Psikologët: Kur një femër e arrin kënaqësinë pa u shtirur

Kush janë 5 miqtë e orgazmës, si duhet vepruar për një natë erotike

Jo gjithnjë është si do të donit ju. Kënaqësia e një femre është fryt i një ekuilibri delikat, mjafton pak për ta zhdukur, për ta parë veten pastaj, pas një fillimi të këndshëm në një finale aspak tërheqëse. Kjo pasi nuk është një fakt mekanik. Por ka nevojë për njohje, përputhje, relaks dhe vetëdije. Janë vetëm këto miqtë e orgazmës femërore? Mund të numërosh dhe pesë të tjerë. Ja se cilët.
Klima verore
“Në verë ndjehemi (dhe në fakt jemi) më të bukur”, pohojnë seksologët. Trupit i dedikohet më shumë përkujdesje, duke pasur një tonifikim, i cili është i panjohur për muajt e tjerë të vitit. Mes të tjerash, deti, dielli, i nxehti janë dhe faktorët që lehtësojnë kontaktin fizik, trupat e ekspozuar, riti i kremit diellor përshpejtojnë kohën e intimitetit. Klima është më e shtrirë, momenti është frytdhënës, i mbushur me energji pozitive dhe sensuale.
Leximet erotike
Është një shtytje e fortë erotike leximi së bashku me partnerin i një libri erotik. Një lexim, i cili është i aftë të stimulojë kënaqësitë tuaja seksuale. Në fakt është një mënyrë e butë për të ndezur dëshirën, pra orgazmën, mbi të gjitha të femrave. Pasi këto të fundit janë më të stimuluara nga historia, me numrin e madh të ngjarjeve që të çojnë tek seksi, sesa nga vizioni i aktit seksual, tamam siç ndodh në film.
Pasqyra
Një mik i madh i orgazmës së një femre është pasqyra. Para së gjithash duhet parë vetja me shumë kujdes. Seksualiteti femëror, në fakt është “fshehur” si nga pikëpamja anatomike, si nga ajo e ndjenjave të ndryshme. Për të jetuar një përputhje të mirë fizike, femra duhet të njohë mirë veten, të zbulojë vetë se si është bërë dhe si funksionon. Dhe pastaj t’ia transmetojë këto “njohuri teknike” partnerit. Edhe pse nuk është shumë e lehtë për ta bërë, veçanërisht në fillim. Një femër në fakt heziton të tregojë se çfarë do në shtrat dhe shpesh nuk arrin të lirohet nga ndjenja e fajit.
T’i transferosh njohjet e tua tek partneri të ndihmon në arritjen e kënaqësisë. Përputhja erotike në fakt kërkon gjeste dhe përkëdhelje precize dhe të sigurta. Me fjalë të tjera, që një mashkull të dijë se ku dhe si të prekë trupin e saj, pa shumë siklet dhe pasiguri. Me pak fjalë, dëshira ka nevojë për spontanitet dhe surpriza, kënaqësia nuk improvizohet. Dhe shpesh ka nevojë për eksperimente dhe prova të vazhdueshme në kohë për të shpërthyer.
Ambienti
Edhe ambienti ka rëndësinë e tij. Madje është thelbësor për të favorizuar lëshimin, një element më i rëndësishëm për seksualitetin femëror sesa atë mashkullor. Është e qartë që secila zgjedh atmosferën që pëlqen, romantike ose trasgresive. Por për të gjitha vlen një këshillë me efekt të sigurt, mbajeni larg nga dhoma e gjumit rutinën, e cila është armikja vdekjeprurëse e lëshimit absolut.
Dhe nuk lejon që impenjimet e përditshme të futen mes jush dhe atij, duke rrudhosur kështu momentet tuaja të intimitetit. Pra, vendosni ju se cila është strategjia më e mirë për t’u “izoluar”, e llojit, çojini fëmijët tek ndonjë i afërm (nëse keni), fikni celularin, hiqni nga fisha edhe telefonin e shtëpisë, bëjeni pazarin që më parë.
Vetvetja
Truket dhe këshillat vlejnë për të rritur kënaqësinë, por deri në një farë pike. Kujtoni se miku më i mirë i orgazmës femërore është gjithnjë dhe gjithsesi vetë femra. Me rritjen e vetëdijes fizike dhe emotive, gjithnjë e më rrallë është spektatore, më shpesh është aktore e seksualitetit të vet. Pra, në shumë raste, e njeh mirë skenarin që duhet të recitojë për të mbërritur në finalen e madhe. Një skenar, që ndoshta ndonjëherë parashikon që mashkulli dhe femra të shkëmbejnë rolet. Dhe kjo lehtëson, dhe shumë kënaqësinë. Padyshim me sodisfaksionin e të dyve.
Marrë nga “The Time”

