Posts

Showing posts from May, 2011

E shkuara, përse duhet të mbahet “në sirtar”

Me partnerin ose me miqtë e ngushtë, të gjithë brenda vetes ruajmë sekrete që nuk do të donim t’i merrte vesh njeri. Psikologët tregojnë se çfarë duhet thënë ose jo dhe kur është momenti i duhur, për të shmangur më vonë problemet e mëdha që mund të hasim rrugës. Ata mbrojnë me forcë idenë se jo të gjitha gjërat mund të tregohen, jo vetëm me partnerin, por edhe me miqtë e ngushtë. Nëse janë vërtet sekrete që kanë peshë shumë të madhe, ato duhet të ruhen brenda vetes. Ndonjëherë, edhe mikja më e mirë pa dashje mund t’ju shkaktojë një problem të madh. Sipas ekspertëve të sjelljes, sot nuk i duhet thënë askujt “do t’ju tregoj diçka, por mos ia tregoni njeriu”. Kjo shprehje nuk duhet të ekzistojë më. Sipas sondazheve të bëra në këtë fushë, rreth 85 për qind e atyre që u ishte kërkuar të mos tregonin asgjë në lidhje me një sekret të caktuar, nuk e kishin mbajtur premtimin dhe ia kishin treguar të paktën një personi. Për këtë arsye ata këshillojnë që mos të thuhet kurrë ajo që mund të prishë…

Të sëmurë prej seksit

Çfarë është varësia ndaj seksit? Një sëmundje apo një mani normale. Ja se kur për shkencën, fiksimi për seksin përbën shqetësim Për grekët e vjetër ishte porneia, një dëshirë e shfrenuar për kënaqësi, që Platoni te “Fedon” e cilësoi si “çmenduria e trupit”. Për latinët ishte luxuria, shqetësimi i rregullit. Me krishterimin u bë vesi i tretë më i madh dhe në shekullin e tetëmbëdhjetë një devijim seksual. Por nga maji i vitit 2013, me publikimin e DSMV, biblës së psikiatërve, shqetësimi që lidhet me varësinë ndaj seksit do të konsiderohet si një sëmundje mendore. KulturaÇfarë e ka transformuar një çrregullim të zakoneve në sëmundje? Ka kritere objektive që caktojnë kufij mes dëshirës seksuale normale dhe simptomave të një sëmundjeje? Do të mjaftonte ndonjë ilaç për ta rregulluar këtë gjendje? Modifikimi i vazhdueshëm i pikëpamjes tregon influencën e kulturës në fiksimin e kufijve mes normalitetit dhe sëmundjes. “Në fushën seksuale, influenca ndikon shumë: mjafton të mendosh për mbështetje…

Tetova News