Pyetje që duhet të bëni përpara se të martoheni


Vera pothuajse ka erdhur dhe është stina më e preferuar për të planifikuar dasmat. Pavarësisht listës së gjatë të përgatitjeve që duhen bërë, këshillohet që çifti të diskutojë me njëri-tjetrin disa nga çështjet e mëposhtëme para ditës së madhe.
Do të keni fëmijë, dhe nëse po si do t`i rrisni ata?
Nëse dëshira për t`u bërë prindër një ditë është e përbashkët, atëherë diskutoni se sa fëmijë dëshironi? Si do t`i edukoni ata? Cilat janë pritshmëritë tuaja për t`i marrë me pushime? Si do të ndani detyrat dhe kujdesin ndaj fëmijëve?
Si do të menaxhoni të ardhurat?
Çfarë asete dhe borxhe personale do të sillni në martesë? Kush do të paguajë faturat? Si do të kurseni? Cilat janë qëllimet tuaja financiare dhe si do t`i arrini ato?
Si do të kaloni kohën e lirë?
Si mendoni se do ta kaloni kohën e lirë, individualisht apo sëbashku? Do të kaloni kohë me miqësinë tuaj të mëparshme. Sa shpesh do të shkoni me pushime? Si do ta mësoni se kur ju duhet hapësirë personale?
Si do të ndani detyrat?
Është mirë të përcaktoni se çfarë detyrash do të ketë secili në shtëpi? Si do të ndihmoni njëri-tjetrin me punët e shtëpisë dhe në mirrëritjen e fëmijëve.
Si të mbani marrëdhënien intime të shëndetshme?
Diskutoni se sa herë do të keni kontakte, si do të ndanit dëshirat dhe fantazitë seksuale. Keni ju kufinj kur vjen puna tek intimiteti?
Çfarë do të bëni për të pasur një komunikim të hapur?
Si do të siguroni njëri-tjetrin se do të keni një komunikim të mirë po aq sa edhe tani. Çfarë do të bëni për të siguruar se martesa e shëndetshme  do të jetë prioriteti juaj? Do të kontrolloni njëri-tjetrin rret ndjenjave dhe problemeve në fund të ditës ose një herë në javë?
Sa më shumë të edukuar të jeni aq më të mirë do të jeni ju. Kështu që diskutojini këto tema në mënyrë që të dini se çfarë të prisni dhe kur të vijë dita e madhe ju të jeni të përgatitur.

Alkooli tek të rinjtë, rritje të impotencës mashkullore, këshilla



Dr. Shpëtim Doksani, shef i Klinikës së Trajtimit të Vartësisë Alkoologjike në QSUT

Konsumi në sasi të mëdha, abuzimi, vartësia alkoolike çrregullojnë marrëdhëniet seksuale tek seksi mashkull dhe më konkretisht çojnë në degradim të dëshirës seksuale nëpërmjet çrregullimeve hormonale mashkullore (hormonet që janë përgjegjëse për riprodhimin human). Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në raportet me alkoolin pasi është thikë me dy presa pasi në sasi të vogla duket sikur e stimulon aktin seksual në formë inhibuse. Në sasi të mëdha, pra abuzimi me alkoolin zvogëlon niveli e testosteronit në gjak duke provokuar kështu reduktimin e dëshirës seksuale, vështirësi në ereksion, impotencë.
Funksionimi
Mbi 40 gr alkool puro e konsumuar në ditë fillon interferenca e alkoolit mbi testosteronet. Mbi 80 gr alkool puro e konsumuar në ditë fillon reduktimi i prodhimit të testosteronit (molekula etanol frenon qelizat sertoli e cila maturon qelizën leydig, e cila është përgjegjëse direkt për prodhimin e testosteronit), mekanizmi neurobiologjik, komandën për prodhimin e testosteronit e japin aksi hipotalam-hipofizë-gonadig dhe testikujt. Ku hipotalami lëshon gonadotropinën e cila në hipofizë sinjalizon hedhjen në qarkullim të dy hormoneve FH (hormoni lutenizues), FSH (hormoni stimulant folikulare), të cilët sinjalizojnë prodhimin e testosteronit nga testikujt. Alkooli kur është i koncentruar në sasi të mëdha në gjak frenon prodhimin e LH e cila është përgjegjëse për dërgimin e sinjaleve në testikuj për prodhimin e testosteronit, dhe të FSH. Në testikuj alkooli ndihmon në humbje e qelizave spermatozoide (atrofizimin), zvogëlon diametrin e tubave semifer, redukton prodhimin e testosteronit duke eleminuar ( intoksikuar) qelizat laydig nëpërmjet metabolitit të etanolit e quajtur Acetaldeida, pra në finale duke zvogëluar apo bllokuar tërësisht prodhimin e spermatozoideve. Gjithashtu duhet ditur që alkooli suprimon enzimen që sintetizon testosteronin. Ai rrit nivelin e estrogjenit nëpërmjet procesit të transformimit, androgjen-astrogjen dhe anasjelltas.
Varësia
Personat që kanë vartësi alkoolike apo psikologjike, situatë e tyre seksuale komplikohet akoma më shumë sepse tek këta zhvillohen çrregullime serioze psiko-psikologjike dhe sjellore sikurse janë çrregullime të thella të humorit, çrregullime të ankthit, situatë paniku, humbje të autokontrollit, sjellje të dhunshme ndaj partneres, episode depresive me autopersegutim të thellë etj. Pikërisht, për të monitoruar këtë situatë çrregullimesh, shtohet sasia e alkoolit që konsumohet, rrjedhimisht përqendrohet akoma më shumë alkool në gjak, dhe riciklohet i agravuar akoma më shumë procesi neurobiologjik i sipër shpjeguar. Studime të shumta dhe praktika në Klinikën Alkoologjisë në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza” kanë evidentuar se është pikërisht rinia dhe mosha aktive të prekur nga fenomenet e mësipërme.
Këshilla
Përfundimisht mund të themi se disfunksioni eretil, rënia e dëshirës seksuale, e impotenca seksuale mashkullore janë drejtpërsëdrejti të lidhura me sasinë e alkoolit të konsumuar, sidomos me abuzimin dhe varësinë alkoolike, rrjedhimisht me sasinë e etanolit të koncentruar ne gjak. Shumë studime kanë arritur në përfundimin se ndërprerja e alkoolit (abstinencë alkoolike) tek subjektet alkool lidhur ka çuar në një rikuperim te funksionit eretil (është rritur prezenca e testosteroneve ne gjak), dëshirës seksuale, në harkun e pake javëve nga momenti i detoksifikimit. Pra sa më pak alkool i përqendruar në gjak aq më shumë hormone (LH, FSH), qeliza layding, testosterone, spermatozoid, që do të thotë aq më shumë funksion normal seksual.

