Çka nuk ju tregojnë meshkujt asnjëherë?


Këshilla nga vetë meshkujt, që u tregojnë se çka duhet të bëni për ta bërë dikë për vete

Merruni me diçka

Mos lejoni që një mashkull të bëhet qendra e universit tuaj. Nëse e bëni këtë, ai do ta humbë interesimin për shkak se do të ndihet sikur ia keni zënë frymën. Mbani në mend: Ai është dashuruar me versionin ‘dinamik’ të personalitetit tuaj, që ka pasur pasionet dhe interesat e veta dhe që e ka bërë edhe atë pjesë të jetës së saj.

Disa meshkuj kanë frikë nga lidhja

Kjo do të thotë se atyre mund të ju duhet pak më shumë kohë për të vendosur nëse ju jeni e duhura për të. Mos u nxitoni të thoni se duhet ta kishit filluar lidhjen tashmë. Atij i duhet më shumë kohë se dy takime për të vendosur nëse dëshiron diçka apo jo.

Mos u bëni e ‘lehtë’

Nëse dëshironi t’i tregoni një mashkulli se jeni personi i duhur për të dalë me të, ju duhet t’ia dëshmoni se nuk jeni e lehtë për t’u bërë për vete. Meshkujve u pëlqen kur kanë pak konkurrencë, dhe kur ju i vendosni disa kufij, duke mos u nxituar me asgjë.

Mos telefononi tërë kohën

Meshkujve nuk u pëlqen kur ju jeni tërë ditën në telefon, duke e shfrytëzuar çdo moment për të bërë telefonata. Nëse gjatë tërë kohës ju telefononi, dërgoni mesazhe elektronike, ai do të lirohet për shkak se ju do ta bëni tërë punën e madhe.

Meshkujt nuk janë të njëjtë

Edhe pse mund të ju duket jo e vërtetë për shkak të eksperiencës që keni pasur me disa meshkuj, meshkujt me të vërtetë dallojnë nga njëri-tjetri. Thjesht, duhet të prisni që ata të mundohen dhe të ju tregojnë se sa të interesuar janë në fakt.

Koha më e mirë për mbetje shtatzënë


Jeni gati të keni foshnjë? Një vendim i mrekullueshëm. Por ju mund të hasni në probleme nëse për disa vite jeni munduar të shmangni mbetjen dhe tash nuk dini se si në të vërtetë mund të mbeteni.

Në artikulimin në vazhdim ju ofrojmë disa fakte të fertilitetit, këshilla dhe një pasqyrë të përgjithshme kohore për të filluar shtatzëninë tuaj.

Si krijohet bebja?

Shumica e femrave lëshojnë një vezë rreth dy javë para se cikli i tyre menstrual të fillojë. Nëse ciklet janë të rregullta ju me lehtësi mund t’ia qëlloni se kur do të ndodhë ovulimi. Veza juaj jeton 12 deri në 24 orë pasi është lëshuar. Nëse ajo takon ndonjë spermë të bukur gjatë kësaj kohe, ju jeni në rrugë për të pasur një foshnjë!

Koha e ovulimit

Për të vlerësuar se kur do të ndodhë ovulimi (pjekja dhe lëshimi i qelizës vezë), filloni nga kohëzgjatja e zakonshme të ciklit tuaj, në ditë (le të themi 30 ditë). Zbritjani 14 numrit ditëve të ciklit tuaj (30-14=16). Tërhiquni aq ditë nga dita e parë e periudhës tuaj.
Dita e parë e ciklit tuaj (shenjat e para të gjakderdhjes mujore): 1 qershor
Gjatësia e ciklit: 30 ditë (ose 28 ditë)
Llogaritni gjatësia e ciklit minus 14
30-14 = 16 ditë (ose 28-14 = 14)
Ju mund të pritni që ovulimi të ndodhë më 17 qershor: 1 qershor + 16 ditë
(ose 1 qershor + 14 ditë = 15 qershor, nëse cikli zgjat 28 ditë).

Shenjat e ovulimit

Disa shenja se ju jeni afër kohës tuaj më fertile janë sekreti i shtuar vaginal, ndjeshmëria e gjinjve, ndjenjë më seksi se zakonisht dhe sikur jeni në maje të botës, dhe një dhimbje e shkurtër, e mprehtë në anët e belit.
Sperma, në anën tjetër, mund të jetojë disa ditë në trupin tuaj. Marrëdhënia seksuale mund të bëhet disa ditë para ovulimit dhe ju sërish të mund të krijoni foshnjë. Periudha për të krijuar foshnjën konsiderohet të jetë pesë ditë para se veza të lëshohet deri në një ditë më pas.

Anët “teknike” të mbetjes shtatzënë

Ciklet e parregullta ose shumë të shkurtra ose shumë të gjata mund ta bëjnë të vështirë ta parashikoni datën tuaj të ovulimit. Nëse ju dëshironi më shumë se një vlerësim, ju mund të përdorni pasqyrën e fertilitetit ose listën e temperaturave.
Pasqyra e fertilitetit përcjell ose ndryshimet hormonale të cilat sinjalizojnë afrimin e ovulimit ose kërkojnë ndryshime në sekrecionet vaginale.
Mbajtja shënim e temperaturës trupore bazale ndihmon të kuptoni ciklin tuaj, ashtu që të mund të përgatiteni më mirë për muajt e ardhshëm. Ndryshimet hormonale pas ovulimit shkaktojnë një rritje të lehtë në temperaturën bazale të trupit. Këto shënime (tabela) mund të ndihmojnë nëse ju përpiqeni të krijon keni foshnjë për tashmë një kohë.

Bëjeni argëtues procesin e mbetjes shtatzënë

Tentimi për të mbetur shtatzënë mund ta heqë të gjithë kënaqësinë që ofron seksi, nëse ju nuk bëni pjesë në mesin e atyre çifteve të cilat mbesin shtatzënë me lehtësi. Bërja dashuri mund të duket e detyruar ose mekanike në vend se të jetë një shprehje e dashurisë e kombinuar me dëshirë.

Ja disa këshilla të cilat mund të jenë ndihmuese:

Romanca: Mos harroni se ju jeni të dashur për njëri-tjetrin. Dilni së bashku. Ndani kënaqësinë me partnerin tuaj edhe nëse sonte është koha ideale për ta bërë foshnjën ose nëse sonte është koha ideale për të pasur çaste të shkëlqyeshme.
Eksperimentoni me pozita të reja: Ju nuk duhet vetëm të kapeni pas pozitave që ndihmojnë më shumë mbetjen shtatzënë. Kërkoni ide të reja.
Jini të durueshëm: Çiftet mesatarisht kanë 10 deri në 25 për qind shanse të mbesin shtatzënë në çdo cikël. Andaj, nuk është e pazakonshme që mbetja shtatzënë të zgjatë disa muaj.
Relaksohuni: Kërkoni mënyrat natyrale për t’u relaksuar kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë? Orgazma mund të jetë “ilaçi” më i mirë të cilin mjeku jua ka preferuar. Sipas disa studimeve, orgazma është 22 herë më relaksuese se një qetësues mesatar./mjeku/

Si të krijosh përshtypjen e duhur në takimin e parë




Çfarë lexojnë femrat në pamjen dhe sjelljen e meshkujve

Je njohur përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohën e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1- Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar”

Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedhur ca rroba në trup, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë. Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës. Kur jemi në këtë temë, shumica e femrave i dëbojnë tipat e meshkujve që nuk përkujdesen fare për veten, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi. Sidoqoftë është më mirë të dukesh perfekt sesa i lënë pas dore. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili yt, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua.

2- Ajo çfarë mbani në duar, flet shumë për ju

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se ç’ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

3- Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Michael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo. Tjetër gjë që asaj i tërheq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologja sociale, Anita Barbee, e cila bashkë me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve. Sytë e mëdhenj të femra përkojnë me pamjen e foshnjave simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjave. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mirë lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.
Kur një mashkull i kushton rëndësi vetes

Në rast se tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh femrës, që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Nëse ajo e sheh se rrobat tuaja janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frika nga ideja se është e pamundshme për t’iu kënaqur në jetë. Pra duhet t’i japësh ndonjë shenjë se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohës së saj etj. Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtpërdrejt se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodh për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë që të mos i pëlqejnë një mashkulli. Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti s’më pëlqen”. Kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq të thella sa që me muaj do t’i duhet të mjekohej për to.

Përshtypja e parë te sytë e femrës

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.

Natyrshmëria apo paraqitja e një femre

Një vajzë më kalon në krah dhe buzëqesh. E bukur? S’jam i bindur. Disa kile më shumë, hunda pak me hark, por ka diçka që më tërheq tek ajo, është intriguese, shprehet një mashkull i kohëve të sotme. Përgjigjja që mund të merrte është se: Ajo që të tërheq është feminiteti, por edhe siguria e saj. Një miks eksploziv sensualiteti që tejkalon estetikën të bën të harrosh centimetrat më shumë apo më pak, këmbë të gjata, të shkurtra apo celulite, s’kanë rëndësi. Është thjesht sharm, “sex appeal”, erotizëm i pashprehur. E keqja jonë është se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: natyrshmërinë. Joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenurit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Në kohët që jetojmë ka shumë bukuri seriale, të manipuluara sipas operacioneve plastike./tiranaobserver

5 arsye pse femrat tradhtojnë


Para disa vitesh, femrat cilësoheshin si viktima të pabesisë dhe tradhtisë nga ana e meshkujve, por sot që edhe femrat tradhtojnë, ka raste që janë të pabesa shumë herë më shumë se meshkujt.
Gleeden.com, sajt i dedikuar lidhjeve jashtëmartesore, ka zhvilluar një pyetësor me 1486 femra të regjistruara në portal, ku shpesh argumentonin se faji për tradhtinë e tyre ishte i partnerit.
-Pyetjes se pse tradhtojnë femrat, 42% e të intervistuarave deklaruan se kishin nevojë për tu ndier të dëshiruara, gjë që nuk ua garantonte partneri.
- 24% e të intervistuarave u shprehën se tradhtonin, për ti shpëtuar jetës së mërzitshme në çift.
-17% e femrave sqaruan se tradhtonin për seks, pasi ishin të pakënaqura nga jeta në shtrat me partnerin.
-Vetëm 11% pranojnë se shkak për tradhtinë ndaj partnerit, është dëshira për aventura të reja.
-Në përfundim 6% e femrave pranonin se tradhtonin për të ndëshkuar partnerin për mungesat e tij, për pakujdesinë dhe mungesën e vëmendjes.a.y/noa

