Posts

Showing posts from October, 2013

Forma e gjoksit të femrës, si është në shtrat?!

Image
I doni më shumë të ëmbla në formë limoni, formë portokalli apo të qershisë magjepsëse? Me ndihmën e parashikimit sternomantik të formave dhe shenjave të gjinjve, që më parë mund të dini se çfarë dashnoreje qëndron afër jush. Vetëm në mënyrë diskrete shikojani gjoksin. Sipas studimeve të psikologëve amerikanë, femrat me gjinj të mëdhenj dhe të rrumbullakët janë të prira për aventura dhe zbavitje, por nuk janë aq të hapura kur është në pyetje seksi. Femrat, gjinjtë e të cilave kanë formën e limonit, parapëlqejnë flirtet, janë spontane dhe vetëkritike. Femrat me gjinj në formë ananasi janë tepër inteligjente, me potencial të madh për avancim në karrierë, por edhe shumë romantike. Femrat me gjinj në formë të dardhës janë më seksi nga të gjitha. Ato janë argëtuese, spontane dhe nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa seks të përditshëm. Interesant këtu është edhe fakti se këto femra janë edhe tepër religjioze. Kush ka gjinj në formë portokalli nuk “shpërthen” në shtrat. Femra e tillë, ka vetë…

Si të dashurohesh dhe të mos dashurohesh

Image
A ekzistojnë mënyra për të mos u dashuruar gjatë një lidhjeje? A ka shenja apo tregues që gjatë një marrëdhënieje të vërehen shkëndijat e rënies në dashuri dhe dashurisë së vërtetë?
Përfundimet e disa studimeve që janë marrë me këtë çështje japin shumë udhëzime në këtë drejtim. Në qoftë se i besoni një shkencëtari që merret me “çështjet e zemrës” atëherë vazhdojeni leximin. Nëse jo, ju këshillojmë ta ndërprisni këtu. I gjithë faji është i oksitocinës Kërkimet mbi psikologjinë dhe kiminë e trurit gjatë periudhës së rënies në dashuri tregojnë përdorimin e disa gjetjeve praktike. Ka momente në jetë kur rënia në dashuri mund të jetë një boshllëk ose fatkeqësi: të dashuruarit është një eksperiencë që merr shumë energji dhe mund t’ju largojë ose t’u japë fund çështjeve personale, gjë që për momentin mund t’ju duket më se normale dhe e parrezikshme për marrëdhënien në çift në vazhdim. Ndërkohë që në periudha të tjera të jetës, rënia në dashuri dhe jeta në çift mund të jetë një kompletim i asaj q…

Përse tradhtojnë njerëzit? Ja disa arsye sipas një studimi

Image
Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin Entre.Infideles.com sjell disa përgjigje. Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat te tradhtojnë Sipas 35% te 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo qe ka me tepër rendësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat. 28% kane thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri (ja). Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve. Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjate gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohen. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50 vjeçare, kërkojnë para se gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.
Le të ndihet i veçantë Secili mashkull ka dëshirë që e dashura…

Pesë minuta seks në ditë, shpëto martesën!

Image
Ka një lajm të mirë: kushtojani vetëm pesë minuta çdo ditë për të krijuar atmosferën seksuale dhe martesa juaj do të shkojë shumë gjatë. Këto skena pesëminutëshe të kujtojnë librin e ri të Bonnie Jacobsen: Shpëtoje martesën tënde në pesë minuta në ditë. Provoni një sonte!
Kujtoji vetes se bashkëshorti juaj është personi i vetëm në tokë në këtë moment që mund t’ju ofrojë seks. Në qoftë se ju merrni pak minuta për të menduar për partnerin tuaj si të dashurin tuaj të zgjedhur, ju do të ndjehen më të lidhur. Sajoni një gjuhë që vetëm ju të dy e flisni Një bisedë e shkurtër me humor dhe dashuri do t’i japë secilit nga ju mundësi për ndershmëri dhe për të propozuar ide të reja. Nëse ju jeni shumë të trembur për të folur rreth seksit direkt kjo lë të kuptohet te bashkëshorti juaj se ju ndoshta dëshironi që një herë tjetër të bëni dashuri dhe jo në ato momente. Dush në mëngjes për disa minuta sensuale Kombinimi i ujit të ngrohtë dhe lubrifikanteve të pastrimit mund të jetë i parezistueshëm. Dushi …

