Shkrimtaret e shthurura

Rrëfimet erotike të femrave marrin tjetër dimension kur rrëfehen në publik, bëhen më të lakmuara për misterin e pazbuluar të sekreteve të shtratit që nuk mundën ta merrnin me vete në varr
Ditën është një kuratore ekspozitash, një anëtare e respektuar e elitës intelektuale parisiene, por kur bie nata, ajo shndërrohet në një grua, pasioni i së cilës është seksi i dhunshëm dhe orgji me burra të panjohur...! Ajo nuk ngjason me kurvat që kanë fjetur me gjithë botën. Më në fund gratë rrëfehen! Po çfarë? Atë që femrat nuk kanë pranuar kurrë, jo mënyrën se si krihen apo trukohen, por mënyrën se si bëjnë seks. Rrëfimet erotike të femrave marrin tjetër dimension kur rrëfehen në publik, bëhen më të lakmuara për misterin e pazbuluar të sekreteve të shtratit që nuk mundën ta merrnin me vete në varr. Në fillim nën diktatin e censurës dhe më pas të botuara nga origjinali, siç janë hedhur plot pasion në letër, fill pas orgazmave të kulluara, tri prej personazheve të rëndësishme të letërsisë erotike, rrezatojnë atë që shumë femra nuk kanë mundur të zbulojnë në jetë të jetëve: misterin e seksit.
CATHERINE MILLET
Çdo grua mund të fshehë pas petkut të një femre intelektuale, dëshirën e shfrenuar për të qenë protagoniste në lojëra të dhunshme seksuale, orgji dhe aventura kënaqësish, si ato që rrëfen Catherine Millet. Ajo dilte çdo mbrëmje rrugëve të zhurmshme për të përjetuar një tjetër zhurmë, emocionin e papërshkrueshëm erotik, seksin e rastësishëm, madje edhe përdhunime, që kurrsesi nuk i quajti mizore. "Ishte një gjimnaziste e bukur, më e bukura e shkollës. Qetësia e saj fshihte një mister, dëshirën e shfrenuar për seks", - rrëfen miku i saj. Por, për Catherine Millet ajo që shumë kritikë e quajtën "shthurje" apo "kurvëri" të tepruar, nuk ishte veçse drita që kishte zbuluar pas çdo aventure seksuale në rrugët e errëta të Parisit, adrenalina e seksit në një furgon në autostradë apo misteri i pazbuluar në një qoshk të errët të një muzeu, pa i mbajtur mend emrin apo fytyrën kurrkujt. Fakti më shokues i rrëfyer në "The Sexual Life of Catherine M" ishin historitë seksuale, erotizmi i pastër, pa i hequr asnjë presje asaj që kishte ndodhur edhe në shtëpitë luksoze, ku shoqëria e lartë paguante për atë që Catherine Millet e quan orgji e kulluar. Catherine Millet i drejtuan gishtin si një femër e përdalë dhe pornografike, por ajo u përgjigj shkurt duke refuzuar censurën. "Më pëlqen shumë seksi..."! Ditari i saj edhe pse u censurua në fillim të botimit arriti që brenda një kohe të shumë të shkurtër të lexohej fshehurazi, por numri i kopjeve gjithmonë rritej. Kritikat në fillim nuk dihej se kujt i drejtoheshin, por vetëm shumë vjet më pas, atëherë kur imazhi i qartë i shkrimtares kishte dalë në publik, Millet deklaroi se nuk i vinte turp për ato që kishte shkruar në ditarin e saj. “Nuk ndihem në faj pasi kam shkruar ato që kam përjetuar. Më mirë me dorën time sesa në dorën vrasëse të ndonjë shkrimtari që nuk ka bërë kurrë seks...”
PAULINE REAGE