A e dini se puthja ju dobëson? Ja sa kalori djeg për 1 minutë


Fakti që puthja i bënë mirë shëndetit është e njohur botërisht, jo vetëm për kënaqësinë, por edhe për një element shtesë.
Ndoshta do habiteni, por puthja dobëson, pasi bën që të digjen 6 kalori në minutë. Kështu shprehen shkencëtarët e Texas, të cilët kanë analizuar se si mund të digjen 360 kalori brenda një ore nëpërmjet puthjes, ose thënë ndryshe e barabartë me një pjatë ushqim.
Siç raporton Noa.al, shkencëtarët sqarojnë se puthja vë në veprim 30 muskuj të ndryshëm që tonifikohen për shkak të këtij veprimi, shpeshtohen ritmet kardiake, stimulohet prodhimi i adrenalinës etj. Me pak fjalë puthja ka të njëjtin efekt në trup, njëlloj si 10 minuta not.
Gjithsesi sqarohet se, në mënyrë që puthja të djegë kalori duhet të jetë pasionante, ndaj puthja franceze dobëson më shumë. 10 minuta puthje intensive djeg 70 kalori.
Sheryl Kirshenbaum drejtues e studimit sqaron se, “Një pjesë e mirë e zonës cerebrale aktivizohet për të analizuar ndjesinë që vjen nga buzët, gjuha dhe hundë, duke përfshirë 5 nerva kryesore”.a.y/noa

Zbuloni sa kohë pas martesës fillon t’ju tradhtojë partneri


Sa rëndësi ka në një martesë besnikëria? Maji është muaji ku nisin të celebrohen një numër i madh martesash, gjatë të cilave premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok.
Gjithsesi viteve të fundit numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dhe një ndër shkaqet kryesore që çojnë drejt tij është tradhtia.
Por nga pyetjet që ngriti sajti Gleeden.com, sajt i cili merret me takimet jashtë martesore, u zbulua se pas sa kohësh partnerët nisin të tradhtojnë.
Në sondazhin në fjalë u përfshinë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme.
1 vit- Gjatë 365 ditëve të para të martesës, janë kryesisht meshkujt ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e femrave të intervistuara deklaruan se kishin tradhtuar me një mashkull tjetër, ndërsa nga ana e tyre kjo përqindje shkon në 27%.
Sakaq një tjetër rezultat befasues siç raporton Noa.al, është fakti se 35% e meshkujve kishin tradhtuar edhe gjatë periudhës së fejesës.
1 deri në 3 vjet- Kjo është periudha kur martesa gjen ekuilibrin e saj dhe përkthehet ndryshe me lindjen e fëmijës së parë. Në këtë periudhë femrat përqendrohen vetëm te fëmija, duke lënë mënjanë kërkesat e mashkullit, i cili ndihet i lënë pas dore dhe i pa dashuruar. Ndaj shkon në kërkim të diçkaje që ta bëjë të ndihet ende i dëshiruar. 36% e meshkujve deklarojnë se kanë pasur një histori tjetër gjatë martesës, ndërsa nga ana e femrave kjo përqindje është 11%.
3 deri në 9 vjet- Në këtë periudhë nisin krizat e para, mërzitë e para, pasioni i fillimit nis e shuhet. Gjatë kësaj periudhe tradhtia në radhët e meshkujve kap masën 58%, ndërsa për femrat 46%. Në këtë periudhë të dy partnerët duan të jenë jashtë mureve të shtëpisë.
9 deri në 25 vjet- Jemi në periudhën e pabesisë kronike. Për shumë njerëz martesa është kthyer në një kafaz, ku ndodhen të privuar nga liritë e tyre. Fëmijët po rriten dhe kanë më pak nevojë për prindërit. Në këtë periudhë tradhtia te meshkujt kap shifrën 49%, ndërsa te femrat 36%.
25 e më shumë vite- Maturia dhe mençuria rikthejnë stabilitetin në raport për të dy partnerët. Në këtë fazë ndoshta për shkak të plakjes, përqindja e tradhtisë si te meshkujt dhe te femrat zbret në 13%. Në këto raste tradhtarët kërkojnë kryesisht partnerë më të rinj, për të kthyer pas orën biologjike.a.y/noa

Femrat e përdorin seksin si shpërblim

E çuditshme, por e vërtetë, zbulohet se çelësi për të hyrë në shtratin e një femre janë sjelljet e mira dhe punët e shtëpisë
Studimi


Më në fund, një arsye për meshkujt që të pastrojnë shtëpinë plot zell. Provohet se femrat e përdorin seksin si shpërblim për sjelljet e mira dhe se ndihmesa në punët e shtëpisë është më e vlerësuara.
Kur vjen puna për marrëdhëniet në çift, femrat janë shumë të sofistikuara, ato përdorin truke të ndryshme për të marrë atë çka dëshirojnë prej partnerit.
Misteri se çfarë duhet bërë për të hyrë në shtratin e një femre, apo për të mos u refuzuar krejt papritur, zbulohet nga studiuesit këtë javë. Ky sekret janë punët e shtëpisë, sjelljet e mira dhe gjestet që tregojnë përkujdes.
Dy nga tre gra në Britaninë e Madhe e pranojnë pa drojë, se ato e përdorin seksin për të shpërblyer partnerët e tyre, kur këta sillen mirë dhe i ndihmojnë me gjëra të vogla rreth shtëpisë.
Këto janë mënyrat më të mira për meshkujt, që duan të marrin atë që kërkojnë, pa shumë lodhje dhe ngulm.
Pjesëmarrësit në studim u pyetën rreth çështjes, nëse e kishin përdorur ndonjëherë në të shkuarën apo të tashmen seksin, si shenjë shpërblimi për partnerin e tyre.
U zbulua se, femrat kishin shumë simpati për meshkujt që ndihmonin në shtëpi apo që gatuanin drekën apo darkën. Këto ishin një nga arsyet kryesore, që femrat pranonin se i kishin shtyrë ta shpërblenin parterin edhe në çastin kur ato ishin ndier të lodhura apo pa shumë dëshirë.
Sipas rezultateve, rreth 65 për qind e femrave të anketuara pranonin se e përdornin këtë taktikë. Nga ana tjetër, vetëm një nga dhjetë meshkuj ose rreth 11 për qind e tyre, pranonin se e kishin përdorur seksin si mënyrë shpërblimi për punët e partneres së tyre.
Personat që bënë pohimet e mësipërme u pyetën më gjerësisht për rrethanat, kur ato dhe ata i kishin shpërblyer partnerët me çaste intime.
Studimi u publikuan prej “ukmedix.com”, një faqe britanike prestigjioze, e specializuar për shëndetin seksual, si pjesë e një studimi të kryer mbi jetët dhe preferencat e britanikëve.
1.994 meshkuj dhe femra mbi moshën 18 vjeç morën pjesë në studim, të gjithë me përvojë në fushën e marrëdhënieve në çift dhe të gatshëm për t’u përgjigjur sinqerisht.
Sipas përfundimeve këto ishin situatat kur femrat i shpërblenin më shumë meshkujt. Për ndihmë në punët e shtëpisë, meshkujt kishin rreth 38 për qind mundësi të shpërbleheshin. Për sjellje të veçanta dhe dhurata, ata merrnin simpatinë e partneres me 34 për qind. 28 për qind ishte probabiliteti për të pasur seks me partneren për meshkujt që kujdeseshin për fëmijët apo pjesëtarët e familjes.
Ata që gatuanin një vakt shpërbleheshin në 21 për qind të rasteve. Ndërsa meshkujt që i ndihmojnë femrat me transport shpërblehen më së pakti me 19 për qind.
Nga ana tjetër, si për çudi, edhe meshkujt pranojnë se i shpërblejnë partneret e tyre kur ato kryejnë veprime të caktuara. Ja cilat janë këto rrethana për meshkujt. Kur femrat pranojnë të shohin një ndeshje me ta, ata e shpërblejnë atë me pikët maksimale, me 35 për qind mundësi për të pasur seks.
Kur një femër e ndihmon një mashkull me punë apo gjëra rreth shtëpisë, ajo përfiton një bonus prej 31 përqindësh. Kur janë femrat ato që bëjnë transport me makinë nga një vend në tjetrin, meshkujt janë më mirënjohës në këtë rast dhe mundësia e të bërit seks është 29 për qind. Me 22 për qind vlerësohet kujdesi ndaj anëtarëve të familjes në përgjithësi dhe femrat që lejojnë meshkujt të kalojnë gjithë natën jashtë me miqtë, shpërblehen me 17 për qind rritje të dëshirës për seks.
Për më tepër, 8 për qind e femrave që morën pjesë në studim pranonin se i kishin shpërblyer meshkujt seksualisht, kur këta i kishin dhënë një pushim të caktuar nga jeta intime.
Kur i pyetën nëse është e drejtë kjo lloj sjelljeje shpërblyese, 78 për qind e pjesëmarrësve pranuan se nuk kishte asgjë të keqe në përdorimin e seksit për shpërblim.
Studiuesit u shprehën shumë të interesuar për rastin e mësipërm, pasi ata duan gjithnjë e më shumë të zbulojnë sekretet e sjelljeve intime të çifteve.
Një gjë është e sigurt, ashtu si meshkujt edhe femrat janë fajtorë për këtë kushtëzim, por asnjëri prej tyre nuk duket se e ka problem këtë.

