nga “THE TIMES”

Joshja seksuale

Joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenurit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Është inteligjencë por jo intelektualizëm, është gjendje shpirtërore, dëshmi e një gëzimi të të jetuarit, që udhëhiqet nga ekuilibër i fortë. Është edhe të shohësh në sy gjithë botën: por pa arrogancë. Joshja seksuale është aftësia e të komunikuarit dhe përcjelljes së emocioneve. Për disa është dhunti e lindur kurse për të tjerë është diçka që duhet pasuruar çdo ditë. Ja teknikat si ta fitosh atë Një pozicion magjik, që vetëm pak njerëz kanë fatin ta provojnë? Disa vjet më parë, duke luajtur me fuqinë e hormoneve të famshëm të dëshirës seksuale. Mbi të gjitha duhet të vëmë në përdorim të 5 shqisat tona. Erotike mund të jetë muzikaliteti i zërit, erotike mund të jetë një dorë e bukur e kuruar që të dhuron kënaqësi të pafundme kur të përkëdhel, po ashtu buzët, gjuha dhe organet seksuale.

Efektet qetësuese

Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës. Një jetë e kënaqshme seksuale të çliron nga streset, ka efekte qetësuese, është element i rëndësishëm në marrëdhëniet e çiftit dhe harmoninë familjare. Ndërkaq, aftësia seksuale varet nga denduria e raporteve. Në bazë të statistikave, del që në periudhën e jetës aktive seksuale (deri në 40 vjeç), i aftë seksualisht quhet ai person që realizon minimalisht 2 akte seksuale në javë. Nëse denduria e raporteve është më e paktë, do të thotë se këtu ka një problem. Meqenëse faktori moshë është përcaktues në jetën seksuale, ne themi që vendi ynë, duke pasur një popullsi me moshë të re, ka jetë aktive seksuale. Përgjithësisht, aktiviteti seksual pushon mbi moshën 70-vjeçare. Sipas statistikave, meshkujt 70- vjeç në 62% të rasteve e kanë të pamundur aktin seksual.

Bashkëjetesë përpara martesës?!

Vitet e fundit po shtohet gjithnjë e më shumë numri i të rinjve dhe jo vetëm ata, të cilët preferojnë të bashkëjetojnë përpara se të martohen. Pjesa më e madhe e tyre bëhen më të pasigurt drejt kësaj të fundit, ndërkohë që shumë çifte të tjera që nuk e kanë provuar bashkëjetesën janë ende në dilemë nëse duhet ta zgjedhin apo jo atë. Ja se çfarë tregojnë disa studime të huaja…
Tendenca




Të bashkëjetosh, apo jo përpara martesës? Kjo është çështja! Kohët moderne kanë bërë që shumë çifte përpara se të lidhin jetët e tyre e të martohen, fillimisht të bashkëjetojnë: ata duan të sigurohen përpara se të firmosin në bashki apo të betohen përpara Zotit! Por a është me të vërtetë prova e bashkëjetesës sekreti i një martese jetëgjatë? Në Itali, sikundër edhe në vendin tonë, martesa vazhdon të jetë një institucion, pavarësisht ligjit të divorcit. Por bashkëjetesa është duke u bërë gjithnjë e më shumë një prelud i unazës së martesës: tashmë ajo është kthyer si një lloj testi paramartesor që çiftet po i nënshtrohen edhe më tepër. Me pak fjalë, bashkëjetesës po i shkon përshtat thënia: të provosh për të besuar në bashkimin e përjetshëm. Por kujdes! Sipas një studimi amerikan, bashkëjetesa përpara martesës mund të jetë e padobishme, madje e dëmshme për çiftin. Në këtë përfundim ka arritur edhe Qendra Kombëtare për Statistikat e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Anketës Kombëtare të Rritjes Ekonomike Familjare: martesa e çifteve të cilët kanë bashkëjetuar ka zgjatur më pak se 6 për qind në 10 vitet e para. Studimi ka zbuluar edhe se numri i grave mbi moshën 30 vjeç që bashkëjetojnë ka shkuar në rreth 61 për qind, i cili është dyfishuar në këto 15 vitet e fundit. Por rezultatet më befasuese të këtij studimi janë:
-Gjysma e çifteve që bashkëjetojnë martohen brenda tre vjetëve; –Nëse të dy partnerët janë të diplomuar ata do të martohen dhe martesa e tyre do të zgjasë të paktën 10 vjet;
-Kush martohet pas moshës 26 vjeç, do të bëhet me një fëmijë 8 muaj pas martesës dhe në të shumtat e rasteve martesa ka gjasa të zgjasë më shumë se 10 vjet;
-Rreth 62 për qind e grave rreth moshës 25 deri në 44 vjeç janë martuar, ndërsa 1.8 për qind bashkëjetojnë. Ndërsa për burrat shifrat janë respektivisht 59 dhe 10 për qind;
-Një në pesë martesa dështon brenda pesë vjetëve dhe një nga tre zgjat më pak se 10 vjet.
Pra, ne mund të konkludojmë se bashkëjetesa nuk do të ndihmojë për të “çimentuar” një marrëdhënie që, në çdo rast ajo mund të jetë e rrezikuar për të përfunduar, me ose pa ceremoni fetare apo civile. Në fillim të këtij shekulli, të jetoje në çift pa u martuar, ishte një mënyrë për të treguar që mund t’ia dilje mbanë edhe pa kishën, po sot kjo tendencë duket se është diktuar nga shoqëria në të cilën mungojnë pikat e referimit për të hedhur themelet e një jete në çift: puna, paratë, asistenca sociale e familjeve. Pra, problemi i bashkëjetesës është kompleks dhe nuk përfshin vetëm besimet dhe pritshmëritë e çiftit, por edhe problemet specifike.
Problem kryesor: kostot e martesës.
Historia e “dy zemrave nën një kasolle” pothuaj nuk ekziston më, në qoftë se kostos së qirasë i duhet shtuar edhe kostoja absurde e kontratës së “martesës së shenjtë”. Edhe ata më tradicionalët janë të destinuar të kapitullojnë përballë kontratave afatshkurtra të punësimit dhe gjithçkaje tjetër, nga frika e kontraktimit me një “kontratë jete”. Të rinjtë sot po zgjedhin një marrëdhënie projektuese, apo një bashkëjetesë, e cila reflekton mënyrën se si ata e shohin çdo ditë jetën, një vizion afatshkurtër, i diktuar shpesh nga situata të pasigurta pune.
Por cilat janë rregullat që një bashkëjetesë të jetë një supozim i mirë i martesës? Mbi të gjitha respekti për partnerin, për hapësirat dhe nevojat e tij. Të jetosh bashkë do të thotë të jesh mirë në çift. Padyshim që në bashkëjetesë vlejnë të njëjtat rregulla si në martesë, besimi dhe respekti reciprok. Imagjinojeni se çfarë do të ndodhte nëse pas dy vjetësh bashkëjetesë, dashuria juaj t’ju thoshte: “unë nuk besoj në martesë”, ndërkohë që ju ëndërronit fustanin e bardhë! Edhe bashkëjetesa, ashtu si dhe martesa, mund të “bjerë” në rrjetën e rutinës. Pra edhe pa unazën e martesës në gisht, fjalëkalimi është imagjinata dhe rinovimi i vazhdueshëm i çiftit. Dashuria duhet të jetë një “pushtim” i vazhdueshëm, sidomos në qoftë se mungon firma në një kontratë martese.

