Posts

Showing posts from October, 2009

Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri

Kur arrijnë në moshën e pjekurisë, femrat kërkojnë më shumë mbështetje dhe siguri, që sipas një psikologu mund t‘ua ofrojë vetëm shoku i jetësSot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë, pyetjes "se për çfarë na shërbejnë burrat", disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që ndryshe përkthehet: "Një Zot e di". Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm, do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: "Tabuja e fundit? Një grua e vetmuar është më keq se një fëmijë. Çdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj".

Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati. "Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve. Më shumë se gjysma e të intervistuarave thonë se nga mashkulli kërkojnë një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27-vjeça…

Problemet e seksit në martesë

Keli 26 vjeç dhe Semi 30 vjeç kanë vetëm një javë që janë martuar, por seksualisht janë në telashe që tani. Kur u njohën para 1 viti kishin një aktivitet seksual shumë aktiv dhe padyshim me shumë epsh. Marrëdhënia e tyre filloi si një lidhje dashurie e ndaluar dhe ishte pasiononte dhe romantike në të njëjtën kohë. Por gjithçka ndryshoi papritur kur ata festuam përvjetorin e tyre të parë. Keli që atëherë vendosi në plan të dytë seksin, duke e lënë Semin gjithnjë të mërzitur dhe të irrituar. Kjo është ndikuar më shumë nga fakti se ajo është një bionde shumë e bukur, i pëlqen shumë të dëfrehet, të shkojë në parti edhe nëse ai nuk e shoqëron. Frika më e madhe e Semit është se ndoshta ajo nuk ka nevojë për të bërë seks më të sepse kryen marrëdhënie më dikë tjetër. Kur nisën trajtimin e tyre me një specialist, këshilla e parë që iu dha Semit ishte që të rindizte dëshirën seksuale dhe epshin e Kelit. Ndërsa të dyve iu rekomandua të gjenin komunikimin në çift dhe të bënin aq shumë seks në sht…

Si mund të rifitohet intimiteti në çift

Rea 21 vjeç dhe Geri 26 kanë dy vjet që janë të lidhur bashkë. Që në fillim të lidhjes së tyre ata kanë qenë një çift të cilët i pëlqenin shumë eksperimentet seksuale, por me kalimin e kohës nisën të kenë probleme. Ata shpenzuan një sasi të konsiderueshme parash me lodra seksi, por pavarësisht tyre gjërat filluan të përkeqësoheshin. Rea ishte e para që i pa lodrat e seksit si një problem dhe mendonte se Geri u fiksua pas pajisjeve të seksit dhe ata humbën lidhjen e tyre romantike dhe emocionale. Ajo gjithashtu ankohej se i dashuri i saj nuk e bënte atë të ndihej seksi dhe e veçantë. Geri shfajësohej gjithmonë me faktin se nuk kishte shumë eksperiencë me femrat dhe se dëshironte shumë që ta kënaqte atë në krevat. Ata u drejtuan tek një specialist, këshilla e parë e të cilit ishte që të hidhnin lodrat e seksit dhe të rizbulonin edhe një herë intimitetin të cilin dukej ta kishin humbur. Çiftit iu rekomandua gjithashtu që të kishin një ritual para seksit me përkëdhelje të buta ndaj njëri-…

Femrat dhe puberteti

Puberteti është koha e shumë ndryshimeve. Trupi i një vajze fillon të ndryshojë pas moshës 8–vjeçare. Shumë prej tyre shqetësohen nëse nuk zhvillohen shumë shpejt, sidomos pasi krahasojnë veten me shoqet. Por mos harroni, secila ka moshën e vet të pubertetit, tek disa zhvillimi fillon shpejt tek të tjera më vonë. Shumë ndryshime vijnë si pasoje e hormoneve që tek femrat janë estrogjeni dhe progesteroni. Gjoksi i vajzave fillon të rritet në moshën 9 deri 13-vjeçare. Vajza të ndryshme kanë gjoks të ndryshëm, ndaj nuk duhet të shqetësohen nëse ai nuk rritet shpejt apo nuk ka formën që ato do të dëshironin. Qimet fillojnë të shfaqen më vonë.
Periodat menstruale fillojnë nga mosha 11 deri 15 vjeç, por mund të fillojnë edhe që 9 vjeç ose mund të vonojnë deri në moshën 17-vjeçare. Si shkaktohen periodat? Një herë në një muaj trupi i femrës bëhet gati për një shtatzëni. Veshja e brendshme mitrës fillon të trashet. Rreth dy javë më vonë, një nga vezoret prodhon vezën. Nëse sperma e mashkullit n…

Kur burrat pësojnë aksidente, ndryshimet në seks

Bashkëshorti pësoi një aksident vetëm një vit pas martesës sonë dhe dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore. Që atëherë ai thotë se nuk i intereson edhe aq shumë jeta jonë seksuale. Jam përpjekur t’i qëndroj afër, t’i flas, t’i shtrëngoj dorën, por ai refuzon edhe këtë gjë. Ai nuk më prek më si më parë ose më mirë nuk më prek fare. Kur përpiqem ta përqafoj pasi kthehem në shtëpi ose edhe kur dua të tregohem më e afërt ndaj tij, ai më shtyn sa më shpejt të mundë. I jam lutur disa herë të shkojmë të takojmë specialistë, të cilët këshillojnë çiftet me probleme në martesë, por ai ka refuzuar edhe këtë. Kjo gjendje ka shumë kohë që zgjat dhe ndonjëherë më duket se po çmendem. Refuzimi i tij ndaj çdo përpjekjeje time më ka bërë të ndihem e padobishme dhe shumë e fyer. Ka disa ditë që unë jetoj në një pjesë të shtëpisë dhe ai në një tjetër, dhe i flasim njëri-tjetrit shumë rrallë. Ndihem shumë e pasigurt, një pjesë e imja më thotë ta lë dhe të vazhdoj jetën time, por nga ana tjetër e ndjej se jam en…

