Posts

Showing posts from June, 2013

Ja disa eksperienca që duhet të kalosh para martesës

Image
1- Dil vetëm nga dëshira për t’u argëtuar

Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale.

2- Jeto vetëm

Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. "Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34- vjeçare, mund t…

3 Problemet që përballen çiftet kur jetojnë bashkë

Image
Tre janë problemet më të zakonshme me të cilat ju duhet të përballen çiftet e reja të cilët vendosin të jetojnë bashkë.
Ju më në fund keni vendosur të jetoni bashkë dhe ky është një hap i madh. Ju keni qënë të lidhur për një kohë, dhe mendoni se ky person është i duhuri për ju. Ky është një hap i madh në një marrëdhënje, por ju nevojitet që të jeni të përgatitur për çështjet që do të dalin përpara. Pjesa më e madhe e të bashkëjetuarit në çift parashtrojnë këto tre probleme, kështu që jini të përgatitur dhe mësoni si t`i zgjidhni ato.

1. Paratë

Ky është një problem që haset masivisht tek çiftet e reja dhe kjo nuk duhet t`iu surprizojë ju. Çiftet nuk grinden për paratë kur nuk i kanë ato. Ata debatojnë kur shikojnë se paratë nuk ndahen në mënyrë të drejtë. Nëse njëri nga çiftet përpiqet ta menaxhojë atë në mënyrë të drejtë, e tjetri e shpërdoron paranë, atëherë kjo krijon terren për debat dhe konfrontime.
Si ta zgjidhni: Grumbulloni të gjitha të ardhurat që keni dhe caktoni se sa prej tyre…

Forma e fytyrës mund të parashikojë marrëdhënien

Image
Keni pasur ndonjëherë ndjesinë që fytyra po jua shkatërron të gjitha marrëdhëniet? Kjo mund të jetë e vërtetë, por në një tjetër kuptimFemrat
Miti se femrat janë kaq misterioze dhe të pakuptueshme, po bie ngadalë prej shkencës dhe psikologjisë. Shumë studime që lidhen me femrat, po bëjnë që këto të fundit, por edhe meshkujt, të arrijnë t’i kuptojnë më mirë komplekset femërore dhe të fshehtat e tyre.
E keni pasur ndonjëherë ndjesinë që fytyra po jua shkatërron të gjitha marrëdhëniet? Kjo mund të jetë e vërtetë, por në një tjetër kuptim.
Çfarëdo karakteristikash të keni, mjekër me gropëz, faqe të rrumbullakëta, nofull të mprehtë ose vetulla jo të dukshme, kjo mund të bëjë që meshkuj të caktuar t’ju duan.
Sipas një studimi të ri, meshkujt që po kërkojnë të kalojnë një kohë të këndshme priren për nga vajza me tipare shumë të buta dhe femërore. Meshkujt që po kërkojnë një lidhje serioze, anojnë nga gratë me tipare më të theksuara e mashkullore.
Kohëzgjatja e një lidhjeje, që në mënyrë instinkti…

Impotenca – çrregullimet erektile

Image
Imponca ,ose siç njihen së fundi, çrregullimet erektile, janë një problem i shpeshtë te meshkujt, si pasojë e të cilës ata kanë probleme për të arritur ose për ta mbajtur ereksionin.



Çfarë janë problemet e ereksionit?

Problemet e ereksionit, që shpesh në popull njihen si impotencë, mund të jenë një temë e vështirë për t’u diskutuar. Por nëse ju keni probleme për të arritur ose për ta mbajtur ereksionin – ngritjen e penisit – këto janë arsye të mjaftueshme për të biseduar me mjekun. Problemet me ereksionin jo vetëm që prekin jetën tuaj seksuale, por ato mund të jenë edhe shenjë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor.
Problemet me ereksionin mund të jenë shenjë e ndonjë ene të bllokuar nervore ose ndonjë nervi të dëmtuar nga diabeti. Nëse ju nuk e vizitoni mjekun, këto probleme do të mbeten të patrajtuara dhe mund ta dëmtojnë organizmin tuaj.
Problemet e ereksionit më herët janë quajtur impotencë. Tash termi çrregullime erektile është më i shpeshtë.
Mjeku juaj mund t’ju ofrojë disa trajtime pë…

Si ta ndërtoni besimin në një lidhje?