Gjashtë këshilla për të gjetur shpirtin binjak

Mësoni artin e të rënit në dashuri, sekretet e tij dhe joshja
Nga ekspertët e filozofisë orientale vijnë edhe gjashtë këshilla për të gjetur rrugën e duhur në kërkim të shpirtit binjak. Në përfundim të ditës keni menduar ndonjëherë për mënyrën se si zhvisheni? Se si i vendosni këpucët apo rrobat? Sipas principeve të filozofisë orientale Zen çdo gjë lidhet me mënyrën e thjesht se si silleni çdo çast të ditës, këto gjëra reflektojnë mbi veten tonë. Jeni të lodhur nga situata jote prej beqari apo nuk doni më të përballoni të njëjtat çështje të jetës suaj sentimentale? Ndoshta është koha të mësoni artin e të rënit në dashuri dhe sekretet e tij.


1. Keni parë me vëmendje rreth vetes

Është i njohur fakti se pjesën më të madhe të ditës harxhojnë kohën duke kërkuar personin e zemrës kudo. Vështroni përreth dhe personat që të qëndrojnë afër në jetën e përditshme. Një shok, një koleg mund të jetë një nga adhuruesit e tu dhe ti e ke përjashtuar nga të qenit partner. Duhet t’i shihni gjërat me një këndvështrim tjetër dhe të dashurin mund ta gjeni shumë afër vetes.

2. Në dashuri duhet të jeni vetvetja

Shumë persona ankohen se nuk i do njeri. Arsyeja është e thjeshtë, janë të zëna duke recituar një rol, aq sa të tjerët nuk arrijnë t’i njohin në të vërtetë. Duhet të jeni të lirshëm dhe vetvetja në marrëdhënien që doni të nisni. Pos merrni një rol që nuk është juaji. Lëreni veten të lirshme pasi autenticiteti ju bën të çmuar.

3. Partnerin lëreni të jetë “beqar”

Një nga pengesat kryesore në dashuri është tendenca për të “mbajtur” partnerin. Partnerët prangosen me njëri-tjetrin duke mos e lënë dashurinë e tyre të rritet lirshëm dhe natyrshëm. Nëse dikur bëhet pjesë e jetës tënde, jepi hapësirë dhe lëre të lirë. Duhet të jeni të lumtur për çdo gjë që të dhuron, edhe nëse është pak. Nëse preferon të dalë për një kohë jashtë skene jepi mundësinë ta bëjë, pa qenë shumë posesiv.

4. Eliminoni mendjen

Ka njerëz që mendojnë se dashuria është e pamundur të kënaqë të gjitha aspektet. E keni pyetur veten se cilat janë “gjërat e duhura” për dashurinë. Bëni një listë të tillë dhe, pasi ta lexoni do të vëreni se jeni kthyer në një njeri që vetëm kërkon të marrë. Ndaj mundohuni ta lëshoni veten. Të paktën një ditë provoni të hiqni dorë nga kërkesat e tua dhe shikoni se sa mirë

jeni pa to. Duke vepruar në të njëjtën mënyrë për disa ditë me radhë do të vini re se gjërat që i keni konsideruar si shumë të rëndësishme nuk janë aspak ashtu dhe se mund të jetoni shumë mirë pa të. Kështu do t’i jepni më shumë hapësirë vetes dhe partnerit tuaj, pa qenë shumë tendencioz.

5. Zbulo zemërgjerësinë tënde

Të japësh dhe të marrësh është një pikë e fortë e çdo lidhjeje. Kur bie në dashuri, kjo nuk është aspak problem. Jemi të lumtur kur dhurojmë spontanisht dhe çdo gjë. Mundohuni t’i dhuroni diçka që ta ndryshojë rrjedhën e ditës suaj të zakonshme, për ta kthyer atë në një ditë të veçantë. Përdorni fantazinë tuaj për të bërë çdo ditë unike dhe të vetme. Edhe nëse nuk merrni ndonjë gjë në shkëmbim. Do të ndjeheni të lumtur qoftë edhe nëse merrni një buzëqeshje apo një puthje të ngrohtë si shkëmbim të dhuratës suaj. Por ju duhet të jeni të ndërgjegjësuar se, kur jepni

diçka të mos merrni asgjë në këmbim, qoftë edhe buzëqeshjen apo një faleminderit. Jepni thjesht për kënaqësi, pa kërkuar gjë në këmbim.

6. Mëso të jesh shoqe

Shumë gra ankohen se janë vetëm, edhe kur kanë në krah një partner. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë se nuk janë shoqe të vetes së tyre. Kushtojini kohë vëzhgimit të vetes tënde. Prano gjithçka të personalitetit tënd dhe mos e gjyko më veten. Mundohu të shohësh çfarë ndodh brenda teje. Duke mos qenë të rreptë me veten, arrijmë të kuptojmë se të tjerët të duan për faktin e thjeshtë se si jeni realisht. Duke vlerësuar veten, do të arrini të vlerësoni edhe të tjerët.
Si të harmonizojmë jetën seksuale?

Nuk ka asnjë dyshim që ndryshimet në sjelljen seksuale të burrit dhe gruas kanë një ndikim shumë të madh në marrëdhëniet intime të çiftit, dhe shpesh janë shkaku kryesor i disharmonisë mes tyre.

Ndryshe, kjo gjendje apo sjellje njihet edhe me sintetizimin e pozicionit seksual mashkullor dhe femëror se “dashuria e burrit kalon nga ndjenjat fizike në atë shpirtërore dhe për femrën nga ajo shpirtërore në atë fizike”. E thënë pak më thjeshtë, burri më parë dashuron dhe më pas ndërton një botë ideale mbi këtë dashuri, ndërsa gruaja më parë duhet fituar dhe bindur në sferën e saj emotive dhe racionale, që më pas të arrish dashurinë fizike si një rezultat i botës së saj psikike. Të burri, akti seksual është më shumë i lidhur ngushtë me stimulin erotik, ndërsa te gratë përfshin edhe mendjen, ndjenjat dhe motive të tjera racionale. Të gratë ajo lidhet me dëshirën për të kënaqur partnerin dhe për t’i shprehur dashurinë e tyre. Gruaja normalisht e arrin orgazmën pas, fillimit të asaj të mashkullit, por ka raste që nuk e arrin. Ndërkohë që të shumta janë ndryshimet e sjelljes seksuale të meshkujve dhe femrave.