Ushqimet që reduktojnë impotencën:

Bajamet janë të pasura me vitaminë E, një mbrojtës tjetër i zemrës suaj. Bajamja edhe me një veti dallohet nga ushqimet e grupit të njëjtë që i takon (arrat, lajthitë): ato janë burim i përkryer i kalciumit joqumështor; 30 gr bajame përmbajnë rreth 10% të sasisë së rekomanduar ditore të këtij minerali.
Speci i kuq
Speci i kuq dhe i ëmbël nuk është ndoshta në trend sikurse speci i djegës chili, por tani që po flasim për ushqim të shëndetshëm ai në mënyrën e tij është shumë i “djegës”. Një spec përmban më shumë vitaminë C sesa një portokall. Në përmbajtje speci i kuq ka shumë betakaroten. Përmban dhe likopen-karotenoid i cili mund të ndihmoj në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Qepa
Qepa, sot, qëndron në krye të listës së ushqimeve me përmbajtje antikancerogjene. Qepa mund të parandaloj reakcionet antiinflamatore, të cilat ndikojnë në paraqitjen e alergjive dhe astmës. Përkrah kësaj qepa ndikon si parandalues dhe në paraqitjen e sulmit në zemër dhe në tru në atë mënyrë që zvogëlon kolesterolin dhe shtypjen e gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut. Ka shumë njerëz që nuk e konsumojnë qepën për shkak të erës së saj karakteristike. Që të parandaloni erën e qepës mjafton që të përtypni një degëz të majdanozit të freskët. Vitamina E (tokoferoli) – një antioksidant i fuqishëm ndihmon në preventimin e akumulimit të pllakave në arterie. Kalciumi ndihmon në ndërtimin e eshtrave më të fortë, por ndihmon dhe në rregullimin e punës së zemrës dhe normalizimin e shtypjes së gjakut.

20 shenjat që tregojnë se ai iu tradhton

Si ta kuptosh që je e dashura numër 2 për të


Më në fund ke takuar burrin ose të dashurin e ëndrrave të tua. Ti je shumë entuziaste për këtë njohje të re dhe kështu duket se është edhe ai. Por…papritur të pushton ndjesia se po të merr nëpër këmbë. Mos ndoshta për të ti je veçse një histori për të thyer monotoninë? Sepse parandjenja që ti je e dashura numër dy nuk të lë rehat. Më poshtë janë disa këshilla për ta kuptuar këtë gjë në kohë pa i dhënë mundësi “princit të kaltër” të shijojë dy princesha. Lexo me vëmendje disa nga shenjat që e tregojnë diçka të tillë.

1. Ai nuk të fton kurrë për darkë në një restorant pranë lagjes së tij. Ideja që ai zgjedh restorante jashtë qytetit fillimisht mund të të duket si diçka bujare dhe formë e xhentilesës. Në fakt, ai thjesht nuk do që t’ju shohin të dyve bashkë si çift.

2. Partneri yt preferon të rrini më mirë në banesën tënde sesa të të ftojë në shtëpinë e tij. Justifikimet që nxjerr janë të paqena. Sepse, nëse i bën një vizitë në shtëpi ka mundësi të zbulosh se “dashuria jote e madhe” mund të jetë edhe dashuria e ndonjë tjetre.

3. I dashuri yt këmbëngul që të flini bashkë shumë shpejt pas njohjes. Domosdo, sepse ai nuk mund të humbasë kohën kot me ty (në raste të tjera, ka shumë mundësi që e dashura e tij, ajo para teje, të ndodhet jashtë qytetit dhe ai dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast me ty).

4. Ruaju nga komplimentet që tingëllojnë si klishe, të tipit: “Sonte më dukesh e parezistueshme!” apo kur afrohet, duke të pëshpëritur në vesh: “Nuk më pëlqen që më qëndron kaq larg!”. Nëse ai sillet dhe flet si një Casanova, ka shumë mundësi që të jetë i tillë.

5. I dashuri i zemrës tënde shkon shpesh nëpër udhëtime pune, madje edhe kur bëhet fjalë për fundjava? Ka shumë mundësi që ai bën një jetë të dyfishtë dhe fundjavat mund t’i kalojë jashtë qytetit me të dashurën tjetër; në rastin më të keq, edhe me gruan.

6. Kur është larg teje nëpër takime apo udhëtime pune, e ke vënë re që ai nuk të jep shumë detaje rreth punës së tij? Sigurisht, sepse ndoshta ky “njeriu special” me të cilin ke rënë kokë e këmbë në dashuri, nuk është fare atje ku të thotë.
7. E ke vënë re që “shpirti i vogël” preferon të të dërgojë e-maile në vend që të të telefonojë? (Ka shumë mundësi që partnerja e tij, ajo tjetra, të jetë në dhomë me të).
8. Edhe atëherë kur të merr në telefon, ai nuk e zgjat shumë; e mbyll krejt papritur. ndonjëherë edhe pa të dhënë fare shpjegime. Herë të tjera, e ke vënë re që zëri i tij mezi dëgjohet në telefon? Këto nuk janë veçse disa nga shenjat që tregojnë se dikush tjetër është jo vetëm në zemrën e tij, por pranë tij, kur ai ju telefon.
9. Kur e takove për herë të parë, e vure re që ai të dha vetëm numrin e punës, ndërsa u desh një kohë e madhe për t’i rrëmbyer dhe numrin e celularit? (Kjo. për një arsye fare të thjeshtë: nuk do të shqetësohet kur është me tjetrën).
10. Mendohet që pasion i duhet të jetë më i madh në fazën e parë të njohjes, por ja që ai zor se është gati për t’i kaluar fundjavat me ty. Justifikimet janë po ato: çështje pune, probleme në familje, një incident i papritur…
11. Duket sikur “dashuria jote” është gjithmonë vonë për diku dhe mezi pret “të mbarojë punë shpejt” e të largohet.

12. Ai nuk jep shumë detaje rreth historive të tij me ish-të dashurat (sepse historitë e ishe-ve nuk janë të ish-eve, por vazhdojnë akoma).
13. Ai të përsërit gjithmonë të njëjtat histori apo batuta, sepse nuk mban mend nëse t’i ka thënë ty apo tjetrës këto histori.
14. Më në fund po kaloni pak kohë bashkë. Mirëpo ja ku del me një justifikim dhe, me celular në dorë nuk pranon të flasë në praninë tënde, por del jashtë. Me siguri ai të thotë se ishte një telefonatë e rëndësishme pune apo se kishte një ndërprerje të linjës. Në ndonjë rast tjetër duket sikur ai ka probleme me veshkat, sepse janë të pajustifikueshme qëndrimet e gjata në tualet.
15. E ke vënë re se ai nuk i përgjigjet ndonjëherë ca telefonatave të çuditshme? E gjeni dot pse?!
16. Të ka rastisur ndonjëherë të afrohesh pranë kompjuterit, teksa ai është duke kontrolluar e-mail-in? Puf. Menjëherë ai e mbyll dhe ti nuk ke ç’të shohësh më tej.
17. Ai asnjëherë nuk e harron celularin në tavolinë ku ti lehtësisht mund ta kontrollosh. Sepse ai nuk mund të të lejojë që të mësosh diçka të papritur të cilën ti me siguri nuk do ta mirëpresësh.
18. Miqtë apo kolegët e tij nuk ndihen rehat në praninë tuaj.
19. Nëse zbuloni se miqtë e tij janë tipa mashtruesish, ka shumë mundësi që edhe “princi juaj” të mos bëjë përjashtim.
20. Ti zbulon se i dashuri yt nuk ka qenë i ndershëm në lidhjet e mëparshme. Nëse ai ka tradhtuar më parë, ka shumë mundësi ta bëjë përsëri.