Image
Shtylla kryesore që e mban një lidhje romantike, është besimi. Po të mos keni besim te njëri-tjetri, herët ose vonë, lidhja juaj do të mbarojë

Flisni për të ardhmen! 

Nëse vërtet dëshironi që partneri t’ju besojë plotësisht, ju duhet të flisni për të ardhmen tuaj me të. Gjithnjë kur flisni për planet e së ardhmes, sigurohuni që ta përfshini edhe atë. Madje sugjeroni diçka dhe kërkoni ndihmë apo këshilla nga partneri për ato plane. Nëse e sheh se ju vërtet mendoni ta keni një lidhje afatgjatë, partneri do t’ju besojë edhe më shumë.

Bëhuni person i përgjegjshëm!

Nëse partneri juaj e di se mund të mbështetet te ju për çfarëdo që ka nevojë ai, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Gjërat e vogla të cilat ai ua kërkon mund të jenë më të rëndësishmet, dhe nëse ju nuk i kryeni ato porosi, mund ta lini një përshtypje si person i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm për një jetë të përbashkët.

Bëhuni i sinqertë!

Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar një besim të ndërsjellë në …

Mosha kur kenaqesia seksuale arrin kulmin

Image
Kënaqësia seksuale është më intensive dhe arrihet në pikën maksimale në moshën 45 vjeçare, dhe varet nga një raport i mirë me partnerin.
Kështu mendojnë 83% e italianëve, të pyetur në një sondazh të zhvilluar mes meshkujve dhe femrave në moshë madhore, nga ana e “Institut Francais d’opinion publique” për shtëpinë farmaceutike Mylan.
Vështirësitë nisin më vonë. 70% e italianëve përveçse deklarohen të kënaqur nga jeta e tyre seksuale, konfirmojnë se performanca zgjat deri në moshën 65 vjeçare, ndërsa pas kësaj moshe vjen një rënie thuajse e menjëhershme.
Vetëm 35% e meshkujve kanë shfaqur probleme mes moshës 35 dhe 40 vjeçare. Në vijim rekomandohet që problemet seksuale do ishte më mirë të diskutoheshin me partnerin se sa me mjekun.a.y/noa

Kur nje mashkull eshte i mire ne shtrat

Image
Shenjat

Nëse jeni shumë të interesuara për anën seksuale tek një takim i ri që keni pasur kohët e fundit, nuk është e vështirë të zbulohet sesa mirë do t’ia kaloni në shtrat me të. Ja disa nga tiparet që i karakterizojnë meshkujt pasionant në shtrat.

1. Ai përzgjedh ushqimin. Dëshironi një mashkull që bën dashuri me tepër shije? Dilni me të për darkë dhe shikoni mënyrën sesi ai do të hajë. Mënyra sesi ai do të sillet me ushqimin dhe sesi do ta përzgjedhë atë, do t’ju tregojë më tepër nga sa e kishit imagjinuar për mënyrën sesi ai do t’ju trajtojë. Personat që dinë të bëjnë dashuri mirë, zakonisht i shijojnë edhe gjërat e tjera që jeta u ofron, si për shembull një vakt të mirë. Nëse ai ha shpejt, kjo nënkupton se ka dëshirë t’i përmbushë shpejt nevojat e tij.

2. Gjuha e trupit nuk gënjen. Mendohet se rreth 93 për qind e komunikimit njerëzor ndodh përmes gjuhës së trupit dhe tonit të zërit dhe vetëm 7 për qind u mbetet fjalëve që ne përzgjedhim. Nëse jeni në takim për herë të parë me dikë …

A mund të përdoret Viagra nga të rinjtë?

Image
Pyetje:

Jam një student në vitin e fundit. Kam patur dhe vazhdoj të kem marrëdhënie seksuale me shumë partnere. Kam dy vjet që përdor herë pas here Viagrën, natyrisht, në ato raste kur më është dashur të tregoj se jam një partner seksualisht i fortë.
Viagrën e marr në farmaci, pa recetë mjeku. Kam lexuar e dëgjuar opinione të ndryshme lidhur me përdorimin e Viagrës. Disa këshillojnë përdorimin e saj, të tjerë nuk e këshillojnë.
A mund ta di mendimin tuaj lidhur me përdorimin e Viagrës nga të rinjtë?