Por nga se vijnë këto ndryshime? Gjithçka lidhet me strukturën e ndryshme fizike të të dy partnerëve. Testosteroni është faktori që kushtëzon sjelljen erotike te mashkulli, por ende nuk është

zbuluar se si ai ndikon në sistemin nervor. Ndërsa efekti erotik i hormoneve femërore në sistemin nervor është shumë i vogël, megjithëse është verifikuar se niveli i erotizmit është më i lartë në disa periudha të caktuara të përqendrimit të hormoneve në gjak. Ndaj një nga këshillat më të mira për jetën seksuale është harmonizimi i këtyre aktiviteteve, atë përshpejtues te meshkujt dhe ngadalësues të femrat. Partnerët që deri më sot janë ankuar për një veçanti që po u ndodh gjithnjë edhe më shumë, duke mos arritur të kulmin e kënaqësisë, duket të kuptojnë se është diçka që u ndodh të gjithëve dhe është normale, pasi lidhet me ndryshimet strukturore dhe fiziologjike të partnerëve. Kalimi i kësaj vështirësie është e detyrë e mashkullit, që ka mundësi, sigurisht, brenda disa kufizimeve, të ngadalësojë impulset e tij seksuale. Meshkujt duhet të kenë gjithnjë parasysh se dëshira te gratë duhet të provokohet, përmes një ambienti të ngrohtë, ledhatimeve dhe dashurie. Por sigurisht që, edhe gruaja duhet të jetë e gatshme për të kaluar këtë pengesë. Gjetja e harmonisë nuk mund të realizohet vetëm nga një partner, por falë dëshirës së mirë nga të dy partnerët.

Përse shohim ëndrra erotike?

Gjithçka i detyrohet asaj që ëndërrojmë dhe projektojmë në mendje, por që nuk mund ta arrijmë dot

Sipas ekspertëve, ato mund të stimulojnë eksitimin pas rënies së dëshirës seksuale nga stresi, ose nga përsëritja e vazhdueshme e raporteve



Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit edhe pse jo gjithmonë priten me "kënaqësi" nga ana e atyre që asistojnë në këto gjendje shpirtërore speciale. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi. Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një forcë me origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme. Në shumë ëndrra Frojdi arrin të gjejë simbole domethënëse seksuale. Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si për të çlodhur muskulaturën, ashtu dhe për ndaluar personin që ëndërron të lëvizë në një mënyrë të tillë sa të "përfaqësojë" atë që po ëndërron në realitet, me rrezikun për t\‘i bërë keq vetvetes dhe të tjerëve. Me pak fjalë, është një lloj "paralize" që lë tërësisht në gjendje aktive zonën gjenitale, shpesh duke u dhënë shtysë edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastësisht flitet edhe për "ëndrra të lagura", pasi shumë persona, duke parë ëndrra erotike dhe duke i përjetuar thellë ato, mund të arrijnë në orgazëm. Shumë shpesh ëndrrat erotike ndodhin atëherë kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i dhënë kështu një efekt kompesues "mungesës" në jetën reale. Gjithashtu, këto ëndrra mund të përfaqësojë një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme. Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe treguese e dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave. Në ëndrrat erotike raporti seksual ndodh me një person të njohur, me të cilin nuk ke shumë lidhje: një fqinj, një i njohur, një i afërm, ose ndonjë mik. Në këtë rast, "aktorët" mund të përfaqësojnë elementë të personalitetit të personit që ëndërrojnë. Në fakt, vetëm teoritë psikoanalitike mund të na ndihmojë për të zbuluar personalitetin kompleks të subjektit, përmes interpretimit që personi bën mes përmbajtjes së ëndrrës dhe jetës së tij reale. Natyrisht, nuk është e mundur të përgjithësosh domethënien e ëndrrave me përmbajtje erotike. Për shembull, një person që ëndërron raporte erotike orale, thjesht mund të shprehë dëshirën për të qenë i lirë nga kushtëzimet e tij, ndërsa ëndrrat homoseksuale mund të përfaqësojnë një impuls ose një dëshirë që nuk është "dërguar" akoma në ndërgjegje.

Ëndrra... ndryshe


Si ëndërr erotike mund të quhet ëndërrimi për të pasur një raport me "drita të kuqe" me një person të të njëjtit seks. Është natyrale që të pyesësh veten se çfarë domethënie mund të ketë diçka e tillë. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin. Mos mendoni kurrë se jeni bërë homoseksual papritur. Kështu, nëse një grua ëndërron sikur bën dashuri me një grua tjetër, kjo mund të shpjegohet se ka thjesht nevojë për një burrë të sigurt që të njohë mendjen dhe trupin e saj, pikërisht ashtu siç e bën vetëm një grua.

Fantazitë erotike

Por, përveç ëndrrave, janë edhe fantazitë erotike ato që bëhen në gjendje gjysmë të pandërgjegjshme gjatë një akti seksual. Kërkimet kanë treguar se personat që kanë një imagjinatë erotike shumë të pasur, kanë lidhje të lumtura dhe që zgjasin shumë. Në fakt, kjo i detyrohet faktit se mendja në këtë mënyrë arrin të eksplorojë ato territore që nuk dëshiron t\‘ia bëjë të njohura trupit. Megjithatë, sipas ekspertëve, kultivimi i fantazive erotike mund të jetë një ndihmë e madhe për të gjetur ose rritur eksitimin, kur ka një rënie të dëshirës seksuale nga stresi ose nga përsëritja e vazhdueshme e raporteve. Megjithatë, ndarja e fantazive erotike me partnerin nuk është gjithmonë një ide e mirë. Fantazitë në fakt janë shumë personale dhe nëse tregohen rrezikohet të provokohet irritim dhe reagime negative nga ana e partnerit. Ndaj është shumë e rëndësishme të jesh shumë i kujdesshëm para se t\‘u tregosh të tjerëve përmbajtjen e fantazive të tua. Kërkimet e shumta seksologjike mbi këtë argument, në fakt kanë arritur të zbulojnë përmbajtjen e fantazive erotike si për gratë, ashtu edhe për burrat. Kështu, në ëndrrat erotike të burrave, më shpesh mbizotërojnë: të bëjnë seks me partneren e tyre, seks oral, të bëjnë seks me më shumë se një grua, të jenë dominues, të shohin personat e tjerë që bëjnë dashuri dhe të provojnë pozicione të reja seksuale. Ndërsa gratë ëndërrojnë të bëjnë dashuri me parterin e tyre, të bëjnë dashuri me një partner tjetër, të bëjnë diçka të ndaluar, të kujtojnë marrëdhëniet e kaluara që kanë pasur, të ndihen të parezistueshme dhe të provojnë pozicione të reja seksuale. Megjithatë, po sipas kërkimeve, është parë se imagjinatat erotike të meshkujve në përgjithësi janë më agresive se ato të femrave. Kështu, për burrat gruaja më e dëshiruar seksualisht është ajo që kënaqet vetëm me praninë e tij, ndërsa për gratë burri i ëndrrave është ai që e dëshiron në mënyrë të fuqishme. Ndaj, është provuar se për këtë arsye burrat eksitohen duke parë imazhe joreale pornografike, ndërsa gratë mund të kënaqen edhe duke lexuar ose parë histori dashurie.