Ajo ndihej mirë, pasi kishte thjesht nevojë për një padron të mirë, për të cilin nuk duhet të dyshonte kurrë se do t’i bënte keq, edhe atëherë kur i duhej të duronte leksione të dhimbshme seksuale. Por kur padroni është edhe i dashuri, ai gjithmonë mendon mënyra sadiste të kënaqësisë. Në vitin 1854, Ane Desclos nën pseudonimin Pauline Reage, boton një libër që do të trondiste të gjithë ata që kishin turp të ndanin fantazitë e tyre. "Historia e O" (Histoire d'O) rrëfen historinë e një fotografeje mode në Paris, e cila mëson si të bëhet skllavja e të dashurit të saj. Asaj i mbyllin sytë, e lidhin me zinxhirë, i gjuajnë me kamxhikë, i veshin maskë dhe e mësojnë të jetë gjithnjë e gatshme për seks oral, anal dhe vaginal. I dashuri e trajnon atë që të jetë në shërbim të meshkujve të elitës edhe pasi ajo merr mësimet bazë të seksit. Por duket se përtej mospëlqimit që iu bë në publik “Histoire d’O” është fituese e çmimit “Prix”, një trofe i jetës së shthurur të një gruaje që nuk u pendua kurrë për kënaqësitë e saj seksuale.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë libër, është fakti se ajo është protagoniste deri në ekstrem i historive të saj, të brendshme apo të jashtme qofshin, ato sjellin një dritë të fortë në jetën intime të njeriut, duke zbuluar errësirën e pazbuluar të njeriut, atë që fsheh prej shekujsh brenda impulseve të tij seksuale. Edhe pse u kritikua rëndë, madje deri në shkatërrimin dhe censurimin e disa nga fragmenteve të veprave, Reage u vlerësua tej mase. “Më në fund një grua që rrëfehet. Çfarë rrëfen? Atë që gratë e kanë fshehur gjithmonë, atë që kanë dashur ta trukojnë me një mijë mënyra. Gratë janë të thjeshta nga natyra, por bëhen të ngatërruara kur ne nuk arrijmë t’i kuptojmë ato, sidomos kur vjen fjala për të njohur dëshirat dhe pasionet e brendshme të grave, veçanërisht ato seksuale, të cilat kanë një forcë të paimagjinueshme”, - shkruan një shkrimtar spanjoll.
ANAIS NIN
Askush nuk mund ta imagjinojë se në faqet e ditarit të një 11-vjeçareje fshihen dëshira të shpenguara erotike. Në fletët e "The diary of Anais Nin", rrëfehet zhvirgjërimi i ëndërruar, duart e një mashkulli, penetrimi i shumëpritur dhe orgazmat e çmendura. "Henri ishte i ngrohtë, me buzë të holla dhe me sy të ftohtë. Me kishte kaluar para syve aq herë, por vetëm dje e zbulova të fshehtën, të qenit një dashnor i përkryer". Anais Nin eksploronte në udhëtimet e gjata eksperienca të reja seksuale: seks në tren me udhëtarë të panjohur, tundohej lehtë teksa djelmosha të rinj i shkelnin syrin në kafet e Parisit. Për të "meshkujt janë muza që më nxisin për të shkruar". E prangosur për 12 vjet nga martesa, nuk shijoi atë ç'kishte ëndërruar qysh në adoleshencë. Fill pas divorcit nuk do të shpenzonte asnjë minutë tepër duke mësuar për Kamasutrën, sesa të provonte çdo kënaqësi nën lëkurë. Për Anais, seksi nuk ka kuptim pa lot, fjalë të pista dhe skena frike. Dy meshkuj nuk janë njëlloj, ashtu si dhe organet e tyre nuk kanë një formë, aromë apo temperaturë: kjo e shtyn një femër të eksplorojë të panjohurën dhe për të prekur qielloren. "Dita s'ka kuptim nën hijen e burrit, momentet marrin tjetër dimension në duart e dashnorit". Edhe pse për ish-bashkëshortin Anais ishte një lavire e ndyrë, me artin që zotëronte në shtrat, përfitoi një testament të majmë. Jeta e Anaisit do të zhytet në një pështjellim të madh emocional, pasionant e seksual. Tensioni i librit të mban lart, të ngjall kërshërinë deri në rreshtat e fundit të romanit, sepse autorja zhytet në një konflikt të rëndë brenda vetes, të cilin do ta mund ta zgjidhë e vetme dhe pa ndihmën e askujt. “Dashuria është e madhe, aq e madhe sa nuk mund të mbushen faqet e të gjithë librave të botës, pasi në to do të ketë dëshira dhe pasione, të cilat zbresin e ngjiten si shigjetë në jetën e gjithsecilit. Por, më të mëdha janë dashuritë e së shkuarës, ato nuk mund t’i nxërë asnjë libër, as një film, pasi mbeten ende të pathëna”.