Përse grave u pëlqen vetëm nëse zgjat shumë?
Pas dy vjet raportesh seksuale, kohëzgjatja mesatare e një raporti të tillë është më pak se dhjetë minuta. Dhe natyrisht që konfidenca çon në shkurtimin e kohës, por nëse atij i mjaftojnë dy minuta për të arritur orgazmën, për gratë duhen të paktën 11 minuta. Që këtej e ka burimin edhe pakënaqësia e vazhdueshme e grave ndaj dashurisë së “shpejtë”. Zgjidhja nuk është gjetja e një partneri “rezistent”, por është të kesh një partner të kujdesshëm për kënaqësinë e tjetrit.
Përse burrave u duket eksituese pornografia?
Shtatëdhjetë për qind e burrave “përdorin” pornografinë për t’u eksituar, kundrejt 50 për qind të grave (që gjithsesi e bëjnë thuajse gjithmonë në çift). Jo vetëm kaq. Tridhjetë për qind e burrave frekuentojnë sexy shop, lokale me shfaqje hard, kundrejt 12 për qind të grave. Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore është se tek mashkulli eksitimi kalon në një pjesë të mirë të tij përmes shikimit. Imazhet kanë një efekt stimulues të shpejtë.
Përse gratë kanë dëshirë më rrallë për të bërë dashuri?
Sepse gruaja, më shumë se burri shpërqendrohet nga seksi. Disa e kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe, sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmonë ndjehen të gatshme e madje e humbin edhe interesin për shkak të ndonjë grindjeje apo nga lodhja.
Përse, më pas, ai kërkon gjithmonë t’ua tregojë miqve?
Ky qëndrim, që mund të jetë pak a shumë i theksuar në varësi të karakterit të njeriut, duket se vjen nga sjellja e kafshëve, nëpër kope mashkulli më i fortë respektohet dhe çiftohet me shumë femra, që siguron edhe riprodhimin e species. Edhe njeriu, kur fiton një grua e jeton si një shenjë të pushtetit të tij. Problemi është se disa burra fshehin pas kësaj mënyre të bëri seks, pasiguri, brishtësi dhe ndjenjë inferioriteti.
Përse disa çifteve u pëlqen “ta bëjnë çuditshëm”?
Seksi i “çuditshëm” mund të duket diçka e pazakontë, por është pjesë e normalitetit të disa çifteve. Ka burra dhe gra që arrijnë të bëjnë dashuri vetëm çdo herë që e bëjnë ndodhen në një vend të ndryshëm, ose kur kanë një stimul të ri. Ndryshe nga të tjerët, të cilëve u duket eksituese vetëm një situatë kur ndjehen të sigurt e që e bëjnë në të njëjtin vend e madje edhe në të njëjtën orë. Kush sjell në krevat fantazinë është i tërhequr nga idea e trasgresionit, e shoqëron kontaktin seksual me një rritje të veçante ku mund të shemben shumë barrikada.
Përse në një moshë njerëzit mendojnë se nuk e bëjnë dot?
Njerëzit që janë përqendruar shumë tek imazhi, e jetojnë më me shqetësim plakjen, që padyshim sjell ndryshime hormonale. Për burrin, kur e ve re se ka nevojë për stimulime më të zgjatura për të arritur ereksionin apo pakësimi i lubrifikimit për gruan mund të sjellë shqetësime. Pastaj edhe muskujt janë më pak elastike duke bërë që disa pozicione të mos jenë më të praktikueshme. Por nëse e gjitha kjo është një ligj i natyrës, sido që të jetë ekziston mundësia për të gjetur një seksualitet të ri. Ose më mirë një stil të ri.

10 sekrete për të patur sukses në takimin e parë



1. Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet.
2. Jini i vëmendshëm. Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj.
3. Bëni komplimente. Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur etj?
4. Lëreni negativitetin mënjanë. Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija.
5. Flirtoni. Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri.
6. Kërkoni atë që dëshironi. Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve.
7. Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre.
8. Mos ngatërroni fantazinë me realitetin. Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku.
9. Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo.
10. Jini të sjellshëm. Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij.

Pse seksi kërkon gjithmonë angazhim nga femrat

Përfundimi i psikologëve: Meshkujt duan më shumë ngrohtësi

Nuk është sekret fakti që femrat janë shpesh faktorë për ndryshimin e një marrëdhënieje. Mënyra se si gjërat funksionojnë ditët e sotme bëjnë që femrat të jenë më pjesëmarrëse se sa partneri i tyre, si në jetën shoqërore, në familje dhe në shtëpi, këto janë shprehje të mbështetjes dhe kujdesit të femrës. Por ndryshimet shpesh sjellin ankesa nga partnerët e tyre. Ajo çfarë vjen si pasojë e kësaj gjendjeje është një marrëdhënie e mënjanuar dhe pushim absolut të aktivitetit seksual, i cili largon energjitë e cilitdo partner.
Çfarë kërkon femra
Çdo individ ka mënyrën e vet të të qenit i dashuruar dhe të ndjerit dashuri. Për disa njerëz dashuria bëhet përmes fjalëve, pra fjalë të cilat të thëna nga parteri i bëjnë të ndihen të ledhatuara. Për të tjerë është thjesht një veprimi, për shembull njeriu i zemrës u përgatit një filxhan çaj, apo u vendos në sfond muzikë të lehtë dhe joshëse, dhe ndoshta edhe i thotë një poezi dashurie në mbrëmje. Ndërsa për individë të tjerë, dashuria është një formë komunikimi mes prekjes dhe seksit, strukur pranë njëri-tjetrit duke ledhatuar partnerin plot eksitim. Gabimi që bëjnë çiftet në një marrëdhënie është, se flasin me gjuhën e marrëdhënies së tyre, në vend që të flasin me atë të partnerit. Nëse martoheni me dikë nënkupton dashuri mes prekjesh. Sipas studiueses Micela Davis, nuk është që e thënë që femra të bëjë të gjitha punët, por të thotë që të punojë me zgjuarsi, pra t’i japë parterit atë që dëshiron dhe ka nevojë.
Fjalët dhe veprat
“Femrat thonë se kanë provuar gjithçka, por janë mërzitur. Por ajo çfarë kanë bërë në të vërtetë, është se kanë thënë gjithçka”, vazhdon studiuesja. Davis mendon se, nuk është e drejtë të mendohet se përmirësimi i komunikimit në një marrëdhënie arrihet në sajë të aftësisë që kanë ata për të përdorur fjalën, kur në fakt pjesa më e madhe e komunikimit nuk është verbal. Për meshkujt është e rëndësishme të përmirësojnë aftësinë e tyre të fjalës, të njëjtën rëndësi duhet të kenë edhe për femrat, të jetojnë një botë më vepruese, më aktive dhe të egër. Ashtu si u pëlqen në të vërtetë meshkujve. Nëse individi ndihet i sigurt, i dashuruar, i dëshiruar përmes prekjeve e lejon veten e tij të jetë më i hapur dhe më “i lëndueshëm” në nivele të ndryshme. Personi është i gatshëm të dhurojë emocione e dashuri, gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrsesi nëse nuk ndihen në qendër të vëmendjes dhe nuk merr prekjen që dëshiron. Duke i dhënë parterit atë çfarë ai ka nevojë, nuk është një akt më të cilin nënvlerësoni veten tuaj. Është rritje e interesit vetjak. Ju “shpërbleheni” në formë të ndryshme dhe padyshim është përfitimi më i mirë, është ai i drejtpërdrejtë seksual. Marrëdhënia gjithashtu arrin të ndikohet nga ky fakt dhe në nivel të lartë sepse rritet intimiteti, partneri juaj është më i hapur dhe i drejtpërdrejtë më anë të fjalës si pasojë e të qenit fizikisht i lidhur. Kjo krijon energji dhe ju ndiheni më “i gjallë”. Po ashtu përfton edhe mbrojtja e vetes sepse rrit ndjenjën e vetvetes si një qenie seksuale.
Koha për sulm
Kur kuptoni se keni folur për ndjenjat tuaja, i keni shpjeguar gjërat njëra pas tjetrës, jeni kërcënuar, fajësuar dhe përsëri pavarësisht asaj çfarë keni thënë, nuk keni vënë re asnjë ndryshim, atëherë është koha për t’i dhënë fund fjalëve dhe të pretendoni sikur parteri nuk mund të dëgjojë asnjë fjalë nga ato që thoni. Bëni diçka të ngjashme me një eksperiment. “Ajo çfarë u këshilloj femrave për të qenë më shumë seksuale nuk është vetëm të jenë nismëtare të marrëdhënies, edhe pse kjo është një pikë kyçe, por të bëjnë parterin e tyre të ndihet i dëshiruar”, thekson Davis. Komplimentet, një shënim dashurie ndonjëherë me ngjyrime seksuale, mënyra se si joshni partnerin me veshjen dhe sjelljen tuaj janë pjesë të shumë të rëndësishme për të krijuar një marrëdhënie të mirë seksuale. Mbani pasionin dhe ndizni veten tuaj, atëherë ky “eksperiment” të jeni të sigurta se do të funksionojë.
Marrë nga “Fox News”