A janë të pranueshme puthjet në publik?


Romantike, e pamoralshme apo e tepruar, shfaqja e afeksionit në publik do të mbetet gjithnjë një debat i hapur

Etikë 






Është bërë tashmë e zakonshme për vendet perëndimore, por edhe për vendin tonë, që dy persona ta shfaqin dashurinë e tyre në publik në forma nga më të ndryshmet, që nga kapja prej dore, te përqafimet dhe puthjet. Megjithatë, shfaqja e afeksionit në publik është një veprim i ndërlikuar. Kur bëhet në masën e duhur duket diçka e këndshme, por ku kalohen kufijtë qëllimi humbet dhe veprimi bëhet vulgar.
Shumë njerëz ankohen duke thënë se ata e shohin si bezdisëse dhe të shëmtuar shfaqjen e dashurisë në publik, qoftë midis miqve ashtu edhe atë midis të dashuruarve.
Për të mirë apo për të keq, shumicën e kohës në ditët e sotme njerëzit e kalojnë në mjedise publike, për këtë arsye është e nevojshme të dihen rregullat e përgjithshme të sjelljes, sidomos kur flitet për shfaqen e dashurisë në publik. Ja disa këshilla si të mos dukeni keq në sytë e të tjerëve dhe njëkohësisht të mos e privoni veten nga dashuria.

1. Mos e bëni përpara fëmijëve. Pavarësisht sesa i pafajshëm mund të jetë veprimi apo ndjenja, që ju shtyn të tregoni hapur dashurinë për një person në publik, fëmijët e vegjël është mirë të mos ju shohin. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë sjelljen tuaj prej të rrituri dhe shpeshherë mund të reagojnë në mënyra nga më të papriturat.

2. Jo në restorante. Zakonisht vaktet e të ngrënit janë një çast çlodhjeje dhe qetësimi për këdo. Askujt nuk do t’i pëlqente që teksa konsumon ushqimin në tavolinën e tij, të shohë një çift duke u puthur apo duke shfaqur haptazi dashurinë e tij në tavolinën ngjitur.

3. Mos e bëni përpara miqve. Nëse jeni ulur në një bar për të kaluar një kohë të bukur ju dhe një tjetër mik apo mikeshë e juaja, nuk është një veprim etik, që çifti të shfaqë në mënyrë të tepruar dashurinë e tij, pasi kjo do ta bënte personin tjetër të ndihej i tepërt dhe i vetmuar.

4. Mos bllokoni rrugën. Le ta pranojmë, dashuria është e çmendur dhe e papërgjegjshme, por kjo nuk do të thotë që keni të drejtën morale të tregoni afeksionin tuaj duke penguar kalimin, shikimin apo lëvizjen e të tjerëve.

5. Mos e teproni nëpër festa. Alkool, duhan dhe çfarëdo tjetër, festat nxisin qarkullimin e shpejtë të gjakut dhe ndezin trupin. Për këtë arsye ato janë vendi ku shumica e teprojnë, ruani masën.

6. Bëjeni të duket e këndshme. Dashuria është ndjenja që herët ose vonë troket në zemrën e të gjithëve, thellë-thellë askush nuk i urren ata që e shfaqin këtë ndjenjë, ndaj bëni mirë të shprehni qëllimet tuaja fisnike dhe të dashura teksa shfaqni afeksion në publik.

7. Mos e bëni për të joshur dikë tjetër. Kur bëni gjeste dashurie në publik, kjo nënkupton se ju e dashuroni personin që keni në krah dhe mbi të gjitha e respektoni atë. Mos i përdorni puthjet dhe prekjet për të xhelozuar apo joshur personat e tjerë të pranishëm.

8. Mos kafshoni. Përpiquni të jeni sa më të këndshëm dhe të përmbajtur në sytë e të tjerëve. Kafshimet dhe lëpirjet nuk do të jepnin mesazhin e dashurisë, por të një pasioni që kërkon të shuhet diku tjetër.

9. Mbani parasysh moshën. Kjo këshillë është për të gjitha moshat e mesme dhe të mëdha, që në shpirt kanë mbetur akoma të rinj. Pavarësisht kësaj, kur doni të bëni një veprim afeksioni në publik, përpiquni të jeni sa më pranë mentalitetit të moshës suaj.

10. Përqendrohuni vetëm te partneri. Është shumë e pasjellshme dhe vulgare që kur jeni në festa dhe mjedise të mbushura me njerëz, në një moment të jeni tërësisht i përqendruar te partneri juaj, e në një çast tjetër, pas një ftese për të kërcyer, të bëni prekje dhe flirtime me persona të tjerë.

Kuriozitet

Ligjet e vendeve të Lindjes nuk e lejojnë shfaqjen e afeksionit në publik, madje e dënojnë atë me veprën penale të “veprimeve të turpshme në publik”. Në Dubai, në vitin 2007, një çift i martuar i cili u puth në publik, u dëbua nga shteti, pasi puthjet dhe përqafimet atje janë kategorikisht të ndaluara në mjedise publike. BBC raporton se në po të njëjtin vit, në gjykatën e kryeqytetit të Indisë u shfaq rasti i një çifti të martuar, i cili akuzohej nga prokuroria për gjeste të turpshme në publik.

Pse meshkujt janë më të distancuar se femrat në një lidhje?