14 ligjet seksuale më të çuditshme në botë

E keni menduar ndonjëherë që në botë ekzistojnë ligje seksuale sa qesharake, të çuditshme, aq edhe mjaft ndëshkimore? Ju ftojmë që nëpërmjet këtij shkrimi të lini mënjanë kuriozitetin…




Seksi është një nga pjesët sociale më të rregullta ligjore në të gjithë botën. Disa nga këto ligje janë antike dhe në praktikë nuk respektohen më, por është interesante të ndalojmë dhe të reflektojmë mbi origjinat e tyre. Çfarë i ka shtyrë këto shtete që të vendosin këto ligje formale?

1-Ishulli i Guam 

Në këtë vend është e ndalur që femrat të martohen të virgjëra. Për këtë arsye ekzistojnë disa burra, detyra e të cilëve është që të kenë raporte seksuale me virgjëresha, të cilat paguajnë për të mos qenë më të virgjëra, ndërsa më pas martohen. Të jesh e virgjër në ishullin e Guam nuk është një kusht dinjitoz.

2-Liban

Seksi me kafshët është i lejuar me ligj. Pra kjo gjë është legale, por vetëm në qoftë se eksperimentohet me kafshë të gjinisë femërore, në të kundërt nëse ato janë të gjinisë mashkullore ju mund të dënoheni deri në dënim me vdekje.

3-India 

Në këtë shtet, lodrat seksuale janë të paligjshme. Në momentin kur ato u futën për herë të parë në tregun indian, personi i parë që i përdori ato u kryqëzua për imoralitet.

4-Bahrejn 

Organet gjenitale të një gruaje nuk mund të shikohen në asnjë mënyrë, përveçse kur bëhet fjalë për bashkëshortin. Duke qenë se kjo gjë ndalohej, gjinekologët e zgjidhën këtë problem duke përdorur një pasqyrë për të ekzaminuar gjenitalet e pacientëve të tyre.

5-Hong Kong 

Krimi i pasionit ndiqet me ligj. Nëse gruaja e gjen burrin e saj në krevat me një grua tjetër, ajo ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar vetëm duke përdorur duart e saj. Ndërsa dashnoren e tij ajo mund ta vrasë me çfarëdo mënyre që dëshiron.

6-Santa Cruz, Bolivi

Ligji i seksit në këtë shtet është nga ato ligje për të cilin duhet ndaluar për të reflektuar shumë. Në Santa Cruz është e paligjshme që të kesh një marrëdhënie seksuale me një grua dhe vajzën e saj në të njëjtën kohë. Por ana dramatike e ligjit është se ai quhet i ligjshëm vetëm nëse kjo marrëdhënie kryhet një herë me njërën dhe një herë me tjetrën, pra veç e veç.

7-Tremonton, Utah (SHBA) 

Në Tremonton të SHBA-së është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë. Nuk mund të mohohet që sistemi ligjor ka të metat e veta në Utah…

8-Nevada (SHBA)

Në Nevada është totalisht e ndaluar që marrëdhëniet seksuale të kryhen pa prezervativ. Pyetja që shtrohet është: si ia bëjnë banorët e Nevadas për t’u riprodhuar?

9-Minesota (SHBA) 

Në Minesota është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Ky është një ligj që atje respektohet shumë. Ndërkaq në Minesota, gjithashtu, të pasurit e një marrëdhënieje seksuale me një peshk është rreptësisht e ndaluar, por vetëm nëse ju jeni burrë.

10-Lindja e Mesme 

Në shumë vende të Lindjes së Mesme është e lejuar marrëdhënia seksuale me dhitë, por me kusht që pas marrëdhënies ajo mos të hahet.

11-Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

Në Kaliforni, Nju Meksiko, Dakotën e Jugut, Florida, Utah, Marilend dhe Rhode Island ekziston një ligj që ndalon seksin oral. Ndëshkimi është i ndryshëm në çdo shtet, por ai më i rëndi është në Florida, ku dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet burg.

12-Kinë 

Në Kinë u jepet shumë rëndësi këmbëve. Atje këmbët konsiderohen si pjesa më erotike e trupit të një gruaje. Në disa zona është e ndaluar që t’i shikosh edhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndëshkimi për moszbatimin e këtij ligji është dërgimi në burg.

13-Rusia 

Në Rusi puthjet në publik shihen si diçka e rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në skena seksuale. Nëse një polic sheh një çift duke u puthur në rrugë, ai mund t’i gjobisë ata dhe vlera e gjobës varion nga intensiteti i puthjes.

14-Indonezi

Në Indonezi, masturbimi mashkullor ndëshkohet me vdekje, me prerje të kokës. Ndërsa çështja e masturbimit femëror qëndron në heshtje, por supozohet se kjo gjë nuk shihet me sy të mirë.

Meshkujt që duhet t’i shmangni


Nëse së fundmi keni zbuluar se mashkulli ideal nuk ekziston dhe po pranoni këdo që futet në jetën tuaj për një marrëdhënie të re, duhet të tregoni kujdes
Takimet


Me kalimin e kohës dhe moshës, çdo femër e kupton se atje jashtë nuk gjendet as princi i kaltër dhe as njeriu perfekt. Si reagim ndaj kësaj tronditjeje, krenaria femërore bie dhe takimet me meshkujt e rastësishëm fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ideja se meshkujt (për fatin e mirë ose të keq), duhen pranuar ashtu siç janë, nuk është ideja më e mirë që keni pasur ndonjëherë. Ja cilët janë 10 tipat e meshkujve, që duhet t’i shmangni për takime dashurore.
1. Mashkullin e divorcuar jo plotësisht. Kini parasysh se nuk është aspak e këndshme të dilni me dikë që akoma nuk ka filluar apo përfunduar procedurat e divorcit. Në një mënyrë apo në një tjetër, ish-gruaja e tij do të jetë gjithnjë e pranishme në çastet që ju kaloni me të. Hiqjani vetes këtë ndjesi aspak të rehatshme, prisni derisa boja e deklaratës së divorcit të jetë tharë dhe më pas dilni lirisht me të dashurin tuaj të ardhshëm.
2. Baristin e përkohshëm ose të përhershëm. Ai mund t’ju thotë se po e bën punën e baristit përkohësisht dhe se sapo karriera e tij në art të lulëzojë, ai do të heqë dorë për t’iu përkushtuar profesionit të tij. Nga ana tjetër, kanë kaluar vite dhe ai akoma nuk ka krijuar një jetë të qëndrueshme dhe gjithmonë kthehet në shtëpi i dehur në orët e vona të natës. Shmangeni këtë lloj mashkulli, pasi vetë puna e tij kërkon që ai të jetë shumë i afrueshëm me të tjerët, flirtues dhe shpesh të ndërmarrë hapa të nxituar drejt femrave. Mundësitë që ai të bëjë një karrierë, janë shumë të pakta.
3. Mashkullin me një mision shpirtëror. Ndoshta mashkulli që keni përzgjedhur për të dalë, mund të ketë një interes më të madh për anën shpirtërore të gjërave. Ai mund të jetë në një mënyrë i evoluar shpirtërisht dhe e quan të panevojshëm bashkimin spiritual me dikë tjetër. Marrëdhënia me të mund të ketë vetëm dy kuptime, ose ai po provon të afrohet më shumë me Zotin ose po kërkon për një aventurë që do të zgjasë vetëm një mbrëmje.
4. Djalin iniciator të biznesit. Këta lloj meshkujsh janë monedha me dy anë, aq sa e vlerësoni anën punëtore të tij, atë që dëshiron të punojë dhe të ndërmarrë nisma në biznes, aq i lodhshëm është tipi i tij. Kohën më të madhe ky lloj mashkulli do t’ia kushtojë biznesit dhe problemeve që hasen në të. Nëse dëshironi dikë që t’ju kushtojë kohë, mos përzgjidhni ndërmarrësin e ideve të reja për biznes.
5. Mashkullin që po rimëkëmbet. Personat që janë të varur nga substancat narkotike apo ndaj gjërave të tjera të dëmshme, zakonisht janë të udhëzuar të presin deri në një vit për të filluar një marrëdhënie. Kjo, për shkak se identiteti i tyre nuk është i qartë dhe se ata mund të reagojnë në mënyrën e gabuar dhe të justifikohen se nuk ishin vetvetja. Dikush që ka shumë pak kohë që ka dalë nga rehabilitimi, ka një rrugë të gjatë përpara, mos jini ju personi që rrezikon për të pasur pranë.
6. Tipin që u kthye të jetojë me prindërit. Mbase ai mund të ketë humbur punën, po ndryshon karrierën apo po kërkon të organizohet ndryshe në jetë, por kthimi te prindërit është veprimi më i gabuar. Të jesh një mashkull i rritur kërkon të marrësh përgjegjësitë e duhura mbi vete, për këtë arsye është më mirë që të mos dilni me meshkujt që strehohen te prindërit pas diçkaje të keqe. Ai kurrë nuk do të jetë gati për të ecur me këmbët e tij.
7. Burrin e pasjellshëm. Askush nuk do të dëshironte të dilte me dikë që përtypet me gojën hapur, që qëndron keq në tavolinë gjatë darkës, apo që pastron dhëmbët me një kruajtëse pas ushqimit përpara jush. Nëse personi me të cilin po dilni nuk kërkon kurrë falje apo nuk ju falënderon, është koha e duhur të hiqni dorë prej tij, nuk do t’ju duhet një njeri i tillë. Mënyra e sjelljes është shumë e rëndësishme, nuk do t’ju pëlqente t’ia prezantonit atë njeri pa respekt familjes apo miqve tuaj.
8. Mashkullin që s’ka pasur asnjë marrëdhënie. Sido që të jetë puna me këtë mashkull që ka kaluar të tridhjetat dhe kurrë nuk ka pasur një lidhje, ai nuk është njeriu i duhur për t’u takuar pas zhgënjimit të mosgjetjes së mashkullit perfekt. Ndërroni timonin e anijes suaj, në moshën që jeni, keni nevojë për dikë me eksperiencë, që di si të sillet me një femër.
9. Mashkullin që acarohet shpejt. E kush ka nevojë për dikë që nxehet shumë shpejt, që prej nervozizmit mund të bëjë sjellje të gabuara? Një femër kërkon qetësi, siguri dhe respekt. Ata që e humbin toruan nuk janë zgjidhja e duhur. Hidhini sytë nga meshkujt e shtruar që dinë ta kontrollojnë veten dhe të sillen mirë në çdo situatë.
10. Mashkullin e rastësishëm. Gjithçka që fillon shpejt përfundon në të njëjtën mënyrë. Ky mashkull nuk do t’ju ndihmojë aspak në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e marrëdhënieve tuaja me meshkujt. Ka më shumë mundësi që të pendoheni sesa të mendoni se ishte thjesht një kohë e kaluar këndshëm.

