728x90 AdSpace

Të fundit

8 sekretet për të joshur një mashkull


Joshja është një nga mënyrat më të mira për të bërë për vete një mashkull. Në ditët e sotme një nga arsyet për të cilat çdo vajzë apo grua përpiqet që t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje vetes së saj është pikërisht për të tërhequr vëmendjen e seksit të kundërt dhe për të qenë një joshëse sa më e denjë. Sipas studiueses Jyne Fisher femrat pëlqejnë shumë të joshin një mashkull, pasi kjo i bën të ndihen më shumë të vlerësuara e të suksesshme. Disa nga këshillat që i jep specialistja një femre, e cila kërkon të tërheqë një mashkull janë:
1-Zgjidhni të joshni personin e duhur. Thelbi i kësaj zgjedhje është instinkti.
2-Bisedoni. Shumë prej femrave përpiqen të nisin një bisedë, ose të paktën të kenë një kontakt sysh me një partner të fuqishëm i cili konsiderohet se tërheqës po ashtu si edhe vetë ato. Pra, nëse nuk jeni të lumtur dhe data juaj nuk po shkon ashtu siç duhet, filloni të vini në zbatim këtë këshillë.
Emocioni i joshjes shtrihet më shumë tek gjuetia se sa tek pushtimi. Nxitja e të dëshiruarit dhe të ndjekurit dikë mund t’u japë një ndjenjë kënaqësie. Por ata, të cilët e shijojnë në maksimum “gjuetinë”, kjo ndjenjë shton edhe më shumë besimin e tyre në vete dhe suksesin që dëshirojnë të arrijnë.
3-Planifikimi dhe vendosja e kohës në vendin e duhur në çastin e duhur. Nëse objekti i pasionit tuaj është dikush, të cilin e shihni vazhdimisht, koha dhe vendi i gabuar mund t’i shtohet shumë mirë emocionit tuaj. Nëse merrni të njëjtën përgjigje nga ai, njohja e faktit që ai është i interesuar për ju, por që nuk ua thotë, mund të shtojë ndjenjën e nxitjes dhe eksitimit. Lërini ato të zgjaten...
4-Por si mund të mësoni në se ai është i interesuar apo jo?
Mënyra më e mirë për të kuptuar ndjenjat e tij është përmes gjuhës së trupit. Ndryshe nga çfarë mund t’u thotë, sinjalet e trupit të një mashkulli janë treguesit më të mirë se si ndjehet ai ndaj jush. Sytë e tij janë forma më mirë për të kuptuar nëse dëshiron t‘u joshë apo edhe më tej të bëjë seks me ju. Nëse ai i përgjigjet vështrimit tuaj dhe veçanërisht nëse mban kontaktin e syve për një kohë më të gjatë nga sa prisnit, atëherë të jeni të sigurta se është vërtet i interesuar. Besojuni instinkteve, do të kuptoni nëse një mashkull tërhiqet nga ju apo jo.
5-Detajet. Tregohuni të kujdesshme ndaj detajeve, gjesteve dhe tonit të zërit, pasi mund të jenë një udhëheqës i mirë për të arritur zemrën e tij.
6-Flirti. Flirtoni, flirtoni, flirtoni. Përgjithësisht, jo vetëm femrat, por partnerët në përgjithësi flirtojnë me të tjerët për t’i kujtuar personit që kanë në krah se kërkojnë të ndjehen të dëshiruara nga ta, por në rastin e joshjes nënkupton mbajtjen e personit tjetër të interesuar dhe të nxitur.
7-Tërheqja. Nuk është e lehtë për një femër të tërheqë një mashkull, nëse ai nuk arrin të mësojë në sajë të sinjaleve tuaja se e pëlqeni vërtet dhe se në fund të kësaj joshje do të dilni të dy të fituar. Pasi t’i keni bërë të ditur se jeni e tërhequr nga ai mashkull, është nevojshme që femra t’i bëjë të ditur se deri ku janë kufijtë e kësaj tërheqje. Njerëzit kanë ide të ndryshme rreth seksit, ndaj është e rëndësishme që të dyja palët të dinë nëse po kërkojnë të njëjtën gjë. Në studimin e saj, specialistja Jyne Fishes ka vënë re se janë meshkujt ata, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve finalizimi i joshjes të jetë seksi, ndaj është e rëndësishme që femrat të bëjnë pyetje rreth asaj çfarë kërkojnë në të vërtetë ata. Dy njerëz, të cilët janë tërhequr vizualisht nga njëri-tjetri mund të mos kenë të njëjtën afrim për rrugën e gjatë të joshjes. Pasi të keni folur pak rreth kësaj çështje, vini re nëse ai vazhdon ende të jetë i interesuar pas jush.
8-Vëmenjda. Tregohuni të kujdesshëm për shenjat pranimit apo të refuzimit. Nëse vini re ndonjë shenjë refuzimi, mos humbisni kohën tuaj në diçka, e cila duhet që në mungesë të seksit nuk do të funksionojë. Njeriu i duhur mund të jetë aty jashtë, duke pritur të joshet nga ju. Por nëse shenjat e joshjes vazhdojnë të jenë të mira, është koha të bëni lëvizjen tuaj. Një ri nga ju duhet të dorëzohet. Përqindja më e madhe e mundësisë është që ajo që do të heqë dorë, të jetë femra, pasi edhe pse joshja si akt është nisur nga ajo, ai do të ketë hequr dorë nga roli i ndjekësit gjatë ditëve që e keni joshur.
Marrë nga “NEW YORK POST”

no image
  • Title : 8 sekretet për të joshur një mashkull
  • Posted by :
  • Date : 03:01
  • Labels :
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: 8 sekretet për të joshur një mashkull Rating: 5 Reviewed By: Botimet Shqiptare
Top