Ja disa shembuj të ëndrrave erotike të bëra nga gratë dhe në ç\‘mënyrë duhen interpretuar



Të bësh dashuri me një të panjohur

Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh



Të shkosh me të dashurin e shoqes së ngushtë

Përmes tregimeve pozitive të mikeshës tënde, ke projektuar shumë energji pozitive mbi këtë person. Duke menduar se është shumë i zoti, të intrigon dëshira për të bërë dashuri me të (në ëndërr).


Të bësh seks në një vend publik

Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë


Të bësh dashuri me shefin

Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm

A janë shqiptarët një popull me jetë seksuale intensive?

Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës. Seksi çliron streset, ka efekte qetësuese, është element i rëndësishëm në marrëdhëniet e çiftit dhe harmoninë familjare. Ndërkaq, aftësia seksuale varet nga denduria e raporteve. Në bazë të statistikave, del që në periudhën e jetës aktive seksuale (deri në 40 vjeç), i aftë seksualisht quhet ai person që realizon minimalisht 2 akte seksuale në javë. Nëse denduria e raporteve është më e paktë, do të thotë se këtu ka një problem. Meqenëse faktori moshë është përcaktues në jetën seksuale, ne themi që vendi ynë, duke pasur një popullsi me moshë të re, ka jetë aktive seksuale.

Lidhjet e aftësisë seksuale me

tiparet gjenealogjike të një kombi

Shumë studiues e lidhin seksin me regjimin e jetës, faktorët socialë, ushqyerjen, por edhe më faktorë të tjerë natyrorë. Ndonëse ka përpjekje për të vendosur korrelacione mes llojeve të ushqimeve dhe potencës seksuale, deri tani këto gjëra mbeten të paprovuara. Për shembull, në popull është i përhapur mendimi se po të hash mjaltë dhe arra, rritet potenca seksuale, por kjo nuk ka baza. Nuk është e provuar se ushqimet me shumë kalori shtojnë dëshirën seksuale. Popullsia e fshatit para viteve ’90 kishte ushqim me kalori të ulët, por njëherësh kishte edhe jetë aktive seksuale. Më tepër në stimulimin e dëshirave ndikojnë elementë të kulturës si moda, filmat, sjelljet e lirshme. Realisht, shoqëria shqiptare pas ’90-ës është kthyer në një shoqëri seksuale.

Ecuria e jetës seksuale në stade të ndryshme të jetës

Jeta seksuale fillon një rënie graduale pas moshës 40 vjeç, e cila ka një kurbë relative sipas karakteristikave individuale. Përgjithësisht, aktiviteti seksual pushon mbi moshën 70-vjeçare. Sipas statistikave, meshkujt 70- vjeç në 62% të rasteve e kanë të pamundur aktin seksual.

Aktiviteti intensiv seksual te meshkujt

Meshkujt kanë aktivitet intensiv seksual të hershëm në adoleshencë dhe në rininë e parë, dhe kjo nuk konsumohet as në vitet e martesës. Njerëzit që bëjnë jetë aktive seksuale në moshë të re, vazhdojnë të ruajnë relativisht aftësinë edhe në moshë të thyer. Një 50-vjeçar me 20 vjet martesë mund të ruajë një denduri raportesh edhe 3-4 herë në javë.

Mosha  kur rekomandohet të fillojë jeta seksuale

Akti i parë seksual te femrat duhet të fillojë jo më parë se mosha 18 vjeç dhe te meshkujt 22 vjeç, pasi ai është i lidhur edhe me pjekurinë psikike. Nëse djali e fillon herët jetën seksuale, e përjeton atë shumë fuqishëm dhe i keqinterpreton momentet, nuk vlerëson gjendjen dhe rreziqet, madje mund të kalojë edhe në dhunë seksuale. Grupmosha e djemve adoleshentë është ajo që bën krime seksuale. Në këtë moshë nuk ka filluar të piqet mirë personaliteti seksual. Meqenëse është një moment delikat kur fillojnë të instalohen sjelljet seksuale, është mosha e rrezikut kur djemtë mund të behën transvestitë, gay, sadistë etj.

Infeksionet seksuale, rrezik për sterilitet, si dallohen




Por, disa infeksione mund të transmetohen edhe në mënyra të tjera siç është kontakti lëkurë me lëkurë, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me dikë që ka plagë të dukshme ose puçrra gjenitale apo nëpërmjet puthjes

Për këtë arsye shumë vende rekomandojnë bërjen e analizave për të gjitha femrat seksualisht aktive mbi 25 vjeç. Ju mund të merrni një infeksion seksualisht të transmetueshëm nëpërmjet kontaktit seksual dikë që është i infektuar. Por, disa infeksione mund të transmetohen edhe në mënyra të tjera siç është kontakti lëkurë me lëkurë, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me dikë që ka plagë të dukshme ose puçrra gjenitale apo nëpërmjet puthjes. Përderisa shumë infeksione seksualisht të transmetueshme nuk kanë shenja të dukshme, ju nuk mund ta kuptoni që një person është i infektuar. Madje, disa njerëz mund të kenë një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe nuk e dinë ata edhe vetë, mbasi nuk kanë shenja për muaj dhe vite me radhë. Klamidia është shpesh pa shenja, duke mbetur për vite të tëra pa u mjekuar. Për këtë arsye shumë vende rekomandojnë bërjen e analizave për të gjitha femrat seksualisht aktive mbi 25 vjeç.

Si kuptohet që keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm?

Ju mund të mos jeni në gjendje të kuptoni nëse keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Shumë prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme nuk kanë shenja dalluese ose kanë shenja të lehta që nuk mund ti vini re. Shpesh shfaqja e shenjave bëhet me vonesë, atëherë kur infeksioni ka përparuar. Për këtë arsye këshillohet të kryhet një analizë sa herë që ju mendoni se keni qenë në rrezik për të marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Shenjat e kësaj sëmundje janë?