Ja faktorët që i çojnë meshkujt dhe femrat drejt tradhtisë


Që nga puna jashtë orarit tek alkooli, ja kur tradhtojnë meshkujt dhe femrat
Psikologët janë të mendimit se shumica e femrave tradhtojnë për t’ u ndjerë emocionalisht mirë dhe jo thjesht për nevoja seksuale. Interesante është se meshkujt nga ana e tyre pohojnë krejtësisht të kundërtën, duke theksuar se ata tradhtojnë më shumë për të përmirësuar ekuilibrin e tyre seksual se sa atë emocional. Ju a jeni e sigurt për veten tuaj dhe akoma më tepër për partnerin tuaj? Besoni se po të ndodheni përballë një bukuroshi apo bukurosheje, dy metra, me sy të kaltër, do të mund t’i thoni ‘jo” ngacmimeve të tij/të saj erotike? Nga ana tjetër, a do të rezistojë partneri juaj ndaj një bukurosheje, me lëkurë të tejdukshme e cila është edhe e zgjuar dhe ka humor? Ne vendosëm të analizojmë këtë temë kaq delikate dhe të vjetër sa vetë bota, të hedhim një vështrimin të shpejtë në mëkatet tona si dhe t’iu ofrojmë mënyra për të kuptuar nëse partneri juaj … shëtit lule më lule. Sepse, le të themi të vërtetën, monogamia është e mrekullueshme, por tradhtia është tepër e këndshme… kur lexon rreth saj.
AI

Pi alkool

Sipas sondazheve ka rezultuar se meshkujve, të cilëve ju pëlqen alkooli besojnë se tradhtia nuk është gjë e keqe. Ndërsa vetëm 18% tregojnë se ajo, është e keqe.
AJO

Ndjehet vetëm

Një grup psikologësh janë të mendimit se shumica e femrave tradhtojnë për arsye të përmbushjes emocionale se sa thjesht për nevoja seksuale.
AI

Nxjerr shumë para

Disa shkencëtarë mbrojnë idenë se meshkujt, të cilët kanë një punë të mirë, që ju sjell fitime të mëdha, janë më të prirur për të tradhtuar. Kjo sepse atyre në përgjithësi ju pëlqen të rrezikojnë, si në çështjet profesionale ashtu edhe erotike.
AJO

Ushqen familjen

Femrat e karrierës kanë më shumë shanse për t’u njohur me meshkuj si në ambientin e tyre familjar ashtu edhe përmes marrëdhënieve publike. Zakonisht meshkujt adhurojnë një kolege-femër të tillë dhe bëjnë gjithçka për t’a shtënë në dorë.
AI

Është djalë qyteti

Sipas studimeve, meshkujt që banojnë në zona të mëdha urbane kanë më shumë lidhje jashtëmartesore se ata të cilët jetojnë në zona rurale.
AJO

Është në zi

Nëse njëri nga prindërit largohet nga jeta, një femër mund të guxojë të bëjë diçka, për të cilën nëna dhe babai nuk do të ishin dakord, sikurse është edhe tradhtia.
AI

U martua pak kohë më parë.

Disa të sapomartuar e kanë shumë të vështirë që të përshtaten me ndryshimet e reja të jetës së tyre, sikurse mund të jetë edhe martesa, ndaj dhe gjejnë prehje në lidhje jashtë saj.
AJO

I pëlqen të rrezikojë

Femrave që ju pëlqen rreziku kërkojnë gjithnjë peripeci dhe janë më të gatshme për t’u përfshirë në aventura erotike edhe jashtë martesës.
AI

Punon jashtë orarit

Një mashkull i cili punon me ritme të çmendura e ka shumë të lehtë që të shkelë kurorën e tij. Në fund të fundit, ai e ka të gatshme arsyetimin dhe të tjerët e kanë shumë të vështirë t’a zënë me presh në duar.
AJO

Interesi

Femrat, të cilat lidhen në martesë për interes, nuk e kanë të vështirë që të tradhtojnë sa herë atyre ju jepet mundësia për të fituar diçka, sado e vogël të jetë vlera e saj.

Tradhtia, shenjat e para
Tregoni kujdes rreth të dhënave të mëposhtme, për të vërtetuar nëse partneri juaj ju tradhton.

Përgatitet të tradhtojë

-Ndryshon shoqëri. Ndoshta kërkon që t’u shmanget konfrontimeve të ndryshme, por ju duhet ri mbani sytë hapur.

-Gjen një hobi të ri për t’u marrë në kohën e lirë. Një interesim i tillë i befasishëm mund të hedhë dritë mbi faktin se kërkon të bëjë për vete ndonjë studente të arteve

-Fillon të kujdeset për regjimin e tij ushqimor dhe pamjen e tij të jashtme shumë më tepër se më parë.

-Blen të brendshme të reja. Ndoshta shpreson se ndonjë njohje e re do të interesohet edhe për botën e tij të brendshme…erotike.

-Kundërshton me gjysmë zëri për të drejtat e tij ku shkelen. Nëse kjo nuk vjen nga stresi i madh që ka, atëherë duhet të gërmoni për ndonjë lidhje të fshehtë të tij.

Ka shkelur me të dyja këmbët
-Ju akuzon se e tradhtoni. Vetëdija e tij fajtore e bën që t’i shohë të gjithë si tradhtarë.

-Ju kritikon vazhdimisht. Ndonjë veçanti e juaja, që dikur e shikonte si të lezetshme, tani i duket e bezdisshme. Dhe kjo sepse përdor dobësitë tuaja si arsyetim.

-Nuk ju merr me vete në takimet që ka me kolegët. Shumicën e lidhjeve jashtë martese ai i ndërton në ambientin e punës.

-Ju sjell dhurata të paarsyeshme. Jo se nuk i vlerësoni lulet dhe çokollatat por cila është në fakt arsyeja që i pranoni?

-Nuk ju lë të përdorni pa praninë e tij telefonin apo kompjuterin e tij. Kohë më parë nuk kishte kundërshtim për një gjë të tillë.

5 Arsyet pse femrat tradhëtojnë



Ka një lloj steriotipie kur bëhet fjalë për tradhëtinë në çift, ku janë meshkujt ata që janë të programuar gjenetikisht për të ndryshuar shpesh partneren. Por në fakt është e gabuar, të dyja sekset janë të krijuar në mënyrë më të barabartë se sa ne mendojmë. Renee Lee, eksperte në marrëdhënjet në çit si dhe me master në psikologji jep disa arsye pse femrat tradhëtojnë:


1.Të kaluarit e një tranzicioni

Kur një femër diplomohet, mbush një moshë të caktuar, humbet një prind ose avancon statusin e marrëdhënjes, bëhet më introspektive. Të gjitha këto janë periudha tranzicioni që e bëjnë atë edhe më të emociouar rreth faktit se ku po shkon jeta e saj, ose se ku ajo është e pozicionuar. Diskomforti i këtyre ndryshimeve, shkakton një dëshirë impulsive për të gjetur dikë që të heqë fokusin nga ndryshimi i saj dhe të jetë një diversion për atë që ajo po kalon.

2. Nuk ndihet e vlerësuar

Të gjitha femrat kanë kaluar nëpër situata të tilla: organizimi i një darke, ose një party për miq, dhe meshkujt shpesh herë harrojnë të komplimentojnë arritjet  e tyre. Sipas Lee, femrat kërkojnë një lidhje emocionale që partnerët e tyre ta venë re, të vlerësojnë atë që ato bëjnë dhe të jenë krenarë për to. Kur femrat nuk e marrin këtë vëmëndje në shtëpi, atëherë ato përjetojnë frustracion, disfaksion, depresion dhe nervozizëm. Dhe kjo i shtyn ato për të hedhur sytë tek një mashkull tjetër.

3. Ndjen fundin e një marrëdhënje

Kur një femër ndjen se po i vjen fundi lidhjes pavarësisht për shkak të saj apo të tij, ajo mundohet ta mbushë së jashtëmi këtë boshllëk. Kjo është një arsye e pabesisë së saj. Nëse ajo është e vetmja që e konsideron këtë ndarje, mund të jetë një taktikë e saj për të testuar veten dhe për të vlerësuar nëse mund të rruajë marrëdhënjen që ka.

4. Kur lidhja  nuk është më argëtuese

“Kur ju nuk qeshni, ju nuk dashuroni’, thotë Lee. Pasi e qeshura është një nga elementët kyç në një lidhje. Kur stresi i ditës bëhet fraktor dominant në lidhje, femrat ndihen të palumtura. Kur ato janë në shoqërinë e një kolegu ose miku që kalojnë kohë të këndshme bashkë, ato fillojnë të ndiejnë atë dritën që ju ka munguar në marrëdhënjen e tyre dhe fillojnë të interesohen për mashkullin tjetër.

5. Është i mërzitshëm në krevat

Meshkujt nuk janë të vetmit që kanë nevojë për stimulim. Edhe femrat  kanë nevojë të ndihen të dëshiruara. Me burimet e shumta të informacionit që flasin për jetën intime, apo të dëgjuarit e  bisedave mes shoqeve, femrat arrijnë në atë moment ku krahasojnë jetën e tyre intime me atë që pjesa tjetër e botës përjeton. Dhe këtu ajo fillon të pyesë se çfarë i mungon. 

