Posts

Showing posts from December, 2013

Bashkëjetesa ngadalë e shuan dashurinë tuaj?

Image
Bashkëjetesa është një hap i madh dhe përparim në secilën lidhje, mirëpo mund të jetë edhe gabim i madh.
Kufirin e hollë midis lumturisë dhe horrorit në të cilën bashkëjetesa mund të shndërrohet do ta përcaktojë aftësia juaj që të mësoni çastin e vërtetë për ta filluar bashkëjetesën. Si ta dini që ka ardhur koha për të bashkëjetuar?
Bëni një provë të përgjithshme. Edhe pse mund të jeni bashkë prej kohësh, bashkëjetesa është shumë ndryshe. Të shkoni me pushime diku, për disa ditë, vetëm ju, është mundësia më e mirë për të parë se sa arrini ta duroni në të përditshmen tuaj njëri-tjetrin. Të qenit në kontakt 24 orë së bashku, mund t’ju ndihmojë të kuptoni me të vërtetë se kë keni para syve dhe të vendosni nëse doni të shkoni përpara apo jo. Pra, të ndërmerrni hapin për të jetuar nën të njëjtën çati, apo ta lini këtë për më vonë. Ajo çka është imja, nuk është e jotja dhe anasjelltas
Gabimi më i zakonshëm që bëjnë të rinjtë në një çift është ajo e të ndarit gjithçka me njëri-tjetrin. Duke fillu…

Si ta bëni të dashurën tuaj super të lumtur?

Image
Mirë, tashmë të gjithë e dimë se jemi të ndryshëm. Por, femrat në fakt nuk janë krijesa aq misterioze si meshkujt shpesh i përshkruajnë. Për këtë do të bindeni pasi t’i keni lexuar këto gjëra të thjeshta, të cilat femrat i presin në një lidhje.
Respekti
Me sjelljen tuaj ua bëni me dije se respektoni mendimin e tij, punën, interesat, trupin dhe mendjen. Nuk është e thënë që të pajtoheni për gjithçka, por provoni ta respektoni mendimin dhe ta vlerësoni mundin e tyre të cilin e investojnë. Përcillni rregullin e artë dhe trajtoni ato në mënyrën që dëshironi dikush t’ju trajtojë ju. Jini të sinqertë. Seksi
Po, dhe femrat e pëlqejnë seksin. Por në dhomën e gjumit duhet të kënaqni më shumë hapësira sesa një të vetme. Për shembull, një prekje lehtë apo një masazh i lehtë në shpinë do të ishte e mirëseardhur, apo ledhatimi i flokëve. Romantika
Edhe një tjetër natë para ekranit televiziv me ushqim dhe… Vetëm se pajtoheni për një gjë të tillë nuk do të thotë se nuk mund t’i bëni disa ndryshime. Ndizni…

10 gjëra që nuk i keni ditur për vaginën

Image
Seksi është diçka që shumica e djemve mendojnë se dinë gjithcka rreth tij. Por në fakt kjo nuk është e vërtetë pasi të dish gjithçka rreth seksit do të thotë jo vetëm të kesh njohuri rreth mënyrës sesi mund të kënaqësh një grua, por edhe mbi anatominë e organit gjenital të gruas për të ditur seç rol duhet të luajnë ata në seks.
Ju me siguri mendoni se dini gjithçka mbi trupin e një femre por ju mesiguri që nuk i njihni 10 gjerat kryesore rreth vaginës së saj. Një orgazmë është një “dhimbje” e shkëlqyer.
Në moment që një vajzë me të cilën ju keni dëshirë të keni marrëdhënie , ju thotë që ka dhimbje koke , duhet të dini që kjo është diçka normale dhe ju duhet ta kuptoni atë. Një orgazëm është në vetvete një sasi dhimbjesh të ëmbla dhe ka efektet e një ilaçi që kuron shumë dhimbje në trupin tuaj. Ju vetëm duhet të sigurohuni që ajo te arrijë një orgazëm të fuqishëm.Vagina pastron vetveten
Organet gjenitale të një gruaje janë të dizanjura për të pastruar vetveten ndonëse ndonjeherë konsideroh…

