Posts

Showing posts from July, 2013

Pse meshkujt nuk munden pa femra?

Image
Ky tekst të cilin të cilin e ka botuar New York Times”, flet për çiftet dhe studimet të cilat po i bëjnë. Duke pasur parasysh rezultatet e studimeve të mëparshme, autorët e tekstit besojnë se e kanë zbuluar se si saktë femra ndikon te mashkulli dhe përse ata nuk munden pa to. Në të vërtetë, meqenëse një studim zbulon që meshkujt që kanë motra janë më pak egoistë, ndërkaq studimi tjetër që drejtorët meshkuj u japin paga më të mëdha të punësuarve nëse ata kanë vajza, hulumtuesit janë shumë të bindur që mashkulli në shoqëri të femrës është tepër i llastuar. Natyrisht, fakti që femrat ndikojnë pozitivisht te meshkujt nuk është kurrfarë risie: studimet e tjera kanë treguar që meshkujt e martuar janë më të shëndoshë, kryesisht për shkakun që femrat i nxisin të shkojnë te mjeku, hanë ushqim më të shëndetshëm, madje edhe e lënë duhanin. Dhe është për t’u vlerësuar thënia e shpeshtë:Pas secilit mashkull të suksesshëm qëndron një femër./telegrafi/

A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

Image
Miqësia me gjininë e kundërt është si të ecësh mbi akull të hollë Janë të shumtë ata që thonë se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë “vetëm” miq. Por, disa të tjerë insistojnë në të kundërtën. Kufiri midis miqësisë dhe “diçkaje më shumë” është shumë i hollë. Në çdo moment mund të lindë dashuria, apo epshi midis këtij lloji të miqve. Për ta parë se ku qëndroni, duhet të shqyrtoni çështjet në vazhdim.
Vërtetoni a gjendeni me të vërtetë në “zonën e miqësisë”!
Nëse midis jush dhe mikut tuaj nuk ka “kimi”, atëherë nuk ka rrezik. Këtë e pohon edhe terapeutja seksuale, Liza Paz, e cila thotë se mosekzistimi i atraktivitetit është treguesi më i mirë se midis femrës dhe mashkullit mund të ketë miqësi. Por, nëse krijoni miqësi me personin që ju pëlqen në aspektin seksual, atëherë ruajtja e miqësisë do të bëhet sfidë e madhe.
Motivet e femrave
Ekspertët thonë se femrat vendosin që të krijojnë miqësi me meshkujt më së shpeshti në momentet kur kanë ndonjë pakënaqësi me lidhjen aktuale, apo me statusin…

Nimfomania ose varësia nga seksi e femrave

Image
Një nga tre shikues të pornografisë janë femra. Lexoni për rastin e një vajze që gjatë 13 vjetëve ka pasur 370 partnerë për shkak të varësisë nga seksi
Nga “The Sun” 

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme te femrat për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur. Kjo mani shoqërohet me fantazi seksuale shumë të zhvilluar, e shoqëruar shpesh edhe me seks të rastësishëm, pornografi, masturbim i sëmurë dhe trajtimi i partnerëve si objekt seksi. Rasti Seyi Kolade, një grua që vuante nga varësia ndaj seksit, pranon se deri në moshën aktuale të saj (35), ka shkuar me 370 meshkuj. Kur i afrohej një burri në lokal, ajo kishte vetëm një mendim: të kishte një përvojë seksuale me të. Seyi tregon se ka bërë seks për 13 vjet pothuajse përditë. Në moshën 17-vjeçare ajo filloi të ndjente nevojën e parezistueshme për të fjetur vazhdimisht me meshkuj të ndryshëm. Kur arriti të 19-at, kishte fjetur me plot 40 partnerë. Varësia e rrezikshme e Seyit e bëri të jetonte një jetë p…

Kush duhet të paguajë në takimet në çift?

Image
Dëshiron të jeni kavalieri apo personi që qeraset? Zgjidhja se cili duhet të paguajë faturën në takime, përcakton edhe fatin e marrëdhënies
Stereotipat

Gjëja e vetme më e ndjeshme se një pyetje për paratë, është një pyetje etike mbi paratë. Shoqëria e sotme përballet me këtë pyetje tepër delikate duke qenë se rolet e marrëdhënieve janë në ndryshim të vazhdueshëm.
Në pikëpamjen sociologjike fillimisht duhet përmendur se, femrat kanë qenë si më të përkëdhelurat në lidhje me çështjet financiare, kjo prej vetë rolit të tyre në shoqëri dhe prej aksesit të pakët që kishin mbi paranë. Dhuratat, janë prej kohësh një mënyrë që meshkujt kanë zgjedhur, (e cila duhet theksuar ka rezultuar e suksesshme), për t’u bërë përshtypje femrave dhe për t’i treguar në lidhje me statusin e tyre shoqëror dhe pasuror.
Së dyti, shoqëria jonë për një kohë shumë të gjatë ka përqafuar idenë se është mashkulli, personi që duhet të bëjë hapat e parë në një histori dashurie, duhet të jetë ai që e shpreh pëlqimin, që fton…