Shpesh herë mund të pyesni veten pse jeni ju ajo që kujdeseni më shumë për lidhjen tuaj? Sipas një studimi, femrat përfshihen më shumë në një marrëdhënje romantike, ndërsa burrat vendosin partneret e tyre romantike në një pozitë të barabartë, por të largët. Ky studim tregon se femrat në përgjithësi, janë ato që investojnë më shumë në një lidhje se sa burrat, dhe mirëqënia dhe lumtuaria e tyre është më shumë e varur nga mënyra se si po shkojnë gjërat në këtë lidhje. Femrat janë biologjikisht të programuara për të qënë ushqyese. Ato janë të vetme me aftësi për të parashikuar nevojat e partnerëve, për t`u kujdesur për lidhjen si dhe të zgjidhin problemet. Kurse meshkujt janë biologjikisht të orientuar për të qënë protektorë dhe ofrues. Kjo nuk do të thotë që lidhja nuk është e rëndësishme për ta, por ata e tregojnë ndryshe, duke punuar shumë, duke siguruar një karrierë dhe duke mbajtur një distancë emocionale. Ju shpesh mund të pyesni veten si mund ta ndryshoni partnerin tuaj?, si ta bëni më të përfshirë atë në lidhje. Në fakt thjesht nuk mundeni, kështu që mos tentoni. Secili prej nesh ka pesë nevoja bazike. Të gjithë i kemi ato dhe fuqia e secilës është unike tek secili. Kjo do të thotë se të gjithë jemi të programuar gjenetikisht. Në një lidhje mund të shihet si shkaktar i prishjes së lidhjes mashkulli apo femra, duke vendosur se ai ose ajo është defiçente në një farë mënyre, dhe pastaj përpiqeni për ta bërë atë të ndryshojë. Jo se njerëzit nuk mund të ndryshojnë, ata munden por jo atëherë kur duam ne. Fakti është se meshkujt dhe femrat janë ndryshe. Ata kanë tendencën për të patur benefite të ndryshme në lidhje, por të dy palët janë të interesuar në intimitet.
Femrat e reja adulte janë më shumë të fokusuara në nevojat për lidhje. Kjo manifestohet në dëshirën për të patur fëmijë, për të patur një shtëpi dhe për t`u përkujdesur për lidhjen. Kjo nuk do të thotë se femrave nuk i`u pëlqen të kenë një karrierë, por prioritet kanë lidhjen.
Meshkujt janë më të interesuar në nevojat e tyre sinjifikative. Ata përpiqen për të patur një vend në botë dhe për të patur impakt. Sigurisht që janë të interesuar për marrëdhënje, familje, por prioritet është fokusi tek puna.
Këto diferenca e bëjnë marrëdhënjen interesante. Imagjinoni sikur të dy të ishit të fokusuar vetëm tek lidhja. Sigurisht që do bëhej e mërzitshme dhe jo produktive. Kurse të përqëndruar në interesa të ndryshme, lidhja mund të jetë e suksesshme. E rëndësishme është që ju t`i njihni këto diferenca, t`i pranoni ato, dhe të vlerësoni atë që secili partner sjell dhe kontribuon në lidhje. Lejoheni secilin të jetë ai që është.

Edhe meshkujt shtiren gjatë orgazmës

Një studim i ri i kryer nga akademikët e Universitetit të Harvardit zbulon se edhe meshkujt “falsifikojnë” kënaqësinë kulmore gjatë aktit seksual
Studimi 



Prej kohësh femrat fajësohen gjithnjë për shtirjen në momentet e pasionit në dhomën e gjumit, por një numër surprizues meshkujsh sajojnë orgazma të rreme gjithashtu, shprehet një studim i ri i kryer nga akademikët e Universitetit të Harvardit.
Në librin e ri “Why Men Fake it”, të dr. Abraham Morgentaler një profesor i urologjisë tregon për histori të shumta të meshkujve, që rrëfejnë se janë shtirur për pikën më kulmore të aktit seksual gjatë orgazmës. Por tronditja më e madhe e shkencëtarit ishte arsyeja që i shtynte meshkujt të vepronin në këtë mënyrë.
“Kur fillova studimet për të arritur një përfundim mbi çështjen e mësipërme, ajo që më ka bërë më shumë përshtypje gjatë këtyre 25 viteve punë, është historia e një burri, i cili u shpreh se vepronte ashtu ngaqë e donte partneren e tij më shumë se veten”, shprehet dr. Morgentaler.
Pas çdo burri që sillet keq me një femër, ka 10 të tjerë që sillen në mënyrë delikate dhe që bëjnë më të mirën e tyre për të konsoliduar marrëdhënien me partneren.
“Duket e pabesueshme, pa përmendur këtu pamundësitë fizike, por është plotësisht e mundshme për një mashkull të sajojë një orgazëm të rreme. Rrethanat dhe sekretet e mënyrës sesi ata e bëjnë këtë mbeten të panjohura”, thotë dr. Morgentaler në një intervistë për revistën “Salon”.
Libri i akademikut të Harvardit jep një tablo mbi meshkujt, që ndihen në ankth rreth ereksionit të tyre, janë nën presion për sa i përket marrëdhënies seksuale dhe të shqetësuar në lidhje me kënaqësinë që do të përjetojë partnerja e tyre.
Një studim i fundit nga Universiteti i Kansasit zbuloi se 70 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve pranojnë të kenë “falsifikuar” një orgazëm.
Në studim, të dyja gjinitë jepnin të njëjtat arsye për shkakun që i kishte shtyrë drejt shtirjes. Kur personat e shihnin se partneri i tyre ishte shumë pranë orgazmës, atëherë ata ndiheshin të detyruar që ta ndiqnin në një mënyrë ose në një tjetër, duke hamendësuar kështu se po kalonin një orgazëm.
Raporti saktësoi se miti mbi aftësinë e meshkujve, që dhurojnë një orgazëm që “trondit të gjithë botën”, bën që si femrat edhe meshkujt të shtiren për të arritur sa më shumë pritshmëritë.
Dr. Morgentaler thotë se një arsye tjetër për rritjen e orgazmave të shtirura është ndryshimi i shpejtë i shoqërisë, që ka çuar në humbjen e identitetit dhe dobësimin e besimit te burrëria.
Ai përmend rastin e një 27-vjeçari paraplegjik, i cili nuk mund të ndiente asgjë nga mesi e poshtë. Dr. Morgentaler e trajtoi pacientin në mënyrë që, ai të mund të kryente lirshëm marrëdhënie seksuale. Nuk kaloi shumë kohë dhe 27-vjeçari u kthye te mjeku dhe iu rrëfye se personaliteti i tij kishte ndryshuar tërësisht. Gjithçka që ai mundi të thoshte ishte “faleminderit doktor, ndihem mrekullueshëm, jam përsëri një burrë!” Dr. Morgentaler shpjegon se pacienti ndihej në këtë mënyrë jo sepse merrte kënaqësi prej seksit, por sepse ai ishte në gjendje të kënaqte gruan e tij.
Akademiku shton se rreth 60 vite më parë, seksi konsiderohej si një detyrë e femrës dhe jo si një akt prej të cilit ajo supozohej të merrte kënaqësi.
Në ditët e sotme femrat jo vetëm që presin të kënaqen nga marrëdhënia seksuale, por arrijnë edhe të përzgjedhin mes meshkujve që u dhurojnë kënaqësinë më të madhe.
Këtë mendim dr. Morgentaler e ilustron me faktin se një pacient i tij me probleme në ereksion, shprehte shqetësimin se ai nuk do të ishte më në gjendje të gjente një partnere, për shkak se asnjë femër nuk do të preferonte një mashkull që s’i fal asaj kënaqësi.

