Posts

Showing posts from December, 2009

Femrat dhe vizitat gjinekologjike

Kontrolli i parë gjinekologjik duhet të koincidojë me marrëdhënien e parë seksuale, por, në fakt, shumë femra preferojnë ta shtyjnë këtë vizitë. Ato nuk e dinë se një kontroll periodik është shumë i rëndësishëm për të monitoruar gjendjen shëndetësore. Ja



Çfarë duhet të dinë dhe si ta mbrojnë shëndetin

Ka nga ato femra që preferojnë ta shtyjnë pafundësisht vizitën, por në fakt një kontroll i imtësishëm te gjinekologu pas marrëdhënies së parë seksuale është i nevojshëm të paktën një herë në vit. Të zgjidhësh doktorin e duhur nuk është e vështirë. Nëse nuk keni shqetësime të veçanta, mund të pyesni ndonjë mikeshë më të rritur se ju, e cila ka më tepër përvojë dhe të kuptoni nëse karakteristikat mund të jenë të kënaqshme. Nëse keni probleme specifike është më mirë të informoheni se cili është specialisti më i mirë. Por cilat janë kriteret që një vizitë gjinekologjike të jetë e dobishme? Pyetjes i është përgjigjur një profesoreshë amerikane gjinekologjie dhe seksologjie, e cila është drejtor…

Përse meshkujt nuk falin kurrë

Tradhtia



Ruth, një grua britanike, teksa hedh vështrimin në të shkuarën e saj, nuk është e sigurt nëse do të kishte mundur t‘i ndryshonte ato ngjarje që e çuan në krahët e një burri tjetër. Por gjithsesi ajo është në gjendje që të shohë gabimet e bëra: martesën për 21 vjet me të njëjtin person, lindjen e njëpasnjëshme të katër fëmijëve që hoqën çdo lloj mundësie për romancë mes çiftit dhe mbi të gjitha besimin e madh që kishte tek i shoqi dhe mënyrën se si shumë fjalë të tij i mori për të mirëqena. Në kohët e para të martesës nuk ishte gruaja e mençur e me përvojë që u bë më pas. Dhe këtë lloj mendësie të re ia dha edhe lidhja e jashtëligjshme që pati me një burrë të martuar, të cilin e takoi në një mbledhje prindërish. Fillimisht të dy patën një tërheqje të menjëhershme ndaj njëri-tjetrit. Më pas nisën të takoheshin për ndonjë pije, derisa nisën një marrëdhënie dashurie që zgjati plot 8 vjet, që sigurisht ishte një marrëdhënie e cila u zhvillua në fshehtësi të plotë nga partnerët reci…

Nëse vazhdoni kështu, do të mbeteni beqare

Ka nga ato femra që besojnë te ndryshimi i universit femëror, të tjera që janë shumë të dëshpëruara dhe dëshirojnë që takimi i dytë të jetë një propozim martese, si dhe nga ato që kërkojnë mashkullin ideal.

Shpesh herë një femër e vetmuar mendon se asnjë burrë nuk është i interesuar të dalë me të. Por nuk duhet të trishtoheni, sepse edhe shpirti juaj binjak mund të jetë fshehur në ndonjë cep të botës, vetëm se është pak e vështirë për ta gjetur. Nga trishtimi shihni femrat e tjera dhe të gjitha ju duken të bukura, të zonjat dhe më simpatike se ju. Ndiheni mbretëresha e femrave të shëmtuara, një Bridget Jones e dëshpëruar. Por mos u shqetësoni, sepse nuk është kështu. Merrni në dorë jetën tuaj dhe ndryshoni stilin e jetesës. Nuk ka rëndësi se ku jetoni, në një qytezë të vogël apo në një qytet të madh: diku atje përtej qëndron një burrë i cili është i gatshëm t‘ju takojë! Sigurisht që po qëndruat mbyllur në shtëpi, nuk mund të njihni ndonjë mashkull e aq më pak të krijoni një lidhje. Kë…

Tetova News