Gabimet që bën një vajzë në të njëzetat


Ja gabimet që bëjnë vajzat rreth të njëzetave.
1. Mos fjetja e mjaftueshme.
2. Varësia nga mediat sociale.
3. Larja e shpeshtë e flokëve. (Dëshira për t’i mbajtur flokët gjithmonë të drejta sakrifikon shëndetin e tyre)
4. Harxhimi i shumë parave për të konsumuar vakte në restorante e fast-food.
5. Shëndet bipolar. (Gjatë ditës bëjnë joga e pinë çaj jeshil, gjatë darkës shkojnë në party që zgjasin deri në 4 të mëngjesit. Kjo çrregullon dhe stërlodh trupin.)
6. Mania për të pasur një trup të nxirë. (Kujdes! Edhe jashtë shezlonit rrezet UV janë shumë të dëmshme.)
7. Shpenzimi i gjithë kohës pas një marrëdhënieje.(Pavarësisht sa djalë i mirë mund të jetë ai, duhet ta ndani kohën tuaj).
8. Humbja e kohës pas dikujt që nuk ka interes për ju.
9. Indiferenca e kontrollit ndaj shtatëzanisë së padëshiruar. (Me pretendimin që nuk ndihet siç duhet me kondom, por gjithkujt  mund t’i ndodhë.)
10. Marrja e një kafshe shtëpiake. Nëse ju dhe i dashuri juaj vendosni të blini një qenush dhe nuk zgjasni si çift, ka shumë mundësi që qenushin tuaj t’jua marrin, nëse nuk  e braktisni ju atë.
11. Telefonatat dhe shkrimi i mesazheve gjithë natën. Ndonjëherë do t’ju duhet të prishni  gjumin për të parë thirrjet apo mesazhet në telefonin tuaj.
12. Dietat ekstreme. Pa marrë parasysh sa ujë, lëng limoni apo speca të kuqe do të konsumoni, në fund të fundit do të shkoni përsëri në peshën tuaj.
13. Grumbullimi i 15 $ për të blerë diçka të lirë, në vend që të bleni diçka cilësore e të përjetshme. Nesër do t’ju duhet të vishni diçka jashtë stilit të momentit.
14. Shpenzimi i tepërt i parave për produkte bukurie që nuk do të donit t’i përdornit.
15. Lejoni kolegët e zyrës t’ju trajtojnë ende si një praktikante edhe pse mund të keni vite që punoni aty.
16. Lejoni paragjykimet e të dashurit tuaj apo të miqve të të dashurit tuaj, të shkatërroni miqësi të ngushta.
17. “Ulni shpejtësinë.” Nuk do të rriteni brenda një nate. Shijojeni dekadën.

Si i duket seksi partnerit tuaj, tetë fazat më të rëndësishme

Çfarë mendimi kanë burrat për orgazëm, flirtimin, ereksionin

Ndodh shpesh që edhe pse keni një kohë të gjatë me partnerin dhe jeni shumë të dashuruara më të, përsëri nuk arrini ta kuptoni. Duket si një provim i vështirë të hysh në botën e tij për të mësuar se si i duket marrëdhënia juaj, si nga këndvështrimi romantik dhe ai seksual. Studiuesi Dominic Utton shprehet se, ka disa elementë që mund të ndihmojnë një femër të kuptojë se çfarë mendon partneri i tyre për marrëdhënien aktuale.
1. Flirtimi
Vetëm sepse meshkujt nuk janë shumë të zotë me flirtimin nuk do të thotë se ata nuk e pëlqejnë atë. Ka disa teknika flirtimi, të cilat i garantojnë një femre sukses të sigurt. Kafshimi i buzës, lëvizja e cepit të fundit, duke e përkëdhelur lehtë atë, shpupuritja e flokëve, ndërkohë që ai flet etj., janë mënyra shumë të mira për të joshur një mashkull. Ai e dashuron shumë një gjë të tillë sepse e imagjinon veten duke i bërë këto veprime dhe kjo gjë e bën të ndizet flakë.
2. Ereksioni
Kjo është përgjigjja automatike e cila nënkupton se mashkulli nuk e ka më në dorë situatën dhe se ndihet krejt i pafuqishëm ndaj kësaj gjendjeje. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se është femra e cila ka kontrollin mbi të. Por ereksioni i shkaktuar drejtpërdrejt nga një femër e cila i pëlqen shumë e bën atë edhe më të kënaqshëm. Meshkujt mund të arrijnë në ereksion në shumë mënyra, por kur e arrijnë duke u joshur dhe admiruar një trup të bukur ata marrin më shumë kënaqësi.
3. Loja para seksit
Ekziston një mit se meshkujt nuk do të lodhen kurrë me lojën para seksit. Por është më shumë një ndjenjë ritmi. Ndërkohë që një pjesë e meshkujve e kanë shumë të lehtë të arrijnë kulmin e eksitimit, duket se janë femrat që e kanë të vështirë të “prekin” orgazmën. Sa më të paduruar të jeni, ideja e një periudhe të gjatë para se të fillohet me penetrimin mund të jetë shumë e lodhshme dhe aspak nxitëse. Gjithsesi është një e vërtetë që bashkon të gjithë meshkujt e botës, nëse femra është e zonja të bëjë një lojë të bukur para seksit, çdo mashkull do ta pëlqejë atë.
4. Seks oral për të
Është më shumë një fiksim për meshkujt dhe nëse edhe partnerja e tij është e gatshme t’ia mundësojë sa herë të dëshirojë, atëherë çdo gjë në rregull. Lidhja do të jetë me siguri shumë e gjatë.
5. Seks oral për ju
Nëse meshkujt nuk do të kishin pëlqyer seksin oral tek partnerja, atëherë ai me siguri nuk do t’i kishte rezistuar kohës. Shumë meshkuj preferojnë të japin seks oral, çdo partneri i pëlqen ideja që arrin të çojë në ekstazi femrën e tij pa bërë seks penetrues.
6. Penetrimi
Për shumë meshkuj penetrimi mbetet ende ngjarja e madhe. Meshkujt janë programuar në ketë mënyrë: Sesi nënkupton ngjizje, kjo do të thotë penetrim. Shumë meshkuj preferojnë të zgjasin kohën para se të arrijnë kulmin e eksitimit. Ata zgjedhin pozicione të cilat nuk ua dhurojnë menjëherë orgazmën, por e shtyjë kohën para saj.
7. Orgazma
Fatkeqësisht, meshkujt arrijnë në orgazëm në më pak se tri minuta pas marrëdhënies, ndaj edhe pse përpiqen ta shtyjnë këtë afat, përfundimi është gjithnjë i njëjtë. Me përjashtime të rralla. Ndërsa tek femrat edhe pse është më e vonuar, përsëri është më shumë e fortë. Një raport i shpejtë mund t’u dhurojë një shpërthim të shkurtër, por që zgjat pak. Kështu që sa më shumë të zgjatet tensioni seksual aq më e madhe është edhe kënaqësia e përftuar.
8. Pas seksit
Sigurisht, nuk ka asnjë mundësi që aksioni të ndalet. Edhe pse ju zë gjumi në krahët e njëri-tjetrit, në momentin e parë që hapni sytë jeni të gatshëm për të bërë seks. Për shumë meshkuj “koha pas seksit” mund të nënkuptojë rifillimin seksit, sepse dëshiron të ndjejë edhe një herë të njëjtin epsh dhe pasion.
Marrë nga “NETDOCTOR”