6 këshillat që hera e parë e seksit të jetë e suksesshme

Image
Hapi i parë fillon me shikimin sy më sy. Që do të thotë se duhet ta shikoni partnerin drejtpërdrejt në sy dhe kjo mund të një shkas që ju të kryeni marrëdhënie seksuale me të para kohe. Për ta bërë herën tuaj të parë të suksesshme, ja disa prej këshillave. Ai shpreson që: 1 – Ju t’i ofroni një seks oral të mrekullueshëm. Kjo tregon se ju jeni e gatshme për t’i dhënë partnerit kënaqësi aq sa dhe jeni për veten tuaj për të përftuar një kënaqësi të tillë. 2 – Të jeni aktive në shtrat. Kjo do të thotë se duhet të kërceni në krevat njësoj si një fëmijë katër vjeçar kur është duke luajtur. Por, kujdes! Nuk duhet ta lejoni partnerin tuaj që t’i bëjë ai të gjitha lëvizjet. 3 – Mos u stresoni për trupin tuaj dhe mos u mundoni të fshehni ato pjesë të trupit që ju mendoni se nuk i’u duken bukur. Në fund të fundit ju jeni duke bërë seks me njeriun që ju dëshironi, kështu që nuk ka pse t’iu shqetësojë se si duket trupi juaj. Lejoni partnerin tuaj herën e parë që ai të shikojë çdo gjë dhe kështu edhe j…

Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj

Image
Nëse mendoni se duhet të ndani çdo gjë me partnerin tuaj, bëni shumë gabim! Ekzistojnë disa veprime apo sjellje, të cilat këshillohet që mos t’i bëni kurrë teksa pranë keni të fejuarin tuaj. Ja se cilat janë ato…
Ekzistojnë disa gjëra apo më mirë sjellje, të cilat do të ishte më mirë të mos i bënit kurrë përballë të fejuarit, edhe nëse e njihni atë prej shumë kohësh. Në të vërtetë janë disa veprime që nuk duhet t’i ndani me personin tuaj të zemrës, por të vazhdoni t’i mbani ato si pjesë e intimitetit tuaj. Pra, me pak fjalë, burrat apo partnerët është më mirë që ndonjëherë të qëndrojnë “pas derës”…
Mos hani me gojë hapur
Është mirë që sado e uritur të jeni, të mos hani asnjëherë me gojë hapur përballë partnerit tuaj. Është një gjë kaq e shpifur!
Mos i shtrydhni puçrrat
Nëse keni probleme me puçrrat, të cilat mund t’ju kenë dalë në fytyrë apo në trup dhe nëse jeni mësuar t’i ngacmoni apo shtrydhni, këtë veprim mos e bëni asnjëherë nëse pranë keni të fejuarin tuaj.
Mos kuroni kallot
Mundohuni …

Të dashurosh sipas Leo Buscaglia-s

Image
Ivana Dervishi
Ndoshta vetëm një njeri në planet kishte privilegjin t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të jetës për dashurinë dhe ky ishte Felice Leonardo Buscaglia
Dr. Dashuria


Të thuash që Leo ishte një profesor, nuk i je afruar aspak qenies së tij. Ai ishte më shumë se aq. Leo ishte mentor, eksplorues, nxënës dhe gjahtar i palodhur i ndjenjës më të mrekullueshme në univers: dashurisë.
Fjalët dhe vetë jeta e tij, ishin leksioni ideal që kushdo duhej të mësonte. Ai nuk jepte shembuj, sepse prej kohësh kishte vendosur të ishte shembulli. Thëniet e tij zbutën zemrën e Amerikës së viteve ’80, të lodhur dhe me shumë pak dëshirë për të qenë humane.
Leo Buscaglia ishte i vetmi njeri që hapi në universitetin ku jepte mësim, klasën e leksioneve të dashurisë. Kur e pyesnin nëse kjo kishte të bënte me mësime mbi seksin, ai përgjigjej se dashuria ishte shumë më e thellë se aq.
Ai kishte të tjera qëllime për nxënësit e tij, teksa i ftonte ata të ‘luanin’ në shtëpinë e tij me gjethet e rëna në rrugë, që…

Plazhi vendi ideal për të flirtuar

Image
Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur një person të dashur. Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit. Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive vetëm për një natë. Burrat ndjehen më shumë si “gjela” dhe femra është më koketë. Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksitueshëm, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një “lojë” që ka shumë rreziqe dhe si të gjitha lojërat e tjera kanë…

Si dhe sa ndikojnë filmat pornografikë në sjelljet seksuale të femrave dhe meshkujve

