Posts

Showing posts from July, 2010

Disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me menstruacionet:

• Sa zgjasin menstruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 - 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml. Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t'ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitaminë B.

• A është i dëmshëm sporti në kohën e menstruacioneve?
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpinës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

• Çfarë duhet ngrënë në kohën e menstruacioneve?
Me gjakderdhje, organizmi humb albuminat, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferuara lëngjet e pemëve sidomos nga agrumet që për…

"L'Espresso": Sekretet për të pasur sukses në marrëdhënie

Elementet e sferës erotike ëndrrat, fantazitë, pasionet dhe tabutë: Romantikë por praktikë. Besnikë, në letër. Një studim ekskluziv i "L'Espresso" ka zbuluar elemente të sferës erotike italiane. Mes tyre flitet për ëndrrat, fantazitë, pasionet dhe tabutë. Pse duket sikur disa njerëz bëjnë gjithçka që duan përmes romantizmit dhe intimitetit ndërsa të tjerët nuk mund të marrin edhe atë që duan? Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo se sa fiton në muaj. Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore. Disa nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe intimitetin janë: Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.
Jini i vëmendshëm
Merrni disa minuta kohë …

Tetova News