Mjaft infeksione seksualisht të transmetueshme janë pa shenja dalluese, por nëse shfaqen shenjat, ato janë të ndryshme për infeksione seksualisht të transmetueshme të ndryshme. Ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie dhe deri tek shenja që tregojnë një problem serioz. Shenjat më të shpeshta që duhet t’u tërheqin vëmendjen se mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Pasojat që sjellin ISTT-të?

Pasojat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave dhe të grave. Tek meshkujt, ato shkaktojnë infeksion të fshikës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim. Tek gratë infeksione të fshikës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj. Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit.

Në rast të infektimit, çfarë duhet bërë?

Nëse ju jeni të shqetësuar për praninë e ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm apo nëse dikush që ju keni pasur marrëdhënie seksuale ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, gjëja më e mirë është të bëni një analizë dhe të shkoni tek mjeku për këshilla dhe trajtim. Nëse kapen herët shumë infeksione seksualisht të transmetueshme mjekohen lehtë. Ngurrimi për të shkuar tek mjeku do të bëj që sëmundja të avancojë dhe të shkaktoj probleme serioze në shëndet. Nëse bën një analizë për infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të kapet e mjekohet në kohë një infeksion seksualisht i transmetueshëm i fshehur.

Vizita mjekësore, përse shërben?

Mjeku mund tu kërkojë të bëni një analizë të sekrecioneve gjenitale, një analizë urine, ndonjëherë dhe një analizë gjaku. Mjeku gjithashtu mund t’ju pyesë nëse dëshironi të bëni një test për HIV. Asnjë prej këtyre testeve nuk është i dhimbshëm. Vajtja tek mjeku do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Për disa analiza rezultati mund të merret menjëherë për disa të tjera duhen disa ditë ose më tepër. Ndërsa prisni për përgjigjen e analizës ju nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Nëse ju mendoni se ia keni transmetuar infeksionin partnerit, duhet t’ia thoni në mënyrë që të bëjë edhe ai/ajo një test. Jini të çiltër e të ndershëm me të. Në disa shtete konsiderohet kriminale të mos ta bësh këtë.

Mjekimi i duhur për infeksionet?

Ekzistojnë gjithashtu edhe klinika private të cilat ofrojnë këtë shërbim. Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të mjekohen, por jo të gjitha janë të shërueshme. Ato të shkaktuara nga bakteret si klamidia, gonorrea, dhe sifilizi mund të kurohen, të tjera të shkaktuara nga viruset si herpesi, si mjekohen Infeksionet Seksualisht të transmetueshme? hepatiti B, HIV etj. janë të pashërueshme. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshme, mjeku do t’ju japë mjekim dhe ju duhet të ndiqni me kujdes këshillat e tij. Mjekimi bëhet vetëm nga mjeku.


Studimi: Italianet janë femrat më të zjarrta në Evropë

Italianet janë të parat në klasë në “lëndën” e seksit





Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Evropë, siç tregon një studim i kryer nga instituti holandez “Skim AnaAnalytical” dhe nga ndërmarrja komisionare farmaceutike “Schering”, rreth zakoneve seksuale të femrave evropiane. Plot 59 për qind e grave italiane kryejnë raporte seksuale të paktën një herë në javë, kundër 38 për qind të austriakeve, të cilat kanë më pak aktivitet nën “çarçaf”.

Olimpiada e seksit

Që italianet ishin të nxehta, shumë të nxehta, madje të zjarrta, mes të tjerash, ishte treguar shumë kohë më parë në të përmuajshmen “Esquire”, në të cilën bëhej një klasifikim i pazakontë i “Olimpiadës së seksit”. Pyetjes për të zgjedhur mes një raporti seksual dhe një përqafimi të ngrohtë, 83 për qind e italianeve që iu përgjigjën sondazhit kishin treguar se preferonin më mirë të kishin një raport të zjarrtë seksual, duke u shkëputur ndjeshëm nga spanjollet me 76 për qind, brazilianet me 72 për qind, gjermanet 69 për qind, anglezet 68 për qind dhe në fund, amerikanet me 63 për qind. Kështu, edhe pse Italia nuk është vendi i të famshmit “Sex and the city” (Seksi dhe qyteti), femrat italiane meritojnë medaljen e artë mes të “eturave për seks”. Në vend të dytë, sipas studimit holandez, të cituara në të përditshmen gjermane “Die Welt”, renditen gratë e Republikës Çeke (57%). Ndërsa në vend të tretë pozicionohen gjermanet, ku 46 për qind e grave kanë raporte të vazhdueshme seksuale gjatë gjithë javës. Shtetaset e zonjës Merkel, që e kanë moshën mesatare të raportit të parë seksual 16,7 vjeç, nuk duken shumë të informuara ose të interesuara për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe vetëm një në pesë gra përdor kontraceptiv. Vendi i fundit u takon austriakeve: vetëm 38 për qind e tyre kanë një ose më shumë raporte seksuale në javë. Megjithatë, domethënia e këtyre rezultateve, sipas ekspertëve, është shumë më komplekse nga sa mund të mendohet. “Të etura për seks” në fakt, për studiuesit nuk është përkufizimi i saktë. Bëhet fjalë pak a shumë për garë, që më në fund kanë mësuar që seksi dhe përkëdheljet janë njëlloj të rëndësishme, ndaj asnjëra nuk mund të përjashtojë tjetrën. Me pak fjalë, gra të emancipuara dhe më të “lira” në të bërit seks. “Olimpiadat” e “Esquire” kishin marrë shembull konkret se si gratë në përgjithësi tani e kanë ndryshuar konceptin për virgjërinë dhe preferojnë ta humbasin shpejt atë. Mosha mesatare në të cilën humbet virgjëria është 16 vjeç për amerikanet, anglezet, australianet dhe suedezet. Ndërsa presin moshën 17-vjeçare për t’u bërë “gra” italianet, spanjollet, filipinaset dhe ruset. Kështu, edhe pse më të zjarrtat në seks, italianet preferojnë ta nisin këtë aktivitet më vonë se shoqet e tyre.