Femrat më të lumtura se meshkujt

Image
Në bazë të disa studimeve theksohet se femrat janë më të lumtura se meshkujt.
Indikatorët tregojnë se lumturia tek femrat nuk është në një shkallë më të madhe se meshkujt, ajo tregon kohë prej 15 minuta gjatë gjithë ditës, femrat mund të jenë më të lumtura se meshkujt. Së bashku meshkujve edhe femrave u pëlqen që të shikojnë TV dhe të merren me hobit e tyre, por meshkujt kanë më shumë enocione negative gjatë ditës sesa femrat. Në krahasim me femrat, meshkujt kanë më pak kënaqësi për jetën e tyre, 10 minuta në çdo ditë. Gjitheashtu ata kanë 6 minuta më shumë emocione negative. Së bashku meshkujt edhe femrat përjetojnë kënaqësi gjatë kohës së pushimit dhe gjatë kohës kur ata janë duke lozur me fëmijët e tyre, por femrat i bëjnë më shpesh gjërat që ato pëlqejnë. Për më tepër femrat ndjejnë më shumë kënaqësi për punët që bëjnë gjatë kohës së lirë. Një ndër gjërat, të cilat janë jo të kënaqshme për femrat janë bërja e punëve të shtëpisë. Punët e shtëpisë çdo ditë marrin 90 minuta në ditë. Mesh…

Nuk keni një lidhje reale, nëse nuk grindeni kurrë!

Image
Që martesa nuk është e bazuar vetëm në dashuri këtë e kanë të qartë edhe romantikët më të mëdhenj. Prej fijeve plot ngjyra e deri tek ato të padukshmet ndërtohet “petku martesor” dhe vetëm prej kujdesit të dyanshëm varet ajo nëse ajo do të vazhdojë apo do të ndërpritet në mes.

Njëra prej problematikave kryesore është edhe natyra e lidhjes martesore. Më konkretisht, fjala është për të ashtuquajturat martesa të stilit “Zoti i shtëpisë jam unë” apo ato të bashkësive të barabarta. Në këtë kontekst përveç në rastet e despotizmit martesor, është e natyrshme që njëri nga partnerët të mbajë në dorë frerët dhe të sjellë vendime me rëndësi jetike për veten dhe partnerin. Nëse është fjala për lidhjen në martesë të dy personave me natyrë dominante, ai do të funksionojë ashtu që partnerët përherë do të tentojnë ta marrin rolin udhëheqës për vete, qoftë kjo në mënyrë direkte apo indirekte. Thënë më globalisht lidhja e dy personave me ambicie dominuese paraqet pothuaj se përherë lidhje të keqe. Por ekz…

Arsyet që e bëjnë një lidhje të vështirë?

Image
Nuk ndihemi mirë në shoqërinë e një të afërmi, një miku apo një kolegu pune, por nuk jemi të aftë të shkëpusim këtë lidhje. Përse e kemi të vështirë t’i japim fund një marrëdhënieje që nuk na kënaq më?
Cilat janë arsyet që mund ta bëjnë një lidhje të vështirë? Të gjitha llojet e lidhjeve kërkojnë një sforcim, një vullnet për t’u vënë në dispozicion të tjetrit, të gjithë ne e pranojmë idenë që megjithëse ka ndryshime, ekzistojnë gjithnjë diferenca mes nesh dhe të tjerëve. Ose ne kërkojmë ta anulojmë këtë distancë, duke dashur që tjetri para se të jetë vetvetja të jetë ai që duam ne. E kemi të vështirë ta pranojmë që ai nuk është ai që ne duam. Dhe pikërisht kur ky iluzion bie, një lidhje fillon e bëhet e vështirë.
Kush e shkakton këtë iluzion? Në një lidhje mekanizmat tentojnë të vihen secili në vendin e vet. Të përdorura gjithnjë me pavetëdije këto mekanizma përfaqësojnë komplekse që ne i kemi brenda vetes dhe që na ndihmojnë të krijojmë diferencat. Pra ne projektojmë tek tjetri atë që ne…

