Posts

Showing posts from August, 2013

Periudha kur jeni të disponuar për seks

Image
Përmirësojeni jetën tuaj seksuale duke mësuar ngritjet dhe rëniet e epshit tuaj dhe duke kuptuar se në cilat ditë e keni të garantuar kënaqësinë maksimale…
A keni vërejtur ndonjëherë se disa ditë keni shumë dëshirë për seks, ndërsa nganjëherë pëlqeni më mirë të pini një kafe sesa të shkoni në krevat. Fajtor për këtë gjendje është biologjia. Derisa te meshkujt nuk ka oscilim të shumtë të nivelit të hormoneve nga dita në ditë, te shumica e femrave variacionet hormonale përcjellin një cikël të caktuar, që ka ndikim të madh në forcimin ose dobësimin e dëshirës seksuale. Ndërsa nëse e dini se në cilën fazë jeni, atëherë do të mund t’i përcaktoni ditët kur do të jeni të nxitura dhe të gatshme për seks, ndërsa falë kësaj mund ta përmirësoni dukshëm jetën tuaj seksuale, pa marrë parasysh nëse jeni në lidhje ose jo. (Megjithatë, nëse merrni pilula kontraceptive, trupi juaj nuk do ta ndjekë të njëjtin cikël).
Ditët 1-12
Nxehje e lehtë

Kur i keni menstruacionet, niveli i hormoneve është i ulët, por k…

Martesa? Imja nuk është perfekte, por funksionon

Image
Mos idealizo. Ky është rregulli numër një i lumturisë bashkëshortore. Duhet të dish dhe të vlerësosh lumturitë e vogla të çdo dite dhe të mos i shkarkosh tek tjetri frustacionet tuaja, është më mirë të mendosh për vetveten dhe të kesh interesa personale Cili është ai zotëria me pandofla para televizorit? Është pikërisht ai, burri me të ciklin je martuar? Psherëtin, duke menduar për kohët e para. Mendoje se do të kishe qenë ndryshe. Një martesë perfekte dhe ai më romantik, më i sigurt në vetvete, më i kujdesshëm ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. Sot, përkundrazi, të ngelen vetëm ëndrrat e tuaj dhe një ndjenjë pakënaqësie që nuk të braktis kurrë. Ndoshta martesa jote nuk është si në përrallë, por gjithsesi është një martesë e mirë dhe shumë gjëra mund të rregullohen akoma. Lexo këtu dhe do të kuptosh sepse…
Princi i kaltër jo gjithnjë ekziston Ajo takon princin e kaltër, ai e shpëton, martohen dhe jetojnë së bashku të lumtur e të gëzuar. Fillojmë ta idealizojmë dashurinë që kur jemi të vogla dhe…

10 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë për ish të dashurin tuaj

Image
Njerëzit vdesin nga dëshira për të ditur gjithçka mbi lidhjen aktuale, por janë më tepër kuriozë për ato që kanë marrë fund Romancë Njerëzit vdesin nga dëshira për të ditur gjithçka për lidhjet e miqve të tyre, por janë më tepër kuriozë për ato që kanë marrë fund. Është normale që kur mbyllni një marrëdhënie me një njeri shumë pak të pëlqyer për ju, dëshironi t’u tregoni edhe të tjerëve se çfarë njeriu ishte ai. Por përpara se të filloni fushatën e shprehjes së emocioneve negative për ish të dashurin tuaj, hidhuni një sy këshillave të ekspertëve që të zbuloni etikën e gjërave që nuk duhen thënë për një marrëdhënie që ka marrë fund. 1. Seksi s’më kënaqte Përpiquni ta mbani performancën seksuale në çift një gjë private. Edhe nëse i dashuri juaj mund të shtrihej në shtrat si një peshk i ngordhur pa pikën e dëshirës për t’ju plotësuar dëshirat tuaja, është më mirë që këto fakte të mos tregohen në publik. Këtë gabim e bëri Rasëll Brand një javë më parë, kur tregoi për eksperiencën e tij seksuale…

Si të thoni “Të dua”