5 këshilla për të bërë përshtypje para partneres

Si arrijnë ta shprehin femrat vetëm me gjeste atë që mendojnë 


Meshkujt duan të jenë të suksesshëm në “gjuetinë” e tyre. Por, jo gjithmonë do të shkonte ashtu si ata do të donin. Madje ka dhe shumë femra, të cilat do të donin të merrnin guximin për të shprehur e para atë që mendonin apo ndjenin, por kjo ndodh shumë rrallë. Femrat duket se e kanë më të vështirë për të folur dhe për këtë çdo gjë ia lënë në dorë meshkujve. Studiuesit japin disa këshilla për të pasur sukses në çastin kur doni të krijoni një lidhje të re.


Këshilla 1 – Jini i paraqitshëm

Ky është një rregull tjetër si ai:” Mos jini skandal për prindërit”, por e lidhur me seksin dhe jo me veshjet. Edhe nëse një vajzë pëlqen “idiotët” dhe meshkujt e dhunshëm seksualisht do t’i vijë turp, për shkak të një arsye që fle në kokën e saj: Çfarë do të mendojnë të tjerët? A mund t’ua prezantoj miqve këtë djalë? Po prindërve? Kështu që ky është një kundër-rregull. Femrat duan atë që duan femrat e tjera, jo atë që femrat e tjera nuk e pëlqejnë.

Këshilla 2 – “Jo seks”: gjithçka hap pas hapi

Herën e parë që dilni me një vajzë çojeni diku ku mund të kërcehet. Femrat zakonisht pëlqejnë të kërcejnë. Të vallëzosh është argëtuese dhe vallëzimi i ngadaltë përfshin edhe prekje. Mund t’i bëni komplimente, por mos flirtoni. Tregoni se sa shumë argëtoheni me të. Nëse e puthni, putheni thjesht si shok. Në këtë mënyrë do ta rrisni gradualisht sasinë e puthjeve dhe përqafimeve, nga takimi në takim.

Këshilla 3 – Tregohuni i matur

Ky është një tjetër fakt që lidhet me bisedat pa tema seksi. Femrat e duan seksin, por në njëfarë mënyre janë të frikësuara se mos dikush do e zbulojë koketerinë e tyre. Nëse flisni për seks ose për ish-të dashurat, i bëni ato të ndihen se nuk jeni fare i matur. Bëni diçka ndryshe. Kjo ndryshe është: Diçka që femra të cilën sapo e keni takuar do të donte ta dëgjonte.

Këshilla 4 – Të marrësh dhe të japësh

Kjo është vazhdimësia e të qenit homoseksual. Njëherë me ta menaxhuar situatën duke e lënë një femër të presë gjatë për seks, mund t’i rrisni më shumë dëshirat e saj dhe reputacionin tuaj. Ju do të bëheni ekspert në përqafime, prekje te lehta dhe puthje. Kërkesa për ju do të rritet.

Këshilla 5 – Është detyra juaj të përdorni fjalë

Fatkeqësisht femrat (edhe këto të kohëve moderne) zakonisht, janë vërtet të paafta të formulojnë dëshirat e tyre seksuale me fjalë. Shpesh një femër nuk mund ta strukturojë me fjalë të qarta atë që ajo do seksualisht, dhe për këtë ajo pret që t’i lexoni mendjen dhe të veproni i pari. Për këtë arsye femrat nuk do ju kërkojnë thuajse kurrë të dilni me të. Ato do ju presin juve të nisni fjalimin.

Këshilla 6 – Është detyra juaj të nisni veprimin

Ka shumë fusha ku një burrë supozohet të veprojë: Mashkulli pritet të afrojë femrën. T’i propozojë çfarë të bëjnë (të shohin një film në kinema, të shkojnë në muze). Të marrë nismën për puthjen e parë dhe të bëjë propozimin për martesë. Në fakt, ky rregull aplikohet më shumë tek ato femra që kanë sjelle tipike femërore. Ato femra që janë më burrërore me flokë të shkurtër me këpucë të sheshta dhe shumë pak tualet mund të jenë shumë më ndryshe.

Shenjat: Si ta kuptoni që do vetëm të të çojë në shtrat

Jeni në fillimet e një njohjeje apo të një lidhjeje dhe keni frikë se ai do vetëm t’ju dërgojë në shtrat?! Kjo është fare e lehtë për ta kuptuar, nëpërmjet disa shenjave që ai bën kundrejt jush…

Raportet dyshe nuk janë asnjëherë të lehta, mbi të gjitha në fillimet e një lidhjeje kur që të dy kanë ide të ndryshme mbi arsyet e tyre për të qenë së bashku. Ndodh që ajo e merr shumë seriozisht, ndërsa për të bëhet fjalë për një histori si gjithë të tjerat, një rast për të kryer marrëdhënie seksuale. Si mund t’i shmangeni kësaj situate të pakëndshme, që shumë femra i bën që të vuajnë? Mjafton të kuptoni disa shenja të thjeshta, pak a shumë të drejtpërdrejta:

Ta kam thënë!

Ai e ka vendosur në një drejtim të pasigurt historinë duke thënë: “Nuk dua një histori serioze në këtë moment të jetës sime, por dua vetëm të argëtohem”. Është treguar shumë i ndershëm dhe i sinqertë madje. Por mjafton vetëm të mos pretendoni që duke u njohur do të ndryshojë ide.

Nuk të telefonon

Keni kaluar një natë të mrekullueshme, plot me pasion dhe ai ju ka thënë fjalë nga më të bukurat. Por një ditë më pas telefoni juaj qëndron totalisht në heshtje. Mbase ka shumë punë? Mbase i ka humbur numri? Jo, thjesht për të ka qenë një moment shumë i mirë dhe kaq. Ai nuk e ndien më për të vazhduar më tej. Mbase pas disa ditësh do të ridëgjohet përsëri kur atij t’i duhesh sërish!

Nuk të prezanton dhe të njeh me miqtë e tij 

Nëse takimet tuaja ndodhin vetëm midis ju të dyve dhe kurrë në lokale që ai frekuenton zakonisht, kjo është një shenjë mjaft domethënëse. Ai nuk të njeh me miqtë e tij, kjo do të thotë se ti je thjesht një gjë për të dhe se bota e tij është një gjë tjetër. Ai nuk dëshiron që ti të hysh vërtet në jetën e tij.

Të ka ngritur një kurth  

Ti e ke sjellë vërdallë duke mos i falur asgjë për një kohë të gjatë. Por ai ka bërë durim, ka qenë një kërkues i përkushtuar dhe i palodhur. Por pasi ti ke kryer marrëdhënie me të ai ka ndryshuar. Por si mund të ndodhë kështu? Për të nuk ka qenë dashuri, vetëm ka luajtur rolin e gjuetarit që ndjek prenë e tij. Pasi e mori njëherë atë çfarë donte, nis një tjetër gjueti.

