Posts

Showing posts from November, 2009

Sot i thashë: Ka marrë fund!

Të prishësh një lidhje është e vështirë, por gjërat vështirësohen edhe më shumë kur nuk ke guxim ta hedhësh këtë hap. Dhimbja është e madhe dhe e pashmangshme, por të paktën ka mënyra për ta lehtësuar. Ja si...

Ndonjëherë është e vështirë të pranosh që njeriu, i cili ishte i duhuri për ty, me kalimin e kohës është transformuar në një tjetër. Ndërkohë ju duhet të merrni një vendim të vështirë. Asnjë grua nuk dëshiron të ndahet nga partneri i saj. Fatkeqësisht nuk ekziston as ndonjë mënyrë e thjeshtë dhe pa dhimbje për të mos u ndier në faj nëse ke vendosur t‘i japësh një drejtim jetës tënde. Megjithatë, nëse dhembja nuk mund të shmanget, të paktën mund të lehtësohet. Ja se si...
Në fakt, ka mënyra e mënyra për t‘i thënë gjërat. Në situata të vështira, sinqeriteti i shoqëruar me pak takt bën mrekulli. Ja për shembull, partneri të pëlqente, por kishte një problem të madh: uji dhe sapuni nuk ishin miqtë e tij më të mirë. Pasi nuk ke arritur ta bindësh dhe pas shumë takimesh që ke shpresuar …

Virgjëria e përjetshme nuk ekziston

Jeta seksuale e është një eksperiencë intime, e cila duhet të ndahet vetëm me njeriun që mendon të lidhësh jetën



Mosha e fillimit të aktivitetit seksual është ulur gjithnjë e më shumë, të rinjtë nuk mund të presin natën e parë të martesës

Unaza e besnikërisë ka filluar të përdoret prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku çdo vit organizohen me mijëra ‘purity ball‘. ‘Purity ring‘ është një unazë që mbahet nga vajzat në dorën e majtë dhe me të cilën dëshmohet pikërisht dëshira për të qëndruar e virgjër deri në momentin e martesës, ndërsa ‘purity ball‘ janë mbrëmje gala, ku vajzat që kanë arritur moshën e pubertetit i prezantohen shoqërisë, ndërsa babai duhet të angazhohet për të ruajtur virgjërinë e tyre deri në momentin e martesës. Dëshira e adoleshentëve dhe e prindërve të tyre për ta shtyrë sa më shumë momentin e raportit të parë seksual, ndërsa jemi duke jetuar në një epokë kur vazhdon të ulet mosha e hyrjes në aktivitet seksual, ka filluar të ndihet edhe më e pranishme.
Shum…

Gratë: Jemi më të lumtura pa burrat

Lajme aspak të mira për meshkujt anekënd botës. Pjesa më madhe e femrave tani parapëlqejnë të jetojnë vetëm, ndryshe nga meshkujt që nuk duan të jetojnë vetëm

Shumica e femrave në botë preferojnë të mos martohen: një shtëpi, një punë shumë e paguar dhe një miqësi e mirë i bën ato të mos e ndiejnë më nevojën e një mashkulli në krah. Por jo vetëm kaq, edhe nëse kërkesat e tyre shkojnë më tej për shembull në sjelljen në jetë të ndonjë fëmije sot nuk është e nevojshme të jesh e martuar. Por nëse një pjesë nuk preferojnë fare të martohen dhe marrin përsipër përgjegjësi të tjera që e kanë provuar këtë eksperiencë të hidhur më parë, pas divorcit kanë zbuluar se është shumë më mirë të jetojnë vetëm.