Të jesh biseksuale është chic

Nga Megan Fox tek Cameron Diaz, gjithmonë e më shumë yjet e kinemasë duan të deklarojnë biseksualitetin e tyre: është vetëm një tendencë apo një mënyrë për të folur për veten?

Mendoni se puthja mes dy femrave është një tendencë e yjeve të showbizzit apo thjesht një dëshirë e brendshme të cilën, ata e nxjerrin vetëm në momente të caktuara. Përtej lajmeve rozë që kanë mbushur shpesh faqet e para të gazetave kur emrat e njohur të artistëve janë kapur duke u puthur me artistë të të njëjtit seks, shumë prej tyre së fundmi pranojnë se të qenit biseksualë, nuk është një mani, por një mënyrë për të thënë se kështu ndihen chic. Po lumturia? Duket se në këtë aspekt nuk ka asnjë kuptim që yjet të japin shpjegime nëse ata ndihen vërtet të lumtur kur puthin një person të të njëjtit seks në buzë, pasi siç edhe duket, gjithçka është modë...!

Bukuroshja Megan Fox nuk e ka mbajtur kurrë të fshehtë biseksualitetin e saj: “Nuk më duket aspak e çuditshme të dua njëkohësisht një burrë dhe një grua. Mund ta mendoj këtë gjë pa asnjë problem”, - ka pohuar aktorja. Kushedi se çfarë mendon burri i saj, Brian Austin Green, para se të martohet me të së fundmi në Hawai?

Ndërsa mbretëresha e transgresionit, Angelina Jolie, ka pohuar se në vitet ‘90 ka pasur një marrëdhënie intime me aktoren Jenny Shimizu: “Ndoshta mund të isha martuar me të, nëse nuk do të isha martuar me burrin tim. Jam dashuruar me Jenny që në momentin e parë që e pashë”, - ka thënë aktorja.

Në të njëjtat rrethana është ndier edhe Cameron Diaz. Gjatë një interviste për revistën “Playboy”, ajo ka pohuar se ndihet e tërhequr nga femrat: “Seksualiteti dhe dashuria janë krejt ndryshe nga njëra-tjetra. Jam e tërhequr seksualisht nga femrat, por kjo nuk do të thotë se mund të bie në dashuri. E thënë ndryshe, kjo nuk tregon se unë jam lesbike. Sot fatkeqësisht mund të etiketosh shumë lehtë dikë për shijet seksuale, sidomos kur bëhet fjalë për një argument kaq të vështirë për t’u përkufizuar”.

Por shpesh biseksualiteti shfaqet edhe për të bërë pak zhurmë. Kështu, për të promovuar albumin e saj të ri, Christina Aguilera vendosi të luante fort me elementët transgresivë. Muajin e shkuar duke pozuar për revistën “GQ” në Gjermani, ajo dha edhe një deklaratë që i befasoi të gjithë. “I dëshiroj femrat dhe burri im e di se sa më pëlqen kur shoh ndonjë femër të bukur. Ne jemi një çift i hapur dhe besoj se është argëtuese të luash treshe, sigurisht pa pasur raport fiks me një femër në mes. Kam bindjen se kjo lidhje ka shumë estrogjen”. Mëkat që e gjithë kjo ide e këngëtares nuk shërbeu aspak për të shitur albumin, pasi klasifikimet e nxorën atë në fund të listës.

Por, ajo që mbetet një fenomen për momentin, është Lady Gaga. Qysh në fillim askush nuk pati dyshime se këngëtarja që theu rekordet, ishte një lesbike, por më pas ajo që habiti të gjithë, ishte fakti që ajo është biseksuale. Ylli i muzikës pop ka luajtur gjithmonë mes të qenit një femër dhe një mashkull, madje kjo reflektohet shpesh edhe tek kordat vokale, aq sa u dyshua në fillim se ajo mund të kishte qenë më parë një burrë. Për të hequr çdo dyshim, Lady Gaga ka deklaruar se tërhiqet njëlloj, si nga gratë dhe nga burrat: “Kush më njeh nga afër, mund të thotë se nuk jam një homoseksuale e mbërthyer në trupin e një gruaje”. Për të vërtetuar këtë, në videoklipin e këngës “Telephone”, për të hequr çdo hije dyshimi, ajo kompenson gjithçka në sajë të puthjeve lesbike, me dy gra aspak femërore.

