Posts

Showing posts from August, 2012

Prostitutat Elitare me Fitime Marramendëse

Image
Saše Dimovski në Shkup, Elvira Jukić në Sarajevë, Milena Milosević në Podgoricë, Evelin Pesevszki në Suboticë dhe Barbara Matejčić në Zagreb

Ajo posa i ka mbushur 30 vjet. Ajo është e bukur, e mbajtur dhe paguhet mirë për shërbimet që i ofron. Asgjë në pamjen e saj nuk të jep përshtypjen e një prostitute tipike, e cila nga varfëria detyrohet që ta shesë trupin e saj për para të imta.
Ajo nuk është moldave apo ukrainase, asaj nuk i janë marrë me dhunë dokumentet personale dhe nuk është detyruar që të punojë si prostitutë në ndonjë klub nate, gjë që përbënte një skenar të rëndomtë që gjatë viteve të nëntëdhjeta zhvillohej anembanë Ballkanit.
Ajo jeton në një qytet verior të Vojvodinës. Prindërit e saj nuk janë të shkurorëzuar apo të varfër. Ajo klientët e saj i pret në një banesë luksoze në qendër të qytetit.
“Shumica prej tyre janë klientë të rregullt. Çmimet janë shumë më të larta se sa ato të prostitutave të rrugës, ndërsa shfrytëzues të shërbimeve të mia janë kryesisht biznesmenë, …

"Gjoksi, burrave u pëlqen ai natyral"

Image
Bukuroshet aty pozojnë "si i ka bërë nëna" dhe vijnë nga një epokë, në të cilën silikoni përdorej vetëm si izolues
Pornografja Dian Hanson u ka kushtuar një libër këtyre mrekullive në trupin e një femre

Formati i librit është katror (30 centimetra me 30,) por disa harkëzime duket sikur formojnë mbi kopertinë një palë reçipeta plastike, të qëndisura me dantellë. Ashtu siç kishte treguar në librin ku i thurte "himn" këmbëve, të fotografuara nga objektivi "maniak" i Elmer Batters, redaktori Taschen e kishte kuptuar se për një fetishit, objektet janë të rëndësishme po aq sa edhe fotografitë.
"Ideja është që në librari vëllimi të shihet me sy të mirë, por më pas në intimitetin e shtëpisë çdokush mund të fillojë të zbërthejë mes duarve që i dridhen reçipetat, duke shfaqur para vetes një gjoks të mrekullueshëm", thotë e qetë Dian Hanson. Titulli "The big book of bresat" ("Libri i madh për gjoksin", nuk lë dyshime për përmbajtjen d…

Gruaja ideale

Image
Çfarë duhet të ketë për meshkujt
Ja karakteristikat kryesor që duhet të ketë një femër që të merret seriozisht në konsideratë nga një mashkull. Për shumë prej tyre, gruaja ideale duhet të dijë të kujdeset për veten, të ketë një stil të sajin e të gjejë kohën për miqtë dhe familjen
Të hysh në mendjen e një njeriu është krejtësisht e pamundur, imagjinoni për të gjithë njerëzit, megjithatë një femër mund t’i afrohet modelit të preferuar. Lisa Daily është autorja e një manuali që i ndihmon lexuesit që të gjejnë njeriun e duhur. Ajo thotë se ka zbuluar disa karakteristika kryesore që duhet të ketë një femër që të merret seriozisht në konsideratë nga një mashkull.
Sipas kësaj autoreje, gruaja ideale duhet të dijë të kujdeset për veten, të ketë një stil të sajin e të gjejë kohën për miqtë dhe familjen; një femër që të adhurojë aventurën dhe të shijojë kënaqësitë e jetës, përfshirë ëmbëlsirat dhe shëtitjet në park në ditët me diell. “Meshkujt ëndërrojnë femrat që e shikojnë të fejuarin e tyre …

Seksi dhe të mirat e marrëdhënies intime

Image
Kur vjen puna te seksi nuk ka muaj më të favorshëm se ai në të cilin kemi hyrë, pra se gushti. Sipas disa pronarëve të dyqaneve të veshjeve të brendshme në këtë muaj ka një rritje shumë të madhe të blerjeve dhe kjo jo sepse nisin uljet, por sepse njerëzit duke qenë se jepen pas pushimeve të shumëmerituara të vitit, kanë më shumë kohë për t’i kushtuar jetës së tyre private.
Ndërkaq, disa shkencëtarë të spitalit shtetëror të Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se dielli i verës, dyfishon nivelin e hormonit të seksit, testosteronit, duke e nxitur më shumë se në çdo stinë libidon te të gjithë njerëzit meshkujt dhe femrat. Mendohet se kjo rritje ndodh për shkak se dielli aktivizon dhe shton sasinë e vitaminës D, e cila prodhohet më me shumicë dhe që ndërkohë nga ana e saj nxit edhe prodhimin e hormonit në fjalë. Ndërkaq, të bësh seks ka shumë përfitime. Disa e perceptojnë atë si një “dietë” të vërtetë për të rënë nga pesha duke qenë se gjatë marrëdhënies intime digjet …

Ushqimet afrodiziake: A duhet të “çmendemi” pas tyre?

Image
Natyra afrodiziake e ushqimeve nuk është provuar asnjëherë shkencërisht. Atëherë përse vazhdojmë t’i besojnë besëtytnive të vjetra për lidhjen mes ushqimit dhe seksit?


