Dafina Zeqiri - Vec Ti (Official Video)

Alibitë që përdoren nga burrat dhe gratë



Tradhtia

woman cheater











Tradhtia nuk është një ves që i  prek të gjithë. Mundet që në heshtje të konsiderohet një art, për  shkak të nevojës për ta bërë të ditur. Fjala kyçe “e ruajtjes së fshehtësisë dhe shmangies së zbulimit”, krijon nevojën për të gjetur justifikimin më të mirë dhe gënjeshtrën më të besueshme.



Një faqe interneti që funksionon si pikë kontakti për marrëdhëniet jashtëmartesore në Itali hapi një sondazh dhe zbuloi tri gënjeshtrat më të përdorura për të mbuluar tradhtinë. Pjesëmarrësit në sondazh ishin 1,50-0 vetë, nga të dyja sekset dhe nga 35 deri në 55 vjeç, moshë kur gjendet edhe pjesa më e madhe e shkelësve të lidhjeve dashurore apo martesore.

Alibitë janë pak a shumë të njëjta, jam me shokët, jam në punë, më doli një punë e papritur etj. Por këto justifikime nuk kanë ndonjë vlerë të madhe, pasi janë shumë të rëndomta dhe ekziston gjithmonë rreziku që të zbulohesh.

Është më e rëndësishme të mbash mend mirë çfarë i ke thënë partnerit apo partneres në ditët, javët apo edhe muajt e shkuar, pasi shumë shpesh gënjeshtra zbulon një gënjeshtër të mëparshme. Pra le të shohim alibitë më të zakonshme për të mbuluar tradhtitë.



Burrat

Puna, jam i zënë



Mbi 35 për qind e meshkujve përdor si justifikim për tradhtinë alibinë klasike të një takimi urgjent në punë, takim që ndodh për një arsye gati ekzistenciale dhe gjithmonë në darkë, jashtë orarit të zakonshëm të punës, takim që është shumë i lodhshëm dhe stresues, ku diskutohen çështje të mëdha. Është një lloj pune që nuk shmanget dot, përndryshe bashkëshortja apo e dashura, edhe në rast se nuk dyshon në besnikërinë tuaj, do të fillojë të mendojë se ti nuk e do, sepse nuk i kushton vëmendjen e duhur, nuk kalon kohë të mjaftueshme me të dhe je i dashuruar me punën më shumë se sa me të. Natyrisht, gjatë mbledhjeve të tilla, celulari mbahet gjithmonë mbyllur.



Sporti



Rreth 28 për qind e meshkujve “shpikin” një aktivitet sportiv në rastet kur kanë ndër mend të tradhtojnë, veçanërisht një ndeshje futbolli me miqtë në fushë të vogël apo stërvitje në palestër për të humbur kilet e tepërta, stërvitje që kalon përmes shkëmbimit të zakonshëm të thashethemeve me miqtë. Duhet pasur shumë kujdes në raste të tilla, çanta duhet përgatitur mirë dhe kthimi në shtëpi duhet të kryhet në mënyrë të tillë që rrobat të futen menjëherë në lavatriçe, përndryshe do të dallohet se nuk ka djersë të mjaftueshme, apo nuk ka baltë në rroba për të justifikuar një ndeshje futbolli. Për më tepër, vajzat kanë një nuhatje të tmerrshme për të dalluar parfumet e të tjerave.



Jam me miqtë



Për 24 për qind të meshkujve, darka me miqtë, ndoshta një herë në javë, me shumë pije dhe “kënaqësia e vetme jashtë jetës në çift” është mënyra e përzgjedhur për të fshehur tradhtitë. Janë pikërisht miqtë që bëhen ftues të darkës sekrete, por edhe vetë miqtë duhet të mbeten sekretë. Është një alibi shumë e keqe. E dashura apo bashkëshortja mund të të kontrollojë në çdo kohë duke shpikur një arsye banale për të të marrë në celular. Mund të thuash se ishe në bodrum dhe celulari nuk kap, por gjithsesi është një skemë jo shumë e mençur.



Gratë

Po ikim të bëjmë pazar



Mbi 43 për qind e grave dhe vajzave që tradhtojnë, përdorin daljen për pazar si justifikim për të fshehur çfarë po bëjnë. Është një alibi shumë inteligjente, pasi meshkujt urrejnë të shoqërojnë shoqet e tyre kur dalin të kalojnë orë të tëra për të blerë rroba dhe për më tepër, meshkujt nuk janë shumë bezdisës, nuk do të gjejnë justifikime për të marrë në celular gruan, ndërkohë që ajo po bën pazar. Gratë kalojnë nëpër supermarkete shumë kohë, dhe kjo kohë përkon në mënyrë perfekte me kohën e nevojshme për një takim sekret.