Seksi si gjimnastika

Image
Ekspertët bien dakord dhe zbulojnë se të bësh aktivitet seksual është njësoj sikur të bësh një lloj tjetër aktiviteti fizik siç mund të jetë palestra, vrapimi, gjimnastika ose ushtrime të tjera Nëse kryeni marrëdhënie seksuale është njësoj sikur bëni gjimnastikë
Për të qenë në formë nuk shërben vetëm palestra, gjimnastika, vrapi dhe të gjitha aktivitetet e tjera fizike sportive, por sipas një studimi të ri është edhe seksi ai që mund t’ju vijë në ndihmë. Ai është cilësuar si një lloj aktiviteti i cili herë pas here mund të jetë më i këndshëm sesa të tjerët. Ishin studiuesit kanadez të Universitetit të Kebekut në Montreal, Zhulie (Julie) Frapie, Isabel Trupin (Isabelle Toupin), Xhozef Xhej. Levi (Joseph J. Levy), Milene Aubertin Lehendre (Mylene Aubertin-Leheudre) dhe dhe Antoni Di. (Antony D.) Karelis, ata të cilët inkurajuan disa çifte të bënin “palestër” në dhomën e gjumit. Studimi i tyre përfshiu 21 të rinj heteroseksualë, të cilët duhet të kryenin marrëdhënie seksuale duke vendosur …

Çifti mes seksit dhe parave

Image
Sa ndikojnë të ardhurat në një marrëdhënie bashkëshortore
Nuk është sekret fakti që çiftet zihen dhe, sipas studiuesve, kjo ndodh të paktën një herë në dy javë. Pjesa më e madhe e këtyre grindjeve janë konflikte të përkohshme, keqkuptime të cilat mund të zgjidhen me një shfajësim dhe pak mbështetje. Por zënkat që zgjasin deri në atë pikë sa çiftet e kanë të vështirë të gjejnë një zgjidhje, e kanë bazën në të plotfuqishmen “para”. Në fakt 38% e meshkujve dhe femrave janë shprehur gjatë një sondazhi se paratë janë shkaku kryesor i problemeve të tyre në çift. Kjo u paraprin arsyeve të tjera të mosmarrëveshjeve si ndarja e detyrave shtëpiake dhe numri i herëve që ata dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Pra, nëse dëshironi që të ndani punët e shtëpisë dhe të bëni më shumë seks, në fillim duhet të bini dakord për çështjen e parave. Financat Shumë probleme parash burojnë nga akti se çiftet kanë qëllime të ndryshme financiare, për shembull ajo dëshiron oxhak mermeri, ndërsa ai preferon n…

Studimi, përse kaq të dhënë pas seksit?

Image
Arsyet përse njerëzit e preferojnë seksin janë nga më të shumtat, që nga nevoja për t’u çliruar nga stresi deri te dëshira për t’u afruar me Zotin dhe te dëshira për t’u hakmarrë ndaj një tradhtie The Wall Street Journal
Prej kohësh terapistët e kanë ditur se çiftet që bëjnë më shumë dhe më mirë seks janë më të lumtur dhe më të qëndrueshëm. Por një studim i ri nga Universiteti i Torontos tregon se arsyet përse partnerët vendosin të kenë marrëdhënie seksuale është që të ndikojnë në kënaqësinë e jetës martesore. Vendimi për të bërë apo jo dashuri sonte, mund të bëjnë ndryshimin në lidhje me shëndetin e një marrëdhënieje muaj më vonë. Për shumë kohë shkencëtarët kanë besuar se njerëzit bëjnë seks për disa arsye të thjeshta si: riprodhimi, kënaqësia fizike dhe çlirimi i dëshirës seksuale. Pastaj një studim i vitit 2007 nga Universiteti i Teksasit identifikoi 237 motive përse njerëzit e pëlqejnë seksin. Arsyet varionin që nga nevoja për t’u çliruar nga stresi deri te dëshira për t’u afruar me …

Si ta ‘pastroni’ jetën nga ish i dashuri?

Image
Pas ndarjes më së miri është t’i largoni të gjitha dëshmitë e lidhjes, sepse nëse i mbani, janë shanset më të mëdha që t’i kujtoni vazhdimisht çastet e bukura të cilat nuk janë më.
Secili reagon ndryshe në ndarje. Disa femra qajnë gjatë gjithë dites, disa tjera pastrojnë banesën deri sa ta sterilizojne të tërën, derisa të tjerat në dukje vazhdojnë jetën si të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo që secilës do t’i ndihmojë është ‘pastrimi general’, largimi i fotografive të përbashkëta në të cilat keni dalur të lumtur dhe të dashuruar, dhuratat që ju ka dhënë gjatë lidhjes si dhe gjurmët e shkruara që të burgosin në të kaluarën. Nuk themi që duhet të bëheni si të mos kishte ekzistuar asnjeherë lidhja , por që në asnjë mënyrë nuk keni nevojë për stimulim shtesë që ju përkujton në atë që nuk e keni më. MesazhetSMS mesazhi i tij i parë është përplot pasiguri, fjalë të ëmbla dhe përpjekje për t’ju bërë për vete, dhe saherë që e lexoni atë ju mbushen sytë me lot? Në vend që të jetoni në të kaluarën d…

A e shkatërron jeta familjare dëshirën seksuale?