Italianet, rekordmenet e seksit

Sipas një studimi ndërkombëtar të Shoqërisë Evropiane të Ngjizjes, 59% e italianeve kryejnë një ose më shumë raporte seksual në javë, por të paktën 30% e tyre përdor pilulën mbrojtëse.  Një kërkim të cilit i janë nënshtruar plot 11.490 femra të moshës 15-49 vjeç, nga 49 vende, tregon se janë italianet ato që mbajnë trofeun e të bërit seks. Në Evropë femrat italiane janë më aktivet në marrëdhëniet seksuale, me një përsëritje prej një ose më shumë herë në javë në 59% të rasteve, ndjekur nga spanjollet me 54%. Kjo i bën italianet të konsiderohen si në pasionatet dhe që kërkojnë më shumë epshin mashkullor, të ndjekura më pas nga ruset (56%), francezet (55%), spanjollet me (54%), ndërkohë që fundin e klasifikimit e zotërojnë austriaket me 38%.

Mosbesim ndaj pilulës
Edhe pse e pëlqejnë shumë seksin, janë të pakta femrat të cilat preferojnë të përdorin pilulën mbrojtëse gjatë aktit seksual. Kërkimi i kryer për të prezantuar në treg pilulën e re me emrin
“Yaseminelle” ka bërë të mundur që femrat të pranojnë se nuk i besojnë shumë pilulës, ndaj dhe nuk e përdorin atë. Pilula përdorej në 29% të rasteve dhe kjo e bën Italinë të klasifikohet si një nga vendet me përdorimin më të pakët të pilulës mbrojtëse.
Hera e parë pa mjete mbrojtëse
Mosbesimi në masat mbrojtëse nuk mbaron këtu, në fakt 30% e të intervistuarave deklaron se nuk kanë përdorur asnjë lloj “mbrojtësi” kur kanë kryer për herë të parë raportin seksual. Ka qenë edhe më i paktë numri i femrave që kanë preferuar të këshillohen me gjinekologun e tyre, pasi kanë marrë vendimin për të shkuar në shtrat me një mashkull.
Roli i mashkullit
Në të gjithë këtë situatë aspak të favorshme për shëndetin e femrës, cili është roli i mashkullit? Në kërkimet rezulton se thirren gjithmonë në rastet kur duhet të zgjidhet metoda mbrojtëse. Media ndikon më shumë se në 75% të rasteve në rëndësinë e marrjes së këtij vendimi tek italianet. Meshkujt italianë kanë qenë gjithmonë të njohur për natyrën e tyre joshëse, por në fakt tashmë kanë ndryshuar rolet, ata kanë filluar të joshen. Për ta e rëndësishme është të marrin kënaqësi, të jenë në qendër të vëmendjes dhe të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë.

Marrë nga “PANORAMA.IT”

Dritë jeshile për marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë!

A mund të bëni seks gjatë shtatzënisë?! Po! Të gjitha gratë shtatzëna dhe burrat e tyre mund të vazhdojnë të bëjnë seks. Marrëdhëniet seksuale nuk e dëmtojnë fëmijën tuaj, kështu që mos u shqetësoni!
Mjekët

