Posts

Showing posts from October, 2012

Pilula për seksin? Jo faleminderit!

Image
Ndihma kimike e seksit, përjashto rastet e patologjisë erektile, është e rrezikshme, sepse e transformon performancën e kënaqësisë dhe krijon varësiNjë iluzion i rrezikshëm

Prej disa vitesh rreziku i të mosndierit të seksit të vërtetë me partneren po frikëson shumë meshkuj. Një ankth që shpesh është mbuluar me idenë e gjetjes në farmaci të produkteve të veçanta që mund të ringjallin një seksualitet gjithnjë e më të përgjumur. Të gjithë e dimë se ekzistojnë pilulat ndihmëse për seksin, të cilat në rast vështirësie largojnë frikën e dështimit dhe të ndihmojnë të kesh më shumë besim në vetvete. Por fatkeqësisht për të gjithë ata që nuk e dinë bëhet fjalë për një iluzion, pasi vetëvlerësimi nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga perceptimi intim dhe i thellë se kush jemi ne.
Programimi vret erosin…
Nëse përdorimi i pilulave të dashurisë është i vlefshëm në rastet e patologjive të vërteta dhe mangësisë së dukshme, suksesi i tyre i madh ka nxitur një efekt anësor të padëshiruar: një lloj v…

Pas tradhtisë, a mund të falim sërish?

Image
Nëse tradhtia “vesh” çiftin dhe bëni një vesh shurdh e një sy qorr, pra duke dalë jashtë natyrës suaj, rrezikoni që ta dëmtoni edhe më shumë lidhjen, duke e shndërruar në një kalvar vuajtjesh
Fjala falje është një nga më të ndërlikuarat për t’u interpretuar dhe mbi të gjitha për t’u jetuar. Në aspektin psikologjik është shumë delikate, gjendet në thellësinë tonë, është e veçantë dhe mjaft subjektive. Prandaj të flasësh për të është vërtet e ndërlikuar. Natyrisht që të falësh nuk do të thotë të durosh, gjë që ndodh rëndom kur një tradhti nga ana e partnerit plagos thellësisht vetë personin dhe lidhjen sentimentale. Përballë një ngjarjeje të këtij lloji mund të ketë reagime shumë të ndryshme, por nëse personi i tradhtuar vendos të mos e ndërpresë marrëdhënien dhe të qëndrojë sërish me tjetrin, duhet të arrijë të gjejë mënyrën e duhur për ta menaxhuar situatën. Përndryshe rreziku pas tradhtisë do të ishte ai i një vuajtjeje të madhe, që me kalimin e kohës mund ta ndryshojë thellësisht mar…

Pesë gabime që femrat i bëjnë gjatë bisedës me partnerin

Image
Gabimet që bëjnë çiftet gjatë komunikimit, kur fillojnë zënkat dhe debatet




Ju dhe partneri juaj mendoni se e njihni shumë mirë njëri tjetrin, se nuk keqkuptoni ose nuk keqkuptoheni gjatë bisedave, por e vërteta është se as ato lidhje që njihen si “të qëndrueshme” nuk duhet ta mospërfillin këtë problem. Shumë çifte bëjnë gabime gjatë komunikimit, madje shumë nga ato mbarojnë në një zënkë që më vonë do të prekë emocionalisht njërin nga protagonistët. Njëri do të ndihet fitimtar mirëpo tjetri do të ndjejë një zbehje të asaj lidhjeje. Për t’ju shmangur problemeve, nuk duhet t’i injoroni, janë 5 gabime që shumica e femrave i kanë të përbashkëta, a jeni ju një nga ato. Mbase. Pra kujdes, ai nuk është shoqja jote, ai nuk i kupton ato që nuk ia thua dhe i kupton vetëm gjysmën e atyre që ia thua. Kush ka thënë se vetëm femrat janë të komplikuara. Ja pesë gabimet.

Fshehja e detajeve

Është gabimi kyç që bën një femër derisa i tregon partnerit te saj se të shtunën mbrëma do të dalë me shoqe. Ajo …

8 marifetet që japin ekspertët për të bërë xheloz partnerin

Image
Hija e një personi “të tretë” është nga pikëpamja strategjike perfekte. Është tjetri që nuk ekziston. Që mund ta kujtosh kur të duhet, dhe ta eliminosh kur nuk të duhet më. Është ideale, sepse është inekzistente. Është i dashuri që nuk ekziston, por që të lejon të luash lojën e përjetshme të një shansi tjetër. Në lidhje me këto ekspertët japin për gratë franceze tetë marifete për ta bërë xheloz partnerin.
1- Flisni me admirim me burrin tuaj për një kolegun tuaj.
2- Kërkoni një herë një kolegut tuaj t’ju shoqërojë në shtëpi
3- Nëse burri juaj ju telefonon në zyrë, i thoni të tjerëve se nuk jeni aty
4- Nëse punoni në shtëpi lini të përgjigjet sekretaria telefonike(edhe kur jeni aty) dhe ndryshoni parfumin nëse këtë ua ka dhuruar burri juaj.
5- Buzëqeshini burrave të tjerë kur jeni në restorant
6- Shkoni në kinema pa i thënë burrit tuaj dhe lini aty-këtu si “rastësisht”  biletën e kinemasë.
7- Mos e kapni telefonin sapo të bjerë zilja sikur të prisnit ndonjë telefonatë.
8- Dhe në fund n…

Tetova News