Posts

Showing posts from July, 2012

Serbia, kryeqendra botërore e ndryshimit të seksit

Image
Në një shoqëri fobike ku qyteti digjet në rastet e manifestimeve LGBT, lulëzon industria e ndryshimit të seksit.
DAN BILEFSKY, NYT




Beograd, Serbi — Njëzet vjet më parë, gazetat këtu shpallën me të madhe se transseksualiteti qe një akt kundër Zotit. Sot, shumë njerëz vijnë nga e gjithë bota në Serbi për operacione të ndryshimit të seksit, të cilat tani janë duke u subvencionuara nga sistemi kombëtar i sigurimeve shëndetësore.
“Është surprizë fakti se një vend patriarkal po bëhet qendër e operacioneve të ndryshimit të seksit, por sjelljet shoqërore janë duke ndryshuar, vetëm se po ndryshojnë ngadalë,” thotë Kristian, një aktivist transseksual nga Beogradi, i cili, gjithsesi nuk dëshiron të japë mbiemrin.
Rreth 100 të huaj dhe serbë i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të ndryshimit të seksit gjatë vitit të kaluar dhe statistikat tregojnë rritje, sipas Qendrës së Beogradit për Kirurgjinë Gjenitale Rindërtuese. Klientët vijnë nga Franca, Rusia dhe Irani e në disa raste, edhe nga vende…

Si të dashurosh pa e lënduar veten

Image
Kur vuajmë për dashuri nuk është faji i ndjenjave, por i iluzioneve dhe bindjeve të krijuara. Ja si të çliroheni dhe ta jetoni të lumtur dashurinë Vuajtja nuk ka lidhje me dashurinë!
Dashuria nuk vdes kurrë, por mund të vritet! Po është e vërtetë, por a ia vlen të vuajmë për dashuri? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhen matur intensiteti i ndjenjave, duhen parë qëndrimet, fjalët, mendimet, që na dënojnë me vuajtje pa qenë e nevojshme. Në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga “detyrimi tipik përsëritës” që na nxit të bëjmë të njëjtat gabime që kemi bërë në të kaluarën me partnerin. Por ç’duhet bërë? Hapi i parë është që të shikoni mirë në thellësi veten dhe tjetrin.
Sjelljet e gabuara na largojnë nga partneri
Si t’ia bëjmë që të dimë se mënyra jonë e të dashuruarit është e shëndetshme dhe nxitëse e humorit të mirë, ose që përgatit terrenin e trishtimit dhe zhgënjimit? Mjafton të shikoni me kujdes sesi silleni dhe çfarë qëllimesh keni për të qenë çift. Ka shumë mënyra për të parë një ma…

“Legjenda” e aktit të parë seksual, këshillat e ekspertëve

Image
Kultura e aktit të parë seksual është shumë e rëndësishme. Ka raste kur dëshirave të natyrshme të vajzës së re dhe romantizmit të saj ndaj dashurisë e martesës u përgjigjet pakujdesia dhe brutaliteti i burrit të pakulturë, i cili në vend të kënaqësisë mund t’i shkaktojë partneres traumë psikike ose ftohtësi seksuale. Në qoftë se edhe në të ardhmen ngacmuesit seksualë nuk janë të këndshëm, atëherë pakënaqësia sa vjen e shtohet dhe reagimi i femrës sa vjen e dobësohet deri në shuarje të plotë të dëshirës seksuale, dhe bashkë me to edhe të romantizmit të dashurisë së martesës. Ndodh ajo që në gjuhën e psikologjisë quhet akumulim ngacmuesish. Nga kjo del se sa e rëndësishme është për partneren që aktet e para të krihen me njeriun që dashuron dhe nga ana tjetër të jenë delikate dhe të kujdesshme, gjë që e aftëson femrën të ndjejë kënaqësi maksimale dhe martesa të shkojë në hapat e duhura. Në të kundërt fillimi i jetës seksual mund të sjellë ndikime serioze (veçanërisht te femrat) të cilat …

