Pesë lesbiket më të famshme në botë

Olsi Kolami

Gratë që zbuluan magjinë e të qenit femra në krahët e grave. Zbulohen historitë e dashurisë së Mercedes D’acosta, Ona Munson, Greta Garbo, Eleanor Roosevelt dhe Marlene Dietricht

Pas famës, sharmit dhe puthjeve magjike me burra, ato fshihnin pasionin për t’u rrokur nga krahët e femrave të tjera, aventura të ndaluara me dashnore sekrete dhe letra të zjarrta të ngatërruara mes rreshtash me buzëkuq. Janë pesë gratë më të bukura që joshën meshkujt më të pushtetshëm të botës, por që realisht u dorëzuan vetëm në shtratin e mikeshave të tyre të zemrës...!

Mercedes D’Acosta

Pas emrit të saj lidhen dhjetëra histori dashurish, shpesh edhe të marrosura me figurat më të njohura të kinemasë. Pa dyshim, poetja latine mbetet dashnorja më e madhe e historive lesbike, pas Safos, poetes së famshme greke. Mercedes D’Acosta, pati dashuri të ndaluara me Marlene Dietrich, Isadora Duncan, por më e forta ishte ajo me Greta Grabon. Preferonte të vishej si burrë, të pinte duhan dhe të joshte me po të njëjtën forcë si meshkujt. Femrat që u dashuruan pas saj, magjepseshin nga sjelljet, lirika e të shprehurit të dashurisë në vargje. Në librat e shkruar nga D’Acosta, ajo rrëfen deri në detaje emocionet deri tek mënyra se si i trajtonte femrat. Shkrimtarja joshte dhe mbante pas vetes femrat që donte edhe pasi ishte xheloze, duke rrezikuar edhe martesat e tyre.

Greta Garbo

Në vitin 1931, në kulmin e karrierës, jeta e Greta Garbos mori një kthesë tjetër: u dashurua marrëzisht me shkrimtaren Mercedes D’Acosta. Patën një histori dashurie të fshehtë për 12 vjet. Asokohe, Garbo shfaqej me lule dhe dhurata në duar që ia dedikonte dashnores latine. Edhe D’Acosta ishte po aq e dashuruar pas aktores, madje fotot e saj i mbante në faqet e brendshme të Biblës. Të dyja shkonin për pushime, bënin banjo dielli nudo dhe bashkëjetuan për vite në të njëjtën çati. Aktorja u nda nga D’Acosta pasi dyshonte se e tradhtonte dhe me pretendimin se donte të ruante jetën private i shkruan: “Dua të jem vetëm. Më lër”. Edhe pas ndarjes ato shkëmbenin letra mes tyre, derisa në vitin 1954 Garbo i kërkoi të mos i shkruante më. Lidhja mes tyre mbaroi, por shkrimtarja e torturoi deri në vdekje aktoren me histori të tjera dashurie.

Marlene Dietrich

Fill pasi aktorja Greta Garbo u nda nga Mercedes D’Acosta, një tjetër aktore do të ishte muza e saj e frymëzimit. Më shumë sesa romancë, ishte edhe ndjenjë e fortë rivaliteti, pasi ishte Marlene Dietrich. Aktorja, edhe pse e martuar, nuk ndali së dërguari letra dashurie dhe buqeta me trëndafila Mercedes D’Acostas. Kur aktorja u zhvendos drejt Evropës dhe ato u ndanë përkohësisht, shkrimtarja shkruan: “E di që për ty ka qenë e vështirë të lësh Hollyëood-in, për më tepër në këto momente...” Marlene i dërgonte nga krahu tjetër i oqeanit një duzinë letrash dhe telegramesh, duke i firmosur me puthjen e saj. Pas vdekjes së aktores u zbuluan qindra letra që ato i kishin dërguar njëra-tjetrës: “E dashur më prit, mos darko dhe mos shko të flesh gjumë pa mua. Të puth duart e bukura dhe zemrën”.

Eleonor Roosvelt

Shumë nga sekretet e jetës së saj private u zbuluan pas vdekjes. Pikërisht, Eleanor Roosevelt, gruaja e parë e Amerikës, mbante të fshehur sekretin më të madh të jetës: ishte biseksuale. Gruaja shembull për amerikanët nuk ishte aq e moralshme sa dukej. Kohë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë u zbulua se kishte pasur një marrëdhënie dashurore me një grua. Sipas një libri të botuar pas vdekjes, Eleonor Rusvelt kishte marrëdhënie tejet intime me gazetaren Lorena Hickok, të cilën e thërriste “Hick”. Të dyja shkëmbenin letra dashuria dhe kishin marrëdhënie seksuale, madje eksperiencat intime dhe letërkëmbimet u botuan publikisht. “Ndihem në qejf dhe më duket sikur fluturoj kur vij për të të takuar ty. Të premtoj, nuk do të jesh asnjëherë jashtë zemrës sime. Oh! Sa dua të të shtrëngoj fort në krahët e mi...!” Eleanor Roosevelt, 7 mars 1933.

Ona Munson

Ajo u bë e njohur në Broadëay, duke aktruar dhe kërcyer, por historitë e saj të dashurisë ishin ato që e rrëmbyen më fort sesa fama. Pas Ona Munsonit ishin të marrosur meshkujt më të njohur të kinemasë, por ajo kishte zgjedhur tjetër udhë. Aktorja e “Gone ëith the Ëind”, pati tri martesa të famshme, nuk hoqi dorë nga aventurat dashurore me femrat. Ishte një femër e tërhequr nga jeta dhe çmenduritë, letrat e botuara pas vdekjes ishin dedikime të flakta dashurie. Aventurat e ndaluara me femra ishin shumëfish më të forta se puthjet dhe romancat me aktorin Clark Gable. Tri divorcet e njëpasnjëshme erdhën fill pasi u zbuluan dashuritë e saj, derisa në vitin 1955, plot katër vjet nga ndarja e fundit, Munson u vetëvra duke lënë këtë shënim: “Kjo është e vetmja rrugë ku mund të ndihem e lirë sërish...! Ju lutem mos më ndiqni”.