Maniakët e seksit hutojnë studiuesit

Studiuesit po luftojnë të kuptojnë një gjendje të rrallë mjekësore në të cilën individët kërkojnë pavetëdije apo edhe bëjnë seks ndërkohë që flenë gjumë. Studiuesit e manisë për seks, ndërkohë që bëjnë analiza seksuale rreth një personi tjetër ndërkohë që fle, janë penguar pasi individët që vuajnë janë kaq në siklet nga ky problem sa nuk e tregojnë edhe pse doktorët i pyesin rreth kësaj gjendjeje. Deri tani nuk është gjetur asnjë kurë për këtë sjellje të tyre, e cila zakonisht shkakton probleme në një marrëdhënie. Një nga vajzat që është bërë pjesë e këtij studimi shprehet “Kjo gjendje më mërzit shumë, sepse nuk mundem ta kontrolloj, për më tepër më frikëson, sepse nuk ka të bëjë aspak me të dashurin tim dhe nuk dua që kjo sjellje qesharake të ndikojë lidhjen tonë”, thotë ajo. Shumë studiues e përcaktojnë maninë e seksit si një variant i të ecurit, ndërkohë që je në gjumë (somnambul) ku individët nuk dinë nëse flenë apo ecin, ndërsa maniakët e seksit kanë tendencën të qëndrojnë në kre…

8 sekretet për të joshur një mashkull

Joshja është një nga mënyrat më të mira për të bërë për vete një mashkull. Në ditët e sotme një nga arsyet për të cilat çdo vajzë apo grua përpiqet që t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje vetes së saj është pikërisht për të tërhequr vëmendjen e seksit të kundërt dhe për të qenë një joshëse sa më e denjë. Sipas studiueses Jyne Fisher femrat pëlqejnë shumë të joshin një mashkull, pasi kjo i bën të ndihen më shumë të vlerësuara e të suksesshme. Disa nga këshillat që i jep specialistja një femre, e cila kërkon të tërheqë një mashkull janë:
1-Zgjidhni të joshni personin e duhur. Thelbi i kësaj zgjedhje është instinkti.
2-Bisedoni. Shumë prej femrave përpiqen të nisin një bisedë, ose të paktën të kenë një kontakt sysh me një partner të fuqishëm i cili konsiderohet se tërheqës po ashtu si edhe vetë ato. Pra, nëse nuk jeni të lumtur dhe data juaj nuk po shkon ashtu siç duhet, filloni të vini në zbatim këtë këshillë.
Emocioni i joshjes shtrihet më shumë tek gjuetia se sa tek pushtimi. Nxitja e të …

Kur tradhtia ndodh para martese

Helen dhe Richard kishin më pak se dy vjet që ishin njohur, por duke qenë se e ndjenin shumë mirë veten pranë njëri-tjetrit, vendosën që të kurorëzonin marrëdhënien e tyre në martesë. Por duket se fakti që kishin caktuar ditën e dasmës nuk ka penguar Richardin, i njohur për karakterin e tij prej “Don Zhuani” ta tradhtojë nusen e tij të ardhshme. “Kur e pashë të përqafuar me një tjetër, m’u duk se u shemb e gjithë bota, nuk doja ta besoja atë që shihja”, shprehte Hellen. Pas kësaj skene aspak të lehtë për t’u kapërcyer, Helen vendosi të njoftojë të fejuarin e saj, se lidhja e tyre merrte fund dhe se martesa nuk do të bëhej më. “Momenti më i vështirë kur e putha për herë të fundit, pasi ndjeva një dridhje në të gjithë trupin, e cila më bëri të kuptoj se isha ende e dashuruar pas tij”, thotë Helen. Ajo tregon se ka filluar të kalojë këtë moment të vështirë të jetës së saj dhe se tani është në kërkim të një dashurie të re.
Marrë nga “Channel 4”

8 këshilla për të ndezur pasionin

Sipas të dhënave më të fundit tek shumë femra pas kalimit të viteve vihet re se pasioni i tyre gjatë seksit zbehet, ndaj edhe jeta e tyre seksuale nuk është më ajo e para. Sipas studiueses Laura Berman është e mundur të rikthehet pas ky pasion edhe pse jo në të njëjtin nivel që ka qenë dikur.
Pse humbet pasioni
Angazhimet e jetës së përditshme luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi, depresioni çfarëdo shqetësimi tjetër që lidh jetën e një femre mund të ndikojë seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e saj. “E vërteta është se libidoja i një femre nuk do të jetë kurrë siç ishte në fillimet e saj me partnerin. Trupi i gruas nuk mund të mbështesë pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse do të jetonin gjithmonë në atë fazë. Është vetë natyra e femrës, e cila e bën atë të kalojnë në diçka më të mirë, në një vend më veprues, i quajtur “faza e kapjes”, një fazë më e ëmbël dhe e qetë, të cilën shpesh njerëzit e n…

Viagra, jo gjithmonë e efektshme

Sipas studiuesve meshkujve u janë dhënë priobalitete të pavërteta rreth efekti të viagrës. Kështu meshkujt të cilët vuanin nga disfunksioni i ereksionit të cilët morën ketë ilaç u demoralizuan kur mësuan se nuk kishte efekt. Një studim i kryer në një nga qendrat spitalore të SHBA një në 40 burra tregoi se ata kishin shumë shpresa për mjekimin. Kur u mësua se viagra nuk kishte ndikimin që ishte publikuar, mediat amerikane u fajësuan për reklamimin e madh që i ishte bërë viagrës. Kërkuesit intervistuan 40 burra në moshën mbi 52 vjeç të cilëve u ishte rekomanduar viagra dhe të cilët ishin vizituar në një klinikë mjekësorë për meshkujt një vit përpara kërkimit. “Tek të gjithë ata u vu re se kishin një besim të madh në efektin që do t’u jepte viagra”, shprehte Jon Sindy, një nga themeluesit e këtij kërkimi. Disfunksioni i erkesionit shkaktonte tension tek të gjithë këta meshkuj të cilët kishin këtë shqetësim duke ndikuar ndjeshëm në respektin ndaj vetes dhe mirëqenien e tyre. Pati një përm…