Abuzimet: Kurthet e dashurisë në internet

Image
Kufiri i ri i krimit në internet? T’u zhvatësh para atyre që kërkojnë aventura ose shpirtin binjak në rrjet. Kërcënimi është shpërndarja e fotove të rrezikshme. Në Francë ndodhin dy vetëvrasje në vit, për shkak të kësaj tendence të reSeks, kërcënim dhe uebkameraKurthet e dashurisë në internet
Vetmia ngjall edhe iluzione, mund të na bëjë të besojmë se pas një uebkamere ekziston vërtet mundësia për të gjetur shpirtin binjak, ose dikë që është i gatshëm për një aventurë. Industria e seksit ka marrë shumë para nga interneti, por tani kriminaliteti ka gjetur një aktivitet tjetër që lidhet me seksin dhe izolimin: kërcënimi. Personat që merren me këtë “mision” përfitojnë nga pamaturia e bashkëbiseduesit nga ana tjetër e monitorit të kompjuterit. Ka nga ata që për dy minuta joshin femra bukuroshe, me linja trupore të përkryera, të cilat janë gjithmonë gati të zhvishen përpara një uebkamere, që ndërkohë po i regjistron dhe më pas, me të do t’u bëhet shantazh. “Le Monde” i ka kushtuar një artik…

Seksologu amerikan: Ja kush janë dy tipat e tradhtarëve

Image
Si të veproni kur tradhtia nis thjesht nga një fantazi

Gjendja bëhet edhe më dramatike, kur është një tradhti, që zbulohet përmes gjërave konkrete. Siç mund të ndodh rëndom, që gjeni një mesazh në telefon. Edhe pse mund të quhet një “takim” virtual. “Virtuale?” Po, pikërisht kështu. Por sot është një shqetësim i madh për gratë, kur tradhtia nis thjesht nga një fantazi! Psikologët sqarojnë faktin se ata që janë më të prekur nga mëkati i tradhtisë, janë pikërisht individët e etur për pasion, për të provuar pasione të reja, apo ata me vetëvlerësim të dobët, që torturohen nga mënyra se si i shohin të tjerët.

Pyetja që marrim shtysë për këtë temë është; të jesh e tradhtuar me fantazi është vërtet e tmerrshme? Për psikologët përgjigjja është jo.

Argumentet e psikologëve

1 – Pikë së pari është mjaft banale, por ndoshta edhe shumë e fortë, të jesh e tradhtuar me mendje është sigurisht mjaft, por mjaft më pak dramatike sesa të jesh e tradhtuar në realitet. Kështu të dashura gra, rrini të qeta.

Këshilla për beqarët/Si të zini një të dashur gjatë pushimeve në det

Image
Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur një person të dashur. Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit. Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive vetëm për një natë. Burrat ndjehen më shumë si “gjela” dhe femra është më koketë.


Sezoni i verës, flirtime, njohje dhe histori dashurie

Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksitueshëm, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një “lojë” që k…

Largoni turpin dhe do të keni një marrëdhënie të shkëlqyer në shtrat

Image
Kush vuan nga problemet seksuale, përpiqet që t’ua fshehë jo vetëm të tjerëve, por edhe vetes. Duke u sjellë në këtë mënyrë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse kushtëzojnë të gjithë jetën. Ja hapat e parë për të dalë nga kjo situatë
A mund të jetohet mirë, duke mos pasur në nivelin maksimal kënaqësinë në shtrat? Shumë persona mendojnë që po. Në fakt, janë të shumtë njerëzit që jetojnë çdo ditë duke u përpjekur të rregullojnë gjithçka në jetë, por duke lënë pas dore, e herë-herë duke i injoruar totalisht problemet seksuale dhe rëndësinë e tyre. Gabojnë! Këto lloj problemesh nuk prekin vetëm fushën e seksit, por kanë një rreze të madhe veprimi mbi personalitetin e njeriut dhe mund të ndryshojnë humorin, cilësinë e marrëdhënieve shoqërore, zgjedhjen e partnerit dhe një sërë gjërash të tjera, duke e bërë personin të ndihet më konfuz.
Rreziku i rënies në depresion
Pasiguri, nervozizëm, vuajtje, shpërthime inati, zili, posesivitet dhe të qara të menjëhershme: janë vetëm disa nga pasojat. Me kalimi…

Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Image
Këto lloj marrëdhëniesh po përhapen gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e sotme dhe teknologjia ndihmon në mbajtjen gjallë të lidhjes, por janë të duhurat vetëm për persona shumë të pavarur.Në shoqërinë e ditëve të sotme, historitë e dashurisë në distancë janë gjithnjë e më të shpeshta, edhe pse duhet saktësuar mirë se ç’lloj distance është dhe sa angazhuese mund të jetë. Nëse çiftin e ndajnë vetëm 200 km, situata është e qëndrueshme, por në të kundërt, nëse bëhet fjalë për distanca të mëdha, nevojitet një përkushtim dhe organizim më i mirë. Të mbash një lidhje në distancë duhet të kesh aftësi të mira menaxhimi për ta drejtuar këtë lidhje dhe të organizosh kohën.
Interneti në ndihmë, por jo vetëm…
Dy të dashur që jetojnë larg njëri-tjetrit i kanë gjërat më të lehta në sajë të zhvillimit teknologjik. Me çatin, postën elektronike dhe celularin në dispozicion mund të jenë në kohë reale më pranë njëri-tjetrit, pa llogaritur pastaj ndihmën e uebkamerës dhe telefonatave me video. Për çiftet që…

Cameron Diaz: Me meshkuj, femra apo vetëm, e adhuroj seksin

Image
Aktorja bukuroshe rrëfen pasionin e saj për seksin në të gjitha këndvështrimet. Në një intervistë të botuar në revistën ‘Max’, me titull ‘I love sex’ (‘Unë e dua seksin’), aktorja amerikane tregon se sa e hapur është në këndvështrimin e saj mbi seksin.
“Me një femër? Po, më ka ndodhur, thekson Diaz. – Unë nuk jam lezbike, por as e kundërta”. Dhe nëse do të zgjidhte një femër të famshme, preferencat e saj do të rrotulloheshin mbi tri femra të bukura dhe inteligjente, Heidi Klum, Katie Holmes ose Julianne Moore.
Aktorja rrëfen se e ka pranuar gjithmonë fiksimin e saj për seksin, duke theksuar më tej faktin se seksi bën mirë për shëndetin dhe lehtëson shpirtin. Sipas aktores kaliforniane, në kohë krizë, të bësh seks të ndihmon të heqësh dorë nga vese të dëmshme si alkooli dhe droga.
Në moshën 40-vjeçare Diaz pohon se ndihet mjaftueshëm e pjekur për ta përballuar plakjen në mënyrën më të natyrshme të mundshme. Madje sipas saj, ndihet shumë më mirë tani se sa kur ishte 20 vjeçe, pasi tani…

Femrat preferojnë meshkuj me nivele të ndryshme burrërie

Image
Femrat parapëlqejnë burrat me pamje të ashpër, të egër e që duken se do të shpërthejnë nga çasti në çast nga testosteroni, në vend të atyre me tipare të ëmbla e delikate. Dhe kjo ka rezultuar nga studimet dhe anketat e ndryshme të realizuara nga biologë e shkencëtarë të njohur evolucionistë. Një grup shkencëtarësh nga universiteti “St Andreës”, në Skoci, ka publikuar një artikull më këtë temë ku rezultonte se fytyrat burrërore më nofulla katrore e tipare të ashpra, vijnë si rezultat i niveleve të larta të testosteronit. Ndërkohë që sipas këtyre evolucionistëve, arsyeja për të cilën këto trajta rezultonin tërheqëse ishte pasi këto shenja flasin për një nivel të lartë testosteroni në organizëm, të cilit i duhet bashkangjitur edhe një sistem shumë i mirë imunitar. Kështu pra, një mashkull që ka arritur maturitetin seksual, pavarësisht nivelit të lartë të testosteronit, ka shumë gjasa që të zotërojë mbrojtje imunitare shumë më të mira se normalisht, gjë që mund ta transmetojë edhe te të b…

10 sekretet për të joshur të tjerët në stinën e verës

Image
Shpesh herë pyet veten a është vapa që stimulon vënien në dukje të linjave që joshin, sensi i mendjelehtësisë, tangat dhe fizikët e kalitur që na kalojnë përpara ose është vetë stina e verës që përfaqëson një moment trasgresioni. Pushimet janë periudha ideale për të filluar një histori romantike, një flirt të vogël ose edhe një aventurë, qoftë edhe për një natë të vetme. Të gjithëve i ndodh të shohin dikë në rrugë dhe për një moment do të ëndërronin të qëndronin me të. Dikush pëlqen një person, por pret momentin dhe vendin e përshtatshëm për t’ia thënë të gjitha. Do të bësh për vete biondinën që i ke shkuar pas gjithë vitit apo atë djalin që në palestër të pëlqente vërtet shumë, por nuk di si të bësh?