Me shoqe



Diskutimi analog me meshkujt ndodh edhe me gratë. Për 31 për qind të tyre, një darkë apo një kafe e gjatë me shoqet është justifikim gjithmonë më i vlefshëm se sa për meshkujt. Për më tepër, alibia bëhet e përkryer nëse njoftohet vajtja në kinema apo teatër (ku celularët mbyllen), dhe akoma më mirë, kur këto gjëra ndodhin në netët që ka ndeshje të rëndësishme futbolli. Në këtë fushë është edhe solidariteti femëror që funksionon shumë mirë. Shoqja nuk do të ta tradhtojë alibinë edhe po të vihet nën tortura.



Kam një punë



Për 19 për qind të grave që morën pjesë në sondazh, justifikimi është gjithashtu një punë urgjente që duhet të mbyllet sa më parë. Tashmë gratë kanë fituar pavarësinë e nevojshme profesionale për të pasur punën si një alibi për gjëra të tjera.






Nxitësit seksuale dhe zonat e kënaqësisë të përqendruara në tru


Meshkujt shumë të shqetësuar kur kanë probleme me ereksionin


Të gjitha shqisat vihen në lëvizje dhe funksion gjatë tërheqjes dhe joshjes seksuale. Përmes një vështrimi, parfumi apo zëri, ngjallet dëshira dhe fillojnë rrahjet e zemrës për dikë tjetër. Me suksesin e neurobiologjisë, të neurofarmakologjisë, dihet diçka më shumë rreth kësaj ndjenje të këndshme që e merr zanafillën e vet në tru, duke filtruar nëpër të gjitha venat. Kjo ndodh nga hormonet që shkaktojnë dëshirën dhe luajnë rol kyç për kënaqësinë që ndjejmë. Që në momentin e puthjes, të përkëdheljeve të njëpasnjëshme, të stimulimit të zonave erogjene, etj; dopamina, një neuromediator antidepresiv, furnizon me energji, duke forcuar vrullin dashuror. Më pas me orgazmën, janë neurotransmetuesit, endorfinat, ato që krijojnë një gjendje euforike, e cila të çon në atë që quhet “qiellin e shtatë”. Gjatë këtyre momenteve te ekstazës, si të burri edhe tek gruaja ka një prodhim të oksitinës, një neurotransmetues, i cili i bën një ç’tensionim total trupit në momentin pas orgazmës. Kjo zbrazje hormonesh është një terapi e vërtetë për njerëzit që janë me ankthe.

Kënaqësia dhe ndjesitë

Që të gjithë ne kemi në trurin tonë zona të kënaqësisë apo të dhimbjes. Gjatë një veprimi seksual harmonik, të dy partneret çlirohen plotësisht nga këto zona që korrespondojnë me probleme të jetës së përditshme, duke u ç’tendosur nga të gjitha problemet dhe duke eliminuar kështu stresin. Kjo ndjesi mund të zgjasë disa ore ose gjithë ditën. Këto ndjesi janë të dobishme për gjendjen shpirtërore, humorin, mirëqenien. Është e këshillueshme që të gjithë ata persona që ndihen nën ndikimin e stresit dhe depresionit, që të gjejnë një seksualitet normal, pa pritur që gjithçka të rregullohet nga mjekimet antidepresive. Një seksualitet i kënaqshëm forcon dhe vlerësimin për vetveten. Ai apo ajo që ndjehet mirë në seksualitetin e vet, influencohet në mënyrë pozitive. Por për vlerësimin ndaj vetvetes ka një dallim midis femrës dhe mashkullit, pasi burrat shqetësohen më shpejt kur kanë probleme të ereksionit.