Image
T’i thoni dikujt të dua mund të jetë diçka e frikshme. Pra si është mënyra më e mirë të thuash “Të dua”- apo më mirë të themi a është të thuash të dua veprimi më i mirë për ju? Merrni këshillat se si të themi “Të dua” në çdo skenar të mundshëm, të jetë ajo hera e parë apo e 1 milionë që e thoni. Nëse asnjëri nuk e ka thënë akoma
Nëse jeni në një marrëdhënie dhe e ndjeni që jeni i dashuruar, edhe pse asnjëri nga ju akoma nuk e ka thënë fjalën magjike, është koha për ju që t’i shprehni ndjenjat. Planifikoni një moment intim kur mund të jeni vetëm me personin e zemrës. Shikojeni në sy personin që e doni dhe butësisht ja thoni fjalët magjike. Nëse ju kthen edhe ai-ajo në të njëjtën formë atëherë jeni me fat! Nëse edhe personi i zemrës nuk ua kthen me “Edhe unë të dua”, prapë është në rregull. Është më mirë t’i shfaqni ndjenjat se sa t’i fshihni ato dhe të lëndoheni gjatë rrugës. Nëse jeni shumë i turpshëm të ja thoni
Nëse jeni shumë i turpshëm t’i thoni “Të dua” të dashurit ose të dashurës n…

4 pyetjet më të shpeshta për orgazëm

Image
Kemi vënë re që ka pyetje të lloj-llojshmë që vajzat bëjnë në lidhje me këtë. Ja përgjigjet që do ju ndihmojnë të zgjidhni dilemat tuaja..



1. Çfarë të bëjmë që të përjetojmë orgazmën?
Zbuloni kënaqësinë e mastrubimit. Ushtroni, ushtroni dhe vetëm ushtroni! Më vonë ndajeni me partnerit atë që e keni mësuar. A e dini si thonë- para se t’i bashkëgjiteni orkestrës duhet të mësoni të luani në instrumentin tuaj! Me rëndësi është të harroni që orgazma është caku: hulumtoni trupin tuaj dhe zbuloni se çfarë ju pëlqen, pasi që nuk reagojnë të gjitha vajzat në të njëjtin stimulim. Relaksohuni, ndizni qirinj, bëjani vetes një banjë relaksuese dhe kaloni natën duke zbuluar pjesët tuaj që ju ofrojnë kënaqësi.
2. Nganjëherë arrij të përjetoj orgazmën, nganjëherë jo. Pse ndodhë kështu?
Nuk ekziston një arsye e definuar, por i ndodh një numri të madh të vajzave (edhe pse më rrallë, i ndodhë edhe meshkujve kjo). Disponimi, çregullimet hormonale dhe stresi mund të kenë gisht në mos arritjen e orgazmës, sepse…

Seksi dhe frutat, zbuloni “lidhjen” interesante

Image
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të luftuar impotencën. Duhet të hani shegë, fiq, banane, avokado dhe hurma arabe. Këto fruta do të rrisin dëshirën tuaj seksuale…
Ka lloje të ndryshme ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale dhe në luftimin e impotencës. Ato përmbajnë nivele të larta të vitaminave dhe mineraleve, të cilat mund të ndihmojnë për të rritur nivelin e hormoneve, deklaruan disa studiues amerikanë, të cilët merren me këtë çështje. Konkretisht janë pesë fruta, të cilat e realizojnë më së miri këtë gjë: 1. Shega Shega është ndoshta një nga frutat më të njohura për rritjen e forcës seksuale. Gjatë një studimi për vlerat e shegës në uljen e presionit të gjakut dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, shkencëtarët zbuluan se pirja e lëngut natyral të shegës rrit dëshirën dhe forcën seksuale. Një numër çiftesh kanë pirë lëng shege dhe më pas janë pyetur për aktivitetin erotik, ndërsa ata kanë treguar edhe nivel të lartë të interesit seksual. Shega është…

Arsyet kryesore pse nuk ju dashuron më

Image
Edhe meshkujt e vlerësojnë shumë besnikërinë dhe mbështetjen në situatat e vështira të jetës që u dalin përpara.
Mungesa e mbështetjes
Çdo person ka nevojë për mbështetjen e atij me të cilin planifikon të ndajë pjesën tjetër të jetës së tij. Edhe meshkujt e vlerësojnë shumë besnikërinë dhe mbështetjen në situatat e vështira të jetës që u dalin përpara. Nëse ju nuk jeni afër tij në momentet më të rëndësishme dhe më të vështira të jetës së tij, atëherë ai mund ta humbë afeksionin e tij ndaj jush. Papërshtatshmëria Me kalimin e kohës do ta vëreni se përshtatshmëria është e rëndësishme në një lidhje. Është e mundshme që edhe nëse jeni persona të kundërt, të kaloni disa javë ose edhe muaj të këndshëm bashkë, por sapo të kalojë faza e parë e lidhjes suaj ju do ta keni të qartë se është e rëndësishme që të keni mendime të ngjashme në lidhje me gjërat më të rëndësishme në jetë. Nuk e ndien admirimin Shumë psikologë kanë shkruar për dëshirën e femrave që të jenë të admiruara dhe të ndihen të vlerësu…