“Edhe pse ajo është e lehtë për të identifikuar të metat në jetën intime, shpesh është e vështirë për të bërë ndryshimet e nevojshme për të korrigjuar ato, “, thotë Lee. Kjo krijon një tundim për gratë të cilat kërkojnë kënaqësinë seksuale gjetiu me dikë që ata nuk kanë bagazh dhe mund të jetë më të papërmbajtshëm.

Si ta gjeni një partner të ri?


Edhe pse mund të mos jeni të sigurt se për çfarë arsyesh mbaroi lidhja juaj, përsëri në një mënyrë apo në një tjetër fajësoni veten dhe mendoni se duhet të kishte patjetër diçka që mund të bënit për ta shpëtuar marrëdhënien. Gjithashtu mund të mos ndiheni shumë mirë rreth fizikut tuaj, duke menduar se ndoshta keni shtuar në peshë gjatë lidhjes dhe se tashmë nuk do t’i dukeni askujt tërheqës.
Pa vetëdije ndodh që mund të keni mobilizuar të gjithë mbrojtjen tuaj, duke shmangur kështu një tjetër lëndim të mundshëm. Për këtë shkak nuk jeni më të hapur për të takuar njerëz të rinj, për të përjetuar eksperienca dhe lidhje të reja. Shtojuni këtyre mendimeve edhe faktin se një divorc mund t’ju gjejë shumë më të mëdhenj në moshë, ju duket se jetës suaj i erdhi fundi.

Ja këshillat e duhura që do t’ua bëjnë më të thjeshtë takimet pas ndarjes:
-Ndryshimi: Nuk ka rëndësi nëse është diçka shumë e rrezikshme, siç janë sportet ekstreme apo diçka qetësuese, siç mund të jenë trajtimet e ndryshme, si joga. Në momentin në të cilën ndodheni tani gjithçka duhet të kini parasysh është se edhe ndryshimi më i vogël i rutinës, mund t’ju bëjë të zbuloni të tjera veti të karakterit tuaj. Personit me të cilin keni dalë në takim, do t’i dukeni njeri interesant dhe i hapur për të përjetuar gjëra të reja. Është e vërtetuar se gjatë aventurave të caktuara, truri kalon në një proces kimik që i afron më shumë të dy personat që bëjnë “çmendurinë.”
- Jini të kujdesshëm: Sigurohuni se jeni akoma të sinqertë dhe vetvetja, edhe pse po kërkoni të bëni gjëra të reja me njerëz të rinj. Kjo këshillë nënkupton se duhet të kontrolloni vazhdimisht nëse po bëni gjënë e duhur pa dalë nga vetja dhe nga dëshirat apo parimet tuaja. Duhet të bëni kujdes gjithashtu edhe me faktin që të mos dilni me dikë pa e pëlqyer, por me mendimin se është i ndryshëm nga ish-partneri juaj. Kërkimi për të kundërtën e ish-partnerit është shumë i përhapur në të gjitha takimet e para pas një ndarjeje, por kjo zakonisht nuk funksionon, sepse në mënyrë të pavetëdijshme ju keni zgjedhur dikë që i ka të fshehura karakteristikat e ish-partnerit tuaj. Mungesa e simpatisë që mund të keni për personin nga i cili jeni ndarë, mund t’ju bëjë të harroni disa veti të mira që ai ka pasur, të cilat kur të mos i gjeni te takimi juaj i ri, mund t’ju bëjnë të ndiheni keq.
- Jini të hapur: Kjo është më e rëndësishmja. Gjatë një ndarjeje, ne jo vetëm që mobilizojmë mbrojtjen tonë, por gjithashtu pa vetëdije përsërisim disa nga gabimet që kemi bërë në të shkuarën. Nga psikologët kjo shpjegohet si një dëshirë e ndërgjegjes sonë për t’i bërë gjërat mirë kësaj here, por në të kundërt mund të jetë edhe një dëshirë për ta ndëshkuar veten sërish.
- Veproni të sigurt: Ndonjëherë, pasi jemi lënduar, në vend që të ngremë të gjithë sistemin tonë mbrojtës, ne bëjmë të kundërtën dhe lëshohemi tërësisht në dorë të fatit. Ky veprim nuk do të na ndihmojë aspak, pasi mund të na lëndojë përsëri. Kushtojuni vëmendje ndjenjave tuaja dhe kujdesuni për veten. Mbani parasysh që njerëzit nuk janë gjithmonë ata që duken dhe se ndodh që dikush në mënyrë të padrejtë të kërkojë të përfitojë nga gjendja juaj e dobët shpirtërore.
- Kënaquni: Duhet të jeni të gëzuar dhe të lumtur me veten dhe jetën tuaj. Pavarësisht se jeta tregohet me raste e padrejtë dhe e çuditshme, gjithçka e keqe e ka një anë të mirë. Kini parasysh se sa më shumë të takoni persona që pëlqeni, aq më shumë ka gjasa që ata persona t’ju pëlqejnë juve. Nëse ju mendoni se duhet të dilni me dikë thjesht për faktin se ai është një person i ri, e keni gabim. Përzgjidheni shoqëruesin e ri me karakteristikat që ju pëlqejnë, por jini edhe realistë, duke mos pretenduar për të pamundurën. Në fund të fundit nuk ju kushton asgjë të përpiqeni, ndodh që edhe pse s’mund të arrini aty ku synonit, të paktën do të krijoni miq të rinj./Zëri

100 puthjet e botës – FOTO

Puthja, forma më e lartë për të shprehur dashurinë në të gjitha aspektet e saj vjen nëpërmjet artit të fotografisë. Është fotografi argjentinas Ignacio Lehman, i cili ka realizuar foto mbresëlënëse të puthjes. Projekti i quajtur “100 World Kisses”, përfshin foto të shkrepura në vende të ndryshme të botës ku jo vetëm çiftet shprehin dashurinë për njëri-tjetrin, por dhe nëna për fëmijën, kafshët për njëra-tjetërn, duke treguar se dashuria është një ndjenjë universale. 29 vjeçari ka treguar se kjo ide i ka radhur vitin e shkuar gjatë një udhëtimi në Nju Jork për të shkuar më pas në Berlin, Paris e Meksikë. “Jam në ndjekje të puthjes, nuk ka rëndësi nëse natën, ditën apo në të gdhirë. Deri tani kam qenë në 7 shtete të ndryshme ku kam shkrepur 100 foto”, ka shkruar Ignacio në rrjetin social Facebook, ku po korr një sukses të madh.


87515
87514
87513
87512
87511
875112
875111
875110
87519
87518
87517

Martesa dhe tradhtia bashkëshortore

Vetëm pas 25 vjetësh, burrat dhe gratë mund ta ndiejnë veten të sigurt se partneri i tyre ka pak gjasa t’i tradhtojë. Kjo është edhe faza më e lumtur e marrëdhënieve në çift

Psikologji


Martesa dhe tradhtia martesore!? Njëra nevojë dhe obligim shoqëror, kurse tjetra e hidhur, por si duket e paevitueshme në pjesën më të madhe të rasteve. Shpesh mund ta keni pyetur veten apo të keni biseduar me të tjerë, se pas sa kohësh mund të ndodhë tradhtia në martesë? Ja se çfarë thonë të dhënat e një sondazhi italian online…

Pas sa vitesh ndodh tradhtia në një martesë? Në 21% të rasteve në treqind ditët e para…

Sa i rëndësishëm është besimi në martesë? Maji është muaji në të cilin festohet një numër i madh martesash dhe premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok. Por në realitet, në këto vitet e fundit numri i ndarjeve është rritur ndjeshëm dhe ndër shkaqet kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është tradhtia. Arsyet mund të jenë të shumta, që nga një dashuri e përfunduar deri te mërzitja nga rutina, nga rënia e pasionit te mungesa e komunikimit. Por pyetja që është shtruar nga “Gleeden.com”, uebsajt jashtëmartesor i projektuar nga gratë, është si vijon: “Kur ndodh tradhtia e parë (jo domosdoshmërish e fundit)?”. Sondazhi ka përfshirë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të grupmoshave të ndryshme. Të shohim atëherë se si janë përgjigjur disa prej tyre.



tradimento_estate_tradimenti


Një vit: në 365 ditët e para të martesës janë përgjithësisht burrat ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e të anketuarave pranuan se kishin rënë pre me një burrë tjetër, ndërsa përqindja, sa u përket meshkujve, rritet në 27%. Por mbi të gjitha, ka një gjë që duhet të na bëjnë të mendojmë: 35% e tradhtarëve të dyshuar tashmë ia kishin vënë “brirët” partneres së tyre qysh në fejesë. Pra bëhet fjalë për të pabesë kronikë.

Një deri në tre vjet: është periudha në të cilën një martesë gjen ekuilibrin e saj, e cila rezulton në lindjen e fëmijës së parë. Por në këtë fazë gratë përqendrohen ekskluzivisht tek i/e sapoardhuri/sapoardhura, duke lënë mënjanë nevojat e burrit të saj, i cili, nga ana e tij, ndihet i lënë pas dore dhe aspak i dashur. Kështu që ai shkon në kërkim të ndonjërës që e bën të ndihet akoma i dëshiruar. 36% e burrave kanë deklaruar që kanë pasur një marrëdhënie tjetër jashtë martesore, në krahasim me vetëm 11% të femrave.

Tre deri në nëntë vjet: shfaqen krizat e para, ndjesitë e para të mërzisë dhe të përsëritjes, pasioni i ditëve të para duket sikur ka rënë në gjumë. Një rutinë e paralajmëruar kjo, nga 47% e meshkujve që ishin pjesë e sondazhit, edhe pse përqindjet e tradhtisë afrohen: 58% për burrat, 46% për gratë. Një lloj vështirësie e madhe nga të dyja gjinitë, që paralajmërojnë dëshirën e fortë për të eksperimentuar jashtë katër mureve.