Image
Këshilla/ Si mund të keni një jetë seksuale të mirë pas martese
Një libër i ri, “Martesa në robëri: pajtimi i erotizmit me shtëpinë”, i cili ka tronditur dhe mbërthyer Amerikën pretendon se problemi në zemër të martesës moderne, dhe arsyes së statistikave shumë të larta të divorceve, është se jeta familjare shkatërron dëshirën seksuale, pavarësisht se sa i dashuruar mund të jetë çifti. Me fjalë të tjera, seksi dhe martesa nuk janë të pajtueshme. Autorja Esther Perel, thotë: “Ekziston një paradoks mes nevojës për siguri, familjaritet dhe parashikueshmëri, të cilët kërkojmë në marrëdhëniet afatgjata, dhe fakti se erotizmi lulëzon me gjërat e reja, misterin dhe rrezikun. Krijon një tension mes nevojës sonë për siguri dhe për aventurë. Dashuri dhe dëshirë: janë të lidhura dhe bien ndesh. Terapistja nga Belgjika argumenton se, ndryshe nga dashuria, ngacmimi seksual nuk luan me rregullat e qytetarisë së mirë. Ajo harliset me lojërat e pushtetit, avantazhet e padrejta, ndryshimet e rolit, man…

Kur këtë ta mësoni seksi juaj oral do të jetë magjepsës

Image
Në hulumtimet online është zbuluar që poza e popullarizuar 69 edhe nuk është aq e dashur, e as seksi sa e përcjell ai reputacion.
Për seks oral eksploziv e nevojshme është diçka tjetër. Që të rrisni stimulimin ja çfarë duhet të bëni: 1) Gjeni pozën që më së shumti ju përshtatetMe siguri keni provuar shumë poza, e me siguri nuk ju ka ikur edhe poza e famshme 69. Pas disa provave edhe vetë do të vlerësoni se cila nga pozat ju ka ofruar më së shumti kënaqësi. Dikush do lartë, dikush poshtë, dikush anash. Zgjedhja është e juaja. 2) Mos jini dembelKthejani anës së kundërt me të njëjtin epsh dhe dëshirë. Nëse lodheni, përdorini duart, imagjinatën. Të gjithë i duam ndryshimet. Ndër të tjera kështu do të mësoni çfarë të dyve ju pëlqen. 3) Kënaquni në stimulimMundeni pak ta ndalni aksionin dhe të ikni nga rruga. Nuk është nevoja të bëni, dy tre gjëra përnjëherë që seksi të jetë eksploziv. Bëni pauzë dhe ngadalësoni aksionin. Mos harroni që ka diçka edhe në buzë. Kini në mendje këtë, veçanërisht në…
Image
Studimi/ Janë gjithnjë e më të shumtë personat që e trajtojnë trupin e tyre si një armik

Të prihesh me brisk apo me thikë. T’i shkaktosh vetes dhimbje me çdo lloj mënyre dhe pastaj të ndihesh në faj. Janë të shumtë të rinjtë qëvuajnë nga vetëplagosja. Dhe nëse arsyet janë shumë të ndryshme, qëllimi është gjithnjë vetëm njëri: të ndihen të gjallë. Por ka shërim. Po përse ndodh e gjithë kjo? Nuk ekziston një përgjigje e vetme. Dikush thotë që ka filluar rastësisht, dikush tjetër pasi ka parë që e bëjnë shokët e tij, të tjerë për t’u ndier “në jetë”.
Motivet e vërteta janë më të thella S. është 29 vjeç. I ati i saj ka ikur nga shtëpia kur ajo ishte ende fëmijë. Ka krijuar një familje të re, pastaj është kthyer dhe për të ka pasur qëllime jo tërësisht atërore. Që fëmijë S. e mbërthente një zemërim i dhunshëm, deri në moshën 11 vjeç bënte urinën në shtrat, gjatë adoleshencës marrëdhëniet e saj sentimentale ishin të stuhishme, me zënka, grushte, tradhti. Në moshën 14 vjeç pret rastësisht një kr…

Si ta rindizni zjarrin e pasionit

Image
Nëse kohet e fundit jeta juaj seksuale është ftohur, ja disa këshilla si ta rindizni zjarrin e pasionit. 1. Bëni sa më shume dashuri sepse është edhe e shëndetshme për ju Mendoni me tepër për të mirat që sjell seksi tek shëndeti dhe bëni sa më shumë dashuri. Kjo ju ndihmon të shmangni problemet me zemrën, djeg kaloritë si dhe ul rrezikun për kancer gjiri. A e dini se seksi stimulon edhe prodhimin e një substance imunitare kundër rrufës dhe gripit? Më pas mendoni se ai sjell edhe kënaqësi. 2. Harrojini të metat që keni Nëse doni që jeta juaj seksuale të jetë e nxehtë, duhet ta doni më shumë trupin tuaj. Edhe të famshmit kanë defekte, por nuk e mbajnë mendjen tek ato. Futuni në dhomë, fikeni dritën, ndizni disa qirinj dhe përqafojeni partnerin. Më pas gjërat do të rrjedhin natyrshëm. 3. Provoni eksperienca të reja Seksologët u sugjerojnë çifteve të provojnë herë pas here eksperienca të reja. Mos neglizhoni prekjet dhe eksperimentoni sa të mundni. 4. Mos lejoni që ardhja në jetë e fëmijës të sh…

Tetova News