Meshkujt tradhtojnë për seks, femrat për dashuri

Image
Sa i përket tradhtisë, meshkujt dhe femrat kanë arsye të ndryshme. Të parët për shkak të epshit seksual, të dytat për shkak të mungesës së emocioneve. Pra, motivi kryesor i meshkujve për tradhti është seksi, ndërsa femrat kërkojnë dashnorë në momentet kur nuk janë të lumtura dhe janë të pakënaqura. Për të tradhtuar meshkujt i shtyn dëshira për jetë më aktive seksuale, me lloje të ndryshme të seksit, fillimi i një lidhjeje pa rrezik nga zbulimi, arritja e kulmit seksual, vërtetimi i seksualitetit të vet, përforcimi i egos, ndikimi dhe presioni i rrethit, si dhe më rrallë vartësia nga seksi. Nga ana tjetër, femrat tradhtojnë për të përmbushur nevojat emocionale në lidhje, pakënaqësitë me partnerin aktual, martesën ose lidhjen, dëshirën për vëmendjen e mashkullit, dëshira që sërish të ndihen të dashura nga dikush, që sërish të përjetojnë romancën ose ndjejnë pasionin, të ndihen të veçanta, për shkak të mërzisë ose vetmisë, nga mendimi se partneri nuk u kushton vëmendjen e duhur, por edhe p…

Vitet 1970: Epoka e sekretareve seksi

Image
“Zyrat e kohës së pasluftës qenë shpesh mbretëritë e seksit, por ato qenë gjithashtu vende ku agresioni seksual ishte në nivele të tmerrshme”, thotë Lucy Kellaway në një raport special për BBC Çdokush që ka parë serinë “Burra të çmendur” (Mad Men) e di se në vitet 1950 dhe 1960 nëpër zyra ndodhte sasia më e madhe e gallatës së shënuar ndonjëherë. Pije. Cigare. Rroba. Reçipetat e jashtëzakonshme me majë dhe, mbi të gjitha, seks. Po të krahasosh atë kohë me zyrat që ka bota sot, vërehet se nuk ka pije alkoolike dhe ka shumë më pak flirt. Një ditë, kur kolegu im më tha mua se i pëlqente bluza ime, menjëherë kërkoi ndjesë për faktin që e hapi këtë diskutim. Në 60 vitet e fundit, qëndrimi ynë ndaj seksit në punë ka lëvizur nga mohimi te kënaqësia, te mosaprovimi dhe te moslejimi, Sjellja mbizotëruese ka ndryshuar kaq shpesh, sa është e vështirë ta ndjekësh. Por si ndodhi që ne u bëmë kaq të çorientuar? Qeniet njerëzore kanë qenë gjithmonë të prirura për të krijuar një mjedis sjelljeje të keqe. …

Dilema e mundimshme e femrave kineze

Image
E martuar dhe e shtypur apo beqare dhe e lirë?CNN
Pas vitesh të tëra presioni nga familja e saj që të martohej, 26-vjeçarja Zhang Yu vendosi të thoshte “mjaft”. “Kam vendosur që kurrë të mos martohem apo të kem fëmijë”, tha Zhang, e diplomuar në universitet dhe nga Changsha, një provincë e Hunan. Ajo u zhvendos në fillim të këtij viti në Shangai, për të shpëtuar prej familjes dhe për të filluar karrierën që gjithnjë ka dëshiruar. Vendimi i Zhang për të mos u martuar është shumë i rrallë për Kinën, ku femrat e edukuara dëgjojnë vazhdimisht nga familja, miqtë dhe media se do të mbesin të vetmuara nëse nuk gjejnë shumë shpejt një burrë. Ka akoma disa vajza guximtare që vendosin të luftojnë fenomenin e keq të kinezëve, sipas së cilit femrat duhet të martohen deri në moshën 24-vjeçare. Me kalimin e kësaj moshe, ato që kanë vendosur të edukohen dhe të kenë një karrierë i pret fati i vetmisë dhe përbuzjes. Zhang ka jetuar me prindërit e saj në Hunan për të kursyer para, sepse edukimi universitar …

Tetova News