Sinqeriteti që i duhet një lidhjeje të re

Para 3 muajsh u njoha me një djalë. Më dukej shumë simpatik dhe pas çdo veprimi dhe shikimi të tij e ndjeja se shkrihesha e tëra dhe më joshte edhe më tepër. Kemi dalë disa herë me të dhe unë ndjehem mjaft mirë pranë tij, por më duket se ai nuk është edhe shumë i dhënë pas meje. Ai më pëlqen, nuk kam njohur asnjëherë nja djalë më të mirë se ai dhe që të bënte të ndihesha aq e vlerësuar, por nga ana tjetër ai nuk shfaq hapur ndjenjat e tij ndaj meje. Do të doja shumë që ai të më thoshte nëse i pëlqej apo, nëse është i joshur nga unë dhe a mendon për një lidhje mes në të dyve. I kam kërkuar disa herë që të jetë shumë i sinqertë me mua dhe nëse nuk ndjehet u tërhequr të më thotë edhe pse e di që kjo do të më lëndojë shumë. Ndonjëherë mendoj se një nga arsyet që ai nuk më thotë se çfarë mendon për ne është fakti që kemi pak kohë që jemi njohur ndaj kam vendosur që t,i lë edhe disa ditë mundësi para se t’i kërkoj vetë një shpjegim.
Marrë nga “Channel 4”

Kur tradhëtinë e merr vesh nga shoqet

Erin ka më shumë se 8 muaj që është ndarë nga bashkëshorti i saj, por shprehet se e ka shumë të vështirë të kalojë këtë periudhë. “Nuk mendoja asnjëherë se pas ndarjes me Bredin do të mërzitesha kaq shumë”, thotë ajo. Një lidhje dashurie prej më shumë se 5 vjetësh u kurorëzua në martesë pas pak kohe, por diçka ndodhi dhe Erin kërkoi divorcin. “Shumë shoqe të miat më kishin vënë në dijeni se ish bashkëshorti im mund të ishte duke më tradhtuar më një tjetër, por unë nuk bëra asnjë veprim derisa e pashë vetë dhe atëherë i kërkova të divorcoheshim sepse nuk kishte më kuptim të qëndronim bashkë”, shton ajo. Por duket se kjo lidhje e gjatë dashurie do të vazhdojë të mbetet edhe për shumë kohë në mendjen dhe zemrën e 32-vjeçares e cila nuk po kapërcen këtë ndarje dhe as nuk e ka menduar ndonjëherë të nisë një lidhje të re. “Ai është ende brenda gjithë qënies sime, unë nuk mund të bëj dot pa të, por as nuk mund ta fal, më duhet shumë kurajo për të hedhur pas këtë martesë”, përfundon Erin.
Marr…

7 këshilla për seks sensacional

Për të pasur një marrëdhënie të mirë është e
rëndësishme që të kombinohen dy faktorë: dashuria dhe seksi. Dashuria është një ndjenjë që lind natyrshëm ndaj edhe mundësitë për të dhënëkëshilla janë të pakta. Ndërsa për sa i përket jetës në krevat ka disa mënyra të cilat mund të vijnë natyrshëm, por edhe mund të mësohen. Disa nga këshillat që japin studiuesit janë:
Shikimi
Stimulimi me anë të vështrimit erotik eksiton të dyja gjinitë, por burrat janë më të prirur që të varen prej mënyrës se si e sheh partnerja. Eksitimi i tyre vjen duke u rritur nga shikimi erotik, në të kundërt femra preferon përfytyrim mendor të seksit që ndizet.
Tingulli
Të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë një rënkim kënaqësie që vjen nga buzët e të dashurës. Shumë çifte harrojnë kuptimin dhe rëndësinë e rënkimit, sidomos nëse është e përbashkët dhe bëjnë seks në qetësi absolute. Nëse shihni një film ku aktorja gjatë eksitimit fillon të rënkojë më aq fuqi sa ka sigurisht që pjesa më e madhe juaja do të ndjejë ndryshim në or…

Diabetikët preken nga sëmundjet seksuale

Meshkujt me diabet janë dy herë më të mundshëm për t’u prekur nga disfunksioni i ereksionit, se sa meshkujt që nuk e kanë këtë sëmundje. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se burrat, të cilët vuajnë nga diabeti, preken nga sëmundjet seksuale 15 deri në 25 vjet më parë se meshkujt e tjerë. Megjithëse këto shifra mund të duken shumë të rënda, kontrolli i vazhdueshëm i glukozit dhe nivelit të sheqerit në gjak mund të ndikojnë pozitivisht shëndetin. Nëse dëshironi të ndaloni problemet me ereksionin ose të ndaloni përkeqësimin e tyre, atëherë është e nevojshme të bëni një kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe t’i afroni numrat e tij sa më afër parametrave normalë. Kjo nënkupton vëzhgim të detajuar nga vetë individët në ushqimin që konsumojnë, marrjen e mjekimeve të diabetit, të këshilluara nga mjeku, dhe vëmendje të veçantë ndaj mënyrës së jetesës. Mënyra më e mirë është ndjekja e një diete të shëndetshme, kryerja e rregullt e ushtrimeve dhe mbajta e peshës normale të trupit. Shumë d…

