Femrat dhe puberteti


Puberteti është koha e shumë ndryshimeve. Trupi i një vajze fillon të ndryshojë pas moshës 8–vjeçare. Shumë prej tyre shqetësohen nëse nuk zhvillohen shumë shpejt, sidomos pasi krahasojnë veten me shoqet. Por mos harroni, secila ka moshën e vet të pubertetit, tek disa zhvillimi fillon shpejt tek të tjera më vonë. Shumë ndryshime vijnë si pasoje e hormoneve që tek femrat janë estrogjeni dhe progesteroni. Gjoksi i vajzave fillon të rritet në moshën 9 deri 13-vjeçare. Vajza të ndryshme kanë gjoks të ndryshëm, ndaj nuk duhet të shqetësohen nëse ai nuk rritet shpejt apo nuk ka formën që ato do të dëshironin. Qimet fillojnë të shfaqen më vonë.
Periodat menstruale fillojnë nga mosha 11 deri 15 vjeç, por mund të fillojnë edhe që 9 vjeç ose mund të vonojnë deri në moshën 17-vjeçare. Si shkaktohen periodat? Një herë në një muaj trupi i femrës bëhet gati për një shtatzëni. Veshja e brendshme mitrës fillon të trashet. Rreth dy javë më vonë, një nga vezoret prodhon vezën. Nëse sperma e mashkullit nuk bashkohet me vezën, atëherë nuk është fekonduar dhe si pasojë veshja e brendshme e mitrës nuk është më e nevojshme. Dy javë më vonë trupi i femrës arrin të çlirohet nga kjo veshje nëpërmjet vaginës. Ky quhet cikël menstrual. Periodat zakonisht zgjasin nga 3 deri në 7 ditë. Mund të jenë më të gjata ose më të shkurtra dhe gjakrrjedhja mund të jetë më e lartë nëse femra është në fillim të procesit të ciklit menstrual. Periodat konsiderohen të rregullta nëse vijnë një herë në 21 ditë. Nëse një femër kryen marrëdhënie dhe nuk i vijnë më periodat, atëherë ajo mund të jetë shtatzënë. Veza e fekonduar ngjitet pas veshjes së brendshme të mitrës dhe vajza nuk mund të ketë më cikël menstrual.
Puberteti mund ty jetë periudha e ndjenjave dhe fantazive të forta seksuale. Por ëndërrimi i një puthjeje, akti seksual dhe ndjenjës së romantizmit mund të jenë krejtësisht normale.

Google+ Followers