Bukuria e personit

Në sondazhin e bërë nga “Esquire”, në fakt kërkohej të vendosej me një shkallë vlerësimi nga njëshi te dhjeta se sa rëndësi ka për to bukuria e personit me të cilin zgjedhin të ndajnë shtratin. Kështu, italianet u renditën të dytat pas izraeliteve. Ndërsa të fundit në listë ishin femrat polake dhe ato indoneziane. Por nëse femrat italiane djegin nga dëshira për të bërë seks, mos u shqetësoni, meshkujt janë më monogamët në Evropë, i mbajnë shumë premtimet dhe arrijnë t’i kënaqin në çdo aspekt bashkëshortet, ose shoqet e tyre. Për pyetjen se “me sa burra keni shkuar në shtrat”, medaljen e artë e kanë marrë brazilianet, ruset dhe izraelitet, me një mesatare prej dhjetë partnerësh, para amerikaneve që kanë pasur rreth nëntë shokë “poshtë” çarçafëve dhe spanjolleve, me tetë burra në të kaluarën e tyre. Të fundit në listë kanë qenë italianet dhe polaket, vetëm me pesë burra. Ndërsa për sa u përket raporteve homoseksuale, italianet janë të fundit në një klasifikim të dominuar nga amerikanet (ku 26 për qind ka pasur raport tresh), ndërsa 43 për qind e femrave australianeve pranonin se kanë pasur raporte lezbike. Në fund, një tjetër fakt interesant: italianet nuk janë të interesuara për pornografinë dhe së bashku me filipinaset janë të vetmet që nuk kanë një vibrator. Në këtë fushë, më të “shkatërruarat” janë amerikanet dhe anglezet, që gjenden në krye të “hit-parade”-it me 46 dhe 45 për qind. Sondazhi tregon gjithashtu se pjesa më e madhe e italianeve pëlqejnë burrat leshtorë dhe të gjitha “vdesin” për frazën “ke sy shumë të bukur”. Por jo vetëm kaq. Femrat italiane janë më të shëndetshmet dhe më të bukurat në Evropë. Pas “përqindjes së inteligjencës” vjen edhe “përqindja e mirëqenies” dhe ato që janë në krye janë gratë italiane, të ndjekura më pas nga francezet dhe spanjollet. Italianet i dedikojnë çdo ditë gjysmë ore më shumë kujdesit për veten, se shoqet e tyre angleze dhe gjermane; kanë lëkurën më të shëndetshme, flokët që shndrijnë më shumë dhe në mënyrën e ushqyerjes së përditshme nuk kanë asnjë konkurrent. Klasifikimi ka dalë nga një studim i bërë nga shoqëria shumëkombëshe “Calypso”, duke përfshirë në studim 1000 gra nga 10 vende të ndryshme evropiane dhe me moshë nga 25 në 45 vjeç. Për sa i përket mirëqenies, “top ten”-i kryesohet nga italianet, të dytat francezet, të tretat spanjollet, të katërtat austriaket dhe të pestat gjermanet. Vazhdojnë renditjen më pas anglezet, suedezet, ruset, zviceranet dhe danezet. Matja e kësaj përqindjeje u përbë nga faktorë të ndryshëm, në gjendje për të vlerësuar kujdesin që gratë tregojnë për sa i përket trupit të tyre dhe në veçanti, lëkurës, duarve dhe flokëve. Për sa i përket lëkurës, si ajo e fytyrës, edhe lëkura e trupit te gratë italiane rezultoi e shëndetshme dhe e shndritshme në më shumë se 65 për qind të rasteve; duar të bukura dhe të buta në plot 76 për qind dhe flokë të dendur dhe të shndritshëm plot 80 për qind. Në të gjitha këto aspekte, femrat italiane janë pozicionuar në vendin e parë. Një tjetër parametër i rëndësishëm për të vlerësuar mirëqenien është edhe trupi në përgjithësi. Më shumë për tonifikimin, butësinë dhe atletizmin sesa për bukurinë dhe rrumbullakësinë e tij. Italianet arritën të merrnin plot 66 pikë në këtë klasifikim, kundrejt 74 të francezeve dhe 69 të spanjolleve. Gjithashtu, u vlerësua edhe koha të cilës gratë i dedikonin çdo ditë kujdesit të vetveten, ku përfshiheshin edhe zakonet e tyre për trajtimet e ndryshme që bënin. Edhe këtu italianet janë sërish në vend të parë. 66 për qind e tyre i kushton një rëndësi të madhe mirëqenies çdo ditë, kundrejt francezeve me 65 për qind, gjermaneve me 49 për qind, suedezeve me 44 për qind, spanjolleve 40 për qind, dhe në fund renditen anglezet me 31 për qind. Sipas studimit, femrat italiane i kushtojnë mirëqenies së tyre mesatarisht 40 deri në 50 minuta çdo ditë, kundrejt 45 minutave të francezeve, 35 të spanjolleve dhe holandezeve, 33 të austriakeve, 28 të gjermaneve, 25 të ruseve dhe vetëm 14 minutave të anglezeve. Faktorë të tjerë determinantë për mirëqenien, fitues nga gratë italiane, ishin edhe stili i jetesës dhe zakonet e të ushqyerit. Nga rezultati doli se italianet i kushtojnë shumë rëndësi gjumit, mundohen të mos rrinë jashtë deri vonë, madje edhe në netët e gjata të verës, u pëlqen të ecin, të merren me sport, por jo të jenë të fiksuara pas tij, të mos pinë alkool, duhan dhe të hanë ushqime të freskëta dhe të shëndetshme si verë, peshk, zarzavate dhe shumë fruta. Në të gjitha këto fusha, italianet gjenden sipër grave anglosaksone dhe skandinave, që në fakt duket se preferojnë më shumë nga ç’duhet pijet alkoolike dhe ushqimet e konservuara. Ndërsa francezet janë shumë dembele për sa u përket aktiviteteve sportive, spanjollet preferojnë një stil të çrregullt jetese, duke ndenjur jashtë dhe duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit, thuajse çdo fundjavë.

Shkaqet e impotencës te meshkujt dhe përdorimi i viagrës

Instinkti për të kryer marrëdhënie seksuale është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër. Instinktet tona na nxisim të gjithëve të kryejmë marrëdhënieve seksuale, por shpesh hasen probleme. Në derën e seksologut trokasin burra të rinj e të vjetër, të shoqëruar ose jo me partneret. Problemet e tyre janë të ndryshme: paaftësi për të kryer aktin seksual, pamundësi për të patur fëmijë apo shqetësime nga sëmundjet seksuale. Por një gjë është e përbashkët: Cilido qoftë motivi i vizitës, vizita te andrologu e një burri është shumëfish më e vështirë se vizita e një gruaje te gjinekologu. Shpesh kjo vizitë mjaftohet me një bisedë të vështirë, së cilës mjeku përpiqet t’i gjejë “çelësin” e lehtësimit. Ndoshta është kjo arsyeja që në Shqipëri nuk ka mjeke androloge, pasi në këtë rast, pacientët do të ishin edhe më ngurues. Por sidoqoftë, është rritur disi ndërgjegjësimi se edhe për problemet e jetës seksuale me mjekun mund të flitet. Për këtë kanë ndikuar edhe mediat e sidomos gazetat dhe revistat. Për gjithçka mund të flitet, veçse duhet gjetur mënyra për të folur, duke shmangur vulgaritetin e duke mbetur te problemi mjekësor që është tepër njerëzor.