Nga kopshti i Edenit tek “Oyster Cellar” i bordellove të Nju Jorkut të vjetër, ushqimi dhe seksi gjithmonë janë ndërthurur me njëri-tjetrin. Edhe pse çdo ushqim në tokë, në një periudhë të caktuar të historisë është konsideruar një afrodiziak, qeniet njerëzore priren të ekzaltohen përballë tri tipologjive ushqimesh: atyre shumë të shtrenjtë, atyre që është e vështirë t’i gjesh dhe ushqimet që të kujtojnë formën e organeve gjenitale. Ushqimet e rralla dhe ato ekzotike zënë një vend të veçantë mes afrodiziakëve kulinarë. Ushqimet e ardhura nga tokat e largëta mbartin me vete shijen e rrezikut dhe aventurës dhe askush më shumë se misteri nuk e frymëzon fantazinë. Konkubinat azteke, për shembull, i mësuan “pushtuesve” të pinin çokollatë të ngrohtë, dhe kur spanjollët e ngarkuan këtë substancë ekzotike në anijet e drejtuara…

Bukuria – si e studiojmë sot

Image
Bukuria. Ndiejmë, e kuptojmë sapo e shohim, por në fakt çfarë është bukuria? Filozofi Edmund Burke ka shkruar dikur: “Ne duhet të dalim në përfundimin se bukuria, në vija të përgjithshme, përmblidhet në disa cilësi që kanë trupat, të cilët veprojnë në mënyrë mekanike në mendjen njerëzore me ndërhyrjen e shqisave”. Ky është një perifrazim që është hedhur në letër në vitin 1756, por që vazhdon të jetojë dhe të përdoret edhen sot e kësaj dite. Dhe shkencëtarët ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar se çfarë i bën njerëzit dhe sendet “të bukura”. Në disa mënyra është si të të pyesin nëse vizioni yt i të kuqes është i njëjtë me atë që kanë të tjerët për këtë ngjyrë. Kjo do të thotë se nuk ka ende një mënyrë për ta njohur me siguri se çfarë është e bukura dhe përse dikë, ose diçka e quajmë të bukur dhe diçka apo dikë tjetër jo. Në këtë situatë ka shumë për të eksploruar edhe në lëmin e euroshkencës dhe psikologjisë. Mbi të gjitha tentohet që t’u jepet përgjigje pyetjeve: si e …

Bukuria, cili është qëllimi i saj?

Image
Kjo vlerë cilësohet si një nga elementet më të rëndësishme të njeriut për të cilën shpesh lind interesi dhe tërheqja nga të dyja gjinitë

Sekreti i bukurisë? Një fytyrë simetrike dhe sasia e duhur e hormoneve. Ky është një rregull që vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat e madje jo vetëm për këto të fundit, por edhe për majmunët. Por cili është në të vërtetë qëllimi i bukurisë? Natyrisht që nuk është joshja, por riprodhimi. Këtë e ka konfirmuar një studim britanik i kryer në një nga universitetet e Anglisë. Kështu arrijmë në konkluzionin final: është e vërtetë që bukuria cilësohet si një nga elementet më të rëndësishme të njeriut për të cilën shpesh lind interesi dhe tërheqja, por që gjithmonë finalizohet me të njëjtin përfundim: ngjizje dhe riprodhim me ose pa dëshirë.
Studimi anglez ka marrë në konsideratë një sërë fotografish të tri grupeve të ndryshme individësh: europianët disa persona me etni Hadza (Tanzani) dhe majmunët. Më pas, ekspertët ndërhynë me anë të kompjuterit pë…

“Si ma shkatërroi djalin 11-vjeçar pornografia në internet”

Image
Rrëfimi
Është e vështirë të jesh prind në çdo kohë, por veçanërisht në këtë kohën tonë, kur fëmija ndodhet në “sulmin” e shumë faktorëve, që nëse një prind nuk është i kujdesshëm mund ta shkatërrojë.
Një nga ndikimet që mund t’i kushtojë shtrenjtë një fëmije, për sa i takon formimit dhe ardhmërisë së tij, është interneti dhe më saktësisht pornografia që mund të konsumohet përmes internetit. Sipas statistikave në Perëndim, një numër shumë i madh fëmijësh kanë krijuar varësi ndaj pornografisë së internetit dhe kjo ka sjellë pasoja të dëmshme për ta. Më poshtë do të gjeni rrëfimin e një nëne për djalin e saj 11-vjeçar që pësoi një shndërrim katastrofik kur nisi në fshehtësi që të shihte video porno në laptopin e tij. Por më parë duhet thënë se pornografia e internetit është po aq adiktive sa edhe alkooli e droga dhe po aq shkatërruese. Ajo të skllavëron dhe të degradon.


Ja rrëfimi:
Çarli ishte 11 vjeç kur jo vetëm sjellja e tij, por i gjithë karakteri nisi që të pësonte ndryshime të mëdh…

Gojëdhëna për barërat dhe bimët që zgjojnë epshin

Image
Kanella
Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Është elementi kryesor në recetat e Krishtlindjeve. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.

Dafina
Heronjve romake i dhuronin kurora me dafina. Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.

Majdanozi
Përdorej nga shtrigat si një nga përbërësit e porcionit që shërbente për të fluturuar. Ai mund të përdoret në rreth 30 lloj gatimesh, si në mish, peshk, sallatë.

Hudhra
Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula,…

Tetova News