Për të festuar shfaqjen e saj në publik që nga skandali i tradhtive të njëpasnjëshme të bashkëshortit, aktorja Sandra Bullock zgjodhi të puthej në buzë me Scarlett Johansson në skenën e MTV Movie Awards. Askush nuk dyshoi për biseksualitetin e dy aktoreve, por imazhet e nxehta bënë xhiron e botës.

E deklaruar tashmë si biseksuale, Lindsay Lohan është e vetmja që jo vetëm ka pasur një lidhje të gjatë me Samantha Ronson, por edhe imazhe shumë intime janë bërë publike në revistat më të njohura dhe në faqet e internetit. “Nuk ka asgjë të keqe nëse të pëlqen një djalë apo një vajzë. E rëndësishme është të ndihesh mirë dhe të besosh vërtet në atë që je brenda teje”, - ka thënë aktorja në një intervistë për revistën “Harper's Bazaar”.

E shkreta Amy Winehouse është gati të bëjë gjithçka për të mos u zhdukur nga shtypi skandalistik, veçanërisht me jetën e saj intime: “Ka diçka të bukur, një kënaqësi të paprovuar të kesh një histori dashurie me një femër. Unë bëj gjithçka, mjafton të ndihem rehat”, - pohoi këngëtarja në muajin janar.

Edhe pse ka një martesë të rregullt dhe një burrë seks simbol si Josh Duamel, Fergie nuk i ka fshehur asnjëherë sjelljet e saj seksuale: “Në jetën time më ka ndodhur të puthem në buzë më shumë sesa me një vajzë. Kam pasur edhe lidhje intime, por ato nuk kanë qenë raport mikeshash, por të dashurash. E gjithë kjo pasi nga natyra nuk jam një tip i qëndrueshëm në një lidhje dashurore”, - ka thënë këngëtarja e Black Eyed Peace.

E akuzuar shpesh si lesbike për shkak të paraqitjes së saj të jashtme, Pink ka pranuar se biseksualiteti është një mënyrë të mbijetuari. “Dashuria është diçka e pastër dhe unë dua të mbaj atë ashtu siç është vetë nga natyra. Mendoj se nuk është e nevojshme të përballosh këtë argument duke fshehur detajet. Besoj se të qenit biseksuale është në mode. Mirë, nuk i besoj modës, mjafton që kjo më bën të ndihem mirë, qoftë edhe nëse në krahun tim kam një grua. Pastaj nuk është kaq e komplikuar sa duket. Dashuria mund të vijë në të gjitha mënyrat, mjafton të kënaqesh”.

Por, a mund t’i mungonte Paris Hilton listës së yjeve që kanë deklaruar biseksualitetin e tyre? Sigurisht që jo. Mjafton të kujtojmë se shpesh gjatë arrestimeve që i janë bërë asaj nga policia, janë zbuluar materiale të bollshme që tregojnë se ajo preferon të kënaqet jo vetëm nën shoqërinë e meshkujve, por edhe të femrave. Madje, ajo nuk e ka fshehur kurrë këtë fakt, duke treguar se përtej thashethemeve dhe videove që kanë bërë xhiron e botës, ajo nuk mund të paragjykohet për shkak të sjelljeve së saj seksuale, fundja ato janë private.

Edhe Carmen Electra ka luajtur gjithmonë me biseksualitetin e saj. Nëse shumë meshkuj mendojnë se ajo është femra ideale që do të donin të kishin në shtratin e tyre për të përmbushur kënaqësitë e burrave, ajo i pëlqen tej mase femrat. Pak kohë më parë ajo u akuzua për një lidhje dashurore me rokeren britanike Joan Jett, edhe pse deri tani gjithçka ka mbetur sekret.

Këngëtarja Katy Perry nuk ka deklaruar kurrë se i pëlqejnë gratë, por në fakt është bërë e famshme në sajë të këngës së saj më të pëlqyer me titullin “I Kissed a Girl” në tekstin e së cilës thuhet saktësisht “Putha një vajzë dhe më pëlqeu, buzëkuqi m’u duk si një qershi...”