Lajm i mirë sidomos për ata që do të bëhen për herë të parë nënë dhe baba: nuk ka asnjë rekomandim mjekësor që ndalon marrëdhëniet seksuale gjatë kohës kur partnerja apo bashkëshortja juaj është shtatzënë. Motivi është i thjeshtë: fetusi është i mbrojtur në mitrën e nënës dhe nuk mund të goditet apo të shqetësohet. Përkundrazi, duket se kënaqësia e orgazmës së nënës rritet dhe këtë gjë e percepton edhe fëmija. Sigurisht ndonjëri prej jush edhe mund ta ketë provuar seksin gjatë shtatzënisë, ai është ndryshe: pas marrëdhënies mund të ndodhin kontraktime të mitrës dhe ndonjë rrjedhje e vogël gjaku. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është thjesht një proces normal që kryhet nga muret e mitrës. Kështu që këshilla e përgjithshme është: veproni si të ndiheni më mirë. Ekzistojnë çifte që gjatë shtatzënisë krijojnë një marrëdhënie seksuale edhe më të mirë se më parë, ndërsa disa të tjerë preferojnë të vendosin kufizime. Por duhet të jeni në dijeni dhe plotësisht të qetë se për këtë gjë nuk ka rregulla. Megjithatë nuk duhet mohuar se gratë e kanë pak më të vështirë në tremujorin e parë të kryejnë marrëdhënie të rregullta seksuale, kjo sepse në 12 javët e para gruaja shtatzënë e humb interesin e seksualitetit, për shkak se vuan nga lodhje kronike dhe të përziera, që e bëjnë pak të shqetësuar për të shkuar në shtrat …përveçse për të fjetur. Ndryshimet ndodhin në tremujorin e dytë: barku nuk është ende shumë i theksuar, sikletet fillestare zakonisht janë zhdukur dhe hormonet e shtatzënisë i sjellin një humor të mirë nënës së ardhshme: pra kjo është edhe koha e përkryer kur çifti mund të kryejë marrëdhënie seksuale pa asnjë problem! Po pozicionet? Eksperimentoni me ato që ju duken më komode, duke evituar sigurisht shtypjen e barkut. Tremujori i fundit i komplikon pak gjërat, sidomos kur barku është shumë i madh: teknikisht bëhet e vështirë gjetja e një pozicioni të rehatshëm dhe gruaja, për shkak të peshës së fetusit, shpesh nuk e percepton orgazmën. Në këtë rast vetë çifti duhet të gjejë një pozicion të ri, i cili është i kënaqshëm për të dy.
Çfarë ndiejnë burrat?
Për disa burra seksi gjatë shtatzënisë është shumë i veçantë, ndërsa për të tjerë është i frikshëm dhe jo eksitues. Duhet kuptuar se ashtu siç ndryshojnë ndjenjat e gruas gjatë shtatzënisë, ashtu ndryshojnë edhe ndjenjat e burrit. Çelësi është të komunikoni shpesh dhe hapur, për gjithçka që secili nga ju të dy ndien dhe përpiquni të evitoni marrëdhëniet e fuqishme seksuale. Burri mund të ketë frikë se mund të dëmtojë gruan dhe beben. Edhe njëherë theksojmë se nëse doktori nuk i ka thënë gruas shtatzënë se është me “rrezik të lartë”, seksi është një mrekulli për të dy. Të dy duhet të bisedoni për gjithçka. Gruaja bën mirë t’i thotë burrit se prekja e tij e kënaq dhe të dy duhet të përpiqen të gjejnë pozicionin seksual që është më i kënaqshëm.
Kur nuk duhet të bëni seks
- Mjeku obstetër ju ka thënë se jeni në “rrezik të lartë” lidhur me shtatzëninë. Në këtë rast, doktori mund t’ju këshillojë të hiqni dorë nga seksi për një kohë ose për gjatë gjithë shtatzënisë;
- Keni rrjedhje gjaku nga vagina;
- Keni histori të dështimeve të përsëritura;
- Keni dilatacion të qafës së mitrës. Këtë e përcakton vetëm obstetri;
- Ju kanë plasur membranat, që do të thotë ujërat kanë rënë;
- Keni pasur lindje premature në të kaluarën;
- Keni placenta previa, që do të thotë se placenta është vendosur mbi qafën e mitrës. Në këtë rast interkursa mund të dëmtojë placentën dhe shkakton hemorragji të mëdha;
- Keni shtatzëni me dy ose më shumë binjakë. Në këto raste doktori mund të këshillojë që të mos bëni seks në periudhën e dytë të shtatzënisë;
- Vuani nga toksemia ose tensioni i lartë i gjakut, gjë që lidhet me shtatzëninë.

Pse vdes dashuria?

Dashuria lind, ushqehet dhe për fat të keq shpesh zhduket. Pse ndodh kjo!


Është shumë e vështirë të spjegohet se pse vdes dashuria pas një kohe të gjatë dhe dashurie të fortë, dhe pastaj njerëzit vendosin të ndahen. Çfarë është kjo që e shkakton fundin e një historie të bukur e të gjatë që ishte si një përrallë. Por asgjë nuk ndodh pa ndonjë arsye dhe ashtu as dashuritë nuk përfundojnë pa ndonjë arsye. Ja disa arsye më të shpeshta që çojnë një dashuri në përfundimin e saj.
Ndërprerja e komunikimit
Komunikimi i mirë është baza e një lidhjeje të fortë, dhe menjëherë kur partnerët largohen nga komunikimi i sinqertë dhe kualitativ, fillojnë të vijnë problmet, konfliktet dhe ndarjet.
Duke e marrë partnerin si të gatshëm
Partneri kurrë nuk duhet të bëhet “një gjë e rastit” që ju e dini është aty diku dhe se gjithmonë do të jetë aty kur juve ju nevojitet. Ju duhet të mirreni me partnerin tuaj, duhet të kujdeseni e të kultivoni mardhënien tuaj. Ti tregoni rrespekt dhe bëjani me dije se sa e doni atë. Nëse ndaloni ti bëni këto gjëra atëherë shanset janë shumë të mëdha që së bashku të përfundoni në humnerë.
Pritjet e juaja nuk janë realizuar.
Fillimi i çdo lidhjeje gjithmonë është përrallor, njohja me njëri tjetrin e çdo gjë tjetër në fillim është shumë e bukur. Por me kalimin e kohës çdo gjë fillon të zbehet, maskat bien poshtë, dhe atëherë e shihni se me kënd keni punë dhe se mendimet nuk ju përputhen për disa gjëra shumë të rëndësishme. atëherë fillon çdo gjë të përfundojë.
Keni zbuluar diçka për partnerin
Jo rrallëherë ndodh që partneri juaj tju befasoj në mënyrën më të shëmtuar dhe të pakëndshme. Gënjeshtra, tradhtia, dhe çkado që mund tju bëj të humbni besimin tek partneri.Besimi është një arsye e mjaftueshme për një ndarje.
Xhelozia
Xhelozia është një pjesë normale e çdo lidhjeje, por vetëm atëherë kur bëhet fjalë për gjëra të vogla. Edhe pse për xhelozi patologjike nevojiten disa muaj për ta zbulur, dhe nuk mund të zbulohet mënjherë në fillim të lidhjes. Kur kuptoni që dikush dëshiron tju kontrolloj në këtë mënyrë, gjëja e vetme që do e dëshironit është të zhdukeni menjëherë dhe në atë çast.
Kur lidhja nuk është ndërtuar në bazament të fortë
Është shumë me rëndësi ti qartësoni gjërat që në fillim. Nga momenti i njohjes dhe fillimit të bisedës me dikend, duhet të keni kujdes që ajo të bisedë te jetë më se e sinçertë dhe e mirëfilltë. Dhe nëse nuk i kushtoni rëndësi kësaj pune atëherë biseda do të zhvillohet në gjëra bazike dhe do vijë një moment kur pëlcasë, dhe çdo gjë do prishet.
Partnerët thjeshtë nuk janë kompatibil
Si çdo fillim, është i bukur, përrallor, i ëmbël, shumëngjyrësh dhe argëtues. por me kohën njerëzit e kuptojnë se ishte vetëm një entuziazem i çastit dhe se ata nuk janë njëri për tjetrin. Atëherë ju vazhdoni tutje por vetëm.
Monotonija dhe mërzia
Partnerët më së shumti mundohen në fillim, mirëpo mundi nuk duhet të ndalet kurrë. Në momentin që ndalon mundi dhe kur nuk jeni i gatshëm te merrni vetiniciativë të bëni diçka për pesronin e dashur, lidhjes i vie fundi shumë shpejtë, sepse krijohet monotonija dhe mërzia. Dashuria merr fund.
As që bëhej fjalë për dashurinë
Shumë shpesh ndodh që njerëzit ti përziejnë ndjenjat. .Pasioni, eksitimi dhe çdo gjë e tillë ka kohëzgjatjen e afatizuar. Dhe në qoftë se, pasi të kuptoni se marrëdhënia me atë person nuk është me të vërtetë diçka që ju plotëson apo ju mbush, këtu përfundon historia./Femina