Nga një miqësi e fortë lind një dashuri e fortë

Për herë ta parë me Tonin, të dashurin tim, jam takuar më 30 tetor, ditën e ku po festoja 25-vjetorin tim. Ai po kërcente në të njëjtën diskoteke ku ndodhesha edhe unë me miqtë e mi dhe papritur u përplasëm me njëri-tjetrin. Më kërkoi falje dhe më tha se mënyra më e mirë për t’i treguar se e kisha falur, ishte të kërceja me të, dhe unë pranova. Biseduam shumë pak, por e rëndësishme ishte se shkëmbyem numrat tanë të telefonit. I thashë se mund të më telefononte në çdo moment që dëshironte. Disa javë më vonë erdhi telefonata që kisha pritur prej aq shumë kohësh. Ishte ai. Në fillim nuk dija çfarë t’i thosha dhe limitohesha vetëm t’i ktheja përgjigje pyetjeve të tij. Vendosëm të takoheshim ditën tjetër, një takim i cili u pasua edhe nga shumë të tjerë. Ai ishte kaq i bukur, jo vetëm në paraqitje, por edhe në shpirt. Ndjeja se kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta se më dukej e pamundur që e kisha takuar. Kaluam disa muaj si miq, derisa një ditë me anë të një shënimi tek një buqetë e madh…

Pas një lidhje të gjatë, një tjetër të lumturon

Kur njoha Kristinën, i kisha dhënë fund një lidhje të gjatë prej 4 vjetësh dhe po jetoja vetëm. Edhe pse çdo gjë shkonte në rregull, ndjeja mungesën e një njeriu të afërt në jetën time. Atë kohë, për të mbushur ditët e mia, fillova të shkoj në palestër dhe pak ditë pas të njëjtës “fitness center” nisi ta frekuentonte edhe një vajzë tjetër shumë simpatike. E ndjeja që isha shumë i tërhequr pas saj, dhe një ditë iu afrova dhe nisa të bisedoj me të. Mësova që quhej Kristina dhe që ishte me origjinë nga Rumania. Duhet të shtoj se gjithmonë më kanë pëlqyer femrat rumune, ndaj dhe mendova se rast më të mirë nuk mund të gjeja, ndaj vendosa t’i kërkoj të dilnim bashkë. Në fillim refuzoi, por unë vazhdoja të insistoja deri sa mora pohimin e saj. Jo më shumë se tri javë me vonë i dhuruam njëri-tjetrit puthjen e parë dhe u lidhëm. Ndihemi shumë mirë dhe të lumtur që jemi bashkë, dhe tani lidhjen time 4-vjeçare e kam lënë pas. Kjo vetëm në sajë të Kristinës.
Marrë nga “Channel 4”

7 këshilla për një jetë të lumtur

Çdo lidhje ka nevojë për një themel të fortë, e cila mund të zgjasë për të gjithë jetën. Psikoterapistja Paula Hall jep 7 këshilla thelbësore:
1. Duaj veten tënde. Nëse nuk doni veten tuaj, është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër.
Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në veten, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetën tuaj dhe jo sepse keni nevojë për të që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën, është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mbani parasysh që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.
2. Pëlqeni partnerin tuaj. Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë është e r…

Transplantohen organet mashkullore

Kirurgë kinezë kanë deklaruar se kanë kryer operacionin e parë të penisit, i cili ka rezultuar i suksesshëm. Problemet fiziologjike të burrit, por edhe probleme të partneres së tij ishin shkak për këtë operacion. Ky është edhe rasti i parë i transplantit të penisit. Mjekët kinezë nuk shpjegojnë se si 44-vjeçari humbi penisin e tij, ajo që thuhet është vetëm “një aksident traumatik bëri që ky njeri të kishte të pamundur të bënte seks apo edhe të urinonte”. Operacioni u krye mjeku Hu Weilie, të cili ka zgjatur plot 15 orë. Penisi është dhuruar nga prindërit e 22-vjeçarit të vdekur. Operacioni rezultoi i suksesshëm, por u bë i ditur vetëm pas dy javësh. “Ky operacion erdhi pas kërkesave të herëpashershme të bashkëshortëve pranë spitalit, pasi për ta më i rëndësishëm ishte fakti që ky njeri nuk mund as të urinonte që pas aksidentit të tij para plot 8 muajsh”, shprehet HU. Sipas tij, për shkak të problemeve fiziologjike të pacientit dhe bashkëshortit të tij penisi i transplantuar u desh të…

Si mund të marrësh komandën në krevat

Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës, thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. Atij do t’i duhet të të ndjekë në çdo veprim dhe kështu do ta kuptojë menjëherë mesazhin tënd. Vetëm duhet të kini kujdes nga ejakulacioni i parakohshëm Në të shumtën e rasteve meshkujt duan që pas seksit të flenë gjumë. Ndërsa ti që nuk ndjen aspak lodhje…

Specialistët, burrat edhe më të fortë në martesë

Burrat zgjedhin partneret më të dobëta, pasi druajnë se do të tradhtohen. Hipoteza ka dalë nga një sondazh i kryer nga Universiteti i Miçiganit, i publikuar në “Evolution and Human Behavior”. Kur vendosin të zgjedhin një grua për ta pasur si partnere për një kohë të gjatë, preferenca e tyre shkon drejt atyre që kanë pozicione apo pagesa më të ulëta, por kur duan një flirt, zgjedhin gruan menaxhere. Sipas Stephanie Brown, koordinatore e studimit, kjo sjellje është vërejtur në një eksperiment të kryer te 102 studentë dhe 208 “kolege” të tyre. Loja e vëzhguesve konsistonte në imagjinimin e punës dhe njohjen e personave të paraqitura në foto. Vullnetarët duhet të imagjinonin se cilin tip interesash mund të ngjallte te ta ky tip personash, që mund të ishte në vendin e punës një supervizor, asistenti i tyre ose koleg me të drejta të plota. Kampioni duhet të thoshte nëse i kishte pëlqyer të ftonte për kafe personin që shihte në foto, të frekuentoheshin apo të shkonin drejt një lidhjeje më të…

