Posts

Showing posts from September, 2010

Gojëdhëna për barërat dhe bimët që zgjojnë epshin

Image
Kanella
Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Është elementi kryesor në recetat e Krishtlindjeve. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.
Dafina
Heronjve romake i dhuronin kurora me dafina. Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.
Majdanozi
Përdorej nga shtrigat si një nga përbërësit e porcionit që shërbente për të fluturuar. Ai mund të përdoret në rreth 30 lloj gatimesh, si në mish, peshk, sallatë.
Hudhra
Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula,…

Tetova News