Kjo gjë nuk përbën ndonjë risi: martesat janë në ulje që prej një gjysmëshekulli dhe siç mund të merret me mend lehtë, nga e gjithë kjo tendencë, më të prekura sigurisht janë femrat. Nga viti 1950 deri në 2000 përqindja e grave të moshave nga 15 në 24 vjeç është ulur nga 42 në 16%, ndërsa përqindja …

Sekretet e bukurisë së yjeve

Kush dëshiron të duket e bukur, duhet të shpenzojë shumë para. Nga maskat me ar, tek ato me diamant, lifting, ngritja e të ndenjurave dhe trajtimet çudibërëse, siç është hollimi i trupit. Këto janë çmenduritë e VIP-ave

Në vazhdim të këtij artikulli do të lexoni emra dhe mbiemra, kështu që kush dëshiron një pamje të re, mund të marrë menjëherë avionin dhe të shkojë në Los Anxhelos. Por duhet të dini që asgjë nuk është falas: të jesh e bukur dhe perfekte, kushton. Yjet e Hollivudit shpenzojnë mesatarisht 150 mijë dollarë në vit për trajtimet e ndryshme të bukurisë. Maska për fytyrën me ar dhe grimca diamantesh, ekstrakte havjari për flokë të dobët, "lifting" të shpejtë (për dy orë je krejtësisht e tjetërsuar), kirurgë plastikë të specializuar në "zbukurimin" e të ndenjurave, modelistë për heqjen e vetullave, banja me kripëra minerale për dobësim të menjëhershëm. Funksionojnë? Sigurisht që po. Kemi zgjedhur më të mirat, madje edhe ato që bëjnë mrekulli.
Në Hollivud të …

10 GJëRAT Që DUA PREJ TEJE

Çfarë kërkojnë në të vërtetë burrat nga një grua ideale? Kjo është një pyetje që vërtitet në mendjet e shumë femrave në të gjithë botën dhe përgjigjet janë relative. Lisa Daily ka zbuluar disa sekrete në librin e saj, "Mos na braktisni!"

Një shoqe jete? E dashur e palodhur? Një nënë perfekte? Përafërsisht si nëna jote? Çfarë kërkojnë në të vërtetë meshkujt nga një femër? Të hysh në mendjen e një njeriu është krejtësisht e pamundur, imagjinoni për të gjithë njerëzit, megjithatë një femër mund t‘i afrohet modelit të preferuar. Lisa Daily është autorja e "Stop Getting Dumped" ("Mos na braktisni!"): një manual që i ndihmon lexueset që gjejnë njeriun e duhur për t‘u martuar brenda 3 vjetësh. Ajo, që konfirmon se ka arritur ta gjejë në më pak se gjashtë muaj (me shumë pyetje të vështira në majë të Kullës Eifel), pasi kishte dëgjuar me qindra ‘beqare‘, thotë se ka zbuluar 10 karakteristikat kryesore që duhet të ketë një femër që të merret seriozisht në konsiderat…

Fantazi ekstreme

Sadomazokizëm, porno dhe fetish. Ndërsa neurologët i "kërkojnë" në tru gjurmët e kësaj çështjeje komplekse, psikiatrët dhe seksologët "zihen" mes tyre: fantazitë e shfrenuara janë sëmundje apo thjesht kënaqësi erotike?

Të sëmurë nga seksi, apo thjesht njerëz me shumë fantazi. Kufiri mes të dyjave është vështirë për t‘u vendosur. Seksologët, neurologët dhe psikiatrët nuk janë aspak të sigurt se ku mund të klasifikohen fetishizmi, sadomazokizmi dhe çmenduri të ndryshme seksuale. Janë të ndarë mes ideve për t‘i quajtur sjellje të devijuara dhe për të përshkruar variacionet cerebelare që ato induktojnë, por nga ana tjetër duan të minimizojnë elementin patologjik sikur të ishin pikërisht këto sjellje që sqarojnë shumë çështje mbi seksualitetin. Të krijosh një portret të plotë të parafilive, fjalë me të cilin shkenca ka zëvendësuar perversitetin, është thuajse e pamundur, duke qenë se në studimet mjekësore trajtohen vetëm rastet më të rënda. Kështu, nëse për disa lloj sje…

Tetova News