7 këshilla për jetë të pasur seksuale

Shtatë janë këshillat që specialistët në fushën e seksit u rekomandojnë të gjithë çifteve, të cilët kërkojnë të kenë raporte seksuale të mira. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme komunikimi mes partnerëve, të flisni hapur, të praktikoni fantazitë tuaja dhe ato që shihni në filma, si dhe mbi të gjitha të vlerësoni tjetrin dhe të vetëvlerësoheni. Këshillat e mëposhtme tregojnë se si një marrëdhënie mund të jetë e ngrohtë dhe jo problematike.
1. Merrini gjërat shtruar. Studime të shumta kanë treguar se femrave u pëlqen që të nisin marrëdhënien seksuale me butësi dhe ngadalë. Ato ankohen shpesh se djemtë duan t'i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe e teprojnë me puthjet apo me "futjen e duarve". Sa më shumë të zgjasni kohën përpara se të nisni seksin aq më shumë do të përmbushni dëshirat e partneres dhe do të shijoni në maksimum ato momente.
2. Ndryshoni stilin tuaj. Kërkoni që të jeni i paparashikueshëm për partnerin tuaj, pasi e panjohura eksiton edhe më shumë. Kërkoni që t'…

Të dashuruarat vishen më bukur

Sipas një studimi të fundit të kryer në Kaliforni, SHBA, femrat në moshë të re dhe që kanë krijuar një marrëdhënie vishen në mënyrë më joshëse nëse arrijnë fazën e ovulacionit në ciklin e pjellorisë, koha kur një femër është më pjellore.
Në qendër të këtij studimi u vunë rreth 30 nxënëse të një kolegji, tek të cilat u vu re dëshira për t’u veshur më lehtë, pra, duke preferuar minifunde në vend të pantallonave, këmisha të holla në vend të pulovrave si edhe për t’u stolisur më shumë në kohën kur veza çlirohet nga vezorja.
Të vishesh për të bërë përshtypje
“Afër ovulacionit femrat vishen për të bërë përshtypje dhe sa më shumë të afrohet kjo fazë aq më shumë shtohet edhe përkujdesja e tyre ndaj paraqitjes së jashtme”, thotë studiuesja Emi Haselton.
Në këtë kohë femrat kanë tendencën të veshin minifunde, të ekspozojnë më shumë trupin e tyre dhe të jenë më joshëse.
Në këtë kërkim 30 vajzat pjesëmarrëse ishin nën moshën 21-vjeçare. Ato pranuan se kishin një marrëdhënie, kishin cikël të rregul…

Pas indiferentizmit mund të ketë edhe dashuri

Kisha më pak se tri muaj që isha vendosur në SHBA dhe isha në kërkim të një djali i cili të më përshtatej dhe të ishte i sjellshëm e romantik me mua. Mbaj mend, se atë ditë mbushja plot 6 muaj nga koha kur isha ndarë nga ish-i dashuri dhe isha ulur e vendosur për t’u dehur. I kërkoja gotat një nga një dhe vija re se sa më shumë vinte pranë meje kamerieri aq më shumë dëshirë kisha për t’i kërkuar edhe një tjetër. Ai pothuajse nuk më vështroi fare, ndërsa unë edhe pse e pavetëdijshme nuk mund të mos vështroja sytë e tij të kaltër si deti, nuk doja që ai ta kuptonte se isha e tërhequr pas tij. Por nga ana tjetër nuk mund as të largohesha pa i thënë asnjë fjalë, ndaj vendosa t’i kërkoj që të dilnim bashkë. Ditën tjetër ai më telefonoi dhe më njoftoi për orën. Edhe pse isha krejtësisht e dehur jam krenare për takimin që i kisha kërkuar sepse është shumë simpatik. Indiferentizmi i tij ndaj meje është lënë pas që prej asaj dite, pasi tashmë ne jemi shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Marrë …

Takimi që nisi në avion dhe përfundoi në martesë

Të fejuarin tim e kam njohur një vit më parë, në një udhëtim në Belgjikë. Nisëm të bisedonim krejt rastësisht në një nga baret e qytetit ku isha vendosur, por më duhet të pranoj se e kishim të vështirë të komunikonim, sepse ai fliste shumë pak hungarisht e cila është e vetmja gjuhë që unë di të flas. E para gjë që më bëri të zgjas bisedën me të është se ai fliste shumë mirë për vendin tim dhe më e bukura ishte se ai pëlqente gjuhën tonë, të cilën ka filluar ta mësojë rregullisht që nga dita që jemi lidhur bashkë. Kisha shumë dëshirë të qëndroja me të, të flisnim, të përkëdheleshim, t’i tregonim historitë tona njëri-tjetri dhe në fakt e ndjeja veten shumë të qetë dhe të lumtur. Disa muaj më vonë më tregoi se ishte i martuar dhe kishte dy vajza. Në fillim u trishtova shumë dhe vendosa të mos takohem më me të, por një ditë ai erdhi me dokumentet e divorcit në dorë dhe më tha se kjo ishte prova më e madhe e që mund të më jepte për dashurinë e tij. Nuk mund ta besoja, ai ishte i lirë dhe a…