Përgjigje:

Siç shkrova disa javë më parë, disfunksioni erektil, ose impotenca është pamundësia për të arritur dhe mbajtur forcimin e penisit (ereksionin). Ereksioni është i domosdoshëm për një marrëdhënie seksuale të kënaqshme. Shpesh është thënë se kjo vështirësi seksuale është karakteristike për burrat e moshës mbi 40 vjeç, por studimet e fundit kanë treguar se kjo vështirësi seksuale takohet jo rrallë edhe në burrat e djemtë e rinj.
Në vendet ku ka studime dhe statistika për problemet seksual…

VIDEO:Takimi i pasdites - Puthja në publik! (20 qershor 2013)

Image

Shpirti binjak? Ekziston vetëm në imagjinatën tonë

Image
Të jeni bërë për njëri-tjetrin. Të jeni si Romeo dhe Xhulieta. Ka kaq shumë mënyra për ta përcaktuar konceptin e “shpirtit binjak” në dashuri. Por kjo nuk do të thotë aspak se personi që duket se është bërë për ne, është një realitet.
Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Se një shpirt binjak, është i tillë vetëm në imagjinatën tonë.
Këtë e ka pohuar së fundmi një studim i kryer nga hulumtuesit amerikanë, sipas të cilëve, përputhja e përkryer mes dy personave, në fakt nuk ekziston.
Ata thjesht, mund të kenë disa ose edhe shumë gjëra të përbashkëta. Por kurrsesi, të jenë binjakë.
Me fjalë të tjera, meshkujt dhe femrat, mund të ushqejnë vetëm ndjenjën se partneri i tyre është një imazh i vetes së tyre. Por kjo mbetet vetëm një lloj vetë-reference që ata krijojnë, e cila mund të duket e dëmshme për marrëdhëniet e çiftit. Dhe që nëse ushqehet siç duhet, mund të jetë në fakt çelësi për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të kënaqshme.
“Ky është një lloj vetë-mashtrimi, – thonë hulumtuesit, – i ci…

Motivet dhe zgjidhjet e problemeve në çift

Image
Pjesë e jetës së çifteve janë patjetër edhe zënkat apo grindjet e ndryshme. Por cilat janë motivet? Në fakt janë të shumta, por jo të paevitueshme dhe të pandreqshme. Ju ftojmë të reflektoni…Psikologji


Problemet e çifteve janë normale dhe janë pjesë e jetës së çdo dite. Mënyra më e mirë për t’i përballuar përcakton rezultatin e marrëdhënies. Mund t’i tejkaloni ose të provoni t’i zgjidhni që tani. “Ndryshe” ju sjell disa këshilla për të përmirësuar mospërputhjet e zakonshme te çiftet.


1-Mungesa e intimitetit

Puna, shtëpia, fëmijët, familja, përtacia… të gjitha këto i lënë pak kohë cilësore çiftit. Ditë pas dite momentet e intimitetit reduktohen derisa zhduken. Mos e lejo këtë! Bëj një sforco për të gjetur kohë për veten, për ju, duke i bërë gjërat që ju pëlqejnë së bashku, ato që i kishit harruar…


2-Punët e shtëpisë

Ditë pas dite diskutimet mbi çështjen se “kush i bën gjërat në shtëpi?” janë gjithnjë e më shumë të zakonshme. Është e kuptueshme që ky problem përkeqësohet, sepse ne nuk shohi…

Kur puthjet bëhen të pakëndshme

Image
Një studim i ri, u mor me llojet e puthjeve që krijonin një ndjesi negative te personat që i përjetonin dhe zbuloi puthjet më të neveritshmeStudimi



Puthja është mënyra sesi dy njerëz shprehin dashurinë e tyre kur ata nuk e shohin njëri-tjetrin, por kur mund të ndiejnë gjithçka. Të shkëmbesh një puthje me dikë është një veprim shumë emocionues, pasionant, të lë një shije të re dhe të këndshme, por ka edhe raste kur kjo nuk ndodh.
Thuhet se një puthje vlen sa një mijë fjalë, por mendohet që një puthje e keqe vlen sa 10 000 më shumë. Kështu, falë një studimi të ri, zbulohet se çfarë pasojash mund të lënë puthjet e pakëndshme te personi tjetër.
Autorët e studimit anketuan 400 meshkuj e femra dhe i pyetën sesa rëndësi kishte një puthje për ta, sa ndikonte kjo te lidhja e tyre dhe cilat ishin puthjet më të neveritshme sipas tyre.
Gjatë puthjes, qindra nerva i përgjigjen kontaktit që krijohet, duke sajuar kështu në trurin tonë ndjenjën e shijimit dhe efekte të tjera, si për shembull fishekzjarrë…

Sa zgjat seksi?