Efektet e jetës seksuale

Personat që kanë një jetë seksuale të kënaqshme vuajnë më pak nga hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare. Hipoteza e studiuesve të cilët treguan këto rezultate pas studimeve të kryera ishte: seksi, ashtu si dhe një ecje sportive, parandalon akumulimin e dhjamërave dhe ndihmon në eliminimin e toksinave. Mjekët nuk janë të bindur për vetitë që sjellin rrahjet e zemrës së të dashuruarve, megjithatë ata mendojnë se një seksualitet harmonik mund të shprehe një gjendje të mirë kardiovaskulare. Ka vetëm 6-7 vjet që problemet e ereksionit lidhen jo vetëm me funksionimin jo aq të mirë të ilaçeve, por dhe me shërimin e sëmundjeve kardiake apo me origjine psikologjike e urologjike. Sot dihet se disa sëmundje mund të shoqërohen me probleme të ereksionit mashkullor siç janë: diabeti, hipertensioni, hiperkolesterolemia, patologjitë kardiovaskulare, etj. Kur një burrë rreth moshës 55-vjeçare shkon te mjeku për probleme të ereksionit, sigurisht që parashikohet ekzistenca e këtyre sëmundjeve. Gjendje të tjera tregojnë për sëmundje kardiake apo shenjat që kanë ata që ndjejnë rrahje të forta apo dhimbje gjoksi. Në sajë të një problemi që lidhet me ereksionin mund të parandalohet dhe një infarkt.

Nxitja dhe eksitomi në intimitet

Diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënieje e rëndësishme është që të mos mbani mëri më partnerin apo partneren tuaj. Vërtet qëndrimi natë për natë me të njëjtin person në shtrat, mund të jetë i mërzitshëm, ka disa mënyra për t’i rikthyer intimitetit nxitjen dhe eksitimin. Pas përfundimit të muajit të mjaltit nisin bisedat e përditshme, ku në pjesën në të madhe të rasteve kanë fjalë të përsëritura, është e lehtë të mërziteni. Ju do të filloni të bëni seks pasi nuk u ka mbetur gjë tjetër me të cilën të kaloni kohën, pasi edhe në televizion nuk ka asgjë interesante. Shumë njerëz besojnë se e shijojnë më shumë seksin në ditët e para dhe gjithçka mbaron aty. Por në fakt është krejt e kundërta, seksi mund të përmirësohet sesa të përkeqësohet dhe është shumë e lehtë që t’i risjellësh sërish “freskinë” e dikurshme. Nëse një çift ka disa kohë që ka nisur marrëdhënien, atëherë jeta seksuale mund të bëhet më eksituese.

Sjelljet romantike dhe joshëse

Për t’i mbajtur gjërat tërheqëse, duhet të gërshetoni sjelljet romantike me ato joshëse, pasi kjo e bën më të tërhequr njeriun që keni në krah. Sipas individëve të ndryshëm, të cilët kanë bërë tradhti në lidhjen e tyre, tregojnë se në fakt ata kërkojnë dashuri dhe kënaqësi seksuale, të cilën nuk marrin në partnerët e tyre. Por në kërkime të ndryshme, të gjithë çiftet kanë pohuar se edhe pse jo shumë e kënaqshme, jeta e tyre seksuale në çift ishte më e mirë se ajo që mund të merrnin jashtë saj. Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga shuarja e adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni njëri-tjetrit në shtrat. Është e rëndësishme që të dy partnerët t’i japin mundësi njëri-tjetrit të zbulojë prekje, teknika dhe preferenca të tjera, të ndryshme nga ato që janë dhënë në fillimet e njohjes, duke nisur më puthjen e parë.

Dëshira forcon lidhjet emocionale

Zbulimet e reja mbi mekanizmat neurofiziologjike, të cilat diktojnë shumë sjellje njerëzore, të shtyjnë te ky drejtim i vetëm: eksplorimi i mendjes duhet të ecë me hapa të barabartë me eksplorimin e reaksioneve neuro-kimike të lidhura me kënaqësinë, që angazhojnë gjithë organizmin. Ajo që vë në lëvizje një seri procesesh neuro-kimike zinxhir lind nga një nevojë parësore e species: riprodhimi. Atë e ndiejnë të dyja sekset, si femrat dhe meshkujt. Kjo ndjesi është e udhëhequr nga hormonet mashkullore, mbi të gjitha nga testosteroni, aleat i madh i eksitimit. Te femrat, hormonet estrogjene kanë një rol të madh në mirëqenien psikofizike të tyre dhe kanë një rol paraprak për një epsh të shëndetshëm, ndërkohë që prolaktina, hormoni që nxit prodhimin e qumështit, ushtron një efekt frenues. Por ka hormone të tjera që, dhe pse më pak të njohur, ndikojnë mjaft në atë mister të quajtur dëshirë, e cila përforcon lidhjet emocionale.