5 tipat më të zakonshme të çifteve

Në disa marrëdhënie zënka duket se vijnë vetëm nga njëra palë, nga njëri partner i cili grindet dhe ka gjithmonë një arsye për t’u ankuar. Është e mundur që ata të kenë të dy probleme me shprehjen e ndjenjave të tyre, por së bashku partnerët mund të sigurojnë njëri-tjetrin se emocionet mund të kontrollohen. Çifte të ndryshme mund ta përjetojnë këtë përvojë në mënyra të ndryshme, por ndjesia e pashpjegueshme e plotësimit që të dhuron të qenit pranë njeriut të zemrës, është ajo çfarë specialistët preferojnë ta quajnë “përputhje e pandërgjegjshme”.
Përputhja e pandërgjegjshme
Të gjithë njerëzit kanë në mendje një “plan psikologjik”, ku mbajnë detaje rreth eksperiencave dhe gabimeve që kanë bërë në jetë. Ky plan mban informacion, i cili është i vështirë të pranohet për shkak të frikës, ankthit dhe dëshirës për mbrojtje. Secili nga ne ka aftësinë e pandërgjegjshme për të skanuar planin e një personi tjetër. Ndjenja e tërheqjes është më e fortë ndaj atyre që kanë një plan shumë të përafërt me…

Synetllëku ndihmon në evitimin e AIDS

Mund të jetë e rëndësishme për të ulur përhapjen e Sidës. Bërja synet mund të jetë çelësi që mund të evitojë përhapjen e mëtejshme të Sidës, sipas rezultateve më të fundit të një studimi të bërë në Afrikë.
Synetllëku mund të ulë rrezikun e marrjes së infeksionit HIV, virusi i cili shkakton Sidën. Studimi i kryer në Afrikë ishte menduar të ishte më i gjatë, por duke qenë se rezultatet ishin të qarta, studiuesit ndërprenë kërkimin, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e etikës dhe t’iu mundësojnë meshkujve bërjen synet, të cilët e dëshironin këtë gjë. Prerja e asaj pjese të lëkurës së organit gjenital të mashkullit bën prerjen e qelizave shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe nga ana tjetër lejon gjëndrën të zhvillohet dhe të dalë një lëkurë më e trashë, e cila në sajë të kësaj trashësie dhe “rinie” do të pengonte marrjen e infeksioneve.
Mbrojtja- Nuk është hera e parë që një studio sugjeron mbrojtjen “e efektshme” të këtij lloji kundrejt infeksionit të HIV-it. “Por këtë herë të dhëna…

Pse disa meshkuj e kanë të vështirë të jenë të besueshëm

Kanë kaluar plot 10 vjet që nga hera e parë që jam përpjekur të mësoj t’i fitoj zemrën një femre, por më duket sikur kam mbetur në po të njëjtin vend. Kam dashur gjithmonë të jem një Don Zhuan i vërtetë, një mashkull pas të cilit të lënë kokën të gjithë femrat, ndaj dhe jam përpjekur të mësoj gjithçka rreth takimit me një vajzë bukuroshe, dhe se si do të mundja të tërhiqja vëmendjen e saj. Jam djalë, i cili ka shumë shokë, dhe për pasojë edhe numri i vajzave me të cilën ata më kanë prezantuar, është relativisht i madh, por ato pëlqenin të bisedonin me mua edhe të kërcenin, të shijonin momentin, por gjithçka mbetej aty. Asnjëra nuk pranonte të dilte më mua. Nuk e di, për një periudhë kohore mendova se fillova të çmendem, ndaj dhe u shtrova për rreth tre muaj në një qendër rehabilitimi, por ata më thanë se nervat e mia iu kthyen gjendjes normale dhe fillova të bëj edhe një herë jetën e mëparshme. Por që andej nuk dola vetëm , pasi njëra nga infermieret që kujdesej për mua, më simpatizoi…

Ndryshimet gjatë pubertetit

Puberteti është periudha e shumë ndryshimeve. Trupi i një djali fillon të ndryshojë kur ai është nga 11 deri në 20 vjeç. Shumë djem shqetësohen sepse nuk zhvillohen aq shpejt sa do të dëshironin. Mbani mend, çdo individ ka kohën e tij të ndryshimit. Disa djem e nisin herët pubertetin dhe disa atë tjerë më vonë. Secili djalë do të kalojë pubertetin në sajë të “shpejtësisë” së tij. Pjesa më e madhe e ndryshimeve shkaktohen nga hormoni mashkullor i testosteronit, i cili fillon të prodhohet nga vetë trupi. Testosteroni prodhohet tek testikujt. Si pasojë e rritjes së sasisë së testosteronit, penisi dhe testikujt fillojnë të rriten. Po ashtu edhe qimet në pjesë intime të trupit, por edhe në pjesë të dukshme si mjekër, apo këmbë fillojnë të errësohen. Zëri fillon të bëhet më i thellë dhe në disa raste mund të trashet apo zbutet. Testikujt fillojnë të prodhojnë spermë, kjo do të vazhdojë të ndodhë për të gjithë jetën e mashkullit. Sperma çlirohet nga një lëng i bardhë i quajtur “farë”. Ndodh …

Si ndryshojnë marrëdhëniet pas lindjes së fëmijëve

Kam tetë vjet e martuar me bashkëshortin tim dhe kemi dy vajza. Im shoq mendon gjithmonë për seksin, por për mua nuk përbën shumë ndryshim nëse kryejmë marrëdhënie apo jo. Dëshiroj të kënaq tim shoq dhe të shijoj seksin, por në fakt e kam shumë të vështirë. Për të risjellë edhe një herë atmosferën në dhomën të gjumit kemi përdorur vajra, locione, qirinj madje edhe lodra seksi. Dikur isha shumë e dashuruar pas seksit, por tani nuk nxitem aspak. Kjo dëshirë e ulët ndaj seksit filloi të bëhej më e dukshme kur solla në jetë vajzën e dytë, por nuk i dhashë shumë rëndësi. Tani kjo gjendje ka filluar të më shqetësojë shumë, ndikuar edhe më shumë nga ndjenja ime e xhelozisë. Nuk dua kurrsesi që njeriu im i zemrës të më lërë për të marrë kënaqësi tek një femër tjetër shumë e zonja në krevat. Kam vendosur që të këshillohem me një specialist, do të bëj ç’të jetë e mundur për të risjellë edhe një herë kohët e arta të seksit në marrëdhënien tonë, për t’u ndjerë edhe një herë të rinj seksualisht.
M…