Image
Magazina “Glamour” ka bërë një anketë me 1.000 respondentë, të cilët është dashur t’i përgjigjeshin pyetjes se sa mesatarisht në rastet e tyre zgjasin seksi
Të gjithë jemi goxha kureshtarë kur është fjala për dhomat e gjumit të tjerëve, më së shpeshti për shkak të asaj që dëshirojmë të krahasohemi, mirëpo shpesh e kemi edhe ndjenjën që bashkëbiseduesit tanë “i ekzagjerojnë“ tregimet e tyre, të ndikuar nga filmat për të rritur apo së paku nga komeditë romantike.
Duke pasur parasysh këtë gjë, magazina “Glamour” ka bërë një anketë me 1.000 respondentë, të cilët është dashur t’i përgjigjeshin pyetjes se sa mesatarisht në rastet e tyre zgjasin seksi dhe paraloja.
Informatat që do t’jua japim, me siguri do t’jua bëjnë më të lehtë situatën, mirëpo duke i krahasuar rezultatet me kinse nevojat të cilat i propagandojnë ekspertët, këta numra nuk janë edhe aq super.
Ç’është e vërteta, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në anketë ka pranuar që paraloja në rastet e tyre zgjat midis pesë dhe dhjetë minuta…

Kur një mashkull është i mirë në shtrat

Image
Jeni kureshtare të dini nëse ai do të jetë i mirë në shtrat përpara se të bini dakord ta takoni për herë të dytë? Ja shenjat që jua zbulojnë misterinShenjat

Nga Cosmopolitan



Nëse jeni shumë të interesuara për anën seksuale tek një takim i ri që keni pasur kohët e fundit, nuk është e vështirë të zbulohet sesa mirë do t’ia kaloni në shtrat me të. Ja disa nga tiparet që i karakterizojnë meshkujt pasionant në shtrat.

1. Ai përzgjedh ushqimin. Dëshironi një mashkull që bën dashuri me tepër shije? Dilni me të për darkë dhe shikoni mënyrën sesi ai do të hajë. Mënyra sesi ai do të sillet me ushqimin dhe sesi do ta përzgjedhë atë, do t’ju tregojë më tepër nga sa e kishit imagjinuar për mënyrën sesi ai do t’ju trajtojë. Personat që dinë të bëjnë dashuri mirë, zakonisht i shijojnë edhe gjërat e tjera që jeta u ofron, si për shembull një vakt të mirë. Nëse ai ha shpejt, kjo nënkupton se ka dëshirë t’i përmbushë shpejt nevojat e tij.

2. Gjuha e trupit nuk gënjen. Mendohet se rreth 93 për qind e komuni…

Seksi në vendin e punës është i dëmshëm

Image
Shume persona bëjnë ditën e punës me interesante dhe me te bukur duke i lejuar vetes marrëdhënie seksuale ne vendin e punës. Mirëpo studiuesit thonë se kjo është një thikë me dy teha e cila mund të jetë shumë e dëmshme edhe për kolegët edhe për ndërmarrjen.
“Vendi i punës është vendi ku kaloni një pjese te madhe te jetës aktive. Çdo dite takohesh, pothuajse, me te njëjtët persona dhe diskuton me ta, ke besim tek ta, festoni se bashku, ndihmoni njeri-tjetrin dhe krijoni një ndërlidhje shume interesante”, thonë të anketuarit të cilët janë pro seksit në vendin e punës.
Psikologët thonë të kundërtën. “Nëse në një vend pune hynë marrëdhëniet intime, për një kohë shumë të shkurtër mund të krijohen situata të pa lakmueshme ndërmjet kolegëve në punë”.
Sipas studimeve të fundit, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave kryejnë marrëdhënie seksuale ne vendin e punës. Për një numër te caktuar njerëzish, kjo gjë është diçka normale e jetës se përditshme te punës.