Image
Mashkulli mund të pësonte një “shok” nëse do të zbulonte me siguri shkencore që për të arritur një natë seksi ndoshta do të bënte më mirë të sillej si Roco Siffrei: Menjëherë në temë.
Për të parën herë, mjekësia seksuale arrin në termografi, duke u bazuar nga një telekamerë me infra të kuqe e cila shërben për të vështruar dhe matur ngjyrën e trupit. Meshkuj dhe femra kanë parë një film pornografik dhe për të gjithë eksitimi ka nisur pas 30 minutash.
Sjellja
Shpesh mashkulli sforcohet për t’u dukur ai që nuk është: Një joshës i zoti që di të kuptojë një femër zgjedh gjithmonë restorantin ku duhet ta çojë dhe një shpjegim të besueshëm për arsyen që e konsideron unike femrën që ka në krah. I njëjti mashkull mund të pësonte një tronditje nëse zbulonte me vërtetësi shkencore se për të arritur një natë seksi dhe për të ndjerë eksitimin më të madh të jetës së tij seksuale duhet të linte mënjanë lojërat e fjalëve dhe të “dilte menjëherë në temë”.
Përfundime të papritura
Sipas profesorit të Univers…

Si ndikon dashuria tek shëndeti?

Image
Kur jemi të dashuruar jemi më të lumtur dhe më të relaksuar, që është shumë mirë për tërë shëndetin e organizmit tonë. 
Për shkak të dashurisë jëmi më të dobët. Adrenalina e cila krijohet në trupin tonë kur jemi të dashuruar, e zvogëlon oreksin për ushqim.
Për shkak të dashurisë dukemi më të rinj
Dashuria e nxit zhvillimin e hormonit DHEA i cili llogaritet eliksir i rinisë, pasi ndikon në rritjen e nivelit të beta-endofrinit në tru, çka ndikon në rritjen e epshit, shton dëshirën për jetë, e zvogëlon stresin, e tërë kjo ndikon që ne të dukemi më të rinj.
Për shkak të dashurisë jetojmë më gjatë
Sipas hulumtimit të bërë në Universitetin në Utah, ata të dashuruarit të cilëve u rikthehet dashuria, jetojnë më gjatë nga ata të vetmuarit. Kur ndjehemi të dashuruar rritet vetëbesimi ynë, ndërsa me këtë zvogëlohen shanset që të bini në depresion.
Për shkak të dashurisë mbajmë mend më mirë
Dashuria e përmirëson punën e qelizave të trurit, këtë e ka treguar një hulumtim italian, sipas të cilit ne mbajmë…

Takimi: Sekretet për të bërë një përshtypje të mirë

Image
Nëse dëshironi të krijoni një përshtypje të parë sa më të mirë tek të tjerët, ne po ju sugjerojmë disa sekrete të vlefshme. Ja cilat janë ato…
Me disa truke të thjeshta, ju do të mund t’i bëni shumë shpejt për vete disa njerëz duke iu pasur simpati. Nëse jeni duke shpresuar për të fituar punën e ëndërruar ose nëse do të takoni për herë të parë vjehrrin dhe vjehrrën tuaj zbuloni këto sekrete, si më poshtë vijon.
Bëhuni pak kureshtar
Nëse ju shkoni në një intervistë pune, ju padyshim dispononi informacione të shumta rreth kompanisë, por a e dini që është mirë që të gjeni informacione edhe për personin që do t’ju intervistojë? Pyesni ndonjë të njohur, shokë apo shoqe, ose hidhni një sy në “Google” për të gjetur se ku ai apo ajo ka punuar më parë dhe nëse keni ndonjë lidhje të përbashkët. Më pas mos hezitoni të përdorni informacionet që gjeni gjatë intervistës.
Shmangni një stil veshje që mund të dështojë
Ju duhet të jeni të zgjuar në atë çka zgjidhni për të veshur. Lini fustanin e shkurtër në…

Çfarë do të provonit nëse do të kishit përballë ish-të dashurin tuaj

Image
Si e njohim gjendjen shpirtërore nga një pamje në fytyrë?

Emocionet janë gjithmonë në lëvizje, pra gjendja shpirtërore ndryshon vazhdimisht. Por, sa e njohim gjendjen shpirtërore të dikujt vetëm duke e parë në fytyrë? Lëvizja e buzëve, syve dhe vetullave, shpesh herë na japin informacione shumë të detajuara mbi emocionet e partnerit apo partneres, nëse ai është i zemëruar, i lumtur,i frikësuar. Për të kuptuar këto gjendje ndonjëherë na mjafton vetëm një shikim: shprehjet tona të fytyrës flasin për ne. Nëpërmjet fytyrës ne mund të shfaqim: zemërimin, urrejtjen, frikën, gëzimin, trishtimin, të cilat janë të vështira për t‘i fshehur. Si e njohim gjendjen shpirtërore nga një pamje në fytyrë? Deri më tani besohej se mjaftonte thjesht një shprehje e mimikës. Sipas një studimi të ri, lëvizja e buzëve, syve dhe vetullave na jep informacione më të detajuara mbi gjendjen shpirtërore dhe mbi ndryshimin e saj. Për ta verifikuar këtë hipotezë, dy ekipe shkencëtarësh realizuan dy eksperimente te një…

Tetova News