Kur mund të ngatërrohet orgazma femërore

Jam një femër 62-vjeçare. U martova më moshën 23-vjeçare dhe për shume vite në vazhdim mund të arrija në orgazëm sa herë që im shoq më stimulonte klitorin. Pas kësaj kohe bashkëshorti im dhe unë përpiqeshim të stimulonim klitorin tim, por në fakt merrja një ndjesi të tillë sikur nuk doja të prekesha pasi arrija kulmin. (Pas një orgazme të rregullt duhet shumë kohë për të rifilluar sërish). Por në fakt kjo është ndjenja që kam provuar, një ndjenjë irritimi vetëm tek klitori dhe nuk kam arritur në orgazëm për plot 24 vjet. Kjo do të thotë se u bënë shumë vite që nuk marrë kënaqësinë që ka dëshiruar dhe se jeta jonë seksuale ka rënë në rutinë. Pasi u këshillova me një specialist ai më rekomandoi përdorimin e një vibratori, të cilin nuk duhet ta vendosja drejtpërsëdrejti tek klitori, por në zonën rreth tij. Gjithashtu më këshilloi përdorimin e një lubrifikuesi në mënyrë që të evitohej irritimi. Ndoshta nuk do ta besoni, por arrita të rifitoj orgazmën pas kaq shumë vitesh dhe të ndjeja kën…

3 arsyet pse femrat kanë probleme me seksin

Eshtë seksi gjëja fundit që u shkon në mendje? A ju duhet shumë kohë për t’u nxitur dhe për ta arritur orgazmën? Nëse po, atëherë mund të keni “keqfunksionim” seksual dhe nuk e jeni e vetmja. Rreth 43% e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë, tek faktorët psikologjikë deri tek mosmarrëveshjet në çift. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vështirësive, studiuesja Rachel Grummam jep disa këshilla në artikullin e saj.
Depresioni
Gjendja jo e mirë shpirtërore karakterizohet nga ndjesitë e të qenit i mërzitur, i pavlerë, i lodhur, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, por padyshim edhe në jetën tuaj seksuale. Ende nuk është arritur të kuptohet shumë mirë se pse depresioni e ndikon seksin, por një pjesë e shkakut mund të jetë fakti që nuk ndiheni mirë me veten dhe vlerat tuaja, duke shtuar nivelin e …

Si transmetohen sëmundjet seksuale

Klamidia është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e shkaktuar nga organizmi. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme u referohen çdo sëmundjeje ngjitëse të transmetuar nga një individ tek tjetri gjatë kontaktit seksual.
Çfarë ndodh në trup?
Organizmi shkakton infeksionin e klamidias. Ajo infekton qelizat dhe shkakton një sërë ndryshimesh. Kjo sëmundje mund të kalojë nga njëri partner tek tjetri gjatë kontaktit seksual, por mund të kalojë edhe tek fëmija gjatë lindjes së tij, nëse nëna është e infektuar. Infeksioni i klamidias mund të përfshijë në pjesën më të madhe të rasteve një nga këto pjesë të trupit: Kanalet urinare, zverkun ose legenin e trupit të femrës. Fytin, nëse praktikohet seksi oral, sytë apo mushkëritë e foshnjës të cilat janë të ekspozuara ndaj infeksionit të klamidias të nënës gjatë lindjes. Shumë infeksione të klamidias nuk shkaktojnë simptoma, për këtë arsye partneri seksual mund të ekspozohet ndaj kësaj sëmundjeje pa e ditur edhe vetë partneri që mbart këtë i…

Problemet që lindin kur vjehrrat janë në mes

U martova para më shumë se 8 vjetësh, por edhe pse vitet kalojnë historia përsëritet dhe mbetet e njëjtë. E njoha Klerin në një bar dhe pa u menduar gjatë pas disa takimesh vendosa të lidh jetën me të. Në fillim ishim shumë të lumtur të dy, pasi çdo gjë shkonte siç duhej, por kjo deri në ditën kur vizitat e nënës sime filluan të bëheshin më të shpeshta. Ajo stresohej dhe më thoshte se nuk ia kishte ënda për të bërë seks me mua. Edhe sot pas plotë tetë vjetësh, ajo vazhdon po kështu. Kler është 38 vjeç , ajo është shumë e matur dhe e keqja është se bëhet edhe më shumë nëse arrin të gjejë një justifikim. Ajo thotë se “nuk dua të bëj seks me ty sepse nëna jote ka ardhur të na vizitojë dhe nuk dua që të ajo të dyshojë për atë çfarë po bëjmë ne dhe të mendojë se është mungesë respekti ndaj saj”. E kam dëgjuar kaq shumë këtë fjali sa nuk di çfarë të bëj më, nuk di nëse duhet t’i them time mëje të vijë më rrallë apo të detyroj time shoqe të bëjë me forcë dashuri me mua.
Marrë nga “Channel 4”