Shkaktarët e impotencës te meshkujt

Shkaqet e impotencës te meshkujt grupohen në psikologjike dhe organike. Shkaktarët psikologjikë kur shfaqen te moshat e reja kemi të bëjmë me ato momente kur mashkulli është i paaftë për të pasur ereksion dhe për të realizuar penetrimin. Kur mosrealizimi i aktit seksual përsëritet, fillon të shfaqet frika dhe kjo gjendje mund të shkojë me vite. Ndërsa shkaqet organike janë ato kur janë prishur hallkat e një mekanizmi fiziologjik përgjegjës për aktin seksual. Kjo gjendje haset më shpesh te mosha të mëdha të shoqëruara me sëmundje si diabeti, hipertensioni, yndyrnat e larta, si dhe sëmundje të tjera, duke përfshirë edhe veprimin frenues të disa grupeve të medikamenteve.

Pse meshkujt nuk i drejtohen mjekut seksolog?

Jeta seksuale është pjesë tepër intime e çdo njeriu dhe shumë meshkuj e kanë të vështirë të flasin për problemet e tyre me mjekun. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të zhvilluara. Pasojat e ndrojtjes nuk mungojnë. Madje, një pjesë e madhe nuk pranojnë të vizitohen. Është diçka e provuar: meshkujt kanë shumë më tepër droje se femrat të zbulohen para mjekut, ndërkohë që në jetë janë më të shpenguar.

Viagra, a është normale dhe e vlefshme në jetën seksuale

Jeta seksuale shfaq problemet e saj me moshën. Impotenca fillon të shfaqet me kalimin e viteve dhe ky është një fakt i pakëndshëm për të gjithë njerëzit. Seksualiteti është pjesë e rëndësishme jo vetëm e jetës, por edhe e vetë personalitetit njerëzor. Njerëzit që e kanë humbur këtë aftësi ndihen të pavlershëm. Kjo i bën të vuajnë më tepër se gjithçka. Kjo patologji, ky dëmtim, mund të kurohet, sikurse shumë sëmundje të tjera. Grupi i atyre që nuk pranojnë të përdorin stimulues për të mbajtur gjallë jetën seksuale është i madh, ndonëse nuk ka shifra.

Evolucioni i femrave

Ndryshimi tek qasja e meshkujve dhe femrave ndaj marrëdhënies seksuale ka një themel evolucionar. Çdo muaj një grua ovulon vetëm një vezë. Nëse kjo vezë pllenohet, atëherë asaj do t’i duhet të bartë fëmijën përgjatë nëntë muajsh shtatzanie. Ky është një investim i madh. E kundërta ndodh me burrin i cili ka të gatshme pothuaj një numër të pafundëm spermatozoidesh dhe mund të bëhet baba i qindra fëmijëve brenda këtyre nëntë muajve. Kështu që nuk është befasuese përse gratë kanë prirje të jenë më nazelije kur vjen puna për të zgjedhur me kë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Kur janë në kërkim të një partneri njerëzve u flet instinktivisht një varg i madh sinjalesh. Më i thjeshti prej tyre është forma trupore dhe prej aty fillon ndezja e sinjaleve të tjera.

Instinktet e femrave

Gratë tërhiqen instinktivisht pas formash trupore që tregojnë gjene të mira. Kështu që gruaja do të parapëlqente më tepër një burrë me shpatulla të gjera dhe bel të hollë – një shenjë e sigurtë si e forcës fizike, ashtu edhe e një sistemi të mirë imunitar. Por ne i zbulojmë partnerët e mundshëm në një mënyrë më të zhdërvjellët. Në Neëcastle University iu kërkua femrave të mbanin për disa ditë të tëra një bluzë me mëngë të shkurtra. Meshkujt u ftuan pastaj të zgjidhnin atë bluzë që ata mendonin se mbante erën më të mirë. Pothuajse pa ndonjë ndryshim, meshkujt parapëlqyen erën e grave që kishin një sistem imunitar krejt të ndryshëm nga i tyri. Kjo është kuptimplotë nga ana evolucionare – fëmijët e lindur prej prindërish që kanë sisteme të ndryshme imunitare kanë gjasat më të mira t’i luftojnë vetë sëmundjet.

Seksi dhe dashuria ndikojnë tek bukuria

Studimet e fundit kanë zbuluar se ekzistojnë disa arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë jo vetëm në bukurinë por edhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve. Gjatë këtij studimi janë intervistuar më shumë se 1.000 persona të moshave të ndryshme dhe sipas pohimeve të tyre rezulton se seksi është më efikas se kremrat e shtrenjta kundër rrudhave, madje më efikas edhe se ushtrimet në palestër, duke qenë se gjatë një raporti konsumohen të paktën 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje në palestër, vetëm se në këtë rast duhet pasur parasysh edhe elementi kënaqësi. Për të mos harruar dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka në enët e gjakut, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër depresionit.

Këshilla për të qëndruar e dashuruar në martesë

Statistikat: Sipas studimeve të kryera 50% e martesave të para shkojnë drejt ndarjes, 67% e të dytave dhe 73% e të tretave. Ne nuk e kuptojmë se një dashuri e gjatë dhe e qëndrueshme kërkon përkushtim. Ashtu siç ujisim lulet, ushqejmë kafshët shtëpiake ose fëmijët tanë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për martesën që të mund të jetë e qëndrueshme.


Poshtë janë 4 hapa që duhen ndjekur.

1.Komunikoni! Një komunikim i mirë është një nga faktorët kuç për të mbajtur gjallë dashurinë. Lidhjet dështojnë sepse çiftet nuk flasin për problemet që kanë. Studimet tregojnë se çiftet që nuk rrinë tërë kohën duke fajësuar njëri tjetrin kanë nivel më të lartë divorcesh. Një shembull i mirë është të fokusohesh te vetja jote, jo te partneri. Përdore fjalën “Unë” për të zvogëluar ankesat; për shembull, thoni “Ndihem në siklet kur më flet në atë mënyrë” në vend të “ti më bën të ndihem budalla.”

2.Kujdesuni për dashurinë. Ka 5 gjuhë të dashurisë. Këto janë mënyra nga të cilat ju kuptoni që partneri ju do. Zbuloni se cila është gjuha kryesore e dashurisë për dhe tregojani atij në mënyrë që dhe ai ta përdori më shpesh. Zakonisht partnerët tregojnë dashuri ndaj njëri tjetrit në të njëjtën mënyrë siç do donin ta merrnin atë.

3. Përqëndrohuni në pjësën më të mirë të partnerit/pertneres tuaj. Lidhjet zgjasin kur partnerët shikojnë më të mirën te njëri tjetri.

Provoni këtë eksperiment: për një javë, bëni të pamundërën që të neglizhoni problemet që ka partneri juaj. Nuk është e lehtë; të gjitha kërkojnë një partner perfekt, por ai është po aq njerëzor sa edhe ti je. Në fund të javës, vini re ndryshimet .