Nëntë deri në njëzetepesë vjet: jemi në periudhën e të ashtuquajturës pabesisë seriale. Për shumicën, martesa është transformuar në një kafaz aspak të artë, në të cilin ndihen të privuar nga liria dhe nga aspiratat e tyre. Fëmijët në këtë periudhë fillojnë të rriten dhe ua kanë gjithnjë e më pak nevojën prindërve, të cilët paraqesin një lloj lodhjeje nga marrëdhënia dyshe. Janë gjithmonë burrat ata të cilët tradhtojnë më shumë (49%), por edhe gratë nuk ngelen pas (36%).

Njëzetepesë vjet dhe më tej: maturimi sjell urtësi dhe një rigjenerim të stabilitetit në marrëdhënien mes dy njerëzve. Shpirtrat e “djajtë” janë larguar dhe bashkëshortja pëlqehet dhe durohet më shumë. Përqindja e tradhtive në këtë fazë është zvogëluar dukshëm si te burrat ashtu dhe te gratë, duke shënuar 13%. Në këto raste “tradhtarët” kërkojnë mbi të gjitha partnerë më të rinj, për t’u kthyer idealisht mbrapsht me orën biologjike.

Shqip

Arsyet për të cilat debatojnë më shpesh çiftet


Çiftet qe nuk debatojnë asnjëherë nuk ekzistojnë. Edhe pse mund te duket e çuditshme zënkat i japin me tepër bukuri lidhjes. Po cilat janë arsyet për te cilat partneret “ndeshen” me shpesh me njeri-tjetrin? Zbulojini!
Për te arritur ne përfundimet me poshtë janë pyetur 1000 çifte.
1. Paratë, 74%

2. Familja, 61%

3. Punët e shtëpisë, 55%

4. Fëmijët, 43%

5. Puna, 36%

6. Daljet e shpeshta, 28%

7. Miqtë, 22%

8. Kafshët shtëpiake, 19%

9. Pesha trupore, 17%

10. Pushimet, 11%
Kur çiftet janë pyetur se perse paratë ishin burim konfliktesh për çiftet, 34% kane thënë se partneret shpenzojnë shume dhe 26% kane deklaruar se zënkat ndodhin për shkak se njeri nga te dy ka rroge me te larte se tjetri.

Jetë të fshehura

Historitë sekrete të dashurive të burrave dhe grave të rëndësishme në fushën e artit. Homoseksualët dhe lezbiket që i kthyen historitë e tyre personale në krijime që frymëzojnë ende këdo që i lexon sot… Nga Leonardo da Vinçi, Mikelanxheloja, Aleksandri i Madh, Frederico Garcia Lorka, Trumate Capote, Platoni, Emili Dikson, Thomas Man, Giacomo Casanova, Marsel Prust, Virginia Wolf etj., janë disa nga artistët që kanë jetuar një jetë të dyfishtë

“Të dua. Të lutem kthehu. Nuk mundem të jetoj pa ty”. Në tarracën e apartamentit të tij në Camden Town, Arthur Rimbaud, një nga poetët më të njohur francezë, i shkruante këto rreshta të dashurit të tij të zemrës, një tjetër poeti të njohur Paul Verlaine, i zhytur në dëshpërim. Shtrati kishte mbetur ashtu si mbrëmjen e fundit që kaluan bashkë, librat e tij ishin ende nëpër shtëpi, ndërsa në duar Rimbaud shtrëngonte fort një bluzë të mikut të tij të zemrës. Ata ishin dashuruar që ditën e parë kur u takuan më 1871. Të dy ishin të rinj, të pashëm, të talentuar në letërsi dhe vargjet që shkruanin, i kishin kthyer në dy zëra të rëndësishëm për kohën. Por atë mbrëmje në Paris, kur u panë për herë të parë, dy poetët e kuptuan se asnjë varg nga ato që kishin shkruar deri në atë moment, nuk mund ta përshkruante atë çast. Rimbaud ra në dashuri dhe e tregoi këtë teksa u çuan nga bari ku ishin ulur, duke i tërhequr pak dorën duke e ftuar në apartamentin e tij. Në atë apartament ku do të jetohej një nga dashuritë më pasionante të poezisë franceze, por jo mes një gruaje dhe një burri, por mes dy burrash, që i dhanë zemrën dhe trupin njëri-tjetrit. Por karakteri i Rimbaud pak i paqëndrueshëm dhe shpesh agresiv kur pinte alkool, do t’ia bënte të lodhshme bashkëjetesën e fshehtë Verlaine, i cili në atë kohë kishte një martesë të dëshpëruar me Matildën. Një ditë pas një zënke, ai largohet nga apartamenti duke e lënë të dashurin e tij të zhytur në trishtim. Letrat e dashurisë që ata i dërguan njëri-tjetrit në atë periudhë janë ende të ruajtura sot, dhe tregojnë një pasion që ka qenë më i madh se poezitë që kanë shkruar. Rimbaud i lutet pafund të dashurit të kthehet, duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se nuk do të jetë më si më parë dhe se asgjë në jetën e tij nuk ka më shumë rëndësi se prania e tij… Kjo është një prej historive që u jetua mes Londrës dhe Parisit ku dy poetët ndanë jetën, një histori që do t’i frymëzonte të shkruanin vargje që lexohen ende me endje sot. Në historinë e artit botëror, librat, pikturat, apo këngët që kanë lënë gjurmë, shpesh pas tyre kanë autorë njerëz që për një arsye a një tjetër u është dashur të fshehin seksualtetin e tyre. Të dashuruar me seksin e njëjtë, shpesh kanë bërë një jetë të dyfishtë, por këtë frymëzim e kanë hedhur në veprat që kanë shkruar. Nga Mikelanxheloja, Leonardo da Vinçi, Frederik Garcia Lorka, Trumate Capote, Platoni, Emili Dikson, Thomas Man, Giacomo Casanova, etj., kanë qenë artistë që në jetët e tyre kanë pasur të “dashurit e fshehtë”. Tennessee Willimas, një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë, doli hapur duke e pranuar homoseksualitetin e tij. Pas disa përpjekjeve për t’u lidhur me femra, ai pranoi faktin që mund të ndiente vetëm një burrë në vitin 1930. Në Nju Jork, ai u bashkua me një grup gejsh ku u takua dhe me të dashurin e parë, Fred Melton. Në verën e vitit 1940, Williams nisi një lidhje dashurie me një kërcimtar nga Kanadaja, Kip Kiernan, të cilin e takoi në Massachusetts. Kur Kip e la për t’u martuar me një grua, Williams do të mbyllej në vetvete, dhe kur ai vdes disa vite më vonë në moshën 26-vjeçare, atij do t’i duhej kohë të rimerrte veten. Në vitin 1945, shkrimtari viziton Meksikën, ku takohet me Pancho Rodríguez y González, me të cilin jeton një pasion të madh. Lidhja e tyre ishte e fortë. Dhe pse González, ishte besnik, pija e bënte Willimas të ishte xheloz. Në shkurt të vitit 1946, Rodríguez largohej nga New Mexico për t’iu bashkuar Williams në banesën e tij në New Orleans. Ata jetuan dhe udhëtuan së bashku deri në fund të vitit 1947 kur lidhja e tyre përfundoi. Rodríguez dhe Williams mbetën miq dhe i ruajtën kontaktet e tyre deri vonë. Në vitin 1948, Williams shkon në Romë ku njihet me një djalë italian, i cili quhet Rafaelo. Pas kthimit në Nju Jork, ai njihet me Frank Merlo, i cili do të bëhet dhe sekretari i tij personal. Në ditarin e tij, Merlo ka shkruar gjithë jetën e tyre së bashku, përfshirë këtu dhe sëmundjen e motrës së tij të vetme, Rose. Kjo ishte lidhja më e gjatë e shkrimtarit. Pas Nju Jorkut, ata u vendosën në një apartament në Florida, ku William u bë më produktiv në shkrimet e tij. Pas ndarjes, Merlo u diagnostikua me kancer. Williams u kthye sërish për t’i qëndruar afër deri në fund të jetës. Pas vdekjes së Merlo, Willimas do të kalojë një depresion të gjatë deri sa e shkruara do ta kthejë sërish në jetën që donte. Oscar Wilde është një tjetër artist i rëndësishëm që jetoi në Londër. Pakkush e di se pasioni më i madh i këtij burri që ka lënë pas vargje e thënie aq të bukura ishin vetë burrat. Një nga dashuritë e tij të mëdha është Robert Baldwin, i njohur si Robbie Ross të cilin e ai e njohu në një moshë të vogël dhe do të bëhej mentori i tij. Në Londrën e viteve kur ata jetuan, homoseksualiteti ishte i ndaluar dhe shpesh ata e gjetën veten në faqet e gazetave për këtë lidhje. Ross u bë gazetar dhe më pas një nga biografët më të mirë të Wilde pas vdekjes. Edmund John është një tjetër poet britanik homoseksual (1883-1917). Një tjetër shkrimtare e njohur angleze Virxhinia Wolf do të ruante në shëtitjet e saj mbrëmjeve në rrugët e Londrës sekretin e saj të vetëm, dashurinë, për miken Vita Sackville West. Pusullat që ajo i shkroi West nuk u treguan asnjëherë nga ajo pas vdekjes së shkrimtares. Janë të shumtë homoseksualët të cilët me veprat e tyre kanë sjellë evolucione në letërsi, shkencë, kinematografi, apo muzikë. Në Ditën Ndërkombëtare të Homofobisë, po sjellin disa pasazhe nga jetët e fshehta që bënë një letërsi të madhe…
Copy of 03-29-30_george-segals-gay-liberation_original

Andre Gide, shkrimtar francez, fitues i çmimit “Nobel”, në letërsi në vitin 1947.

Andre Gide është shkrimtari që ka frymëzuar gjithë epokën e fundit të letërsisë franceze. Albert Kamy dhe Sartri nisën të shkruanin pasi lexuan veprat e tij. Por në jetën e tij private, Gide duket se nuk ka qenë i lumtur, dhe pse u martua disa herë. Femrat nuk ishin dashuria e tij. Në vitin 1916, në moshën 47-vjeçare, ai bie në dashuri për herë të parë me Marc Allegret i cili ishte vetëm 15 vjeç. Letrat e tyre të dashurisë u dogjën nga gruaja e mëvonshme e Marc. Pas ndarjes me të, Gide takohet me Dorothy Bussy, një romancier anglez, i cili për vite të tëra nuk do të ishte vetëm përkthyesi i tij në gjuhën angleze, por dhe dashnori i tij.