Edhe pas një divorci mund t’ia nisësh nga e para

Gjithmonë kam menduar se diku, në një cep të botës ndodhej shpirti im binjak, i cili po priste për mua. Dhe, tani e kam gjetur atë. Mbaj çdo ditë dorën e tij, shoh sytë e tij të kaltër, prek lëkurën e tij të lëmuar. Ai është me mua. Ndonjëherë mendoj se jam në ëndërr, por fjalët e tij të ëmbla më bëjnë të kuptoj se po jetoj në një realitet, i cili vështirë se mund të ndahet nga ëndrra. Dhe, në fakt kur e mendoj më duket e pabesueshme mënyra se si u njohëm, si rrodhën gjërat dhe ne mundëm të lidheshim bashkë. Dikur jetoja në Çikago me bashkëshortin tim, i cili nuk më bëri të ndjehesha asnjëherë mirë pranë tij apo të vlerësoja veten ashtu siç e meritoja. Avokati im quhej Mark, u mor me divorcin tim dhe duke qenë se takoheshim vazhdimisht, kishim mundësi të njihnim më mirë njëri-tjetrin dhe të shihnin se mes nesh mund të lindte diçka. U desh pak kohë që unë të mësohesha me idenë që mund të rinisja përsëri jetën nga e para dhe të jetoja e lumtur, por dashuria dhe përkushtimi i tij ishin m…

4 rregullat që evitojnë seksin e rrezikshëm

Nuk mund të përcaktosh asnjëherë se kur mund të jepet mundësia për të njohur një femër/mashkull të bukur dhe të shkosh në shtrat me të. Në ditët e sotme numri i njerëzve që preferojnë seksin rastësor rritet, po ashtu rritet edhe numri i rreziqeve që mund të mbartin dhe si pasojë të transmetojnë atë. Këshillat që jep studiuesi Dave Martin për ata meshkuj apo femra që preferojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me një partner të bukur dhe shumë joshës të cilin porsa e kanë njohur janë:
1-Lini alkoolin
Sondazhi i aplikuar tregon se më shumë se 60 për qind e personave të cilët pranojnë se pinë alkool, pranojnë edhe se kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura ndërkohë që janë nën ndikimin e alkoolit. Por kjo nuk është aspak një çudi. Nëse i referohemi një studimi të mëparshëm, ka rezultuar se individët janë të prirur të pëlqejnë më shumë personat të cilët konsumojnë alkoolin, sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Por nga ana tjetër, mundësia për të marrë pjesë në një marrëdhënie seksu…

Dashuria që nisi në një bar, përfundoi në fejesë

Historia ime e dashurisë filloi në maj të këtij viti, kur njoha Lezin në një kafene. Ai jeton në Kanada, edhe pse origjina e tij është hungareze, ndaj dhe nisëm të bisedojmë atë mbrëmje. Biseduam shumë gjatë atë natë, ai më tregoi se kishte ardhur në Hungari me pushime dhe se së shpejti do të rikthehej përsëri atje. Duke marrë parasysh këtë fakt, në fillim mendova të mos ruaj asnjë kontakt më të, por fjalët dhe shikimi i tij më bënë të ndërroj mendje dhe t’i jap numrin tim të telefonit. Ditën tjetër ai më telefonoi për të më ftuar të darkoja me të, dhe unë sigurisht që pranova. Nuk mendoj se do ta harroj ndonjëherë ato dy orë, ai fliste aq bukur dhe pas çdo fjale të tij kuptoja se më tërhiqte edhe më shumë. Pas më pak se dy javësh ai u kthye sërish në Kanada, por nuk më harroi. Nuk kaluan më shumë se dy muaj dhe ai erdhi në Hungari për të më kërkuar të shkoja të jetoja me të. Tani jemi të fejuar bashkë, në pritje për të marrë një vendim dhe për të caktuar datën e martesës.
Marrë nga “R…

Kënaqësitë profesionale nuk plotësojnë ato seksuale

Hendi, 32 vjeç, një nga menaxherët më të mirë të kompanisë që ai punon, shprehet se e ndjen vetën shumë të paplotësuar, duke mënjanuar vetëm kënaqësinë që i ofron profesioni. “Kur isha i vogël e imagjinoja veten të pasur, me pozitë dhe me një femër shumë të bukur në krahë, por nëse dy të parat i kam arritur, kjo e treta më duket shumë e largët”, thotë ai. Hendi tregon se në këto 32 vjet ka qenë vetëm një herë i lidhur dhe lidhja e tij ka përfunduar, pasi e braktisi e dashura. “Kam vuajtur shumë kur Elena më la, pasi ishte dashuria ime e parë, por më shumë më dhemb fakti që ende nuk kam mundur të krijoj një lidhje tjetër”, vazhdon ai. Kanë kaluar plot 8 vjet nga dita kur ai ka thënë për herë të fundit fjalën “të dua”, por ai thekson se ende shpreson në shpirtin binjak dhe e di që një ditë do ta takojë atë”. Shpresa vdes e fundit, e di që një ditë do të takoj një vajzë, e cila do të shohë përtej pamjes sime së jashtme, aspak simpatike, për të vlerësuar atë që duhet të vlerësojë në të vë…

Si të mësosh të fantazosh

Nëse e keni të vështirë të fantazoni, atëherë një nga zgjidhjet më të mira është të “merrni mësime” për të. Filloni të shfletoni libra erotikë, të lexoni revista me këshilla të ndryshme, të cilat ndikojnë pozitivisht jetën tuaj seksuale dhe, më e rëndësishme, shikoni filma romantikë në prani të partneres suaj për të parë reagimin e saj.
Të kuptosh fantazitë
Nuk është e lehtë të kuptosh fantazitë e dikujt tjetër, pasi, si për çdo gjë tjetër, shijet e fantazisë seksuale janë të ndryshme. Të shprehësh lirshëm fantazitë rreth aktiviteti seksual, mund të jetë një situatë e sikletshme, sepse asnjëherë nuk dihet se cili do të jetë reagimi i personit që keni përballë, i cili mund të ndajë një opinion krejt tjetër nga ju. Gjithsesi rruga më e mirë është të flisni rreth këtyre fantazive me parterin, pasi kjo do të shtonte besimin mes jush dhe do t’i jepte edhe më shumë atmosferë jetës suaj intime.
Çfarë fantazojnë meshkujt
Të bëjnë seks me femrën që kanë në krahë, nëse nuk kanë arritur ende në atë …

Tetova News