Jeta seksuale ju duket monotone?! Mesoni faktoret qe ndikojne negativisht

Ndersa per pjesen me te madhe te njerezve seksi eshte gjeja me e kendshme shperblyese ne bote, per shkencetaret eshte nje zinxhir reaksionesh biologjike. Ne nje kohe kur kafshet kryejne aktin vetem per t'u shumuar, seksi eshte per njerezit edhe nje forme argetimi. Emocionet dhe kenaqesia jane pjese e rendesishme e jetes ne cift. Keshtu nje cift forcohet nesh perjetohet ndjesia dhe ndjenja ne marredheniet seksuale. Pas nje perjetimi te tille te vrullshem, trupi per te marre veten trupi ka nevoje per nj faze qetesie, pulsi, frymemarrja, trysnia e gjakut normalizohen. Megjithate midis midis mashkullit dhe femres ka ndryshime. Nxitja krijon atmosferen e pershtatshme per kryerjen e marredhenieve seksuale, prandaj dhe faza e ngacmimit eshte e rendesishme per te realizuar aktin e perbashket. Puthjet dhe ledhatimet jane nje faze e rendesishme pergatitore per marredheniet seksuale. Per njerezit akti seksual eshte gjithashtu nje faktor i rendesishem per te pasur nje lidhje te forte dhe te shendetshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha ne jeten e tij ku deshira per seks shtohet apo pakesohet. Zakonisht keto periudha kane formen e dallgeve, pra edhe nese ndonjehere nuk do te keni deshire per te pasur marredhenie mos u merzisni pasi do te jete nje situate e perkohshme. Nevoja seksuale midis partnereve nuk ecen gjithnje paralelisht. Kjo gje mund te sjelle probleme ne lidhjen e tyre. Jo gjithmone duhen besuar te afermit apo shoket te cilet ju thone qe kane te pakten 3 here ne jave marredhenie me partnerin e tyre. Nga kerkime te ndryshme qe jane zhvilluar eshte konstatuar qe njerezit kryejne me rralle aktin seksual se sa u tregojne njerezve te tjere. Keshtu rreth 40% e burrave midis moshes 18 dhe 45 vjec kryejne me pak se nje here ne 2 jave aktin seksual.



Monotonia ne shtrat

Kini kujdes nga monotonia ne shtrat. Rreziku me i madh ne nje marredhenie te gjate seksuale eshte merzitja dhe monotonia ne shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla te perditshme te cilat merren me vete kur shkon ne shtrat mund te influencojne negativisht motivin per te pasur marredhenie me partnerin. Nga kjo vjen qe kryerja e aktit te rrallohet nga nje here apo dy ne jave ne nje here ne muaj ose me rralle se kaq. Kur cifti vjen ne nje situate te tille eshte mire te krijohet dicka e re. Nje faktor i rendesishem ne kete periudhe eshte kreativiteti i cili e mban lidhjen sa me te fresket.

Faktoret qe ndikojne ne jeten seksuale

Faktore te tjere te cilet influencojne negativisht deshiren per te pasur marredhenie seksuale jane tek femrat:

- frika per marrjen e ndonje semundjeje gjate aktit seksual

- perdorimi i ilacit kunder mbetjes shtatzene (anti-conception). Disa lloje te tilla ilacesh perbehen nga nje sasi e madhe progestoroni i cili ul deshiren per te pasur marredhenie

- pasja e nje vagine te thate

Tek burrat faktoret negative jane:

- tensioni per te kryer aktin seksual sa me suksesshem

- perdorimi i tejkaluar i alkoolit

Seksologet amerikane Masters dhe Johnson konstatuan qe 47% e femrave pas lindjes, te pakten per nje periudhe prej 3 muajsh kane pak deshire per te pasur marredhenie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar se kryeri aktin seksual.



Marredheniet pa komplekse

Per disa femra fakti se mund te harrojne kofshet e pastervitura gjate aktit seksual eshte kaq e zakonshme sa edhe mundesia per te harruar emrin e tyre per momentin. E cuditshme eshte se, ndonese te gjitha femrat jane ne dijeni te faktit se duhet te largojne nga mendja cdo kompleks, pak prej tyre jane krejtesisht te perkushtuara, duke humbur ne vazhdim momente kenaqesie. Shume prej tyre nuk duan te zhvishen krejtesisht dhe fillojne te marrin poza te ndryshme gjate aktit dhe si rrjedhim nuk arrijne te provojne kenaqesine e seksit ne permasat e tij reale. Pavaresisht se cilat jane pasigurite tuaja, ekzistojne menyra per t'i luftuar. Beni nje udhetim te shkurter ne te kaluaren, kujtoni te gjitha komplimentet qe iu kane bere here pas here rreth pjeseve te ndryshme te trupit tuaj. Perqendrojeni vemendjen ne ate eksperience seksuale qe po kryeni dhe vete ndergjegjesohuni se nuk eshte trupi qe ben aktin seksual, por vete akti.



Preferencat dhe fantazia

Mos e nenvleftesoni veten dhe ne pergjithesi mos prisni kurre nga meshkujt. Nese ndjeheni se niveli i hormoneve eshte ngritur ne kufij te konsiderueshem merreni vete iniciativen. Natyrisht qe cdo femer udheheq me menyren e saj te vecante, ndaj nuk duhet te krahasoheni me te tjerat. Por mbi te gjitha, mos harroni te kujdeseni per nevojat tuaja. Kjo nuk do te thote se nuk duhen respektuar nevojat e partnerit, por perderisa ju keni kesaj here timonin ne dore, beni ate qe ne te vertete deshironi. Duke perdorur kete strategji, arrini qe te kufizoni ankthin e partnerit, pasi atij ne kete rast nuk i duhet te provoje se cfare iu pelqen. Madje, ky eshte nje mesim i mire per t'i treguar atij preferencat tuaja me qellim qe t'i kete parasysh edhe ne rastet e tjera. Mos nguroni te lini te lire fantazine, askush nuk do t'ju keqkuptoje. Specialistet theksojne se sa me e lirshme te jeni gjate nje akti seksual aq me mire do te kaloni.



Eksperienca e mire seksuale

E dini se cfare thone amerikanet per picen dhe seksin? Edhe ne rastet kur eshte i keq, eshte mjaft i mire. Ne, si popull mesdhetar, nuk jemi aspak dakord. Seksi i keq mund te na shtyje te mendojme se dicka nuk shkon mire apo dikush nga partneret nuk ka oreks, pra ka te dashur. Por nese jeni ju, ajo qe ben seks jo te mire, atehere duhet te kontrolloni te gjithe elementet perberes te nje akti seksual nese ato funksionojne mire, qe nga veshja juaj e deri tek aromat qe perdorni. Nuk duhet ta fusni shume here ne krevat seksin e keq pasi me pas e ben rruge. Megjithate, nuk duhet te shqetesoheni, pasi ne cdo lodhje ka momente "deshtimi" te perkohshem, te cilat me kalimin e kohes ose rregullohen ose ne fund lidhja merr fund. Eksperienca e mire seksuale, s'do thote nje liste e gjate me gjera qe duhet me doemos t'i provoni akoma edhe nese nuk ju pelqejne. Ekzistojne disa parametra ndricues qe mund t'iu shnderrojne ne nje femer te pjekur seksualisht.

Editor

Faqe e lajmeve të përzgjedhura nga të gjitha sferat e jetës.Na shkruani në shkupipress@gmail.com.

 

© 2013 Intime. All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top