Marsel Prust

Dashnori i parë i Prustit ishte Reynaldo Hahn, një kompozitor dhe këngëtar hebre nga Venezuela të cilin Prust e takoi kur ai ishte 22 vjeç. Historia e tyre e dashurisë zgjati vetëm dy vjet. Hann ishte një djalë simpatik dhe do të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë së lartë ku Prust e prezantonte. Pas ndarjes, ai iu përkushtua modës, ndërsa Prust gjeti lidhje të tjera romantike.

Louis Aragon 

Louis Aragon, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX, anëi përfshirë dhe në politikë, bashkëshorti i shkrimtares Elsa Triolet ka pasur një jetë të dytë ku ndihej i lumtur. Burri që flet aq shumë për dashurinë në librat që shkroi, e ka gjetur në jetën e tij, paqen vetëm në krahët e një burri. Lidhjet e tij dashurore kanë qenë të fshehta, megjithëse në fund të jetës, ai jetoi bashkë me poetin Jean Ristat.

Walt Whitman

Walt Whitman është një prej poetëve më të njohur amerikanë, gazetar dhe eseist. Vargjet e tij të ndjera i janë adresuar një burri. “Fijet e barit” është një nga vëllimet e tij më të përkthyera në botë, e cila është dhe në gjuhën shqipe. Prirja e tij seksuale i ka sjellë një jetë jo të lehtë shpirtërore. Emrat e burrave që ai ka dashur i ka shndërruar në vargje, dhe sekreti i lidhjeve plot pasion në Amerikën e 1842-shit mbeti përgjithmonë i tillë.

Virginia Wolf

Autorja e njohur britanike, Virginia Wolf, përtej jetës me të shoqin Leonardo, kishte një tjetër jetë, për të cilën mendonte teksa ecte mbrëmjeve rrugëve të Londrës. Në vitin 1922 ajo u takua me poeten Vita Sackville West. Lidhja e tyre do të zgjaste disa vite, dhe kur dashuria mbaroi, dy gratë mbetën mikesha deri në vdekjen e Woolf, më 1941.

Françoise Sagan

Sagan është martuar dy herë deri sa njohu Peggy Roche me të cilën ra në dashuri. Duke mos e pranuar tërheqjen ndaj femrave, ajo nisi një lidhje njëkohësisht dhe me Bernard Frank, një filozof francez i martuar, por i pasionuar pas librave të saj. Por, më pas ajo do ta pranonte prirjen e saj seksuale, dhe nis një lidhje të gjatë dashurie me Annick Geille, redaktore e revistës “Playboy”. Me një jetë plot aventura, shkrimtarja e mrekullueshme franceze i provoi të gjitha gjatë jetës së saj. Alkoolin, makinat e shpejta sportive drejt Monte Karlos, burrat, kokainën dhe femrat.

Ann Scott

Shkrimtare franceze e lindur më 1965

Ajo është e njohur për lidhjet romantike me këngëtarin Patrick Eudeline, kitaristin Lenny Kaye dhe muzikantë të tjerë të rrokut në Londër. Gjithashtu ajo është e njohur dhe për lidhjet biseksuale. Eksperiencat e saj seksuale në Londër ajo i botoi në një libër. Përpara se të botonte librat, ajo ndante një apartament në Paris me shkrimtaren franceze Virginie Despentes.

Arthur Rimbaud poet francez


4 korrik 1873

Letra e Rimbaud drejtuar të dashurit të tij, poetit Paul Verlaine pas një grindjeje

Kthehu! Kthehu i dashur im! I dashuri im i vetëm, kthehuni! Të betohem se do të ndryshoj dhe do të jem më i sjellshëm. Nëse sjellja ime nuk ka qenë e denjë, kjo ka qenë një shaka të cilën unë nuk do ta vazhdoj. Ndjehem aq keq dhe bosh, sa nuk kam fjalë të ta shpreh. Kthehuni dhe gjithçka do të harrohet. Kam dy ditë që s’mund të bëj dot asgjë, vetëm rri dhe qaj. Bëhuni i sjellshëm dhe kthehuni! Të gjitha gjërat tuaja janë ende këtu siç i ke lënë. Dua të kuptosh që nuk kishte asgjë të vërtetë në grindjen tonë. Tashmë e kam kuptuar kush ishte gabimi. Kthehu. A nuk mund të jetojmë dot të lumtur si më parë? Nuk mund të rri dot më këtu gjatë pa ty. Të lutem ndiq zemrën tënde dhe kthehuni sa më shpejt. Ç’mund të jetë jeta ime pa ju.
I juaji për gjithë jetën !
Rimbaud
P.S
Nëse nuk do mund t’ju shoh përsëri, do të futem në ushtri ose do të shërbej në flotën detare. Oh! Të lutem kthehu! Në të gjitha orët e ditës unë qaj! Më thuaj të vij tek ty dhe unë do të vij menjëherë. Më thuaj!
xxxx

Unë nuk e di nëse do të jeni ende në Londër kur kjo letër të mbërrijë tek ju. Unë të dua, por më duhet të them se nuk mund të vazhdoj të qëndroj duke jetuar jetën e dhunshme që kemi pasur bashkë, të jetoj të njëjtat skena grindjeje. Të dua shumë. Në qoftë se në fund të tri ditëve nuk jam pajtuar ende me gruan time, më duket sikur do të çmendem. Ndonjëherë mendoj të kryej një akt që t’i jap fund vuajtjeve. Por duhet guxim. Dhe nëse do ta bëj, mendimi im i fundit do të jetë për ju. Ndoshta do ta bëj këtë akt këtë pasdite në mol. Megjithatë, të përqafoj shumë para se të vdes.
Verlaine

Copy of two_men_hugging_gay_art_paintings_male_nude_naked

Tradhtia, shenjat dhe a falet ajo?

Sëmundjet që mund të kurojë një jetë e kënaqshme seksuale


Marrëdhëniet e ndërsjella midis shëndetit dhe seksualitetit janë bërë tashmë mjaft të njohura dhe për ta pranuar këtë janë dashur shekuj. Prej kohësh shoqëria e ndante trupin nga shpirti. Por që një orgazëm të influencojë për shërimin e migrenës kjo është diçka e re. Dhjetë vitet e fundit janë bërë shumë studime epidemiologjike, biologjike ose psikologjike në të gjithë botën ç’ka dëshmon për rëndësinë e veçantë të seksit për një ekuilibër mendor e fizik. “Ocytine”, kjo lëndë që shkakton ndjesinë e kënaqësisë gjatë orgazmës, është po ajo që favorizon dhe një lidhje të ngushte mes nënës dhe fëmijës gjatë dhënies së gjirit. Minjve poligame u ishte injektuar “ocytine” në tru dhe u konstatua se ata u kthyen në monogamë. Por çfarë është në fakt një marrëdhënie harmonike dashurie? Për doktoreshën Chevret Measson “bëhet fjalë për një marrëdhënie midis dy qenieve që zhvillohen në raport kompliciteti, sensualiteti dhe seksualiteti. Nëse një çift reziston, ekuilibri midis tyre dhe çka i afron ata, me kohë ndryshon, modifikohet. Në fillim është seksualiteti që mbizotëron dhe pastaj, pas të pesëdhjetave, është dashuria, dhembshuria, përkëdhelja.” “Në fakt, – thotë doktor Sylvain Mimoun, – pulsionet seksuale që ndjejmë në moshën 20-vjeçare, nuk janë të njëjtat me moshën 50-vjeçare, edhe nëse këto marrëdhënie seksuale mund të jenë harmonike edhe më vonë. E rëndësishme është nëse njeri tregon vëmendje mbi tjetrin. Me kalimin e viteve, bëhemi më të kujdesshëm për cilësinë e marrëdhënieve seksuale se sa për sasinë e tyre, pra për më shumë shkëmbime intensive dashurie. Dhe është kjo harmoni në marrëdhëniet mes tyre, që sjell një gjendje të mirë në mendje dhe në trup”.

Ndikimi i seksualitetit në shëndet

Po t’u besojmë rezultateve të studimeve të fundit, këto marrëdhënie influencojnë dhe mbi shëndetin në disa fusha specifike: në ato të sistemit nervor, ndaj prostatës, sistemit kardiovaskular, të jetëgjatësisë, etj. Sipas një botimi në revistën e njohur amerikane “National Academy of Sciences”, përqindja e vdekshmërisë së çifteve të lumtura dhe harmonike është më e paket se sa ata që janë të divorcuar, të ve apo beqarë. Studiuesit nuk habiten për këtë, pasi stresi e dobëson organizmin, ndërsa ndjenja dashurore e forcon atë. Tek ata që kanë pasur një jetë seksuale të kënaqshme, ka pasur më pak raste diabeti, hipertensioni apo depresioni dhe sëmundje kardio-vaskulare. Madje, seksi shëron dhe dhimbjen e kokës, migrenën, siç pohojnë studiuesit amerikanë të universitetit “Rutgers University” të New Jersey, të cilët theksojnë se efekti i orgazmës është identik me atë të dy aspirinave, pasi është truri ai që prodhon endorfinat me shumicë në atë moment.

Si lind dëshira seksuale

Sipas doktor Sylvain Mimoun, “dëshira lind në nivelin cerebral, në pjesën e emocioneve të trurit, në zonën limbike”. Në përgjigje të atyre që quhen “stimuj” (vizuale apo të prekjes, etj) sistemi limbik reagon në mënyra të ndryshme, duke shkaktuar një ndjenjë kënaqësie përmes sekretimit të endorfinës dhe dopaminës (hormonet e motivimit). Nervat që ndodhen përgjatë kolonës vertebrale marrin pjesë në stimulimin e hormoneve. Ato dërgojnë “stimuj në tru dhe deri poshtë kurrizit, atje ku fijet nervore ndahen në dy pjesë: sistemet simpatike dhe parasimpatike. Ky i fundit i çliron të gjitha tensionet e zonës se barkut duke lejuar që gjaku me shumicë të shkojë drejt organeve gjenitale.