Ja 10 këshilla për të dy palët që të bëjnë menjëherë shenjë dhe ta bëjnë të bjerë në këmbët e tyre.

1- Buzëqesh. Është ngjitëse, shumë shpejt do të shohësh se edhe personi i dëshiruar të buzëqesh, dhe aq më tepër nuk kushton. Buzëqeshja të afron me personin tjetër. Një buzëqeshje ndriçon…

Plazhi vendi ideal për të flirtuar, këshilla se si të “gjuani” me klas

Image
Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur një person të dashur. Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit. Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive vetëm për një natë. Burrat ndjehen më shumë si “gjela” dhe femra është më koketë. Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksitueshëm, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një “lojë” që ka shumë rreziqe dhe si të gjitha lojërat e tjera kanë…

Seksi në natyrë, kush janë nëntë mënyrat ekologjike

Image
Mendoni se seksi është gjëja më natyrale në botë? Nuk gaboheni, por mund të bëni edhe më mirë. Të pasuroheni. Dhe kaloni tek eko-dashuria, siç e kërkon edhe moda e fundit erotiko-ambientaliste. Për një takim dashurie është më mirë t’i drejtoheni kopshtit, të bësh dashuri në natyre mund të jenë më shumë eksituese sesa mendoni.. Dhe mbi të gjitha është më ngacmuese. Seksi në ajër të pastër është bërë një stil jetese që po fiton terren gjithnjë e më shumë. Të shkosh me biçikletë në punë, apo të ushqehesh me ushqime biologjike, tashmë nuk mjafton me: edhe mes kuvertave tashmë është e modës të jesh ekologjikisht korrekt. Për më rigorozet, shërben “Guida për seksin mik të natyrës”. Pas atyre njëqind ditëve të verës, muajve më të nxehtë rekord dhe defekteve të përhershme të centraleve elektrike, të gjithë e kemi kuptuar se uji dhe energjia elektrike janë të mira të çmueshme që nuk duhet të çohen dëm. Madje edhe kur bëhet seks. Për më tepër, eko-love është romantizëm i pastër: shuhen dritat d…

4 legjendat që meshkujt kishin ngritur mbi orgazmën femërore, seksologët kundërshtojnë

Image
Legjenda e parë
Gratë nuk kane fantazi të veçanta seksuale.
Gaboni nëse ende sot keni këtë mendim, pasi sipas sociologëve femrat nuk e kanë aspak problem tu tregojnë meshkujve se si ndihen. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejmë njëra-tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjerë do t’ia mbathnin”, paralajmëron Laura Rivolta, seksologe në Milano. Interesante… Por problemi qëndron në pikën sesi t’ia bësh për të qenë në sintoni. Si t’ia mbushësh mendjen një femre që ti tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave? Përgjigjja është e thjeshtë: duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua: asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të hapet më lehtë.
 Legjenda e dytë
Parapërgatitja duhet të zgjasë me orë
Ekziston një gjë për të cilën kanë rënë dakord shumica e femrave: ndonjëherë duan ndonjë …

Monotonia në shtrat, medikamentet dhe gjendja emocionale dëmton marrëdhëniet

Image
Seksi fillon në kokë. Por nuk ka një zonë të caktuar të trurit që është përgjegjëse për dëshirën seksuale. Ajo është një kombinim i ndezjes së disa pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për veprime të veçanta. Vetëm kur krijohet ky kombinim lindin dëshirat seksuale. Për rastin e mashkullit, seksi nuk është vetëm kënaqësi por edhe një lloj sporti për të stërvitur mendimet. Truri rregullon edhe prodhimin e hormoneve seksuale. Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe hormoni Prolaktinë rritet tepër gjatë seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetëm që ky hormon ndikon në krijimin e qumështit të nënës. Por duket të jetë i rëndësishëm edhe për orgazmën. Kështu meshkujt kanë nevojë për pushim pas arritjes së orgazmës pasi niveli i Prolaktinës është shtuar shumë në trupin e tyre.
Dëshira për seks
Nga një kërkim i bërë nga fabrikanti i kondomeve (Durex) është konstatuar që holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën b…

Tetova News