Të telefonon kur nuk ka punë të tjera

Të ka thënë që nuk mund të dilte, sepse kishte lënë një takim me miqtë. Papritur telefoni bie… është ai që të kërkon që të dalësh, sepse u lirua. Je shumë e lumtur, mezi po prisje dhe ai sipas teje nuk të kishte zhgënjyer. Por kjo ka ndodhur sepse miqtë i kanë vënë shqelmin dhe nuk do që të rrijë vetëm pa bërë asgjë. Ti pastaj vrapon menjëherë ndërsa ai “numëron me gishta” ardhjen tënde.

Bën të rehatshmin 

-Dalim? Shkojmë në kinema, në restorant?
-Jo, jam i lodhur, nuk më dilet. Përse nuk vjen ti nga unë?
Është gjithmonë e njëjta histori, por gjithsesi deri këtu gjithçka është në rregull. Kaloni një mbrëmje shumë të bukur, por pastaj: “Mirupafshim, shihemi”…dhe ti që kishe shpresuar që do të ishte diçka më shumë…

Nëse e takon me miqtë është i tërhequr 

Mund të ndodhë ose je ti ajo që e ke bërë çdo gjë të ndodhë, për ta takuar në një lokal me miqtë e tij. Shpreson që të të njohë ose të paktën të të prezantojë si një mike të dashur. Në fakt, ai është i tërhequr, të përshëndet ftohtë dhe të bën të kuptosh që nuk je e mirëpritur. Çdo gjë tjetër mund të quhet përveçse dashuri…

Komunikoni vetëm përmes sms-ve dhe e-mail-eve

Sa mirë është të dëgjoheni edhe nëpërmjet telefonit, për të “marrë” ngrohtësinë e zërit. Por në fakt, me ju ai flet vetëm nëpërmjet sms-ve dhe e-mail-eve. Interesi i tij zgjohet vetëm kur ai do t’ju takojë ndërsa ju dërgon mesazhe ngacmuese. Më pas gjithçka kthehet si më parë. Rezultati maksimal me përpjekjen më të vogël.

Bën shumë premtime

Të bën shumë lajka, ju ofron botën në pëllëmbë të dorës, por më shumë sesa një orë seks nuk të ka fare në konsideratë. Madje, të kishte thënë që së shpejti do të bëni një udhëtim së bashku dhe nëse gjërat do të shkonin mirë do të jetonit bashkë. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, por faktet thonë të vërtetën.

Si të kaloni një zhgënjim dashurie

Zhgënjimet në dashuri të japin dhimbje në çdo moshë, por kur jemi shumë të rinj dhe delikatë, ndonjëherë nuk dimë ta menaxhojmë. Për këtë arsye kërkojmë ndonjë bashkëpunim ose ndonjë këshillë sesi ta kalojmë momentin e zhgënjimit të dashurisë. Ja disa të tilla për filluar një jetë të re…

Psikologji



Dashuria mund t’ju çojë nga yjet në pluhur, në një çast të vetëm. Mjafton që vetëm njëri prej të dyve të thotë fjalën e fundit, që historia e “dashurisë” të përfundojë. Por shumë shpesh qëllon që dikush vazhdon të jetë ende i dashuruar dhe për këtë fakt ai apo ajo bie në një trishtim të thellë. Zhgënjimet e dashurisë të bëjnë të vuash, madje edhe gjatë. Të krijohet përshtypja që dhimbja nuk do të ndalet më, duket si një gjë që do të zgjasë deri në përjetësi. Por në realitet koha shëron të gjitha plagët. Kjo gjë është e vërtetë, pavarësisht se duket si klishe. Ne po ju sjellim disa sugjerime sesi të kaloni vuajtjen dhe dhimbjen e dashurisë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dhimbja

Kjo është faza e parë e këtij procesi në të cilën ndiheni të braktisur, të shkatërruar, të pafuqishëm dhe nuk gjeni forcë për të marrë sërish në dorë jetën tuaj. Mbylleni në vetvete. Ish i dashuri është gjithmonë në qendër të mendimeve: “përse iku”, “çfarë do të jetë duke bërë”, “a mendon më për mua”. Ndihet një sens i thellë vetmie dhe braktisjeje, sikur e gjithë bota për rreth nuk ekziston më; është njësoj si të ishit të vetmit në ato kushte.

Zemërimi

Pas dhimbjes te ju fillojnë të shfaqen momentet e thella të zemërimit dhe të pakënaqësisë kundër ish të dashurit tuaj. I bëni pyetje vetes nëse ai apo ajo do të ketë një histori tjetër dashurie dhe që sigurisht do të ketë vendosur ta presë, sepse ka rënë në dashuri me një person tjetër. Për këtë gjë ai apo ajo urrehet, fyhet, sepse ju ka lënduar. Vuajtja ekziston akoma, ashtu si dëshira për të qëndruar vetëm. Por gjithashtu fillon edhe dëshira për t’u hakmarrë ndaj jetës. Hidhuni në situata të reja, ndryshoni diçka në paraqitjen tuaj, tentoni rrugë në të cilat, në situata të tjera, nuk do të kalonit asnjëherë. Një energji e re do të shfaqet, ajo do të jetë një shtysë për të kthyer faqe, herët a vonë.

Mos mendoni shumë për ish të dashurin tuaj

Duhet të ecni përpara, është diçka e keqe dhe e gabuar të mendoni shumë për atë që të ka shkaktuar një situatë të dhimbshme, zhgënjyese. Madje ju bën akoma dhe më keq nëse i bëni pyetje vetes mbi faktin nëse ka apo jo dikë pranë. Xhelozia në këtë çast kritik të bëhet një armë e fuqishme e vetëshkatërrimit. Në nivelin psikologjik, ekspertët këshillojnë një truk të vogël: të mendoni për një moment të bukur të kaluar kur ishit së bashku dhe dalëngadalë ta harroni këtë imazh, derisa të bëhet një ekran i zi hipotetik. Më pas gjithçka do të zhduket si me magji!

Mos provoni “gozhda del me gozhdë” 

Nuk është e nevojshme të mbështeteni në një histori të re vetëm e vetëm për të harruar atë dhe për të kërkuar stimuj të rinj. Nëse nuk ka një interes real dhe një ndjenjë të vërtetë, më mirë lëreni fare. Do të jetë një raport që do të zgjasë pak dhe që në fund do të lërë pasiguri dhe frustracione të tjera. Më mirë vetëm sesa të keqshoqëruar, shpesh është më mirë të dëgjoni urtësinë popullore.

Fantazitë seksuale të femrave


Fantazitë seksuale deri më tani kanë qenë atribut i meshkujve. Njihuni me dhjetë fantazitë më të çmendura të femrave në shtrat


Kur bie fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo është vetëm një anë e medaljes femërore. Ja dhjetë fantazitë më të shfrenuara seksuale të gjinisë femërore.