4. Bëni më shumë seks. Gjëja e interesante për seksin është se: sa më shumë bëni, aq më shumë e doni. Fatkeqësisht ndodh edhe e kundërta; mund të lihet fare mbas dore. Një detyrë shtëpie e këshillueshme është që për një javë të bëhet çdo ditë seks. Të bësh seks të bën më të lumtur.

Rrëfimi i një zhigoloje




Çfarë duan femrat që i drejtohen atij me para në dorë? Ja çfarë tregon një burrë rreth profesionit të tij të vështirë

Në kohën e tij, “American Gigolo” (Zhigoloi amerikan) bëri shumë bujë. Filmi tregonte historinë e një të riu, konkretisht atë të Richard Gere (në atë kohë nuk ishte bërë ende një yll) që i dhuronte trupin e tij zonjave në moshë, në këmbim të parave. Që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe ky profesion sot është shumë i përhapur. Dashuria me pagesë nuk është më vetëm privilegj i meshkujve. Këtë e konfirmon një studim i bërë nga një seksologe amerikane. Si për argëtim, apo thjesht për kureshtje, femrat e sotme nuk e ndajnë seksin e vërtetë nga ai zbavitës. Një në katër femra (37%) ka menduar të paktën një herë në jetë të paguajë një zhigolo në këmbim të një raporti të zjarrtë seksual. Pothuajse dy në dhjetë gra (19%) e kanë realizuar këtë dëshirë dhe një në tri gra do të ishte e gatshme të shpenzonte deri në pesë mijë euro për një natë pasionante me një VIP, Richard Gere për shembull (28%). Tashmë falë internetit të gjithë meshkujt dhe femrat që shesin seks në këmbim të parave mund të gjejnë personat që janë të interesuar. Ndoshta këtë thonë sondazhet, por realiteti është krejt ndryshe. “Nëse dëshiron dikë që të bën të ndihesh mirë në çdo situatë, atëherë mos ngurro ta kërkosh”. Edhe pse preferon të mbetet anonim, një djalosh ka vendosur të tregojë eksperiencën e tij rreth profesionit më të vjetër në botë.

Si ju erdhi në mendje ideja për t’u bërë zhigolo?

Fillimisht ishte një premisë. Për mua nuk është një punë, por një iniciativë paksa e veçantë që e praktikoj prej më shumë se një viti. Personalisht kam qenë gjithmonë shumë i tërhequr nga femrat, edhe pse jam një person tepër i rezervuar dhe nuk kam pasur shumë eksperienca. Ajo që më ka shtyrë më shumë të zgjedh këtë rrugë është fakti se një grua duhet të paguajë që të vijë me mua.

Si ju ka ecur biznesi?

Duhet të them se nuk më ka pasuruar ashtu siç kisha shpresuar. Nuk është se ka flukse të mëdha telefonatash dhe takimesh. Ju do të pyesni pse? Sepse unë jetoj në SHBA dhe nga anët tona nuk është se ky lloj biznesi, nëse do ta quajmë kështu, është shumë i përhapur. Takimet e mia me klientët janë të rastësishme. Unë punoj privatisht dhe kështu që kam më shumë kohë të lirë në dispozicion. Por kjo nuk do të thotë se çdo ditë takohem me klientë. Unë punoj si zhigolo tri herë në javë.

Çfarë duan personat që të drejtohen ty?

Pak nga të gjitha... Ka nga ato femra që kërkojnë forma sadiste, ose të tjera që nuk janë aq të interesuara për seks, por për të treguar eksperiencat e jetës, me të ulurat dhe të ngriturat e jetës. Në veçanti duan të flasin për problemet që duhet të përballojnë në atë moment.

Pak a shumë si të shkosh të rrëfehesh te prifti?

Po, pikërisht kështu, edhe pse jo në sensin e besimit. Shumë prej këtyre femrave dëshirojnë të dëgjohen dhe kërkojnë këshilla.

Çfarë ju tërheq më shumë në profesionin tuaj?

Nëse e keni fjalën për femrat që më telefonojnë, është mosha. Zakonisht janë vajza të reja. Ka nga ata që duan të bëjnë xhelozë të dashurit e tyre, por edhe nga ato që dëshirojnë të provojnë veten, pasi i ngacmon shumë ideja për të paguar një mashkull që ta kenë nën shërbimin e tyre.

Sa kushton një takim?

Varion nga 200 euro minimumi, në 500 euro maksimumi. Por ka edhe nga ato femra që janë të gatshme të paguajnë më shumë. Pjesa më e madhe e personave që rrëfejnë të tilla histori në internet janë si puna ime. Kanë një punë normale që të gjithë e dinë dhe një tjetër që shumë pak persona janë në dijeni.

Edhe për një zhigolo ka një herë të parë. Si mund të na e shpjegoni me pak fjalë?

Të jem i sinqertë, isha shumë në siklet, por pastaj e kuptova se pasi të kisha shkuar me disa femra do të përmirësohesha dhe kjo gjë do të më lejonte të vazhdoja atë që dëshiroja.

Klientët vijnë te ju vetëm për seks?

Rreth 90 për qind e bëjnë ngaqë ngacmohen nga ideja se do të paguajnë për të pasur një mashkull, pak a shumë si me meshkujt kur shkojnë me prostituta.

Sa vjeç jeni?

Jam 49 vjeç.

Kush mendon për një zhigolo zakonisht imagjinon gjithmonë një person të ri. Edhe pse një grua kërkon “hua” dashuri, supozohet se dëshiron një person të përshtatshëm dhe në formë. A përbën ndonjë problem mosha juaj?

Do t’iu them diçka që do ju habisë. Unë mendoj të kundërtën. Sa më i vetëdijshëm të jetë një mashkull për seksualitetin e tij, erotizmin dhe dëshirën për të jetuar sa më mirë, aq më e pavlefshme bëhet mosha. Me këtë nuk dua të them që një burrë 70-vjeçar mund të shihet si një 20-vjeçar. Ndoshta pamja mund ta përkeqësojë situatën. Një djalë i ri me trup të bukur me muskuj bën tjetër përshtypje. Megjithatë intensiteti me të cilin e jetoj erotizmin tim dhe eksperiencat seksuale më bën që të mos e ndiej këtë problem.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të thoni jo?

Në fakt zgjedh gjithmonë unë. Nuk jam një arkë kursimi brenda së cilës mund të hedhësh një monedhë çfarë të duash. Në fakt, para se të vendos që të pranoj ose jo, bëhet një takim përgatitor. Por nëse një person më thotë “hajde në orën x dhe në këtë vend”, ndiej se gjërat me të do të shkojnë mirë. Por nuk është e thënë që kjo gjë të ndodhë. Kur një vajzë nuk më pëlqen, them menjëherë jo, edhe pse mund të mbetet e ofenduar.