Si të mbani një lidhje në distancë

Lidhja në distancë e dy të dashuruarve mund të bëhet më e fortë nëse mes tyre ekziston besimi, por edhe komunikimi i afërt e i vazhdueshëm. Mos i humbisni këto këshilla…

Të jetosh një lidhje në distancë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse dashuria mund të jetë shumë e fortë, largësia vë në provë të fortë rezistencën e çiftit, që mund të bjerë viktimë e disa kurtheve të saj. Kilometrat që e ndajnë çiftin janë të shumta, por gjithsesi mënyra që lidhja të funksionojë duhet gjetur medoemos. Si? Ja disa sugjerime për një histori jetëgjatë, edhe pse njëri mund të jetë në veri dhe tjetri në jug dhe koha për t’u parë është reduktuar në minimum.
Kontakti fizik
Duke e jetuar lidhjen në largësi, kontaktet fizike e çojnë atë në një marrëdhënie më shumë miqësore se sa pasionante. Ju duhet të përpiqeni të gjeni kohë dhe hapësirë ​​për t’u takuar (për shembull nëse jeni shumë larg njëri-tjetrit, udhëtoni të dy në të njëjtën kohë për t’u takuar në një vend të tillë që bie mes vendbanimeve tuaja). Çdo gjë duhet të planifikohet në mënyrë të tillë që, në qoftë se jeni duke kaluar një kohë të vështirë, takimi dhe intimiteti të jenë emocionalisht inkurajues dhe konstruktiv.
Vendosja e një ekuilibri te një çift
Mund të ndodhë që largësia nuk është një zgjedhje e përbashkët. Por në çift nuk duhet të jetë vetëm njëri nga partnerët që sakrifikon. Është e nevojshme të arrihet në një kompromis, që i plotëson të dy. Pra duhet arritur në një lloj ekuilibri që i jep frymëmarrje lidhjes.
Mos u bëj kontrollues
Edhe pse teknologjia ndihmon në komunikim të vazhdueshëm dhe të përditshëm, distanca rrit pasigurinë sidomos te femra. Por kjo nuk duhet të bëhet mediumi i vetëm që lidh të dy partnerët. Ajo nuk duhet të zëvendësojë krejtësisht aspektin emocional e të qenët fizikisht bashkë. Po ashtu as celularët, ueb kamerat, rrjetet sociale nuk duhet të shndërrohen në instrumente kontrolli të bezdisshëm. Besimi është thelbësor, nëse nuk e gëzoni do të shkatërronit një raport që ka filluar të ndërlikohet.
Nostalgjia duhet të ndahet
Kur partneri/ja është larg, melankolia dhe nostalgjia, por edhe trishtimi, javë pas jave bëhen gjithnjë e më shumë të padurueshëm. Ideja për plane të përbashkëta mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes së çiftit. Konfidenca e gjendjes së tyre shpirtërore dhe e emocioneve e “çimentojnë” bashkimin dhe e afrojnë gjithnjë e më shumë çiftin.
Mos ki frikë se mund të të lërë
Një lidhje në distancë karakterizohet edhe nga frika e braktisjes, sepse ndonjëri prej të dyve, me kalimin e kohës, mund të fillojë të ndiejë për ndonjë person tjetër. Kjo mund të jetë shenjë e një raporti jo solid. I takon njërit japë siguri sërish mbi ndjenjat që provon. Kush ndihmon një herë do të ndihmohet herën tjetër. Por gjithsesi mos e humbisni toruan e mos kini frikë për realitetin që ju kanoset.
Mos konkurroni
Shkëputja mund të sjellë zemërim, përderisa shihet si “refuzim”. Nuk duhet të dominojë ndjenja e sfidës, një lloj konkurrence e cila ndryshe mund të përkthehet si lëndim me dashje i partneres apo partnerit. Midis të dyve duhet të ekzistojë bashkëpunimi, jo konkurrenca.
Mos u dorëzoni
Largësia midis dy të dashuruarve është me të vërtetë shumë e vështirë në çdo lidhje, por kjo nuk do të thotë se duhet të shikoni vetëm anët negative të gjërave, pasi kjo mund të ketë pasoja për lidhjen tuaj. Përkushtojuni mendimeve pozitive dhe vlerësojeni çdo moment që kaloni me partnerin. Fundja, ekspertët kanë konstatuar se në lidhjet në distancë, sikurse edhe në ato të tjerat, ekziston e njëjta dozë e intimitetit, besimit, përkushtimit etj.

Rregulla të arta për kujdes pjesëve intime të trupit

Nxehtësia, lagështia, dielli, djersitja, rrobat lagura të banjës dhe peshqirët janë më se të përshtatshme për bakteret, viruset, sëmundjet e ndryshme kërpudhore dhe madje edhe për sëmundje të ndryshme gjenitale. Pikërisht për shkak të të gjithë këtyre shkaktarëve të cilët na rrezikojnë në masë të madhe, duhet pasur kujdes për higjienën personale.

