Si mund të rifitohet intimiteti në çift


Rea 21 vjeç dhe Geri 26 kanë dy vjet që janë të lidhur bashkë. Që në fillim të lidhjes së tyre ata kanë qenë një çift të cilët i pëlqenin shumë eksperimentet seksuale, por me kalimin e kohës nisën të kenë probleme. Ata shpenzuan një sasi të konsiderueshme parash me lodra seksi, por pavarësisht tyre gjërat filluan të përkeqësoheshin. Rea ishte e para që i pa lodrat e seksit si një problem dhe mendonte se Geri u fiksua pas pajisjeve të seksit dhe ata humbën lidhjen e tyre romantike dhe emocionale. Ajo gjithashtu ankohej se i dashuri i saj nuk e bënte atë të ndihej seksi dhe e veçantë. Geri shfajësohej gjithmonë me faktin se nuk kishte shumë eksperiencë me femrat dhe se dëshironte shumë që ta kënaqte atë në krevat. Ata u drejtuan tek një specialist, këshilla e parë e të cilit ishte që të hidhnin lodrat e seksit dhe të rizbulonin edhe një herë intimitetin të cilin dukej ta kishin humbur. Çiftit iu rekomandua gjithashtu që të kishin një ritual para seksit me përkëdhelje të buta ndaj njëri-tjetrit që të fitohej romantika.
Marrë nga “The Time”

Editor

Faqe e lajmeve të përzgjedhura nga të gjitha sferat e jetës.Na shkruani në shkupipress@gmail.com.

 

© 2013 Intime. All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top