Posts

Showing posts from January, 2010

Dashuria dhe seksi

Image
Vështirësia për t’i bërë të
bashkëjetojnë dy gjuhë

Për disa seksualiteti është i domosdoshëm, disa bëjnë pa të për periudha të gjata, disa të tjerë kanë
zgjedhur të heqin dorë nga seksi. Edhe dashuria e madhe mund të jetë më pak ose më shumë erotike. Për disa, erotizmi është i domosdoshëm, trupat e tyre kërkojnë njëri-tjetrin si të ishin të uritur. Për disa të tjerë, dashuria është mbi të gjitha intimitet shpirtëror, bashkëjetesë e përditshme, kujdes reciprok.
Secili nga ne lidhet në brendinë e njërës nga këto skema mendore e fizike dhe, nëse është ajo e përshtatshmja,
ndihet mirë dhe i kompletuar. Mendoj se është e nevojshme të përsërisim këto gjëra, ngase sot seksologët mundohen të imponojnë një model të vetëm për të gjithë, e nuk u bie ndërmend se në këtë mënyrë ushtrojnë një dhunë të vërtetë. Diversiteti i madh në raportin mes seksualitetit dhe dashurisë në Perëndim ka në themelin e vet një çarje humnerore që ka origjinën të paktën dymijë vite më parë. Gjuha e dashurisë, nga poezitë e …

Tetova News