Posts

Showing posts from February, 2013

Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

Image
Mënyra dhe rrethanat në të cilat personat e humbin virgjërinë lënë gjurmë gjatë gjithë jetës së dikujt, duke na bërë të mendojmë se adoleshentët duhet të jenë më të kujdesshëmVirgjëria






Kështu kanë zbuluar shkencëtarët e psikologjisë në Universitetin e Teksasit. Sipas studimit, sa më vonë që një person ta nisë jetën seksuale, jo vetëm që do të ketë një nivel më të lartë arsimi dhe të ardhurash, por shton edhe mundësitë që të mos zhgënjehet në pjesën tjetër të jetës prej të rrituri. Megjithatë studimi ka zbuluar se ata që fillojnë me vonesë jetën seksuale, janë më pak të pëlqyer për martesë dhe për të pasur marrëdhënie të zjarrta dashurie. Grupi i personave të studiuar përbëhej nga 1659 të rinj prej moshës 16 deri në 29 vjeç. E veçanta e studimit është se pjesëmarrësit u grupuan sipas moshës së fillimit të eksperiencës seksuale. “Të hershmit”, ishin ata që kishin filluar marrëdhëniet para moshës 15 vjeç, “në kohë” ata që i kishin nisur marrëdhëniet nga mosha 15-19 vjeç dhe të vonuarit, a…

Sjellja dhe stili

Image
“Ai që ju ka bërë një nder, do të jetë më i gatshëm t’ju ndihmojë përsëri, sesa ai të cilin ju vetë e ndihmoni më shumë”.
Benxhamin FrenklinDëshironi të jeni të pëlqyeshëm për të tjerët?


Shpesh e gjejmë të vështirë t’i lëmë përshtypje të mirë dikujt, e aq më tepër kur mendohet se të gjithë idenë rreth teje, një person e krijon në 30 sekondat e para që ju sheh. E pyesni veten ndonjëherë, se çfarë duhet të bëni më shumë sesa të silleni mirë me dikë që pavarësisht të gjithave, përsëri nuk ka një mendim të mirë për ju? Shkenca ka provuar se po të silleni mirë me dikë me qëllimin që t’ju pëlqejë, nuk është metoda më e mirë. Shpesh funksionon e kundërta. Ja disa mënyra sesi të bëheni miq të ngushtë me ata që nuk ju kanë qejf.

Kërkoni t’ju bëjnë ndere

Një burrë i quajtur Benxhamin Frenklin u mundua të fitonte simpatinë e dikujt, i cili nuk e pëlqente aspak. Benxhamin i kërkoi tjetrit që t’i huante një libër të rrallë dhe kur e mori librin, e falënderoi me mirënjohje. Si rezultat i kësaj huama…

Tetova News