Higjiena intime është shumë e rëndësishme për shëndetin e çdo femre
Shkaktar i shumë problemeve të femrave: inflamacioni, infeksioni, madje edhe i sëmundjeve gjenitale, gjendet në rrezikimin e mikroflorës vagjinale. 90 për qind e mikroflorës normale e përbëjnë laktobakteret, të cilat tajisin thartinë qumështi. Vlera PH në vaginë është 3,3, gjë që do të thotë se ajo është thartinë cila pengon depërtimin e mikroorganizmave patogjenë. Nëse ajo thartinë prishet edhe mesi bëhet më shumë bazik, numri i laktobaktereve zvogëlohet, andaj lirohet hapësira për depërtim të mikroorganizmave të tjerë.
Balanca e thartirës bazike më së shpeshti çrregullohet kur me rastin e bërjes dush në vagjinë depërton shkuma e sapunit. Nuk është gjë e madhe nëse vetëm njëherë ndodhë kjo gjë, mirëpo sulmet konstante bazike çojnë në çrregullimin serioz të mikroflorës dhe infeksioneve.
Simptoma e parë është sekrecioni i vëllimshëm vagjinal me aromë karakteristike të pakëndshme. Pra, femra e cila përdor sapunin e rëndomtë, sado që të jetë i mirë, edhe uji me klor e çrregullon mikroflorën normale vagjinale, andaj kjo nuk është fare e parëndësishme.
Higjienën e pjesëve intime të trupit duhet mbajtur me preparate speciale, më së shpeshti me gjele me thartinë të caktuar, të cilët blihen nëpër barnatore apo në çdo parfumeri. Ato janë preparate me ekstrakte bimore të cilat nuk irritojnë mukozën dhe pengojnë inflamacionin. Është me rëndësi që sapuni apo preparati special të ketë shenjën pH prej 3,8 deri në 4,5, sepse vetëm atëherë nuk do të çrregullohet mesatarja bakteriologjike e vagjinës.
Janë të ndaluara shpëlarjet e brendshme, përpos kur rekomandon mjeku, sepse mund të shtohet mundësia e infektimit.
Kur urinoni keni djegie
Ndërsa jeni duke urinuar ndieni një djegie në organet gjenitale: mund të bëhet fjalë për një cistit, një malcim i fshikëzës.
Në këto rate, nëse analiza e urinës ka treguar praninë e një infeksioni, duhet të mjekoheni me dezinfektues në rrugët urinare, antibiotikë që janë në gjendje të zhdukin mikrobin përgjegjës të sëmundjes.
Në raste kruarjesh
Mahisja e vulvës, pjesa e jashtme e organeve gjenitale, ose një infeksion nga candida albicans karakterizohen nga kruarje të thella te buzët dhe në mbivete. Kjo mahisje shkaktohet nga rëra që, bashkë me ujin e detit, depërton në kostumin e banjës, duke acaruar lëkurën dhe mukozat.
Kujdes nga rrobat e banjës që janë të errëta, sepse substancat kimike që janë përdorur për ngjyrosje mund të shkaktojnë alergji.
Zakonisht nuk është e nevojshme që të shkojmë te mjeku, sepse mahisja zhduket brenda pak ditësh. Nëse nuk kalon, duhet patjetër të shkoni te gjinekologu.
Nëse problemet janë virale
Midis sëmundjeve që transmetohen seksualisht, të cilat mund t’u interesojnë si meshkujve ashtu edhe femrave, janë condiloma (ose lafsha e gjelit) dhe herpes genitalis.
Në të dyja rastet, duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. Sapo të jetë vërtetuar prania e sëmundjes, mjekimi parashikon përdorimin e ilaçeve antivirale për të parandaluar këto infeksione, është e rëndësishme të përdoret gjithmonë prezervativi.
Gjakderdhje para ciklit
Ndonjëherë, nëse vezoret prodhojnë një sasi të vogël progresteroni në krahasim me normalen, mund të verifikohet një gjakderdhje gjatë javës që paraprin ciklin.
Shpjegimi i një fenomeni të tillë u detyrohet niveleve të ulëta të progesteronit, që shkaktohen nga periudha ankthi, stresi.
Shkoni menjëherë te specialisti. Ai pas një vizite dhe pasi ka bërë analizat e gjakut dhe një ekografi në fund të barkut, mund të vërtetojë nëse rrjedhjet janë pasojë e një niveli të ulët të hormonit progesteron ose nëse shkaktohen nga prania e shqetësimeve të tjera, për shembull një fibromë ose një polip.
Gjakderdhje në mes të ciklit 
Një gjakderdhje që shfaqet rreth mesit të ciklit, domethënë rreth ditës 12-16 nga fillimi i menstruacioneve të fundit, në të shumtën e rasteve shkaktohet nga një periudhë ovulacioni. Bëhet fjalë për momentin gjatë të cilit veza femërore, pasi ka arritur maturinë, del nga vezorja, për t’u futur tek tubat dhe fillon shtegtimin e saj drejt mitrës. Shkak për këtë janë ndryshimet hormonale që verifikohen gjatë ovulacionit. Përveç gjakderdhjes, mund të shfaqen edhe dhembje të rreme në fund të barkut.
Nëse gjakderdhjet nuk janë të bollshme nuk është rasti për t’u shqetësuar. Vetëm pasi të jeni kthyer nga pushimet, është mirë që të shkoni te një gjinekolog për një kontroll, për të qenë të sigurta që gjakderdhjet janë shkaktuar nga ovulacioni.
Gjakderdhje gjatë marrëdhënieve intime 
Nëse në qafën e mitrës është e pranishme një fibromë ose një polip, mund të keni një gjakderdhje të vogël gjatë marrëdhënieve.
Nëse gjakderdhja është e lehtë, është e mjaftueshme të vini një qese me akull në fund të barkut, sepse të ftohtët zvogëlojnë diametrin e enëve të gjakut dhe si pasojë pushojnë gjakderdhjen. Por sido që të jetë është mirë që të shkoni patjetër te gjinekologu.
Vetëm specialisti pasi t’ju ketë vizituar dhe pasi t’ju ketë bërë një ekografi në aparatin gjenital, mund të vërtetojë ose të përjashtojë praninë e një fibrome ose polipi.
Kujdesuni për higjenën tuaj vetjake 
Gjatë ciklit mirë është të laheni me detergjente që të përmbajnë edhe një sasi të vogël dezinfektuesi. Larja duhet të kryhet duke filluar nga vagina drejt anusit dhe jo në të kundërt: në këtë mënyrë, mikroorganizmat që vijnë nga zorra të mos transferohen në vaginë, duke e infektuar atë.
Dhe në fund, është e rëndësishme të fshiheni mirë, pa lënë zona të lagura, të cilat janë terreni ideal për shumimin e mikrobeve.
Kundër lëkurës së thatë 
Disa shqetësime intime mund të shkaktohen nga një lëkurë shumë e thatë, fenomen që mund të favorizojë shfaqjen e infeksioneve. Në këto raste, specialisti këshillon përdorimin e barnave kundër lëkurës së hidratuar: një krem i mirë hidratues është të pini shumë ujë. Por nuk duhet të harroni të përdorni një detergjent që të mos jetë acarues, si një vaj që të mos bëjë shkumë.
Duhen të shmangen sapunët klasikë që përdoren për trupin, të cilët janë bazikë dhe e thajnë lëkurën.
Rëndësia e veshjeve 
Për të parandaluar shfaqjen e shqetësimeve në organet gjenitale, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga banja: është e mjaftueshme të keni kujdes dhe të ndiqni disa marifete thelbësore.
  1. kostumin e banjës ndërrojeni sapo të dilni nga uji, pasi lagështia është një terren i mirë për mikrobet e dëmshme.
  2. kur nuk futeni në det, është më mirë që të vishni të brendshme prej pambuku, jo shumë të ngjitura pas trupit.
  3. edhe ngjyra e të brendshmeve ka rëndësinë e saj: zgjidhni më mirë ngjyrën e bardhë, sepse të brendshmet me ngjyra mund të sensibilizojnë mukozën e vaginës, duke e acaruar atë. /telegrafi/