1. Fantazia e dhunimit. Mund të tingëllojë e tmerrshme, por imagjinata njerëzore është e pakufishme. Shumë femra ëndërrojnë të ngatërrohen me një mashkull të dhunshëm, që t’ia heqë rrobat nga trupi duke ia grisur dhe mundësisht të kryejnë marrëdhënie në ndonjë vend të çuditshëm e aspak të rehatshëm. Megjithatë mos e provoni këtë në të vërtetë, pasi asnjë femre nuk do t’i pëlqente t’i grisnit veshjet e saj të shtrenjta, kjo do t’ju ulte shumë pikë.

2. Fantazia e striptistes. Fshehurazi të gjitha femrat dëshirojnë të jenë gjysmë të zhveshura, në qendër të vëmendjes së qindra meshkujve dhe shumë të dëshiruara. Mos pretendoni që kjo të bëhet realitet. Sepse edhe sikur një femër të konsumojë një shishe të tërë alkooli, ajo do ta përmbajë veten plotësisht.

3. Fantazia e ndërrimit të roleve. Të gjitha femrat fantazojnë të kenë mundësinë e ndërrimit sado modest të rolit me mashkullin. Ato ëndërrojnë të jenë shpërfillëse, iniciatore të ngacmimeve, pse jo të jenë edhe të dhunshme. Nga ana tjetër, meshkujt e shohin pak të sikletshme të ndërrojnë rolet me femrat, pasi janë mësuar të luajnë rolin e tyre mashkullor.

4. Fantazia e seksit në grup. Kjo është një nga fantazitë më të mëdha të meshkujve dhe femrave. Meshkujt do të vdisnin nga dëshira të ishin pjesë e një grupi seksual, që përfshin dy ose tri femra të tjera latine ose aziatike. Në mënyrë befasuese, duket se edhe femrave do t’u pëlqente të ishin pjesë e një grupi të tillë, por jo me aziatikë ose latinë, por me miqtë e të dashurit të tyre.

5. Fantazia për seksin e njëjtë. Jo të gjitha femrat e pranojnë, por mbase të gjitha e kanë fantazuar të paktën një herë të vetme, marrëdhënien me një femër tjetër. Mundësisht kjo e fundit të kishte forma të përkryera trupore si të Anxhelina Zholi apo të femrave të tjera seks simbol.

6. Mania për t’u dukur. Shumë femra dëshirojnë të bien në sy, në ëndrrat e tyre ato ecin buzë detit dhe të gjithë kalimtarët i shohin me ëndje dhe habi. Disa femra shkojnë edhe më larg, duke fantazuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në publik, përpara shumë njerëzve. Kjo lloj fantazie ndonëse e parealizuar, mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj në shtrat.

7. Fantazia e nënshtrimit të partnerit. Femrat janë të çmendura pas fantazisë së marrjes së pozicionit të misionarit. Ato dëshirojnë të fitojnë gjithnjë e më shumë nga territori mashkullor, duke i marrë vetë përsipër disa veprime, të cilat deri në atë kohë ishin një atribut mashkullor.

8. Fantazia e dominimit. Bën fjalë për femrat që fantazojnë të bëjnë ligjin në shtrat. Ato që imagjinojnë një mashkull, i cili vepron ashtu sikurse ajo ia kërkon në momentin e kryerjes së marrëdhënies. Këto femra ëndërrojnë të torturojnë një mashkull dhe të jenë zotëruese të tij.

9. Fantazia me një të panjohur. Kur bie fjala për imagjinatë dhe fantazi, femrat nuk njohin kufi. Mendimi i kalimit të një nate me një mashkull krejtësisht të panjohur, i çmend femrat. Ato dëshirojnë qoftë edhe për pak orë, të kalojnë fantazi seksuale me një mashkull, që nuk do ta shohin më kurrë në jetën e tyre.

10. Fantazia për shumë meshkuj. Në këtë rast femrat dëshirojnë të jenë të rrethuara nga shumë meshkuj të cilët luten për t’i pasur. Vëmendja mashkullore, kjo është gjithçka femrat duan. Të jenë të dëshiruara dhe seksi, i bën ato të futen plotësisht në rolin e tyre femëror.

Mënyrat më të mira për të thënë “lamtumirë”

Pavarësisht se me çfarë syri e shihni një lidhje në fillim të saj, gjithnjë ekziston mundësia e ndarjes, ndaj përgatituni për çastin e sikletshëm
Ndarja



Të gjitha marrëdhëniet fillojnë me dëshirën e mirë dhe premtime për të mos u ndarë kurrë. si t’ia bëni kur euforia kalon dhe personi që keni në krah nuk është më ideali? Ja 10 mënyrat më të mira për t’u ndarë me dikë paqësisht.
1. Jini të sinqertë. Frazave të vjetra dhe pa kuptim, si “nuk është faji yt, problemi qëndron te mua”, u ka ikur koha, është çasti të mendoni për një arsye të vërtetë. Kur ndarja ndodh dhe rrethanat apo shkaqet e saj nuk janë të qarta, lëndimi është më i madh. Duke qenë të sinqertë do ta keni shumë më të thjeshtë dhe s’do të mbani fajin e gënjeshtrave.
2. Bëjeni personalisht. Ndarjet që ndodhin në celularë, email-e apo nëpërmjet mesazheve janë ndarjet më të këqija që dikush mund të përjetojë ndonjëherë. Është shumë më mirë të merrni guximin dhe fjalët që keni për të thënë, t’ia thoni personit përballë. Duke vepruar kështu tregoni respekt dhe nuk dukeni egoistë. Mbase gjëja e duhur për t’u bërë është e vështirë, por ama mbetet akoma gjëja e duhur.
3. Ndahuni në kohën e duhur. Do t’ju pëlqente të ishit ju personi që pas një lidhjeje dashurore të bukur, të mësoje që gjithçka ka marrë fund, kur partneri apo partnerja fillon të tradhtojë? Sa më shpejt të jepni lajmin e ndarjes, aq më mirë do të jetë për të dyja palët, pasi nuk do të humbisni aspak kohë për të rikuperuar energjitë tuaja. Duke vepruar kështu, lidhja e mëparshme nuk do t’ju duket e stërgjatë dhe e lodhshme.
4. Dëgjoni. Kur takoheni me dikë për t’i thënë se ky është fundi i dashurisë suaj, kini parasysh që edhe personi tjetër, sado i papritur t’i vijë ky lajm, do të dojë të komentojë diçka mbi të. Në këtë rast ju këshillojmë të dëgjoni për të treguar se te ju ka mbetur qoftë edhe një fije e fundit përkujdesi për atë që keni përballë. Janë thjesht disa minuta, por do t’ju çlironte shumë thënia e mendimit dhe ku i dihet, mbase duke folur gjërat edhe mund të ndryshojnë për mirë.
5. Bëjeni në vendin e duhur. Personi me të cilin po ndaheni s’do ta ketë aspak të lehtë lajmin që do t’i jepni. Prandaj këshillohet që ndarjen ta bëni në mjedise private, në mënyrë që asnjëri prej jush të mos ndihet në siklet prej syve të të tjerëve. Baret, restorantet, kinematë apo festat nuk janë një mendim i mirë. Mendoni për një vend me të cilin keni lidhje nostalgjike, mundësisht të jetë ditë dhe mjedis i qetë, ku personi të mund të reagojë në mënyrën që do të ndihet.
6. Mos e shtyni. Kur diçka nuk funksionon shpesh kemi dëshirën që ta bëjmë të punojë me forcë, por kur vjen fundi, nuk ke ç’t’i bësh. Mos e shtyni çastin kur do t’ia thoni partnerit apo partneres deklaratën tuaj të ndarjes. Do të jetë një kohë torturuese për ju të mbani në mendje fjalët që do dëshironit të thoshit kur të vijë momenti. Asgjë të mirë nuk do të sjellë vonesa. Ajo që është e pashmangshme, është mirë të vijë sa më shpejt.
7. Ruani qetësinë. Kur një lidhje nuk funksionon, ky nuk është faji i askujt. Kujdesuni që të mos filloni debate dhe grindje, me shpresën se do t’jua largojnë sadopak vëmendjen prej veprimit në dukje të padrejtë, që po bëni. Mbani në mendje qëllimin dhe pavarësisht mërzitjes që mund të krijohet, ruani qartësinë, ndershmërinë dhe sinqeritetin. Mos e bëni tjetrin të vuajë më shumë se ç’e meriton. Fundja ai ose ajo është personi që dikur e keni dashur.
8. Vendosni parametrat. Jepini mundësi ish të dashurit apo të dashurës suaj të shprehë mendimin sesi ai ose ajo e percepton vazhdimin e marrëdhënieve tuaja pas kësaj ndodhie. Disa zgjedhin të jenë shokë, të tjerë kërkojnë hapësirë dhe ka nga ata që duan të mos kenë më të bëjnë. Ajo që duhet të bëni është të respektoni vendimin që do të merret në atë çast.
9. Jini të drejtpërdrejtë. Loja e fjalëve që në fund të fundit do të thuhen domosdoshmërish, mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Duke mos ditur se cila është mënyra më e mirë për ta thënë, rritet probabiliteti që ju të ngacmoni çështje që sjellin debat dhe inate. Jini të qartë, të saktë dhe të hapur për çdo pyetje që mund të ketë partneri apo partnerja.
10. Largohuni. Pas bisedës kaq të vështirë, të sinqertë dhe direkt, është koha e duhur për ju të largoheni. Merrni rrugën tuaj dhe mos u ndieni keq, as mos u pendoni, por edhe përpiquni që të mos jeni abuzivë me dobësitë e tjetrit. Më në fund keni atë që dëshiruat, jeni të lirë dhe vetëm, gati për aventura të reja.

