Posts

Showing posts from November, 2013

Katër këshilla për raport të fortë

Image
Si duhet të silleni me partnerin gjatë përditshmërisë
Ashtu si preferencat në ushqim, pije, veshje, muzikë dhe në çdo gjë tjetër edhe preferencat në stilin e një marrëdhënie ndryshojnë nga një person në një tjetër, nga një çift tek tjetri. Nëse disa pëlqejnë lidhje rastësore, jo shumë të gjatë të tjerë mund të preferojnë një lidhje të sigurt dhe shumë të fortë. “Bagazhi” emocional nga romancat e mëparshme apo personalitetet individuale, ndikojnë preferencat në një lidhje në jetën e çdo njeriu, madje shpesh edhe drejtimin që merr një marrëdhënie mund ta ketë nismën tek e kaluara e një individi. Në çdo situatë lidhjeje, nuk ka rëndësi se sa e re apo e vjetër është ajo, roli i “të vështirës” mund të rrisë edhe më shumë nxitjen dhe nivelin e dëshirës në një marrëdhënie. Përpara se ta vini strategjinë tuaj në zbatim, duhet të mësoni edhe ekuilibrin e përshtatshëm për këtë strategji. Është shumë e rëndësishme të njehsohet niveli i interesit nga ana e partnerit ndaj mos e shtyni atë. 1- Mos u ng…

Motivet më të tmerrshme për seks

Image
Pikëllimin, hakmarrjen, kontrollin… nuk do të duhej t’i merrnit si pretekst për të bërë diçka në llogari të dikujt tjetër.
Seksi nuk do t’i tregojë ish-partnerit se çfarë ka humbur, pikëllimi nuk do të shërohet me seks nëpërmjet një personi tjetër, ndërsa as seksi me një person që është i dashuruar me ju nuk do t’jua kthejë vetëbesimin. …nga hakmarrja Pas ndarjes së dhimbshme është e domosdoshme ta pranoni faktin se lidhja midis jush ka përfunduar dhe se duhet të distancoheni në mënyrë emocionale. Ta inicioni seksin me personin që dikur e keni dashuruar e tash e urreni është njëri ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni. M’u për këtë veprim, ju përsëri do të jeni në një rreth pikëllimi nga ndjenjat tuaja dhe do ta keni shumë të vështirë të niseni tutje. …për ta shmangur pikëllimin Pikëllimi si arsye për seks mund të jetë edhe si rezultat i egos së lënduar apo një dashurie të pafat. Një lidhje e tillë, vetëm për seks, është vetëm humbje kohe, sepse kështu mund ta lëndoni anën tjetër, e cil…

Lidhjet në largësi: anët pozitive dhe negative

Image
Është folur shpesh për lidhjet e dashurisë në distancë dhe kryesisht për anët negative të tyre! Por nuk duhen harruar as ato pozitive! Shkrimi në fjalë paraqet të dyja anët e një tematike të tillë!
Marrëdhënie Mbajtja e një marrëdhënieje në distancë të gjatë nuk është asnjëherë e lehtë: kilometrat që ndajnë dy shpirtra dhe dy zemra janë burim i frikës, vuajtjes e shpeshherë i keqkuptimeve dhe i grindjeve. Në lidhje me këtë diçka di i turpshmi Emilio (Luca Peracino), i dashuruar me Nadian (Olga Kent) qysh kur ishin dy fëmijë të vegjël. Në momentin që u rrit, i riu mendoi t’i shprehte vajzës ndjenjat e tij, por ajo i tha se ishte gati për t’u nisur në Oksford. Emilios iu duk sikur iu shemb toka nën këmbë, por miqtë e tij Alfredo (Paolo Ruffini), Lebouski (Guglielmo Scilla), Franko (Frank Matano) e Alonso (Andrea Pisani), thurën një plan: edhe ata u regjistruan në universitetet më të famshme angleze, duke falsifikuar dokumentet, diplomat. Kjo histori në fakt është pjesë e një filmi italian…

Seksi: Kohëzgjatja ideale, 13 minuta

Image
Studiuesit e terapive seksuale kanë zbuluar së fundmi se kohëzgjatja ideale e një raporti intim është 13 minuta. Por ata theksojnë se më e rëndësishme se kjo e dhënë është cilësia e kënaqësisë
Të gjithë ne, të paktën një herë të vetme, kemi pyetur veten se: “Sa duhet të zgjasë një raport seksual për të qenë i kënaqshëm”? Nëse do të mbështetemi te filmografia “e fortë”, nuk do të mjaftonte as edhe një orë. Por e dimë të gjithë se një maratonë seksi nuk na pëlqen dhe nuk na shërben. Për t’iu përgjigjur temës në fjalë ka menduar Shoqata për Kërkimet dhe Terapinë e Seksit në Uashington, e cila ka bërë një studim, ku përfshiheshin rreth 50 specialistë të këtij zhanri, ndërsa ai është publikuar në revistën shkencore Revista e Mjekësisë Seksuale. Marrëdhënia seksuale ideale duhet të zgjasë nga shtatë deri në 13 minuta Kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale, për të qenë e kënaqshme, duhet të luhatet nga shtatë deri në 13 minuta. Nuk duhet të rraskapiteni. Por nëse do të mund ta kaloni k…

Tetova News