8 shprehi të këqija në martesë, si t’i largoni ato?

Nga anashkalimi seksual e deri tek thashethemet për partnerin – të gjitha këto janë shprehi të këqija martesore nga të cilat duhet të liroheni nëse doni të përjetoni dasmën e artë. Për fillim, që ti thonë ‘mirupafshim’ gjesteve që nuk ju kanë hijë, dëgjoni këshillat e Karen Gali Lewis, këshilltarit për martesa dhe autorit të librit “Pse nuk kupton? Termine të fjalorit në një lidhje”. Ajo zbulon se çelësi i suksesit qëndron në komunikim.

Martesat e mira nuk janë të mërzitshme, ato në fund të gjitha mbijetojnë nga problemet me të cilat çiftet ballafaqohen. Realizoni ëndrrën dhe jetoni në bashkësi të mirë me partnerin.

Hulumtoni

Çiftet shpesh bien në ulluk. Në këso situate çiftet kanë shpehi të sillen taman si shok njëri me tjetrin, në vend që të mbahen në mënyrë që të ndërrohen dhe të zhvillohen.
Çfarë të bëni: Komunikoni. Gjithmonë. Hapni një shishe verë dhe flisni në oborr për të gjitha që po ju ndodhin. Dilni në darkë. Bashkëshorti mundet përsëri t‘ ju befasojë, e ju keni menduar se është i mërzitshëm!

SEKS JO TË MJAFTUESHËM

Kualifikimi ‘seks jo i mjaftueshëm’ dallon nga rasti në rast, por ju do ta vëreni ndryshimin kur të kaloni kohën më të madhe në dhomën e gjumit deri në periudhën kur të fleni në dhoma të ndara. Problemi thelbësor është që të dy partnerët presin që njëri ta mendojë planin gjenial. Nëse kjo nuk ndodhë paknaqsia vetëm rritet.
Çka duhet të bëni: Bëni hapin e parë. Mos kini turp ta bëni këtë, sepse nuk është në pyetje ndonjë garë. Nuk keni nevojë të hidhni petale nëpër të gjithë shtëpinë dhe të bëni befasi të jashtëzakonshme. Mjafton një puthje e papritur apo edhe prekje. ‘Shëruese’ janë edhe vikendet pa fëmijë.

PARAJA

Nëse jeni në grupin e femrave që vazhdimisht fshehin sa para kanë harxhuar, kjo mundet shumë të ndikojë në martesën tuaj. Paraja është diçka e besueshme.
Çfarë të bëni: Në muaj organizoni takime familjare, flisni për blerjet e rregullta, për planet verore, planet dimërore, blerjen e frigoriferit apo gjërave tjera shtëpiake….

MBËSHTETJA NË PUNË

Sa herë i thonë bashkëshortit që është martuar me punën dhe asnjëherë nuk është në shtëpi? Pyeteni veten a e urreni me të vërtetë punën e tij, karrierën apo thjesht ju pengon që është larg jush, larg punëve të shtëpisë dhe që nuk ju ndihmon rreth fëmijëve.
Çfarë të bëni : Me sinqeritet tregojini çka ju pengon. Mos i thoni ‘e urrej punën tënde’ por ‘do të kisha dashur të kalojmë më shumë kohë bashkë’.

THASHETHEMET

Për ata që e bëjnë këtë me karar, thashethemet dhe tregimi i ngjarjeve mund të jetë ventil i dobishëm. Por, prap jeni duke dhënë shumë initmitet dhe detaje për bashkëshortin tuaj, keni qëllim apo thjesht e teproni me këtë, kjo është shumë e rrezikshme për marëdhënien tuaj.
Çfarë të bëni: Bëni një kufi të qartë ndërmjet asaj që është për publik dhe asaj që nuk është. Disa gjëra, si cilën këngë e këndon deri sa lahet, mund ta flisni me shoqe, por mos i tregoni problemet që ai i ka në punë.

ROMANSAT E HARRUARA

Nëse jeni prej atyre çifteve që natën shtrihen si adoleshentë pranë njëri tjetrit, urgjent ndërmerrni diçka. Shkëndijat nuk mund të jenë senzacionale, por nuk keni nevojë as të rrini aq ftohtë.
Çfarë të bëni: Imtësitë, mesazhet, thirrjet gjithmonë ‘ndezin’. Kushtojini rëndësi pamjes tuaj dhe puthuni të paktën pesë minuta në ditë.

ASGJË E RE

Kreditë, puna, fëmijët, lodhin dhe ngarkojnë një martesë, por mos bini në mërzi. Bëhuni inovatorë si më parë.
Çfarë të bëni: Shkoni në orë të gjuhës frënge, apo në vend se të shkoni në shtëpi gjatë drekës, bëni nga një senviç dhe dilni në park.

BËRTITJET

Biseda e ashpër dhe e zhurmshme në të vërtet është maskë për disa problem tjera. Shpesh është nervozë në diçka tjetër, e bëtritja në partner është mënyra që mos të shpërtheni diku tjetër.
Çfarë të bëni: Rregullisht shikoni a është duke e munduar ndonjë problem në punë dhe haptas bisedoni me të për ato. Mbani mend që meshkujt dhe femrat ndryshe komunikojnë. Femrat në këtë mënyrë lidhet e meshkujt vetëm ndajnë informacion./Femina