Kur duhet të ndaleni e kur ta vazhdoni lidhjen?


Ndonjëherë shumë shpejt i kemi të qarta situatat. Pas takimit të parë, pasi që i kemi shkëmbyer disa fjali dhe kemi ngrënë ndonjë picë me dikë. Por, nuk është secila situatë gjithmonë e qartë. Jo së paku kur kemi të bëjmë më dashurinë. Dhe ndodhë që në takimin e parë t’i thoni “po” njeriut me të cilin keni dalë. Pastaj nuk ju shkon me të, dhe përsëri keni shpresa se lidhja juaj do të mbijetojë dhe do t’i harroni mosmarrëveshjet.
Ditët kalojnë e ju vazhdoni me avazin e vjetër, ka gjithçka ndërmjet jush vetëm jo dashuri dhe mirëkuptim. Ja disa propozime se si ta kuptoni se fundin e lidhjes mund ta shihni që në fillim të saj, dhe këto ju tregojnë se a duhet të investoni mundin në lidhjen tuaj dhe a duhet të vazhdoni me këtë lidhje që e keni filluar.
- Stop: nëse vetë mendimi se do të gjendeni me personin e caktuar ju sjell mundime dhe turbulenca në organizmin tuaj.

Si e zhvillojmë kiminë me personin tjetër edhe më tutje është mister, por nuk është mister që kimia zhvillohet apo nuk zhvillohet. Vërtetë, nëse nuk është zhvilluar dhe nuk është paraqitur që në takimin e parë është e mundur që të zhvillohet në takimin e dytë apo të tretë, por është plotësisht e qartë se nuk do të paraqitet aspak kimia nëse vetë mendimin për atë djalë/apo vajzë u sjell mundime në trupin tuaj. Stresi dhe tensioni në kuptimin negativ nuk duhet të jetë pjesë e jetës suaj të dashurisë. Pyeteni veten, a do të ishim më me kënaqësi me atë person apo me ndonjë mik tuaj në kafe? Nëse përgjigja është kjo e dyta, mos gaboni të shkoni në atë takim të dashurisë.
- Vazhdoni: nëse mirë ndiheni kur jeni së bashku, por gjithçka po shkon disi ngadalë për ju.
Ndiheni shumë mirë së bashku, vazhdimisht buzëqeshni, vazhdimisht keni tema të mjaftueshme për biseda, por kjo është e tëra dhe ju pastaj e pyesni veten se ku jeni dhe kah po shkon “lidhja” juaj. Nuk ka puthje, nuk ka prekje të këndshme, mbajtje për duar. Nuk përparojmë të gjithë me tempin e njëjtë, disa ndizen ngadalë dhe me shumë vështirësi si veturat e vjetra me naftë, ndërsa të tjerët shumë shpejt si veturat më të reja me benzinë. Disa duhet t’i shtyni që të ndizen, ndërsa të tjerët nuk kanë nevojë për këtë gjë. Pra, mos hiqni dorë menjëherë nëse gjërat nuk janë duke shkuar në fillim ashtu siç keni dëshiruar. E mira në të gjithë këtë është se ndiheni shumë mirë kur jeni së bashku, apo jo? Disa gjëra zhvillohen shumë ngadalë por me kalimin e kohës sjellin sukses.
- Stop: nëse e zini veten duke aktruar së tepërmi. Derisa jeni me personin e caktuar, nuk qeshni ashtu siç qeshni zakonisht. Në të vërtetë edhe gjërat që janë qesharake kur jeni në prani të tij nuk ju bëjnë aspak për të qeshur. Ose shtireni se ju interesojnë temat të cilat janë interesante për atë. Apo vazhdimisht aktroni se ndjeni diçka që në realitet nuk e ndjeni aspak. Në fund kjo nuk ia vlen aspak dhe nuk duhet të harxhoni energji pasi që gënjeshtra sillet nëpër lidhjen tuaj.
- Vazhdoni: nëse vazhdimisht mendoni se çka do t’i thoni herën tjetër atij ose asaj kur ta takoni. Kjo është shenjë që, edhe pse ende nuk ndiheni të dashuruar, personi tjetër gjithsesi që është i pranishëm tek ju dhe se i gëzoheni takimin me të. Kjo është përfundimisht gjë pozitive dhe se është shenjë se duhet të vazhdoni të dilni së bashku.