Pushimet dimërore në çift: udhëzime se si t’i “përdorni”

Image
Përveç pushimeve verore edhe ato të dimrit (gjatë festave të fundvitit) janë mjaft të parapëlqyera sidomos për çiftet! Shkrimi në fjalë paraqet disa këshilla se si të kaloni pushime të paharrueshme
Shumë çifte ndahen pas pushimeve! Çuditërisht kjo periudhë relaksi shpesh përkon me pikën më të ulët të një marrëdhënieje! Kështu që ne menduam t’ju sillnim dhjetë këshilla për të rritur dashurinë mes jush. Zgjidheni bashkë destinacionin Ekziston mundësia që ty të pëlqen deti, ndërsa ajo do të donte të shkonte në mal. Duke qenë se bëhet fjalë për ditë pushimi, gjëja më e mirë është që t’i kombinoni të dyja këto preferenca: nëse i nisni pushimet dimërore duke u zënë për të marrë më të mirën e tjetrit, e nesërmja nuk premton asgjë të mirë. Mos planifikoni Mos planifikoni asgjë! Sidomos nëse ju do të shkoni jashtë vendit, do të keni tendencë për të planifikuar çdo detaj, kështu që në rast se diçka shkon keq, momentet e tensionit mund të çojnë në irritim. Me këtë, natyrisht, ne nuk po ju themi të mo…

10 llojet e puthjeve dhe kuptimi i tyre

Image
Puthjet mund të flasin për njerëzit më shumë sesa një bisedë e gjatë, ndaj kushtojuni rëndësi atyre Lidhje
Puthja është një veprim i mistershëm dhe në hapat e parë të një marrëdhënieje, interpretimi i saj mund të nxjerrë të vërteta interesante. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme puthjesh, nëpërmjet të cilave personi tjetër mund të jetë duke u përpjekur t’ju komunikojë diçka. Ja cilat janë shpjegimet e 10 llojeve të puthjeve, të cilat mund t’i hasni në një lidhje dashurie. Puthja në faqe Kjo është një puthje mirësjelljeje. Mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme në varësi të personit dhe të kohëzgjatjes së lidhjes. Në takimin e parë, mund të jetë një “testim ujërash” nga tjetri, i cili po përpiqet të mos jetë agresiv në kërkimin e intimitetit. Në këtë rast, jeni shumë larg puthjes romantike, ndaj nëse po kërkoni diçka më të afërt, siç mund të jetë puthja në buzë, do t’ju duhet ta kërkoni haptazi. Puthja e shpejtë në buzë Të shumëpriturat puthje romantike, pavarësisht termit që koha kalon shpejt…

Gjashtë këshilla magjike për bashkëshortësi të fuqishme

Image
Si të qëndroni me njëri-tjetrin, të forconi dashurinë tuaj dhe t’i mbijetoni të gjitha gjërat që jeta me vete i sjell? Këshillat në vazhdim janë të pazakonshme dhe duken madje edhe kontradiktore, mirëpo nëse do t’i zbatoni me kujdes, do të bëheni edhe më intimë dhe do të forconi jetën bashkëshortore.
Mos flini në të njëjtin krevat
Parimisht është mirë të flini bashkë në të njëjtin krevat, mirëpo jo përgjithmonë. Disa çifteve krevati i përbashkët u bëhet arenë “lufte”. Është më me rëndësi që të ngopeni gjumë, e jo të flini bashkë dhe t’ju dalë gjumi çdo çast. Kalojeni një kohë të caktuar të ndarë
Kur nuk jeni bashkë, keni shanse të bëni për vete gjërat që ju kënaqin më shumë. Pos kësaj, partneri ju mungon dhe në këtë mënyrë forconi dashurinë. Mbani kontaktin nëpërmjet SMS-ve, emajlave apo telefonit. Grinduni rregullisht
Konfliktet janë të pashmangshme. Mund t’i shmangni, mirëpo ato kanë edhe anën pozitive nëse dini t’i shfrytëzoni. Drejtohuni njëri-tjetrit me respekt dhe dëgjoni deri në fund…

Tetova News