Komunikimi në çift

Diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënieje. Të gjithë njerëzit janë të vetëm, kështu që është normale që ndonjëherë të ndani mendime të ndryshme. Çiftet që diskutojnë të qetë nuk kanë pse të shqetësohen nëse nuk bien gjithmonë dakord. Diskutimi i mirë është një mundësi për të ndarë ndjenjat dhe forcuar lidhjen tuaj, duke arritur në një vendim të përbashkët. Mund të jetë një eksperiencë që u dhuron të dyve më shumë besim në marrëdhënien që keni krijuar dhe u afron më shumë me njëri-tjetrin. Komunikimi i mirë është thelbësor për një lidhje të fortë. Është mënyra e vetme për t’i thënë partnerit se kush jeni, çfarë dëshironi dhe pse silleni në një mënyrë ose një tjetër. Të folurit është mënyra se si lejoni tjetrin të hyjë në botën tuaj private. Të komunikosh më mirë do të thotë të thuash hapur dhe sinqerisht atë çfarë ndjeni në të vërtetë. Do të thotë gjithashtu të dëgjosh partnerin pa e gjykuar.

Koha në një marrëdhënie

Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj. Kur një çift është në fillimet e lidhjes se tij instinktivisht të dy partnerët kanë si prioritet lidhjen. Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet me e ndërlikuar mes punës dhe fëmijëve, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para dhe lidhja vendoset në plan të dytë. Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë, madje është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon. Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush. Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë. Fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt.

Bisedat dhe komplimentet

Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj. Nevoja fizike për ngrohtësi nuk ndryshon asnjëherë, kjo është e rëndësishme.

25 ligjet më të çuditshme për seksin

Nga bashkëshortja e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin e deri tek ndalimi i prostitutave me emrin Maria 


Seksi nuk është një çështje e thjeshtë dhe këtë e dimë të gjithë. Por gjithsesi, disa shtete të botës tërheqin vëmendjen, qoftë me traditat e tyre të çuditshme, qoftë me ligjet e çmendura, të cilat ngjajnë më tepër surrealiste. Në mbarë botën ka ligje të çuditshme seksuale. Shumica kanë mbetur prej kohësh dhe nuk janë zhdukur. Më së shumti i gjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbetura që nga koha e puritanëve. Lexoni më poshtë 25 ligjet më të çuditshme seksuale:

1. Në Liban marrëdhëniet brutale me kafshë lejohen, mjafton që kafsha të jetë i gjinisë së kundërt.
2. Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.
3. Në shumë vende islame marrëdhëniet seksuale me kafshë janë të ligjshme, mjaftoi që i interesuari të mos e hajë më vonë kafshën me të cilën ka bërë seks!
4. Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ia largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.
5. Në Bahrejn gjinekologëve meshkuj u ndalohet që të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë organet gjenetike të femrës. Ndaj, ata të gjithë përdorin një pasqyrë, për të kryer punë.
6. Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!
7. Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!
8. Ndërsa në Bolivi kanë miratuar një ligj shumë të komplikuar, i cili dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bashku por veç e veç.
9. Në qytetin e vogël amerikan Hastings, Nebraska, çiftet janë të detyruara që kur bëjnë seks, të mbajnë veshur këmisha nate.
10. Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.
11. Nëse një burrë në Uruguaj e kap gruan me të dashurin, ai mund t’i vrasë të dy ose mund të zgjedhë që gruas t’i presë hundën dhe të kastrojë të dashurin e saj.
12. Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.

13. Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).
14. Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.
15. Në Arizona, SHBA, nuk lejohen më shumë se dy dildo (lodër seksi) për shtëpi.
16. Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë lustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.
17. Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.
18. Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh- mendohet se të sëmur shpirtin e mendjen.
19.  Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
20.  Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.
21.  Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.
22. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë
23. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë.
24. Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.
25.  Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale

Nëse jeni të shqetësuara për mungesën e vëmendjes seksuale të bashkëshortit tuaj, është mirë të gjeni arsyen e duhur përse kjo po ndodh

 Jeta në çift

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale


Nëse bashkëshortit tuaj i është shuar dëshira për marrëdhënie seksuale dhe nëse shprehjet “jo sonte e dashur” po fillojnë të bëhen të shpeshta, është mirë të mos nxirrni përfundime të nxituara.
Arsyet e sjelljes së tij mund të jenë të shumta. Fakti që po ju refuzon nuk lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e dashurisë. Ja cilat janë shkaqet kryesore që shuajnë dëshirën mashkullore që nga dëshira për qetësi deri tek imagjinata e shfrenuar.

1. Ai po kërkon qetësi pas një dite të gjatë

Nëse ai po futet çdo natë në strofullën e tij, kjo mund të shkaktojë shkëputje të komunikimit. Mbase bashkëshorti juaj nuk po e kupton sesa po ia ndieni mungesën, ndaj mos hezitoni, shpreheni dashurinë tuaj. Gjeni diçka që pavarësisht lodhjes së përditshme, do t’ju qetësojë të dyve, si për shembull të pini nga një gotë verë, leximi i përbashkët apo edhe shikimi i një filmi. Mos e lini kohën të futet mes jush, gjeni rrugën e duhur për ta çlodhur bashkëshortin tuaj.

2. Ai e ka mendjen tek fëmijët


Shumë prindër kanë një jetë shumë të mirë seksuale, por ka nga ata bashkëshortë që pas lindjes së fëmijëve e shohin partneren si nënën e fëmijëve dhe jo si gruan e tyre. Një tjetër vrasës i marrëdhënieve të mira seksuale me bashkëshortin është vënia e fëmijëve në qendër të vëmendjes familjare. Për të qenë sa më të qetë pastrojeni dhomën tuaj prej lojërave, fotove të fëmijëve, madje edhe prej rrobave të tyre.

3. Ai dëshiron të ndjekë ndeshjen apo të luajë lojëra


coupleinbed

Të folurit ballë për ballë ashtu siç femrat dëshirojnë, nuk është mënyra normale e sjelljes së meshkujve. Ata preferojnë që teksa ndjekin ndeshjen t’ju kthejnë ndonjë përgjigje të shpejtë. Mos e sforconi bashkëshortin tuaj t’ju kushtojë vëmendje kur është duke luajtur ose duke parë televizor. Në vend të kësaj, ju mund të uleni pranë tij dhe ta ndiqni të dy programin televiziv. Martesa nuk është veç kalimi i kohës së bukur me njëri-tjetrin, por edhe qëndrimi bashkë në situata të tjera.

4. Është java e ndaluar e muajit

Përgjithësisht meshkujt mendojnë se femrat duhen lënë të qeta gjatë periodave, pasi atyre nuk u pëlqen dhe aq shumë seksi i çrregullt. Por nëse kjo periudhë e veçantë e muajit iu rrit nivelin e hormoneve, bëjani atij të ditur dhe shfrytëzojeni si një përvojë të bukur.

5. Ai dëshiron që seksi të vijë më spontanisht

Shmangeni bërjen e seksit thjesht prej faktit se kështu duhet bërë. Kënaqësia më e madhe vjen në momentet e rastësishme dhe spontane. Edhe nëse e keni parashikuar më parë se çfarë do të ndodhë në mbrëmje, gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë, mbase duke u veshur pak më ndryshe apo duke gatuar ushqimin e tij të preferuar. Çojini fëmijët tek gjyshërit dhe krijoni mjedisin e përshtatshëm për romantizëm.

6. Ai është në ankth për performancën e tij

Duke qenë se mashkulli ka një rol kyç në marrëdhënie dhe nuk është gjithmonë i qëndrueshëm, ai ndihet vazhdimisht nën presion për përmbushjen e detyrave të tij. Ndaj kuptojeni qëndrimin e tij të lëkundur ndonjëherë, ai nuk do t’ju zhgënjejë, por as edhe të poshtërohet vetë. Në vend të kësaj, gjeni një mënyrë alternative të kënaqësisë.

7. Ai po sheh shumë pornografi

Kalimi i kohës në internet nuk do të thotë se ai nuk është i tërhequr prej jush, apo që nuk do t’ju kushtojë shumë vëmendje. Por sasia e pafund e imazheve nga më të ndryshmet, mund të ulë dëshirën mashkullore dhe të shkaktojë çrregullim të ereksionit. Nëse uria e tij për materiale të caktuara interneti është rritur, atëherë domosdoshmërisht do t’i ulet edhe dëshira seksuale me ju në shtëpi. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë problem është sinqeriteti dhe gjetja e një terapisti të duhur.

8. Është i shqetësuar për punën

Është një ide e mirë të bini dakord që në kohën e kaluar me njëri-tjetrin të fikni telefonat dhe të ndaloni së kontrolluari email-et e punës. Megjithatë jini tolerante kur vjen puna për telefonata urgjente. Ndonjëherë problemet e punës ulin vetëbesimin te meshkujt dhe rrisin shqetësimet rreth karrierës apo gjendjes tuaj ekonomike. Kuptojeni bashkëshortin tuaj dhe jepini siguri, që problemet do t’i 
kaloni bashkë.

9. Ai do të flejë

Me gjumin është e vështirë të luash, nëse bashkëshorti është i rraskapitur, mos e mundoni më kot, përpiquni të gjeni momentin e përshtatshëm për të qenë me të. Dëshira e tij për gjumë nuk lidhet me mosvlerësimin ndaj jush, por vetë organizmi i tij ka nevojë për çlodhje.

10. Ai nuk është i sigurt për dashurinë tuaj

Pas pamjes së fortë mashkullore, është gjithnjë një qenie e lëkundur, që nuk e di me siguri a dashurohet prej bashkëshortes së tij. Bëjani të ditur këtë në çdo moment dhe sipas çdo situate. Kjo do të rriste shumë cilësinë e jetës suaj seksuale.