Studimi poashtu sqaron se 45% e meshku…

3 gjërat e veçanta që dëshiron secili prej partnerëve në shtrat

Image
Ajo do që Ai t’i përkushtohet më shumë fazës përgatitore të aktit të të bërit dashuri. Kurse Ai dëshiron që Ajo të jetë më pak egoiste në shtrat, por edhe më e papërmbajtshme sesa tregohet. Në këtë mënyrë, dashuria e shfaqur në shtrat mes dy partnerëve, paraqet nevoja të ndryshme prej tyre. E kësisoj, edhe situatat që krijohen nuk janë aspak të lehta. Ja si duhet t’i menaxhoni ato:
AI
1. Duhet t’i propozojë partneres së tij që të përpiqet të kryejë më shumë lojëra erotike në shtrat.
2. Lidhur me fazën paraprake të të bërit dashuri, ajo duhet të jetë më e mbushur me fantazi dhe dëshirë prej saj.
3. Dashuria nuk duhet që të kryhet vetëm në mbrëmje. Edhe në këtë rast, sekreti është i gjithi tek ndërmjetësimi.
AJO
1. Përpiquni t’ia shpjegoni partnerit tuaj se do të jetë shumë më të kënaqshme për të dy, jo vetëm për veten tuaj, që ta arrini maksimumin e dëshirës para marrëdhënies intime.
2. Bëjani të qartë partnerit tuaj se në qoftë se ai përdor më pak tone agresive ndaj jush, atëherë do të ketë …

Tiparet që meshkujt i vlerësojnë shumë tek një femër

Image
Secila femër është e parezistueshme në formën e vet. Të gjitha ato mundohen të duken sa më mirë, por çfarë vlerësojnë meshkujt te femrat përveç seksit?

Vetëbesimi

Meshkujt sigurisht pëlqejnë pozicionin e përkrahësit dhe të atij që ndihmon femrën në përballje me gjërat që sjell jeta, por do të lodheshin shumë nga një vajze pa vetëbesim.

Mënyra se si silleni afër një mashkulli, apo mënyra se si flisni me të mund të ketë një rëndësi të madhe në mendimin e tij për ju.

Feminiteti

Ajo që i tërheq meshkujt është feminiteti, forca maskiliste e pakompromistë e femrës, por edhe siguria e saj. Disa mendojnë se shfaqja e feminitetit dhe anës suaj të brishtë është një shenjë dobësie, por mos harroni se ju mund të jeni femërore dhe në njëjtën kohë të keni në kontroll çdo situatë.

Inteligjenca

Meshkujt admirojnë ato që dinë se çfarë thonë. Por, natyrisht nuk duhet tepruar me vetëkënaqësi. Nëse jeni e mençur shpreheni atë. Mos u mundoni të dukeni më pak inteligjente, për t’i bërë përshtypje një mashkulli. E…

Meshkujt, gjithnjë e më shumë dëshirojnë të bëhen baballarë

Image
Meshkujt e shekullit XXI, gjithnjë e më shumë shkojnë kundra rrymës dhe klisheve. Tashmë nuk janë më vetëm femrat që duan të kenë fëmijë.
Është tipike e komedive, barsaletave dhe anekdotave që na e sjellin mashkullin si një njeri që vetëm arratiset përballë perspektivës për t’u bërë me fëmijë. Sot, pjesa më e madhe e meshkujve duan të bëhen me fëmijë.
Lajmi bëhet i ditur nga Huffington Post, që thotë se 8 meshkuj në 10 ka thënë se dëshiron të bëhet baba. Një studim pra që rehabiliton figurën e babait që shpesh lihet mënjanë për të nxjerrë më në dukje figurën e nënës. E duke folur për këtë të fundit, në këtë sondazh ajo na shfaqet edhe me një defekt: 7 në 10 gra kanë deklaruar se dëshirojnë të kenë një fëmijë.
Ndërkaq, po sipas këtij sonazhdi është zbuluar se 69 për qind e të intervistuarve ka deklaruar se të bëhen baballarë është një vendim shumë i rëndësishëm.
Burrat kanë treguar se shohin me më shumë pozitivitet jetën, dashurinë dhe karrierën nëse kanë fëmijë se sa gratë që kanë marrë p…

Tetova News